Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Deklaratë nga Bardhyl Mahmuti

| E merkure, 08.06.2011, 06:55 PM |


D E K L A R A T Ë

 

Të dashur shqiptar,

Fillimisht shpreh kënaqësinë time të madhe që këto zgjedhje, për dallim nga të tjerat, kaluan pa asnjë incident të rëndë dhe në një frymë të tolerancës  dhe respektit reciprok.

Bashkimi Demokratik Shqiptar ofroi alternativën e vet, e cila sipas rezultateve zgjedhore, gjeti mbështetje vetëm në një pjesë të vogël të elektoratit shqiptar.

Bashkimit Demokratik për Integrim, si fituese e më shumë mandateve të përfaqësimit të shqiptarëve, i shpreh urimet më të sinqerta dhe i dëshiroj realizimin e premtimeve  elektorale.

Duke qenë bartës i drejtpërdrejtë i projektit të Bashkimit Demokratik Shqiptar, unë bart përgjegjësinë e drejtpërdrejtë të dështimit në këto zgjedhje të parakohshme.

Shfrytëzoj rastin t’i falënderoj të gjithë bashkëpunëtorët e mi për angazhimet e deritanishme dhe të falënderoj të gjithë ata njerëz që dhanë kontributet e tyre në rrugëtimin tonë.

Uroj nga zemra që deputetet e partive që fituan mandatet e përfaqësimit të popullit shqiptar të punojnë në interes të popullit dhe të nxjerrin popullin nga varfëria dhe padrejtësitë e mëdha me të cilat ballafaqohen shqiptarët në Maqedoni.

 

Me respekt,

 

Bardhyl Mahmuti

Tetovë,  6 qershor 2011