E enjte, 28.03.2024, 11:16 PM (GMT)

Mendime

Remzi Basha: Prof. Ymer Berisha (1912-1946)

E shtune, 02.02.2008, 07:30 AM


Prof. YMER BERISHA (1912-1946)

Nga: Prof. Remzi Basha

Pas vrasjes së Bajram Currit (më 1925) dhe shpartallimit të cetës së tij. Shabani mori të birrin dhe u vendosën në Fushë-Krujë, ku bleu tokë e shtëpi. Po atë vit atje kaluan nga Gjurgjevijku i Madh edhe dy vllëzërit e Ymerit- Binaku e Sahiti. Në atë kohë në Fushe- Krujë ishte edhe kushëriri i tyre, Sadik Rama, mjeri me autoritet të madh. Nën përkujdesjen e tij dhe të atit Ymeri kreu shkollën normalle të Elbasanit, pastaj u dërgua edhe në studime universitare në Romë të Italisë. Atje Ymeri kreu edheAkaeminë Ushtarake italiane. Nga Italia u kthye i diplomuar në Fakultetin Histori- Gjeografi dhe epror ushtarak me gradën e majorit. Anipse au kishte tåe kryer Akademinë Ushtarke, nuk pranoi të punonte si ushtarak, por iu përkushtua degës së arsimit, të cilën aq shumë e dashti. Menjëherë filloi punon mësues në fshatrat e rretheve të ndryshme të Shqipërisë: Kruje, Topoje, Kukës, Krumë, Peshkopi, Zercan, Shkodër, Lushn je, Fier, Berat etj. Kudo që punoi dhe kudo që shkoi ishte i mirëpritur dhe i respektuar nga gjithë . Atë e donin tepër nxënësit e tij, e donte kolektivi shkollor, e donte populli.

Duke parë zotësinë e tij ushtarake dhe aftësitë intelektuale, Abaz Kupi (Bazi Canës) e ftoi prof. Ymer Berishën të inkuadrohet udhëheqës ushtarak në partinë e tij LEGALITETI ( e cila tubonte zogistët që luftonin kundër partizanëve- komunistë shqiptarë), por Ymeri nuke pranoj këtë propozim, ngase kishte qëllim të kallonte në Kosovë dhe të vepronte me të gjitha forcat kundër formacioneve partizane cetnike jugosllave që po vrisnin dhe po torturonin popullatën shqiptare të Kosovës.

Profesor Ymer Berisha, bleta nektarin e mlidhte thesarin popullor dhe objektet arkeologjike kudo që punonte e rrinte. Në cdo shkollë ku punoi ai formoi muzeumin shkollor. Materialet që mlodhi nga farë të ndryshme te folklorit. Shumë prej tyre i botoi në ”Visaret e kombit” dhe në të përkoshmet shqiptare.

Pas Prillit te vitit 1939, kur Shqipërinë e okupuan fashistët italiane të Musolinit, prof. Ymer Berisha me axhën Sejdiun kaluan në Kosovë. Në vitin 1941, dr. Rexhep Krasniqi hapi në Prishtinë Normalen- Liceun ”Sami Frashëri”. Ymeri ishte ndër mësimdhënësit e këtij Liceu. Aty më nxënësit dhe me profesorët filluan aktvitetin patriotik për forminin e grupeve që do të inkuadroheshin në mesin e masave popullore për zgjimin gjithekombëtar. Këtë më së miri e ilustron edhe një poezi e tij: ”Të bashkohemi me Shqipëri Tue i mbrojtë kufijtë adtheut, Mu si bijtë e Skenderbeut.”

Me formimin e Lidhjes së Dytë të Prizrenit (16-19 shtator 1943) në Prizren, e cila kishte për qëllim krysor ruajtjen dhe pavarësimin e trojeve etnike shqiptarë nga okupuesit e rinj jugosllavë, që prisnin të hynin në Kosovë në prag të largimit nazifashishtë, patriotët e shumtë shqiptarë aktvitetin e tyre e zgjeruan në cdo trevë kosovare, por okupuesit e rinj komunistë, që në fillim të vitit 1942, filluan të përhapnin ndikimin e tyre edhe në Shqipëri, por formimin e njësiteve partizane shqiptare, dihet nën udhëhegjen e kommunistëve partizanë serbë e malezez si: Dushan Mugosha, Miladin Popoviqi, Vukmanoviq- tempo etj.

Në këtë kohë, aktviteti i patriotëve kosovarë ishte në vlugun më të madh për vënien në jetë të aspiratave që dilnin nga Vendimet e Lidhjes së Dytë të Prizrenit (1943). Prpfessor Ymer Berisha ishte udhëheqës i KNDSH- së, posacërisht për Sektorin nr. 1 të Lëvizjes clirimtare për territorin e Rrafshit të Dukagjinit dhe të Llapushës të quajtur ”BESA KOMBETARE”, në kuadër të së cilës u formuan edhe cetat e armatosuara.
Aktviteti politik e organizativ i professor Ymer Berishës shihej kudo në Kosovës: në Drenicë (në Kuvendin e Skënderajt), në Llapushë ( në kuvendin e Dobërdolit), në Gryke të Garace vës dhe në Luginën mbi Llapcevë ( në formimin e OP ”Besa kombëtare”), në Takimet e organizuara në mallin e Pashtrikut me Muharrem Bajraktarin dhe me Pashuk Bibën etj. Të gjitha këto takime dhe mledhje të ndryshme ishin të një rëndësise të vecante, ngase organizonin bashkëpunimin e njësiteve guerile shqiptare të Kosovës dhe të Shqipërisë Verilindore. Profesor Ymer Berisha ishte edhe me rastin e formimit të cetave kryengritëse shqiptare tåe Ukë Sadikut, Ndue Përlleshit ishte deri në ditën e fundit të vrasjes së tij nga dora tradhtare shqiptare në Herec të Gjakovës, më 11 korrik 1946.



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora