E enjte, 25.04.2024, 11:31 PM (GMT+1)

Kulturë

Rrustem Geci: Një lutje diellit

E marte, 14.06.2011, 07:10 PM


Gazmend Dashi
Gazmend Dashi

NJË LUTJE DIELLIT

 

Nga Rrustem Geci - Dortmund

 

Libri i Gazmend Dashit,“ Një lutje diellit “,është një poezi me frymë krejt të re e moderne. Që nga poezia e parë e deri tek e fundit rekëtinë shpirt i trazuar i poetit , e bukura e tij që flet.Gazmend Dashi më këtë libër na sjell një tufë argjendesh nga më njerëzoret. Lufta dhe hallet shkruan autori na degëdisën në mërgim. Andaj, trofetë e mia thotë autori janë këto poezi . Unë, jo rallë thotë poeti bisedoj me poezinë s´i me fëmijët e mi. Studio e poezisë së poetit është shumë spartane,një studio me libra dhe shënime. Në bufen e mbushur të kohës së poetit, herë bosh, e herë plot, ai përjeton trafikun e ndërlikuar të jetës . Ky shi me aromë vetëtimash e bubullimash , çdo çast është më i përvuajtur. Nën këtë qiell shkruan Gazmend Dashi, banojnë hijet e lashta të diellit, mëgjeset e para, mbrëmjet dhe netët e bukura verore dhe dimërore. Vargjet e mia s´kanë nevojë për gjeste heroike, kur dihet se kjo jetë është e mbrujtur prej luftash e betejash. Në librin „Një lutje diellit„ të Gazmend Dashit, lexuesi ynë ka rastin të njihet me prushin poetik të poetit , me të bukurën dhe të ngrohtën e uraganit të tij. E magjishmja në poezinën e Gazmend Dashit është e tëra prej pluhurit poetik, prej rrahjeve të forta të zemrës, prej timbrit të gjeniut, popull. Metaforat e pasura, semantika e thukët, togfjalshi bashkëkohor, leksiku , dhe metafizika e dashurisë, janë bota poetike e Gazmend Dashit. Gazmend Dashi u lind më 29 dhjetor 1967 në fshatin Stagovë të Kaçanikut . Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në Kaçanik. Gazmendi u kulturua në Universitetin e Prishtinës, respektivisht, në Fakultetin e Makinerisë. Aty Gazmend Dashi morr dijet dhe përvojën e dijësve të mëdhenj. Gazmendi, që nga viti 1989 jeton e punon në Gjermani. Poezia thotë Gazmend Dashi është pasioni im, pa të cilin pasion unë s´ di të jetojë. Për një kritikë më të thellë i mbetet lexuesit që edhe ai të flas për vlerat e padiskutueshme të këtij libri mëse poetik. E uroj autorin Dashi, për këtë vepër të bukur që po i shtohet letërsisë sonë.Gëzuar!...



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora