E enjte, 28.03.2024, 09:25 PM (GMT)

Editorial

Indrit Vokshi: Osmanet Clirimtare - Sulltan Muradi si Bill Klinton

E enjte, 09.06.2011, 07:03 PM


Osmanet Clirimtare. Sulltan Muradi si Bill Klinton.

 

Nga Indrit Vokshi

 

Prej haremit politik te "Miletit Musliman" ka filluar te degjohet nji zhurme. Dhjetra banore te ketij haremi, mbajne ison e nji kenge qe kendohet nga kengetaret e ringjalljes, te rikthimit. Kenge e gjate e me nenkuptime qe flet per historine e nji vendi te quajtur Shqiperi, per menyren se si ata e pushtuan  dhe e nenshtruan. I kendohet "Betejes se Kosoves" dhe thuhet se sulltan Muradi I dhe osmanet ishin clirimtaret qe erdhen per ta shpetuar popullin shqiptar prej serbeve qe ne ate kohe mbanin te pushtuar krahinen e Dardanise. E vertete eshte se Kosova e sotme ne ate kohe mbahej e pushtuar prej serbeve, aq sa eshte e vertete se osmanet erdhen per te luftuar edhe kunder popullit shqiptar te Kosoves qe ne ate kohe i perkiste fese ortodokse byzantine dhe katolike, dhe emertohej prej osmaneve si "i pa fe". Beteja e Kosoves u zhvillua, e osmanet fituan. Pyetja shtrohet nese ishte gezim apo idhnim per shqiptaret. Per nje shqiptar te vitit 1389 kjo ishte nji tragjedi, sepse forcat e krishtera kishin humbe perballe forcave muslimane armike. Pavaresisht se shqiptaret ishin te pushtuar prej serbeve, shqiptaret luftuan perkrah princave serbe, bullgare, boshnjake. Pra shqiptaret kishin lene menjane luften sllavo-shqiptare dhe ishin bashkuar te gjithe tok kunder nji rreziku, sepse kjo ishte nji lufte midis botes muslimane dhe botes kristjane, dhe shqiptaret ndjeheshin pjese e botes kristjane. Krahasimi qe behet nga "Mileti Musliman" i futjes se Bill Klintonit ne Kosove me futjen e osmaneve, nuk eshte thelbi dhe qellimi i tij, sepse qellimi eshte mbrojtja e pushtimit osman, por ky krahasim eshte thjeshte arma e rradhes me te cilen ky "Milet" rreket ta mbroje kete pushtim. Arsyet se perse sulltan Muradi nuk mund te krahasohet me Bill Klintonin jane te thjeshta e te forta. Shqiptaret ne shek. 19 ishin muslimane dhe per te mbrojte Perandorine Osmane nga sulmet e shteteve te krishtera luftuan ne emer te "Din ve Dovlet" pra fese dhe shtetit. Sulltan Abdyl Mexhidi dhe Sultan Abdyl Hamidi, ishin pushtues te tokave shqiptare, por shqiptaret per shkak se ishin muslimane luftuan per keta sulltane per te mbrojte boten muslimane. Edhe Car Llazari ishte pushtues i Kosoves, por shqiptaret duke qene te krishtere luftuan nen komanden e Car Llazarit, per te mbrojte boten kristjane.  Ne "Betejen e Kosoves" te qershorit 1389, shqiptaret u bashkuan me princat e krishtere per te perballuar dhe mposhte rrezikun musliman osman dhe e priten sulltan Muradin me shpata e heshta, ndersa ne vitin 1999 shqiptaret pershendeten Bill Klintonin dhe e priten me krahe hape. Pushtat duhet te dine te bejne dallimin e pritjes me shpata prej pritjes me krahe hape. Pushtat gjithashtu duhet te dine se nuk mund te quhet clirimtar sulltan Muradi qe ne diten kur vershoi per ne Kosove, populli shqiptar e priti me arme, e Millosh Obiliqi, nji djale Drenice, iu fut ne cader dhe e vrau te madhnueshmin e tyre sulltan. Nuk mund te percaktohet sot nga "Mileti Musliman" se kush ishte ne rolin e clirimtarit apo pushtuesit sepse kete e ka percaktuar vete popullli i Kosoves ne vitin 1389 duke i ngrite ne lufte kunder osmaneve. Pushtat duhet ti bejne vetes pyetjen se perse shqiptaret e Kosoves qe ne ate kohe ishin nen pushtimin serb, luftuan perkrah pushtuesve te tyre serbe, kunder osmaneve. Per t'mos i lodhe e per t'mos i fute ne mendime e makthe, u duhet thene se pergjigjja eshte shume e lehte; shqiptaret i kosnsideronin osmanet armiq shume te medhenj,saqe per ti munde ata, pranuan te bashkoheshin me serbet, sepse nevoja per te mbrojte boten e krishtere ishte aq e madhe sa qe i tejkalonte problemet shqiptaro-serbe dhe e tejkalonte faktin se serbet kishin pushtuar Kosoven. Kjo per faktin se ne horizont po shfaqej nji armik i nji tjeter ngjyre e i tjeter feje.Krahas minoritareve te ardhur me osmanet, me "Miletin Musliman" jane bashkuar edhe disa shqiptare per nga origjina te cilet jane "te pa riciklueshem" por qe u duhet thene, se ata shqiptare qe luftuan ne "Betejen e Kosoves" kunder osmaneve, luftuan edhe per jeten e paraardhesve tuaj,edhe per fene e paraardhesve tuaj, edhe per pronen dhe nderin e paraardhesve tuaj, qe asokohe ishin te krishtere. Ne, Kombi Shqiptar, nuk i kushtojme kohe njerezve te "Miletit Musliman" se jane te rendesishem sepse ata jane mbeturina te pariciklueshme qe nuk mund te kthehen me ne Shqiptarizem, por cdo njeri i qytetruar ka detyrimin te pastroje mbeturinat qe dikush ia hedh para deres, per shkak se i vrasin synin qytetar dhe i ndosin ajrin per-rreth. Keto epitete nuk perbejne sjellje te pahijshme por lindin prej veshtiresise intelektuale per te gjete emertime me te pershtatshme, sepse as fantazia me e madhe poetike nuk mund te nxjerre emertime te tjera, dhe ne te gjitha kulturat e botes, dhe nga njerezit me te qyteteruar, nuk mund te quhen pervec se mbeturina, ata njerez qe i bien mohit historise se tyre dhe perbaltin paraardhesit e tyre vetem pse kane besuar ne fe tjeter.



(Vota: 28 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora