E enjte, 22.10.2020, 10:29 AM (GMT+1)

Editorial

Krist Gjinaj: Qeveritarët turko-arabo-islam

E merkure, 08.06.2011, 08:05 PM


Qeveritarët turko-arabo-islam

 

"Në qoftë se dicka mund ta vertetojmë me punë, atëhere përse të harxhojmë fjalë" (Ezopi)

 

Nga Krist Gjinaj

 

Qeveritarët e sotëm janë ata të cilët janë zgjedhur nga "populli" me votën e "lirë ".

Për të qenë në udhëheqje të popullit, duhet medoemos së pari të kesh dashurinë kombëtare, historinë, identitetin dhe atdhedashurinë, që në fakt, këto të gjitha së bashku, krijojnë një njëri që mund të quhet shqiptar i vërtet. Por, për fat të keq të popullit (jo të qeveritarve ) në krye të udhëheqjes shtetërore (jo kombtare ) gjenden sot njerzit e shitur të cilëve u ka humbur totalisht rruga në oborr e të mos flas për identitetin e tyre të cilin që moti e kanë humbur dhe sot, këta, identitetin e tyre e kërkojnë dikund nëper vendet turke ose ato arabe. Heshtja e popullit dhe qetësia e popullit u ka mundesuar këtyre që të vjedhin, mashtrojnë dhe të ofendojnë edhe figurat kombëtare. të falsifikojnë historinë dhe të vëllazerohen me armiqët shekullorë turq të cilet edhe identitetin shqiptarë thuja se e zhduken në terësi. Të mos e bej një analizë të thellë, por të e mundësoj shkrimin në mënyren e thjeshtë pa perdorur terme e frasa shkencore e psikologjike, sociale etj,, qeveritaret e sotëm janë ata të cilët duken sikur të ishin me të zi se cdo sundues tjetër, pra këta janë berë aq të cuditshëm sa të i pysesh se kush jeni, jam i bindur se thonë :

-Jemi turq, thirrem shqiptar,  jemi musliman e kaq dijmë.

Pse them kështu ??!!

Po, sepse veprimet e tyre janë autentike me ato të armiqve të kombit shqiptar, kur në fakt, qeveritaret tanë shkojnë ne përurime të xhamive të Sulltan Muratit dhe shkojnë edhe ne ditlindje të Muhamedit, njëri nga Kosova e tjetri nga Shqipria, dhe me ata që ndertojnë xhamia, thirren vëllezer dhe shpirta të pa ndamë muslimanë ,sepse islami nuk ndan kombe por cdo kush duhet të shkrihet në musliman pa dallim a është serb, turk, arab apo shqiptar. Fundamentalistët islamë kanë të drejten ligjore nga këta qeveritarë që të fyejnë cilën figurë të dojnë kombëtare, qoftë Nana Tereze, Gjergj Kastrioti, Gjergj Fishta, Pjeter Bogdani etj. etj., dhe për këto fyrje trashanike, asnjë hoxhe deri më sot nuk ka mbajtur asnjë përgjegjësi dhe vazhdojnë me të njëjtin tempo pa ndalur dhe pa u penguar. Por populli heshtë dhe lejonë që qeveritarët tanë të mbushin sa me shumë tokën e shejtë shqiptare me teori islame, fyrje dhe urrejtje të  brendshme kombetare, kërcenime publike (rasti i kryetarit Ali Berisha nga Peja ) dhe mbi të gjitha këto, fundamentalistët e kanë lirinë e plotë nga shtetet shqiptare që të veprojnë ashtu si duan dhe si mendojnë, e krejt kjo vjen nga fakti se Hashim Thaci në kohën e parazgjedhjeve shkoi dhe u fal në xhaminë e re të Sulltan Muratit, u vëllazerua me turkun dhe për ketë edhe perfitoi vota dhe krijoi dhunë nga fundamentalët të cilët kërkonin vend në qeveri ku edhe sot janë aty (Memli Krasniqi e Ferid Agani ), e në fushatën e paravotimeve, hoxhallarët (Shefqet Krasniqi) porosisnin masën se për kënd të votojnë, se ku ¨shtë "hallall" e ku është "haram " të votohet, për kënd po e për kënd jo, duke harruar se Kosova është shtet laik dhe jo fetar, por deshten apo nuk deshten, Kosoven e dërgojnë në rrugen e shtetit fetar islam, ndërsa populli prapë se prapë heshtë dhe vetem heshtë. Të njëjtin veprim parazgejdhor në Shqiperi, Salih Berisha e luan dinastin e vetë për të fituar PD duke folur që nëper shkolla të futet lënda e mesimeve fetare islame për muhamedin dhe  shprehet në fjalim se " islami ishte një mirësi për shqiptarët" e jo vetëm tash, por edhe më herët, është po ky i njëjti që futi Shqipërinë në folenë e shteteve arabe dhe ishte po ky kur në Shqiperi gjindeshin edhe kontot bankare të Al Kaidës.

Në kuadrin e qeverisë së Kosves gjinden fundamentalistët me të medhenj islamikë që në damarët e tyre rrjedh vetem helmi islam (Memli Krasniqi, Ferid Agani, Hashim Thaci) që së bashku kishin arritur marrëveshjen se si do të  fitojnë vota dhe kuj cili post do të i ndahet. Ferid Agani në Janar të vitit 2011 shprehej se ka përkrahjen e Hashimit që në shkollë të fusë ferexhe dhe lëndë mësimore islame.

"Dr. Ferid Agani, kryetar i Partisë së Drejtësisë, ka thënë se ai ka përkrahjen e kryeministrit dhe liderit të PDK-së, Hashim Thaçi për të çuar përpara dy çështje: futjen e edukatës fetare në shkolla dhe lejimin e bartjes së shamive në shkolla. Duke folur për emisionin Interaktiv në KTV, Agani ka thënë se në shumë biseda që ka pasur me Thaçin ai ka marrë mirëkuptimin e plotë të tij për të dyja problemet.

Përkrahja e Thaçit do të thoshte përplasje me ministrin e Arsimit, Enver Hoxhaj që ka lëshuar udhëzimin administrativ për moslejim të bartjes së shamisë në shkolla, dhe që nuk planifikon të fusë edukatën fetare në shkolla.Agani ka shprehur bindjen se në një koalicion ndërmjet PDK-së e koalicionit të AKR-së ai do të bëhet ministër i Shëndetësisë, duke thënë se PD ka dhënë kontribut të madh për përqindjen e AKR-së në këto zgjedhje."(Indexionline)

Nipi i Naim Ternavës, Memli Krasniqi kishte përkrahjen e Hashimit se nëse i ndihmon "xhemati musliman" do të vendoset si ministër i kulturës. Krejt kjo një dinasti e fshehtë islame e quajtur qeveri e popullit.

Vetem gjashtë minuta pasi Memli u emërua ministër i kulturës i hoqi figurat e Nanës Tereze dhe të Dr. Ibrahim Rugovës, i ushqyer nga gjyshi i tij Naim Tërnava i cili vite më herët e thirri Nenën Tereze si një magjupe dhe po i njëjti viziton shpesh Forumin e të rinjëve muslimanë ku është vetë dora e fshehtë e trazirave dhe tensionimeve fetare në shoqerinë shqiptare, ku ngrisin zërin kundër statujave të Nanës Tereze edhe ne Kosovë por edhe ne Shqiperi, jo vetem në Pejë por edhe në Shkodër.

A paskemi mbetur të n´a udhëheqin kombëtarisht, historikisht, politikisht këta.!!!

Mjerë populli që heshtë dhe duron marrëzira të tilla për shkak të qeveritarve të shitur islamo-turko-arab.

Po ngrihuni në këmbë njëherë se nuk janë vetem këta të vetmit, ka shqiptaria edhe të tjerë që mendojnë për komb e popull.

Qeveritarët lejojnë ndërtimin e qindra mijëra xhamive nëpër tokën e krishterë shqiptare, lejojnë ndertimin e shkollave islame e turke, e e dijnë mirë se kur shqiptarët me 500 vjet sundim kishin nevojë për shkolla shqipe, turqit nuk lejuan asnjë shkollë sa për far kund, nuk lejuan as gjuhen shqipe  dhe tash sillen sikur popull mik i shqiptarve duke ndërtuar shkolla turke, po turke, jo shqiptare, se ata nuk meremetojnë ndonjë shkollë të vjeter shqiptare por vetem të reja turke, sepse me lejen e qeveritarëve dhe me dashurinë e qeveritarëve për turq e islam, kjo tokë " i takon islamit ", por jo , kjo tokë i takon shqiptarit  dhe për ketë tokë do të flasë cdo herë dikush që e ka dashurinë e pastër për këtë tokë të krishterë dhe për ketë tokë ku Zoti ka krijuar  cdo here mrekulli dhe ka deshmuar forcen e tij hyjnore perderisa shqiptari i ka besuar ashtu si duhet, pra Zotit të vërtetë jo Zotit që urdhëron vrasje e dhunë, gurzime, kaljje e djegeje, hakmarrje e gjakpirje.

Qeveritarët e sotëm janë dështues në të gjitha sferat, atëherë pse të mbesin në krye të popullit.

Hashimi para zgejdhjeve kishte kontakt me popull shpesh dhe lire, por tash u ba kohë e gjatë ku ai është mbyllur ne zyrën e vetë dhe s’ka pasur kontakt fare me popull, e në kabinetin e tij ka disa barinj që nuk e dijnë dinakërinë e zgjuarsinë politike por vetëm atë që lexojnë më heret nëper gazeta dhe me pas e flasin gjoja  si një fjalim ose intervistë. Përderisa nuk e fituan pushtetin, qeveritarët nuk ditën të ndalin doren e tyre ne vrasje të intelektualve e kur këta hypen në pushtet , cuditërisht të gjitha vrasjet përfunduan. Përgjegjësia ligjore, morale, kombtare dhe historike do i padisë dikur por kurë, mbetet të presim e të shofim pasiqë askush nuk reagon kundër këtyre, jo me fjalë por me protesta masive që të hiqen nga pushteti kriminelët dhe komunistët e vjetër e vrasësit të cilët i kanë duart e mbushura me gjak, të korruptuar, islamista, antihistorianë, antievropjanë dhe armiq të fshehtë të kombit shqiptar. Prezenca e tyre në qeveri e ka  zbehur shumë imazhin e popullit shqiptar, e ka venë në dyshim proevropjanizmin e tyre e për ketë shkak, pasojat e tokes shqiptare mund të jenë katastrofale të njëjtat sikur ato të Palestinës dhe Izraelit që me dekada nuk kanë të sosur as nuk gjejnë qetësi as mirëkuptim. Në asnjë qeveri, sot për sot nuk ka asnjë ministër të përkatësisë fetare të krishterë, dhe mesa duket, qeveritaret  kanë fituar bindjet islame se të krishteret shqiptar qenkan pakicë kombetare, por JO, shqiptaret e krishterë janë kombëtaret  me të fortë të identitetit shqiptar, janë  sakrifikuesit me të medhenjë të historisë dhe cështjes kombëtare dhe janë ruajtsit e identitetit të pastër shqiptar. Popullit nuk mund t’i mbyllen sytë e të mashtrohet me shtrirje rrugësh e asfaltesh, por kërkon një mundesi dhe rrugëzgjidhje për hapjen e vendit të punës , për mundesinë e jetës normale dhe daljes nga varfëria që qeveritarët e kanë futur popullin në erresiren e varfërisë.

"Niveli i varfërisë në Kosovë, sipas Isa Mulajt, konsiderohet të jetë më i larti në Evropë. Ai thekson se shkalla e varfërisë në Kosovë është shqetësuese dhe, sipas tij, nuk mund të flitet për rënie." (Botasot 06.06.2011)

Premtimet e zbrazta se do të behet mirë kanë mbetur si një ëndërr e të vuajturve dhe skamnorëve , e kur do të bëhet mirë ??!!

Po, atëherë , kur në qeveri do të jenë ata që janë shpirterishtë për një të mirë të popullit, që janë, me zemër për një rrugë drejt Evropes dhe që janë larg pazarlliqeve islame e turko-arabe.

Toka shqiptare është dhe do të mbetet tokë e bekuar nga Zoti, një tokë e krishterë dhe një tokë që i ka dhenë aq shumë krishterimit, që e ka mbrojtur krishtërimin, e sot, mundohen edhe qeveritarët, hoxhallarët, pseudohistorianët e shumë të tjerë t’i japin imazhin e një Pakistani të vogel në zemrën e Evropës.

Një grusht serbësh bëjnë ashtu si duan në veri të Mitrovicës, e askush s´ka se cka ju bënë sepse janë të krishterë, e për 200.000 boshnjak nuk bëri askush shumë sepse ishin muslimanë, e shqiptarët atëhere ishin shumë të distancuar nga arabo-turko-islamët sepse e dinin se pa ndërhyrjen e botës së krishterë nuk do të kishin mundësi të liroheshin nga Serbia, por tash kur janë të lirë, kthehen kah Turqia, islami dhe Arabia duke harruar se vetëm mashtrohen se s´kanë kah shkojnë  vetëm që i sjellin popullit telashe e vetveten e pasurojnë në kurriz të popullit.

Hiqni nga pushteti këta qeveritarë, mbroni historinë e juaj dhe identitetin kombetar, sepse iá kemi borxh kombit, sepse borxhi ndaj kombit nuk paguhet vec me pushkë por edhe me pendë e sot kërkohet panda, fjala dhe realiteti.

Qeveria nuk është mbi Kushtetutën e Kosovës dhe populli ka të drejtë të kërkojë menjiherë dorëheqjen e tyre, sepse me të tillët, nuk ka as Kosovë, as Shqiperi e as tokë e identitet kombetar-shqiptar.



(Vota: 40 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora