Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Aktivistja kuvajtjane propozon skllavërinë seksuale

| E enjte, 09.06.2011, 06:37 PM |


Një propozim i një aktivisteje kuvajtjane i bërë para disa muajve nëpërmjet një videoje ne Youtube ka bërë që të vërshojnë kritikat tashmë që me këtë çështje ka filluar të merret edhe shtypi.

Salwa al Mutairi, aktiviste dhe ish-kandidate e parlamentit të Kuvajtit, ka kërkuar që vendi i saj të legalizojë skllavërinë seksuale në mënyrë që të luftohet tradhëtia bashkëshortore.

 

Al Mutairi argumenton se burrat shpeshherë tundohen nga femra të tjera dhe bien në kurth. Për këtë arsye, skllavet do të ishin opsioni më i mirë për marrëdhëniet jashtëmartesore.

 

Sipas saj, këto femra do të ishin njësoj si të punësosh një kujdestare për shtëpinë dhe duhet të jenë robina lufte që vijnë nga vendet jomuslimane. Al Mutairi mendon se në këtë mënyrë me një gur vriten dy zogj: nga njëra an mbrohen të rejat nga tradhëtia bashkëshortore dhe nga ana tjetër, skllavet e seksit nuk do të vdesin nga uria.

 

Kritikët e shumtë të kësaj “teorie” pyesin nëse Al Mutairi do të mendonte njësoj nëse vetë ajo do të ishte një nga skllavet e seksit.

 

TCH