E shtune, 20.04.2024, 01:32 AM (GMT+1)

Përjetësi » Mani

Kadri Mani: Selim Jashari një trim i rrallë-Keqekollë

E premte, 10.06.2011, 08:00 PM


01.01.1920
01.01.1920
Kadri Mani

 

Selim Jashari një trim i rrallë-Keqekollë

 

O tek len dielli-o e praron hana

Selim Jashar-o ma nuk-o ban nana!

 

Selim Jashari-o bre tungjatjeta

O po ju del zot-o trojeve të veta!

 

Nuk dëgjon ai-o për hyqmet-e

Derrin Draganit-o po ia vret-e!

 

O po ia mbytë- o bre me qytë shati

O kurrë-o nuk bahem-o i huaj argati!

 

Selim Jashari në ushtri po ban garë-e

Po e fiton medaljen-o shenjtar i parë-e!

 

Syrin pishë-o merr në shenjë nagantin

Po e urojnë shokët-o tok  me komandantin!

 

Nuk duronte Selimi ndërkëmza

Dhe po shkon-o te Xhevdet Hamza!

 

O këto livadhe-o që i kam me tapi-e

Dragan milici-o po m'i lavron me thi-e!

 

Jam i pashkollë-o por nuk jam i trentë-e

Po i thotë Xhevdeti prona ashtë e shenjtë-e!

 

Nuk dua mbrojtje-o vetë jam avokat-e

O do të luftoj-o deri sa t’kem-o takat-e!

 

Ndër rrota t’qerres-o po ma futin-o spicën

Shkau për shqiptarin nën jastëk mban sakicën!

 

Zoti na bashkofë-o në parajsë përjetë-e

O sa t’jem gjallë kam me t’kënnue rahmet-e!

 

O Selim Jashari 2000 banka i ke stivë-e

O Lëshonaj oborrin-o për kooperativë-e!

 

O nuk i lëshoj-o kurrë trojet e babës

O as-o për hatër-o bre të “dërzhavës”!

 

O kjo qeveri-o bre ashtë-o e huaj-e

O as kemë himn-o bre as kemë flamur-e!

 

O boll u mundova Bacës t’ia jap hakun

Te Selimi në keqekollë-o e kemë-o konakun!

 

O e ka kullën-o plot bij e bija nipa e mbbesa

Kur jua merrnin armët-o luftonin me kmesa!

 

O po i mbrojnë trojet-o po mbrojnë-o shtëpia

O bash si në histori-o bre tek Ahmet-o Delija!



(Vota: 7 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora