Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ilia S. Karanxha: Nga Gjergj Kastrioti tek Giorgione e Leonardo da Vinci

| E diele, 12.06.2011, 08:05 PM |


NGA GJERGJ KASTRIOTI TEK GIORGIONE E LEONARDO DA VINCI

    

(Rikthim tek origjinat)

 

Nga Ilia S. Karanxha

 

Të flasësh për artin në kohën e Skënderbeut do të thotë të ndodhesh përballë një argumenti  të vështirë.  Kjo për faktin e mirënjohur  të ngjarjeve politike  e më tej se gjurmët e drejtpërdrejta artistike të lidhura me atë periudhë për momentin janë vetëm grimca dokumentare.  Megjithëatë edhe pse ndodhemi në një situatë të tillë  nuk mund të themi se tema e artit nuk mund të trajtohet fare dhe se ajo  ka qënë  e huaj për Skënderbeun siç është shprehur At Vinçenc Malaj.

 

  Në këto kushte  të disfavorshme tërheq vëmëndjen  gjurma e një objekti sa të vogël po aq edhe domethënës.   Bëhet fjalë për vulën e vogël të Skënderbeut  sigillum annulare ku ishte gdhendur legjenda e famëshme e  'dashurisë së  Ledës me mjelmën'.

 

 Një studim të veçantë nga pikpamja fizike mbi gjurmën e kësaj vulë ka bërë Tefik Gecaj dhe kalimthi është folur edhe në Historia e Shqipërisë(T. 2002, p. ) pra fakti nuk është i pa njohur në shkencën albanollogjillike vetëm se  ajo  nuk është parë në  kontekstitin e  kulturës  rilindase  evropiane apo asaj ballkanike. Nga përmast që  ka nxjerë  T. Gecaj  rezulton se ajo kishte pasur formën e elipsit të ndarë nga rrathë shumëkëndësh..  Rrethi që kufizon legjendën ka përmasat 9 mm horizontal, 11 mm vertikal dhe 28 mm perimetri. Shumëkëndëshi i jashtëm: 13 mm horizontal, 16 mm vertikal dhe perimetri 45 mm.

 

Legjenda e lindur në truallin  e lashtë pellazgjik u trasmetua për shekuj me radhë si nga veprat e autorve antikë  (Homeri: Odisea (II, 298-304), Euripidi : Ifixhenia (Helena 17-21, 214-257), Straborni : Gjeografia (10, 2.24), Apollodari : Biblioteka (I, 7.10, 3,10. 5-7) etj.) po ashtu edhe në aspektin ikonografik  që reflektonte me variante të ndryshme në  zbukurime vazosh , në skalitjet mbi rasa vari por edhe në skluptura që  u trashëgua nga  antikiteti.   Nje sklupturë tepër e veçantë dhe shumë e bukur ndodhej edhe  në koleksionin Albani (sot Muzeu Capitolino- Roma) e  paraqet Ledën në një pozicion të ulur me vështrimin e kthyer nga e mjata ku me njërën dorë mban të ngritur lart një pelerinë dhe me tjetrën e ka të mbeshtetur tek mjelma që i qëndron e mbeshtetur tek gjunjët.  Kritika e artit e shpije realizimin e këtij varianti  tek  shkolla antike e Timotheos që u realizuan më 360 para K. për tempullin Asklepios në Epidauros (Peloponez) e më pas pati mjaft  kopje. Varianti i koleksionit Albani mbnahet si një nga më të hershmet. 

 

   Sipas legjendës Leda, e bija e Testios mbretit të Etolisë, ishte gruaja e  Tindareos mbretit të Spartës. Ajo u dashurua nga Zeusi pellazg i Dodonës që ju shfaq asaj si një mjelmë e bardhë afër ujrave të lumit Eurota. Mjelma u bashkua me Ledën e si frut i kësaj dashurie lindën binjakët qiellorë nga hapja e dy vezëve Kastori e Pelluksi dhe Helena e Trojës me Klitenestrën. Mbi numurin e fëmijëve hyjnorë e tokësorë ( d.m.th. të vdekshëm)  të Ledës ekzistojnë edhe variante të tjera nga autorët antikë.

 

   Nga pikpamja artistike është rasti të pëmëndim  këtu  edhe statujën madhështore  që u zbulua  në fillim të shekullit të XVI gjatë gërmimeve arkeollogjike  në Foro di Nerva (Romë).(Lancani, R., Storia degli scavi di Roma.... 1990, vol. I, 228-230, vol. II, 211-3.)  Ajo u gjend e coptuar koka nga trupi e përmëndet për herë të parë më 1512 me emrin 'Pirro ose Marte Kapitolino'. Në shek. e XVI u njoh më shumë si statuja e Pirros së Epirit ndërsa arkeologotë e sotëm preferojnë më shumë ta quajnë e Marsit (pra Perëndia e Luftës).  Ky është një problem më vehte që mund të shikohet më vonë. Në këtë rast  na intereson më shumë pëshkrimi që i është bërë monumentit e në veçanti bazamentit të kësaj statuje  më 1556 nga Ulisse Aldorandi  në veprën e tij mbi sklupturat antike në Romë. Ai mes të tjerash shkruan:   Mungon një dorë poshtë kokës të Zeusit duket një kokë e Pirros Mbreti i Epirotëve, me gjoksin e armatosur, dhe me një pendë të madhe mbi helmetën; është më e madhe se një bojë njeriu. Pirroja ka qënë Mbret në Shqipëri dhe pak kohë më parë Aleksndri i Madh. Ishte një Komandnt i shkëlqyer, dhe mes fushatave të tjera të tij, luftoi edhe me Romakët, por më në fund duke mos arritur dot qëllimin e tij, u kthye mbrapsh në shtëpinë e vet.... Poshtë Pirros është një Leida lakuriq, që del nga banja, dhe me dorën e majtë mban këmishën e saj, dhe me të djathtën një mollë. Nga një anë ka një Kupid (fëmijë ëngjëlolor I.K.)të bukur që përqafon një mjelmë. Që të dyja këto statuja janë bërë nga i njëjti mermer, e qëndrojnë mbi një bazament që e rrethon përqark.... Leda për shkak të bukurisë së saj u dashurua dhe u rrëmbye nga Zeusi në shëmbëlltyrën e Mjelmës, prej nga mbeti shtatzanë, lindi pastaj dy vezë, nga njëra lindi Kastori dhe Polluçi, nga tjetra Helena e Klitenestra që u martuan, e para me Menelaun, tjetra me Agamamnonin Mbretin e Greqisë

   Përsa i përket paraqitjeve ikonografike më të hershme  në mesjetën italiane  të kësaj legjende  përmëndet Guido delle Collone(1210-1287) ndërsa si pikënisje në rilindje  konsiderohet  realizimi në   baso-reliev në një nga portat prej bronzi në katedralen e Shën Pietrit në Romë nga skluptori e arqitekti italian Antonio di Pietro Arverlino (ndryshe i njohur si ‘Filarete’) (1400-1469) të realizuar në vitet 1433-1445 në kohën e papatit të Eugjenios të IV (J.D.Reid vep. e cit. f. 626, E.Rossini vep. e cit. f. 12. La porta di Antonio Averlino detto Filarete, ff. 252-269, ill. në Mirabilia Italiae.... F.Cosimo, 2000, Atlas, vol I,  a cura di Antonio Pinelli.). Pra  Filarete  ishte nismëtari  që rikthevi në rilindjen italiane mitin e Ledës. 

 

Përsa i përket vlerës simbologjike që ju jepet subjekteve të paraqitura ka mendime të ndryshme. Pranohet më shumë ideja e Ledës si përfaqësuese e natyrës, pjesë e tokës mëmë dhe fertilitetit. Trasmetuese e jetës së amëshuar dhe asaj tokësore. Si pkënisje e gjinisë humane. Ndërsa tek Mjelma hyjnore shikohet ajri dhe qielli. Fryma e zjartë e dashurisë nga bashkimi i të cilave krijohet amëshimi. Mirëpo nga mabarë studiuesit e  ndryshëm  të cilët e kanë blerë e na e kanë  trasmetuar  gratis  për një legjndë puro greke harohet  elementi    i  rëndësishim në interpretimin e saj: simbioza e popujve që banonin në Ballkan. Ata jetonin bashkarisht në kohë lufte e në kohë paqe. Ureheshin  e  dashuroheshin.  Grindeshin e pajtoheshin  në aleanca me njëri tjetrin.  Etolët, spartanët, akejtë, kryeperëndia e epirotëve  Zeusi  i kudogjendur, gjeneruesi i jetës së amëshuar dhe asaj tokësore  janë humusi që kanë krijuar  aty popujt më të vjetër. Ata   që trashëguan atë gadishull ku inatet, grindjet  e miqësitë  nuk janë reshtur kurrë.

   Varianti që paraqitet nga gjurma e unazës të Skëndërbeut, një shkëndijë rilindase në artin mesjetar shqiptar, mjaft i thjeshtëzuar dhe origjinal, duhet të ketë qënë gjithashtu një nga më të hershmet që ka qarkulluar nga mesi i shek. XV. Kuptohet  akoma pak i njohur për derisa u zgjodh për një destinacion kaq të veçantë si imazh i një vule sekrete “sigillum secretum”.  Nuk mund të themi se Skënderbeu u nxit për zgjedhjen e këtij motivi nga paraqitja ikonografike e Filarte-s mbasi ato paraqiten të stilizuara në aspekte  krejt të  ndryshme. Por ama janë realizuar  gati në të njëjtën kohë. Vula sekrete e Skënderbeut dokumentohet për herë të parë në një dokumet të vitit 1450 pra realizimi i saj është para kësaj date dhe afrohet mjaft me përshkrimin ikonografik të  legjendës që lexuam më sipër tek monumenti  i   Piros të  Epirrit në Romë. Kështu fakti tek unaza e Skëndërbeut na prezantohet  si një shëmbëlltyrë me vlera historike, mitollogjike po aq edhe artistike, edhe pse në miniaturë, tregon si më sipër se Skënderbeu jo vetëm që  nuk qëndronte jashtë mentaliteteve të reja të kohës por është edhe një nismëtar i pavarur në këtë drejtim deriasa rikthen në jetën e përditëshme në dokumenta kancelareske  një imazh që lidhej me truallin pellazgjik të cilit ai i përkiste duke ja trasmetuar faktin nëpërmjet  imazhit princave evropianë. 

    Tani  mund të shtrohet çështja për këtë argument në se ishte Skënderbeu në Krujë apo Fillarete në   Romë që i ra ndërmënd të parit të rimerte e të pasqyronte në artin evropian  legjendën e Ledës.  Për Skëndërbeun duhet të përjashtojmë mundësinë e zotërimit të saj si një plaçkë lufte apo si dhuratë mbasi në këtë rast mungonte kondita e karaktetit të saj special e sekret. Nga ana tjetër mund të themi me siguri që as njëri nuk u influencua nga tjetri e secili eci në mënyrë të pavarur. Midis të dyve ka edhe një ndryshim mjaft të rëndësishëm. Ndërsa tek Skënderbeu legjenda, historia dhe arti kanë një funksion të dodishëm e të përditshëm tek Filarete legjenda rimeret krysisht në funksionin  artistik. I pari është pjesë e jeton me  legjendën pellazgjike veçse duke qënë ajo një imazh sekrekt nuk ka funksione publike e propoganduese  të karakterit popullor ndërsa i dyti, d.m.th. Fillarete, e huazon atë nga origjinat e lashta pellazgjike dhe e ve atë në funksion  të publikut. 

 

Pra këtu ka rëndësi jo destinacioni i njërët apo tjetrit prezantim ikonografik por mentaliteti i lidhur me legjenden. Fillarete ishte ideator dhe realizues i saj ndërsa Skëndërbeu vetëm ideator. Realizimin duhet ta ketë bërë ndonjë gdhëndës i shquar,  ndoshta brenda Shqipërisë, për ne sot akoma i panjohur.

 

   Në Itali realizimet e tjera ikonografike  pas Filaretes janë shumë më të vonshme. Në fund të shek. XV e gjatë shekullit të XVI duket një eksplodim i këtij kulti. . Me radhë mund të përmëndim Francesco Colona(1433-1527) në një ksilografi në veprën Hypnerotomachia Poliphili( Ëndra e Polifilit) Venedik 1499, Giorgione(1477-1510) pikturë “Leda dhe mjelma”(1505-1510)Muzeu Civil Padova;  Baldasare Peruzzi(1481-1536)  Leda dhe mjelma me Kastorin e Polluksin(1510-1511), pikturë  murale në tavan. Vila Farnezina- Romë,  Leonardo da Vinçit(1452-1519)  Leda (dhe mjelma me Kastorin e Poluksin, Klemenstrën dhe Helenën) e realizuar retth viteve 1510-151? e cila ka humbur. Trashëgohet një numur i madh kopjesh.. Subjekti është trajtuar edhe nga Mikelanxho Buonarotit(1475-1564) mirëpo veprat origjinale edhe këtu kanë humbur. Ruhen disa dizenjo parapregatitore dhe kopje të  pikturës që ju atribuohen artistëve të ndryshëm.  Lista e këtyre artistëve është e gjatë por edhe studiouesit që janë marë me këtë argument nuk janë të pakët. . (Veçojmë: Reid, J.D., The Oxford guide to Classical Mythology in the Arts, 1300-1990s,  1993, vol. I-II; Rossini, E., Il Bianco e dolce Cigno..., Ed. Nuoro, 2002, 173 f.; Calvesi, M. Leonardo La Pittura, Firenze, 1985 etj).

      Fatet e Shqipërisë pas vdekjes të Skëndërbeut janë të njohura e nuk mund të pretendohej më që aty të ritej ndonjë piktor i madh që të rimerte e të zhvillonte në art gjithë legjendat që jetonin në këtë truall. Ajo që mungoi në art reflektovi në letërsi në veprën Hymnet e Natyrës të Mikele Marulo Tarkanjotës e ndoshta edhe në poemën e pabotuar dhe të humbur të Marin Beçikemit(Barletit)  Shtegtimi dhe vdekja e Jasonit  të cilat u shkrojtën në Itali.

  Skënderbeu nga ana e vet edhe pse  njeri i luftës nuk ishte i izoluar apo indeferent kundrejt artit, mitollogjisë dhe historisë. Me gjithë kushtet  që jetonte Shqipëria,  nga pikpamja artistike  ai  qëndronte në pikënisjen e të njëjtës rruge që u zhvillua dhe lulëzoj në artin rilindas italian e atë evropian. (Në : J.  D. Reid:  The Oxford guide.., vol. II,  ff.  629-633, janë reshtuar 153 artistë të ndryshëm nga Evropa që kanë trajtuar këtë subjekt. ) Duke u rikthyer tek zanafillat e kësaj legjende të  famshme  pellazgjike , të ashtuqojtur greke, me Zeusin e Dodonës brenda saj  ajo ishte  po aq edhe shqiptare. Me fjalë të varfërfëra, pa zbukurime e trasformime perëndish,  ka qënë thjesht një martesë e  shquar greko- shqiptare.

 

 

Firenze, 5.VI.2011