E shtune, 25.09.2021, 06:53 PM (GMT+1)

Kulturë » Lushaj

Zeqir Lushaj: Fifi im…!

E marte, 14.06.2011, 07:51 PM


Fifi…pronari  fuqiplotë i shtëpisë sime, në Tiranë.
Fifi…pronari fuqiplotë i shtëpisë sime, në Tiranë.
FIFI  IM…!

 

- Shënim,krejt i veçantë…,ose, -Skicë ekologjike!-

( USA,dita e parë e Vitit  të Ri,1 Janar 2011)

 

Nga Zeqir Lushaj

 

Sot shtëpia ime,(e re,tre-katëshe),në Tiranë,mbetet nën kujdestarin e Fifit! Ai, është,në këtë fillim-viti, i vetmi banor (rezident) i saj!! Motra , që banoi aty tash 13 vjet,bashkë me burrin e dy fëmijtë ,Flamurin e Shqipen, kan hyrë mbrëmë,(me rastin e Vitit të Ri 2011),në shtëpinë e tyre të re. (Uroj,që ta gëzojnë shtëpinë e re,e të ndjehen sa më të lumtur).

Por…,sot,krahas tjerash,mendoj edhe për vetminë e Fifit.Edhe ai,gardiani i çarmatosur i shtëpisë sime, po e ndjen jo pak plagën e gurbetit ! Për këtë veprim,(vetminë e qenit tim),në Amerikën ku jetoj,do të më merrnin menjëherë në polici: -Po rrezikon jetën e qenit…!

!

Mirë e kanë amerikanët,por,ama këta,nuk e dijnë se në vendin tim,jo jeta e qenit,por edhe jeta e njerëzve kur rrezikohet (a,edhe cënohet),nuk të thërret kush për llogari-dhënie!! Edhe po të thirrën e ndaluan,të lirojnë “të tjerët”, për mungesë provash !

Në fund të fundit,Fifi është në shtëpi të vet. Pushtet-plotë,ja,siç e shihni në këtë foto.Dhe,afroju po deshe!...Kështu vika jeta. Asgjë të mos themi…Sepse,për asgjë nuk i dihet…!

E ,nëse e lexon këtë shënim,ndonjë njeri që preket shpejt,(se,ndoshta edhe jeton në Perëndim), të mos merakoset hiç për ushqimin e Fifit. Dhe Fifi,(si shumica e bashk-vendësve të mi),jeton mirë:-me pension (pa-varësisht nga mosha),me asistencë,(pa-varësisht nga puna),me ndihma nga emigracioni,(pa qënë kurrë emigrant).Pra,siç e shihni,edhe Fifi,ka të ardhura të shumfishta, të mjaftueshme,të jetojë “si kapedan”! Bile,ata që,deri mbrëmë ishin si patronë të Fifit,sot e mbrapa e ndjejnë veten shërbëtorë të Tij,se,të paktën,duhet ti çojnë ushqimin çdo ditë.

Tani ,në kohën demokratike,edhe në vendin tim të dashur,shprehja jetë qeni”,po merr kuptim lakmues, pozitiv !! Ndoshta,edhe kjo,është një hap drejtë plotësimit të standarteve…!

./.



(Vota: 11 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora