E hene, 11.11.2019, 11:24 PM (GMT)

Komente » Xharra

Fahri Xharra: Kosova, vend i Car Llazarëve dhe i Sulltan Muratëve

E marte, 14.06.2011, 07:01 PM


Kosova, vend i Car Llazarëve dhe i Sulltan Muratëve

 

Nga Fahri Xharra

 

Dikur në qershorin e vitit të largët 1389 në fushën e gjerë të Kosovës u ballafaquan ushtria turke dhe ajo serbe. Lufta e pushtuesve për token e huaj.

Serbia e asaj kohe ishte vasale e Turqisë, por kur Car Llazari rebelohet së bashku me shqiptarët, boshnjakët, bullgarët dhe hungarezët; pos dhjetëra e dhjetëra mijëra të vrarësh në të dy anët e humbi kokën edhe Car Llazari me të birin.

Pas ca vitesh serbët e shenjtëruan Carin dhe me shenjtërimin e tij, Kosova filloi të bëhet vend i manipulimeve historike dhe trashëguese. Më e freskëta është ajo e Millosheviqit kur karrierën e tij prej diktatori e filloi mu këtu.

Por ç`ndodhi në anën tjetër, në anën turke? Sulltan Muradi i u mbyt nga Milesh Kopili (Millosh Obiliqi, Milod Kobila). Sipas analizave historike dhe gjeo-luftarake më të reja vrasja ishte organizuar nga i biri Bajaziti I, mbasi që ky Bajazidi në të njëjtën kohë likuidoi edhe të vëllanë Jakubin.

Të nesërmen u kurorëzua si Sulltan Bajaziti I. Trupi i pajetë i Sulltan Muratit I u dërgua me shpejtësi në Bursa të Turqisë,dhe u varros në mausoleun e madh të Sulltanëve . Për arsye të procesit të balsamimit iu hoqën nga trupi organet e brendshme dhe ato u groposën në fshatin e sotëm Mazgit.

Sulltan Bajaziti pasi që e siguroi fronin dhe u martua me të bijën e Car Llazarit Princeshën Olivera, një vit më vonë e rregulloi varrin e dytë të babait të tij.

Sulltan Mutati I pra i ka dy varre, një në Çekirge të Bursas, ku pushon trupi i tij i balsamosur dhe tjetrin me të brendshmet e trupit në Kosovë.

Juridikisht varri është vendi ku prehet trupi apo hiri i një individi të vdekur. Nuk ka shënime as nga egjiptianët, as nga Asyret, as nga babilonasit, as nga Aztekët e as nga të tjerët që një i vdekur të ketë pasur dy varre, e më së paku ndonjë mbret .

Ka kaluar shumë kohë, 621 vjet dhe historia është shkruar ndryshe e ndryshe, por varri i Sulltanit dhe monumenti i Bezistanit të Car Llazarit palosin ditët, vitet, shekujt në fushën e Kosovës që frymëzojnë po me kaq ndryshime të mëdha aspiratat për Kosovën.

Derisa Serbët e quajnë Kosovën djepi i serbizimit, turqit po e marrin si simbol të ekzistimit turk në Evropë. Po,ne shqiptarët ku mbesim?

Ndoshta së shpejti një ditë, kur të zgjohemi nga gjumi, radioja do të na përshëndetë: “Mirëmëngjesi Kosova multietnike, vendi i serbëve, turqve, romëve, egjiptasve, ashkalinjve, boshnjakëve dhe malazezve”.



(Vota: 8 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT