E enjte, 28.03.2024, 12:10 PM (GMT)

Udhëpërshkrim

Engjëll Koliqi: Presidenti i Kosovës - Fatmir Sejdiu vizitë në Vatikan

E shtune, 02.02.2008, 07:37 PM


PRESIDENTI I KOSOVËS – DR FATMIR SEJDIU ËSHTË PRITUR NË UDIENCË NGA PAPA BENEDIKTI XVI:

MATURI DIPLOMATIKE E SELISË SË SHENJTË NDAJ STATUSIT TË KOSOVËS

Presidentin e Kosovës, përveç Papës, e ka pritur edhe Sekretari i Shtetit të Vatikanit – Imzot Tarcisio Bertone. Nuk shpallet qëndrimi konkret i Vatikanit për statusin e Kosovës, por megjithatë thuhet se Selia e Shenjtë po përcjell me kujdes të posaçëm zhvillimet në Kosovë dhe se se vlerësimet do t’i marrë konform orientimit të përgjithshëm të bashkësisë ndërkombëtare. Këtë deklaratë analistët e cilësojnë si paralajmërim të njohjes së pavarësisë, nga ana e Vatikanit.
 
Nga Engjëll KOLIQI

Presindeti Sejdiu dhe Papa Benedikti XVI
Qytet i Vatikanit, 2 shkurt 2008. – Sot paradite, Presidenti i Kosovës – Dr Fatmir Sejdiu, me bashkëpunëtorët, ka vizituar Selinë e Shenjtë në Vatikan. Ai, në Pallatin Apostullik, është pritur nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit – Imzot Tarcisio Bertone, me të cilin kanë biseduar gjerësisht  për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe për lëvizjet e fundit të diplomacisë ndërkombëtare, në drejtim të njohjes së pavarësisë së Kosovës.
Presidenti Sejdiu pastaj është pritur në udiencë nga Ati i Shenjtë – Benedikti XVI. Mbas takimit të Presidentit të Kosovës me krerët e Shtetit të Vatikanit dhe të kishës katolike botërore, nuk janë dhënë deklarata direkte nga asnjëra palë, por është lëshuar një komunikatë zyrtare nga salla e shtypit e Selisë së Shenjtë, në të cilën specifikohet se është si një përgjigje në shumë pyetjet e ardhura, lidhur me vizitën dhe pritjen e Presidentit të Kosovës në Selinë e Shenjtë. Që në fillim të kësaj komunikate thuhet se Ati i Shenjt – Benedikti XVI ka pritur sot Zotëri Fatmir Sejdiun- President i Kosovës, para së gjithash, për të shprehur afërsinë e Tij me mbarë popullatën e asaj toke, ku krishterimi është i pranishëm që nga shekujt e parë të erës sonë. Gjithashtu në komunikatë thuhet se Papa ka dashur që të njihet drejtëpërdrejtë nga autoriteti më i lartë i vendit, me zhvillimet aktuale në Kosovë dhe me përspektivat e ardhmërisë atje.
Si përgjigje në shumë pyetje lidhur me qëndrimin e Vatikanit ndal shpalljes unilaterale të pavarësisë së Kosovës, në këtë komunikatë thuhet se mbas këtij takimi Selia a Shenjtë nuk e ndërron pozicionin e saj lidhur me statusin e Kosovës, por do të përcillen me kujdes të posaçëm zhvillimet në Kosovë dhe rreth Saj dhe se në vlerësimet dhe vendimet e veta të mëtejshme, gjithnjë do të llogaris në orientimin e përgjithshëm të bashkësisë ndërkombëtare. Gjithashtu është përkujtuar dëshira e Papës për një pajtim të përgjithshëm dhe përprocese paqësore me funksionim të drejtësisë e respektim të të drejtave të të gjithëve në Ballkan, shprehur në fjalimin e tij korpit diplomatik, më 7 janar të këtij viti.
Analistë të shumtë të politikës ndërkombëtare dhe në veçanti të asaj të Vatikanit, duke deshifruar komunikatën e Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, shprehin bindjen e tyre se këto deklarime janë paralajmërim se Vatikani do e njohë pavarësinë e Kosovës, menjëherë mbasi ta njohin shumica e shteteve të Bashkimit Europian, SHBA-të dhe disa vende të tjera të rajonit.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora