E diele, 27.09.2020, 02:29 AM (GMT+1)

Editorial

Valentin Bruçaj: Përgjigje Frymzim Dautit dhe islamikëve të llojit të tij

E diele, 12.06.2011, 08:04 PM


Përgjigje Frymzim Dautit dhe islamikëve të llojit të tij

 

Nga Valentin Bruçaj*

 

Eshtë hera e parë qe po i përgjigjem një artikulli të shkruar nga një autor tjetër duke shkelur kështu parimet e mia gazetareske dhe publiçistike, moton time që një intelektual duhet të shprehë gjithmonë vetem idetë dhe parimet e tij, pa kaluar në polemika ku mund të personalizohet koncepti. Po e bëj këte përjashtim mbasi lexova tek gazeta “Sot” artikullin e autorit Frymzim Dauti me titull : “Pergjigje Kadarese dhe intelektualeve te llojit te tij”, ku më parë kishte publikuar edhe një artikull tjetër bumerang “Arnautistan ose Bashkim Europian”. Bëra një kërkim të vogël në internet për të mesuar diçka më tepër për autorin, po fatkeqësisht nuk gjeta asgjë që mund të më ndriçonte sadopak për personalitetin e tij. Asgjë, as edhe një foto të vetme. Mendova se, si zakonisht, mund të bëhej fjalë për autor të dyshmtë dhe anonim, nga ata që shkruajnë mbas kuintave, pa pasur guximin t’i shfaqen publikut me emrin e tyre të vërtetë, sepse të publikojnë një foto reale ndoshta mund të konsiderohet “haram” nga feja dhe identiteti i tyre. Por dikush më tha se tek gazeta “Sot” është prezentuar si membër i PDSH-së së Menduh Thaçit dhe kjo më brengosi ende më shumë. Edhe se asgjë zyrtare nuk gjeta që të ma konfimonte ketë, ditë të vështira, mendova, e presin kombin shqiptar me “intelektual” të tillë, që mbartin qellime kaq negative dhe kanë vizione kaq te errëta për të ardhmen.

Autori i bën qefin vetes duke sulmuar Kadarenë se gjoja ai në intervisten e tij “Po punojnë të na ndajnë nga Europa”, i qenka përgjigjur “tërthorazi” shkrimit të taleban Dautit “Arnautistan apo Bashkimi Europian”. Një shprehje e vjetër popullore thotë: “Kush nuk lavdëron veten iu djegët kasollja”. Më tej shpërdoron një thënie të shkrimtarit të dështuar Rexhep Qosja se, “Ismail Kadare mbijetoi si shkrimtar duke u vënë në shërbim të qendrave që përhapin islamofobi në Evropë”. Në ralitet është Qosja ai që, nga xhelozia e suksesit të Kadaresë në shkallë botërore, u vu në shërbim të mbeturinave të Perandorisë Osmane vetëm për inat të Kadaresë (Sa paradoksale!), duke mos kuptuar se ky pozicionim do të ndikonte pa masë në dëm të aspiratave të Kosovës për t’u integruar në strukturat euro-atlantike, sepse shërbeu si oksigjen për qarqet islamike dhe antikombëtare.

Madhështia e Kadaresë qëndron pikërisht tek pozicionimi që mori ndaj historisë, duke inkurajuar edhe më shumë ëndërrën shekullore të shqiptarëve që të jenë pjesë e Europës së qyteteruar (ashtu si kanë qenë që në fillimet e historisë) dhe sa më larg injorancës që la Turqia në 500 vjet pushtim. Nuk është aspak e vërtetë, siç thotë autori, se gjatë pushtimit osman shqiptarët kishin shkollat e tyre. Mjafton të analizojmë historinë dhe disa ngjarje të rëndësishme të saj që të kemi një përgjigje të pakontestueshme. Dihet edhe nga fëmijët se Turqia lejonte të hapeshin shkolla osmane, greke, sllave, arumune, por KURRË, e përsëris, KURRË SHKOLLA SHQIP. Sa herë u bënë përpjekje për hapjen e shkollave shqip, ato u paguan me gjak. Do t’i kishte mjaftuar z. Dauti që të lexonte mediat e kohës mbi Kongresin e Manastirit dhe do të kishte evituar të thonte të pavërteta historike. Muslimanët shqiptarë (shumica) u indinjuan tej mase kur mësuan vendimin e Kongresit, se gjuha shqipe do të shkruhej me shkronja latine (mirëfillit me prejardhje ilire) dhe jo turkoarabe, pa harruar se vetë Turqia përdorte shkronjat arabe deri në kohën e Ataturkut. Islamisti Olsi Jazexhi thekson se, “vendimi i Kongresit të Manstirit penalizoi intelektualët islamikë, që nuk dinin të shkruanin me shkronja latine, por vetëm me ato arabe, dhe favorizoi ata të krishterë që latinishten e shkruanin të gjithe”. Këtu më duhet të bëj një parantezë se alfabeti latin, siç e thotë Plini Plak në vëllimin e VII të veprës së tij 35-vëllimëshme “Historia e natyrës”, ishte alfabet ilir (Plini thotë: Ne shkronajt i morem prej ilirëve). Islamikët shqiptarë dolën me protesta të fuqishme kundër vendimeve të Kongresit të Manastirit. Ata krijuan në Stamboll organizatën “Mahfeti”, që doli hapur kundër mësimit të gjuhës shqipe. Dhe kjo ndodhte në vitin 1910, atëherë kur perandorisë famëkeqe po i vinte fundi. Vetëm një injorant do të shprehej se gjatë sundimit të Perandorisë Osmane shqiptarët kishin shkollat e tyre, kur kjo nuk lejohej as në vitin 1910.

Por islamik Dauti nuk mjaftohet me kaq; ai shkon më tej, deri tek mohimi dhe denigrimi i figurës së Gjergj Kastriotit, sepse ai paska vrarë muslimanë. Por nuk shqetësohet për të gjitha ato viktima që shkaktuan pashallarët turq dhe ata arnautë të shitur, ndaj popullit shqiptar. Ai natyrisht që nuk flet si shqiptar, por flet si turk, si musliman. Dihet botërisht se Gjergj Kastrioti luftoi kundër “nënës” Turqi të Dautit dhe vrau si turq, ashtu edhe shqiptarë tradhtarë, si paraardhësit e Dautit. Në këte pikë as që duhet të zemërohemi me Dautin. Ai mbron idealet e të parëve të tij, që pa mëshirë u vranë dhe u dëbuan nga Gjergj Kastrioti, sepse ishin turq dhe shqiptarë tradhëtarë. Kombin shqiptar nuk e formoi as islami dhe as “shqiptarët që ishin të pozicionuar mirë” në perandorinë famëkeqe. Ate e ringriten ata intelektualë që i kthyen shpinën pikërisht asaj perandorie. Ishin baballarët e kombit, Gjergj Fishta, Mit’hat Frashëri, prifti ortodoks Stathi Melani, Babë Dudë Karabunara, Ismail Qemali, Dom Nikollë Kaçorri, Luigj Gurakuqi, Petro Nini Luarasi, Koto Hoxhi, Pandeli Sotiri, Isa Boletini, Fan Noli, Faik Konica, Lef Nosi, Petro Poga, Myfit bej Libohova, Abdi bej Toptani etj. Nga Kongresi i Manastirit dhe më vonë, me shpalljen e Pavarësisë, për të ardhur tek qeveritë e mëvonëshme të Nolit dhe Zogut, ndërtuan shtetin kombëtar me flamurin e Gjergj Kastriotit, dhe të gjithë, pavarësisht nga këndvështrimet e ndryshme, patën një obbjektiv të përbashkët: Deislamizimin e Shqipërisë.

Dauti na thotë se ne nuk mund të identifikohemi në mitin e Gjergj Kastriotit, sepse vrau muslimanë (e mirë bëri!), por kemi ushtarakë të tjerë shumë të lavdishëm, sipas tij. Na sugjeron të identofikohemi në ushtarakët shqiptarë që udhëhiqnin batalionet turke në vitin 1453 në sulmin kundër Kostandinopojës, kur Perendoria mijevjeçare Bizantine kishte vdekur dhe turqit u versulën t’i heqnin patkonjët. Na sugjeron të identifikohemi në ata ushtarakë turq që sumlmuan Vjenën europiane e të krishterë mes viteve 1683-93 dhe u thyen turpshëm, apo tek ata që luftuan flotën detare britanike në Detin Mesdhe. Apo edhe tek Ali Pashë Tepelena, grabitësin e karvaneve të tregtarëve, që udhetonin nga Korça për në Voskopojë e Janinë. Me pak fjalë, na sugjeron të identifikohemi në njerëz që luftuan dhe punuan për shtete dhe kombe të tjera, dhe për Shqipërinë ishin ashtu siç u sollën, pushtues dhe plaçkitës.

Habitet Dauti përse trojet shqiptare dhe shqiptarët dolën më të humburit në rajon pas rënjes së Perandorisë Osmane, dhe cilët ishin motivet që territoret shqiptare u pushtuan nga kombet ortodokse të Ballkanit!? Si shpesh herë në histori, kur shqiptarët mundohen t’ua lënë fajin të tjerëve, mundohet të dalë me teorinë se paska qenë faji vetëm i Fuqive të Mëdha, duke anashkaluar me qellim faktin historik se kjo ndodhi sepse shqiptarët ishin i vetmi komb që kishte pranuar islamin dhe kishin luftuar përkrah ushtrive turke për pushtimin e kombeve të tjera ballkanike. Ishin pikërisht paraardhësit e tij që tradhëtuan kombin, kulturën, fenë e traditat shqiptare për të përqafuar zakone dhe tradita njerëzish nga shkretëtira. Si mund të pretendonin shqiptarët të duheshin nga të tjerët, kur ata kishin qenë të parët që kishin tradhëtuar kulturën dhe traditat e të parëve të tyre!? Kishin qenë të parët dhe të vetmit në Ballkan që sollën në zemër të Europës diçka të huaj e barbare. Të mundohesh t’i thurish lavdi pushtuesit është denigruese për kombin shqiptar; kjo nuk ndodh tek asnjë komb tjetër europian. Shqiptarët nga Perandoria Osmane dhe “cilivizimi” islam nuk patën asnjë avantazh, përkundrazi. Ishte pikërisht lidhja me këte botë që ka dëmtuar e vazhdon të dëmtojë shqiptarët. Eshtë qesharak fakti që autori mundohet të shndrrojë mundësinë që shqiptarët kanë pasur të liviznin pa viza drejt vendeve islamike si një faktor pozitiv dhe një dashuri kundrejt kombit shqiptar prej këtyre vendeve. Por tradhëtohet kur thotë se shumë nga shqiptarët që udhetojnë drejt këtyre vendeve, shkojnë në Mekë dhe Medin për pelegrinazh, duke i dhënë përgjigjën që kërkonte pyetjes pse këta vende lejuan shqiptarët të udhëtojnë pa viza. Por shqiptarët pa viza udhëtojnë edhe drejt Europës së qytetruar dhe shume shpejt do të jenë pjesë e saj, duke i dhënë fund ëndërrës islamike që të përfshijë në një shtet të madh islamik edhe kombin shqiptar.

Përse habitet Dauti për gjendjen aktuale të shqiptarëve të Maqedonisë dhe nivelin e lartë të analfabetizmit atje. Çdo tentative që ai përdorë për t’ua lënë fajin vetëm autoriteteve maqedonase dhe politikave deskriminuese sllave ndaj popullsisë shqiptare, është një tentativë që nuk qëndron më. Nuk qëndron edhe për faktin e thjeshtë se ky deskriminim nuk ka qenë më i madh se në Kosovë, ku kemi një realitet krejt ndryshe. E vërteta është se shqiptarët e Maqedonisë nuk identifikohen tek kombi shqiptar, por tek islami. Unë e kam vizituar disa herë Maqedoninë, dhe të takosh diçka shqiptare, të duhet të shkosh tek ndonjë rrenojë e lashtë ilire. Në diatriben për ndërtimin e qendres së re të Shkupit edhe shqiptarët (me të drejtë) ngritën zërin që të përfaqësoheshin nga diçka shqiptare. Por ata si simbol zgjodhën dhe kërkuan të ndërtojnë një xhami të madhe në qendër të qytetit. Janë në Shkup të paktën që tre mijë vjet më parë dhe nuk arrijtën të gjenin diçka tjetër të identifikohen përveç një xhamije. Kjo çon ujë vetëm në mullirin e sllavëve maqedonas, dhe pretendimet e tyre që shqiptarët në territoret ku jetojnë sot janë të ardhur shumë vonë, forcohen pikërisht me këte politikë antishqiptare që ndjekin shqipfolësit e Maqedonisë. Si është e mundur që një komb, që jeton në Ballkan të paktën dymijë vjet para Krishtit, nuk është në gjendje të të identifikohet në një simbol më të lashtë se 300-400 vjeçar, ku veç të tjerash dihet botërisht se është simbol i importuar dhe imponuar nga pushtuesit turko-islamikë!?

Me të drejtë shkrikmtari Kadare, në shumë prononcime të tij në lidhje me pushtimin osman, thotë se ky pushtim nuk solli asgjë të mirë për kombin shqiptar. Aty ku kaloi Perandoria Osmane nuk u rrit as bari. Por çuditërisht Dauti na del me filozofira prej islamiku e mundohet të hiperbolizojë diçka që në ralitet ka qenë vetëm shkatërruese. Ai arrin deri atje sa themelimin e disa qyteteve shqiptare si Berati, apo Gjirokastra, t’ia atribuojë perandorisë famëkeqe. Si duket Dauti ka mbetur mbrapa si vetë “cilivizimi” islamik. Qytete si Berati ekzistojnë që para 2400 vjetësh. Ai mundohet të bëjë të njëjtën gjë që ka bërë në Maqedoni: çdo gjë shqiptare t’ia atribuojë islamit dhe pastaj t’i japë të drejtë Greqisë, se shqiptarët janë të ardhur aty ku janë, sepse qytetet më të rëndësishme janë themeluar gjatë periudhës osmane. Në Shqipëri, duhet t’a dij Dauti dhe gjithë Dautët, mund të gjesh rrenoja ndërtimesh romake, por nuk gjen asgjë me vlerë që ta ketë ndërtuar Turqia. Meqë shqipfolësit janë mësuar të rehabilitojnë gjithmonë pushtuesit, sidomos kur ata janë islamikë, duhet t’a dijë se çdo gjë që Shqiperia trashigoi nga e kaluara, e ndërtoi Italia gjatë pushtimit 4-vjeçar të vendit tonë. Të gjitha ndërtasat qeveritare dhe kulturore të të gjitha qyteteve shqiptare, që janë ndërtuar para ardhjes së komunistëve në pushtet, jane ndërtuar nga pushtuesit italinë. Ndërsa Turqia, në 500 vjet pushtim, ndërtoi vetëm disa xhami për paraardhësit e Dautit, për tradhëtarët e Gjergj Kastriotit.

Thirrjes së Kadaresë për t’u rikthyer në të krishterë, Dauti nuk e di se i janë përgjigjur me mijëra shqiptarë në Shqipëri, dhe shumë të tjerë në Kosovë, pavarësisht nga kërcëenimet që kanë nga njerëzit si Dauti. Proçesi i deislamizimit të Shqipërisë ka 100 vjet që ka filluar, dhe sot mund të themi se ka dhënë edhe rezultate të mira. Që nga Kongresi i Manastirit, për të kaluar në të gjitha qeveritë me radhë e deri në ditët tona, Shqiperia ka pësuar një trasformim të jashtëzakonshëm, duke ndrruar faqe, edhe pse mbetet ende shumë për të bërë, sepse njerëzit si Dauti janë të pranishëm edhe në Shqipëri. Këtu, emrave si Muhamet, Ibrahim, apo Daut, ua kanë zënë vendin emrat si Gjergj, Daniel apo Kristian, duke i dhënë Shqipërisë një imazh europian, ashtu si edhe në Kosovë, që të njëtit emra janë zëvendsuar me emra si Drita, Dardana, Vlora apo Berati. Thirrjet që Dauti u drejton shqiptarëve, që të ruajnë me fanatizëm islamin dhe emrat islamikë, mendoj se duhet t’i mbajë për provincën islamike të Maqedonisë, sepse për pjesën tjetër të kombit është një thirrje e kotë.

Unë e dija që ne shqiptarët kishim prejardhje nga Pellazgët dhe Ilirët, e më parë, si gjithë të tjerët, nga majmuni, por nuk e dija se shqiptarët na paskan lidhje të drejtpërdrejtë me fisin e Profetit Muhamet. Duhet të jenë shqipfolësit si Dauti, që në shumicën e rasteve flasin më mirë arabishten se shqipen, ose asnjëren. Edhe kjo duhet të bëjë pjesë në planet e Dautit dhe Erdoganit, që duan të krijojnë perandorinë fantoçe islamike ku të përfshihen Turqia, Azerbajxhani, Turkmenistani, Shqipëria, Kosova, Bosnja dhe territoret shqiptare të Maqedonisë. Ndoshta në këtë plan bën pjesë edhe pushtimi i Bullgarisë, sepse duket plan qesharak të ndërtohet një Perandori me territor të ndarë në disa pjesë të pavazhdueshme, në disa njolla të zeza islamike.

 



(Vota: 28 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Entela Binjaku: Denonconi dhunen kunder gruas


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora