E premte, 26.04.2024, 12:03 AM (GMT+1)

Kulturë

Petraq J. Pali: Nje bace me trendafila Kujtimit te Nasho Konomit

E marte, 14.06.2011, 07:28 PM


(Nje bace me trendafila Kujtimit te Nasho Konomit)

 

Mblodhi : Petraq J. Pali

 

N A S H U A

 

    Nashua, kishte gati tre dekada qe ishte kthyer nga studimet uninversitare te Hungarise ne degen e agronomise,kishte pase qene nje student i shkelqeyer,per vete arsyet e tij shoqerore,ai vinte nga shtepia e femijes,mbasi prindet e tij i kishin vdekur dhe fillimisht e riti gjyshja,mbas vdekjes se saj, Nashua, u rit atje konvikteve,atje, mbaroi filloren e me pas uniken dhe gjimnazin.

            Shteti e dergoi jashte per studime.

            Ishte shume i dashur dhe hokatar me shoket,ne studime shkelqente.Ishte pak si i pakujdesshem dhe shume indiferent dhe kjo beri qe nje dite te rrezohej nga metroja dhe te vuante shume kohe nga nje godije ne koke ne spitalet e Budapestit.

Kur u kthye ne atdhe,u martua me Zaren,edhe ajo nga shtepia e femijes,punoi ne biblioteken e qytetit gjithe kohen,ata,linden dy femije.Zaria,ishte nje zonje e vertete.

            Une punova me Nashon, reth 20 vjet,ai,mbulonte sistemimet e tokave ndersa une ne degen teknike dhe ne sektor Ivestimesh,na lidhte puna shpesh.

            Nashua,ishte tip i vecante,i ndershem,shume i sinqerte,ishte me te vertete nje njeri i ralle dhe i mbushur plot me vyrtyte.

            Ishte antar partie dhe me vone sekretar,por nga shpirti ishte dhe ngeli demokrat dhe perparimtar.Jo vetem qe nuk i beri keq njeriut,por ndihmonte kedo dhe ne cdo kohe,disa e quanin te hutuar,por Nashua ishte nje njeri me diapazon dhe zemer te madh dhe shume intelkt,kush e ka njohur ate,kujton edhe humorin dhe bemat e tij,nuk ishte dite apo muaj,kur ai do te leshonte ndonje patute apo qyfir qe te ngelesh edhe sot.

            Une nuk jam ne gjendje te rikujtoj plotesisht bemat e Nashos,por do perpiqem te kujtoj dicka,humorin e tij,por edhe hutimin e tij…qe akoma me shume i jepte lezet muhabetit.

          

 

            1-Nje here Nashua hypur per mbi motociklete MZ, u nis per Llakatund,me nje brigadjer te ujrave Hekuranin nga mbas…kur pa mbritur ende ne Risili,ne mes te rruges ishte hapur nje kanal dhe duke bere muhabet me "pasagjerin"as e kishte mendjen ne rruge,rreshqet motori neper balte,rrezohet Hekurani brenda ne te,Nashua nuk e kuptoi fare….qe shoku i pa rare ne kanal...iken disa km,e me pas pyet…sic na tha vete...he Hekuran a manovrova mire….Nuk mori pergjigje….haroi qe kishte njeriun mbrapa ! Shkon ne Llakatund,mbaron nja dy tre ore pune dhe kthehet,kur shikon Hekuranin tek klubi kujtohet e I thote: as e mora vesh fare qe ishe rrezuar ne kanal,une te thonja a manovrova mire…mendova se nuk me degjove dhe me pas harova, qe ishim bashke….!

 

            2----ndersa nje rast tjater me kujtohet fare mire kur te gjithe nenepunesit e ndermarjes dolem nga orari zyrtar…Nashua vjen deri ne mes te rruges…dhe u thote shokeve..ua harova kapelen ne zyre….do kthehem ta mar…u kthye pa problem…ne e pame te gjithe se kapelen e kishte ne koke…s'thame gje,ai na tha te nesermen   …po une e kisha kapelen ne koke, Ju pse nuk me thate dje ?

 

3-                  Kur nje dite ne mbledhjen e kshillit teknik ishte dhe zv Ministri i Bujqesise i deleguar Nashua raportonte projektin e fushes se Drashovices per drenazhim,projekt ky qe kishin punuar topografe e inxhinjere disa muaj…zv Ministri e pyet…more Nasho,nuk e kuptoj ku do derdhen ujrat e drenave…?

            Nashua me qetesine me te madhe i thote shoku zv minister…c't'ju bej une kur mendja eshte peshqesh,se kupton se kupton ?Plasi gazi sa u prish mbledhja.

 

            4-Syzave te Nashos,u binte shpesh xhami,te cilin ai kurre nuk e vinte re,instiktivisht e merte nga lart tavolines dhe e fuste ne sirtar,me mendim qe ta ndreqte kur te iknim nga puna….ferkonte syrin me gisht brenda konturit te syzave,haronte dhe perseri ikte ne shtepi pa njerin xham…! Njerezit e dinin qe Nashua bente numura dhe nuk i thoshin gje…te nesermen thoshte ore po pse nuk me thate qe xhami i syzave te mia me kishte rene dhe njeri sy s ekishte xhamin.. ?

 

            5-Ne ne nje mbledhje urgjente ne KEkz,te rethit ishin mbledhur gjithe drejtusat dhe specialistat e ndermarjeve,mbasi lumi Vjosa kishte dale dhe permbytur fushat e myzeqese Vlores…jepte e merte Sul Baholli,per gjendjen e krijuar…duke kercenuar dhe porositur qe populli dhe ushtria duhet te ngrihen ne kembe per te perballuar gjendjen…Nashua,pa te keq i thote shoku sekretar,si te qendrojne ne kembe njerezit si ne shesh lumit nuk i bejme gje…prandaj ne ta leme te pushoje prurjen e madhe vete…

            U terbua sekretari…mbledhja u prish,dhe ju kundervu Nashos,i cili as pordhi per te…kur mbldhja u mbyll dhe njerezit do shkonin ne vendin e ngjarjes…Nashua,u thote disa shokeve…po pate njeri te mbytur me ate mikun lart,do jete Qirjaqi,kryetari i Bashkimit…i cili ishte akuzuar shpesh here si feminist,por kishte shpetuar se kishte qene komunist…njerezit plasen gazit…kur sekretari degjoi te qeshuara te pa degjuara,kthehet dhe kerkon me kembengulje c'i shtyu kuadrot te qeshnin kur gjendja qe jo per te qeshur…dikush i tha thenien e Nashos,sekretari,ja plasi gazit me shume.

 

            6-Ne nje aksion te gjithe qytetit per hapjen dhe pastimin e kanaleve,Nashua drejtonte grate dhe vajzat e robaqepsise,ato te shkretat,nuk ishin mesuar me pune te rrenda,dhe ishin futur ne kanal e me lopata ne duar perpiqeshin te germonin dheun qe ishte ngjitur si dylle…Nashua vente vinte kanalit mbi bankine duke shikuar cilesine e punes,nja dhjete vajza as punonin por qeshnin,atje ne myzeqe ka disa mishkonja mikroskopike qe vendesit u thone pidheza…ato ankohen e i thone shoku Nashos…na grine pidhezat…Nashua,me qetesine me te madhe u thote…ato duan karreza…po ne po plakemi…! Vajzat ja dhane te qeshurave.

 

            7-Nje shoqe e punes e pyet Nashon,se a ke bredhur dhe dashuruar ne Hungari,ai, ju pergjigj se mbas femrave dhe mbas autobuzit Urban s'duhet bredhur kurre,ato,femrat vijne vete sic vjen edhe autobuzi urban.

 

          

            8-Kurse nje rast tjater ishte ai, kur Nashua,ishte agronom i thjeshte ne seksion te bujqesise rrethit i porsa ardhur nga koperativat,dhe ne ate kohe kishte dale inisiativa qe agronomet te benin c'eshte e mundur te zevendesonin buken me pataten,Nashua ne mbledhje tha as ne nje vend te botes nuk zevendesohet buka me patate,kryesisht ketu tek ne,se patatja eshte patate dhe buka buke.

          

 

            9---Kur nje here e kercenuan Nashon ne kom.te Partise se do ta conin serish me pune ne fshat ne Kooperative,ai,me qetesi Ju pergjegj sekretarit,…'kjo gje nuk me tremb,fshati eshte si qyteti,te pakten me coni ne nje fshat qe te kete klub dhe pihet raki…se te tjerat me tallon jane si ketu edhe atje…!

 

            10-Nje here Nashua u ndodh i deleguar ne nje koop.Bujqesore,dhe per nje moment u gjend vetem ne zyren e pergj. te sektorit,bie telefoni dhe ai,instiktivisht e ngre,por nderkohe telefoni ishte paralel me K/agronomin,te cilin e kishte thirur e shoqja qe punonte ne poste,mba vesh dhe degjon bizeten e tyre…ajo….foli te lutem djalit se nuk do te haje makaronat…ai,(k/agronomi) ma jep djalin ti flas vete….he te keqen babi haji makaronat te te ritet bilja…djali filloi te haje…e shoqja e pyet c'fare I the qe po fillon e ha…k/agronomi qeshi dhe i tha…i thashe qe te haje makarona qe ti ritet bilja…ajo,po po qenka keshtu ha per vete mor i zi,por nuk i ve ne goje…!

Nashua,e thote kete bizete ne sy te kryetarit…dhe per gjithe kohen K/agronomit gjithe fshati i thoshte ha…makarona..ha makarona..!

 

            11-E pyeti nje here Nashon,nje shoqja jone qe ishte edhe ajo me keq se ai nga thumbat…ua Nashooo te ka rene dhembi…eh moj Maro,tha ai me qesendi,keshtu eshte kjo jete perndia na heq dhembet qe na duhen e na le varur bolet si cepele,edhe ato pa fuksion…te fishkura,ai,ishte ahere 58 vjec…!

 

            12- Kur Nashua,u dergua per te cuar eksperience ne malsine e dukagjinit ku ndenji dy muaj,u miqesua kaqe shume me fshataret,sa i dergoi leter te shoqes e i tha…une do qendroj ketu,prandaj po deshe hajde,ne te kundert rriti femijet vete,se mua po me rit nje grua qe i ka vdekur buri dhe ne shtepine e asaj bujt…!

 

            13-Kur vdiq udheheqesi i partise,Nashua ishte me ethe me nje grip te rrende…kishte mbuluar koken me jorgan dhe dridhej nga semundja…sic ishte vjen e shoqja e i jep lajmin…more thote i shkreti do kete pase ethe me keq se te miat,po po deshe hiqe ate kornizen me Enverin se mos me bie mbi koke,se,nganjehere e nxjer koken nga jorgani.!

 

            14-Kur mori shtepine e re Nashua,ngrihet dhe falenderon drejtorin..ne mes te kolektivit….faleminderit shoku drejtor, qe me dhate shtepi…Drejtori,ne kulmin e gezimit i thote Nashooo,falendero partine e jo mua…ajo ta dha shtepine….Nashua me qetesine me te madhe,I thote Partia ka dyzet vjet qe eshte me kembe,s'pashe gje me pare…njerezit ja shkrepen te qeshurave dhe ajo thenie ngeli barsalete.

 

            16-femijet e Nashos ishin shume te bukur,dhe venin shume mire me mesime kur u riten…e pyeti njehere shefja e llogarise,me vjen mire qe femijet te ecin mire me shendet dhe me mesime…faleminderit moj shefe i thote Nashua me qesendi,ata riten mire si ne shtepine e femijes,nuk u mungon gje,bile edhe neve na quajne si kujdestare.

 

            17-Kohet e fundit nje here Nashua ishte shtruar ne spital,ai vuante gjithmone nga stomaku,dhe ne xhepat e tij ne cdo moment gjeje paksimadhe (buke e thekur). Ne dhomen e tij,ishte dhe nje ushtarak i larte i rrethit shtruar me te njejten semundje…ai, do operohej,para operacionit te tij i thote…te kishe ngrene paksimadhe nuk do haje thiken o o zi…! Une kam dyzet vjet me paksimadhe dhe nuk arita ne thike,Ty dy vjet ke me stomak dhe shkon si cjapi tek kasapi.

 

            18—Nje dite Nashon e kapi inspektori rrugor duke ikur shpejt me motociklete,I ben proces dhe e con ne komision ne degen e brendshme,kur kryetari e pyet si ishte puna ai pergjegjet; Une e pashe rrugacin ula shpejtesine dhe e pershendeta,ai me tha ndalo,une ndalova e I thashe…mua gjete more rugac te me kapesh…ai u ofendua dhe me ben proces…!

            Po ti e ke ofenduar thote k/inspektori…Kurre I thote Nashua…po ai I the rrugac..Po I thashe,nje njeri qe rri rrugeve gjithe diten ne shqip I thone rrugac !

            Salla,ja plasi Gazit,k/inspektori qeshi dhe ja fali Nashos,prej andej ata u bene miq…rrugaci dhe Nashua.

 

            19-Shume here ndodhte qe Nashua,ishte kaqe i dhene mbas punes sa haronte te ikte me shoket kur mbaronte orari zyrtar,disa here ata i thoshin Nashooo vajti ora ngrehu…ai, ja do punoj edhe pak….dhe do iki…kur e shikonte dezhuri i ndemarjes se ne zyre punonte Nashua..e pyeste..Nasho dezhur je sot…me duket i thoshte Nashua,ahere ma ben dezhurin ti mua sot dhe une ta bej heren tjater..mire thoshte i shkreti…dhe keshtu qe Nashos i binte te bente disa here ne muaj…dhe shpesh thoshte Ju menduat se ma hodhet,por kur ka njerez une nuk punoj dot,keshtu qe dezhurin e bej me kenaqesi se nuk me nget njeri…!

          

            20-Kohet e fundit kur une isha kthyer nga Korfuzi e takova Nashon I cili ishte shume I semure ,e takova me perzemersi e ftova per kafe…e I thashe dukesh mire…I varferi me thote…si I shtepise se femijes…qe jam...ishte zvogeluar,mezi fliste…por ne cdo fjale te tij kishte humor,qesha me lot,u kenaqa,nuk vonoi dhe mbas dy javesh vdiq.

 

vijon................

 

 

            (…..Nashon, te gjithe ne miqte e tij e kujtojme me shume nostalgji,ishte nje njeri me te vertete i shenjte.

Une u perpoqa te sjell disa nga mijera e mijera batuta dhe thenie te tij,mendoj se do te me duhet te punoj me shume te grumbulloj ate thesar te madh te shprehjeve filozofike popullore te tij plot lezet !

Nderim per mikun tim Nasho Konomin, pjp)

USA/2005



(Vota: 2 . Mesatare: 1.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora