E merkure, 15.07.2020, 02:25 AM (GMT+1)

Kulturë

Kuriozitete III

E merkure, 06.06.2007, 08:27 PM


Pse ora është e ndarë në 60 min dhe pse minutat janë të ndarë në 60 sek?

Të parët që e organizuan kohën në këtë mënyrë që është dhe sot kanë qenë babilonasit. Falë tyre viti ishte ndarë në 12 muaj sipas 12 fazave hënore dhe ishte logjike që dita dhe nata të ndaheshin secila në 12 orë duke korresponduar me të 12 fazat e vitit. Presupozohet se kanë qenë po babilonasit ata që e kanë ndarë orën në 60 minuta dhe minutat në 60 sekonda sepse 60 ishte numri më i madh të cilit babilonasit i kishin dhënë një emër.(sistemi gjashtëdhjetor)

Ora dhjetore. Në 1793 u bë një tentativë për të përdorur sistemin dhjetor dhe për orën dhe minutat. Këshilli i Republikës francese vendosi që ditnata të ndahej në 20 orë me nga dhjetë orë secila. Çdo orë të ndahej në 100 minuta dhe çdo minutë në 100 sekonda. Ky sistem filloi në përvjetorin e themelimit të republikës. Viti ishte i përbërë nga 12 muaj me nga 30 ditë dhe 5 ditë shtesë që nuk bënin pjesë tek asnjë muaj në veçanti. Reforma ndikoi dhe në organizimin e javës po në favor të dekadës, tre dekada (tre javë me nga dhjetë ditë secila) bënin një muaj. U prodhuan dhe ora me ndarje dhjetore por pas 13 vjetësh në 31dhjetor 1805 Napoleoni e hodhi poshtë reformën duke e kthyer gjithçka në normalitet. Ora dhjetore u propozua përsëri në 1998 nga Swatch që e quajti Beat për të matur kohën në internet. Dhe ky eksperiment nuk ka funksionuar.

Sa gjuhë fliten në botë?

Aktualisht rreth 6700 më të folurat janë: kinezçja mandarinë, anglishtja, hindishtja/urdu, spanjishtja, rusishtja, arabishtja, portugalishtja, indonezishtja, japonishtja. Përqëndrimi më i madh i gjuhëve të folura gjendet në zonën e Planetit ku ka ka larmi më të madhe kafshësh, bimësh dhe ambientesh. Në pyjet tropikale që zënë rreth 7 për qind të sipërfaqes së tokës ka 36 për qind të grupeve etnolinguistike të botës. Duke parë gjendjen e dhjetvjeçarëve të fundit, brenda shekullit 21 mund të shuhen 90 për qind e gjuhëve të folura.
 
Është e vërtetë që demi tërbohet kur shikon mantelin e kuq?
Demi nuk është i aftë që të dallojë ngjyrat sepse syve të tij i mungojnë qelizat nervore të retinës të afta për të dalluar ngjyrat nga njëra tjetra. Vrapon i tërbuar drejt mantelit të kuq të toreadorit i nxitur nga instikti dhe nga lëvizjet e kundërshtarit të tij. Por egziston dhe një rracë demash e quajtur Brava e cila gjendet vetëm në Spanjë dhe ushtrohet për të manifestuar forcë dhe agresivitet. Zotësia e toreadorit që paguhet 25 mijë euro për garë qëndron në shpërqëndrimin e kafshës që peshon 500 kg duke e rrotulluar mantelin me lëvizje specifike.

A provojnë kafshët kënaqësi seksuale?
Ashtu si tek qëniet njerëzore dhe tek kafshët akti seksual provokon kënaqësi. Të paktën tek vertebrorët meshkuj dhe femra. Kënaqësia është një strategji e natyrës për t’u siguruar që do të ndodhë riprodhimi. Në të vërtetë çiftëzimi kërkon një investim të madh energjik (kërkimin e një femre, ardhjen rrotull saj dhe si përfundim kryerjen e aktit seksual). Sigurisht që tek kafshët nuk ka një kënaqësi koshiente po vetëm një kënaqësi instiktive të pulsionit seksual. Të dy sekset në çiftëzimin e tyre investojnë në mënyra të ndryshme nga pikpamjet, mundësitë dhe nga përfitimet e tyre. Mashkulli që ka më shumë spermatozoide është më i ndjeshëm ndaj stimulimeve dhe nuk e ka të fortë kriterin e përzgjedhjes, ndërsa femra që ka më pak ovula i investon ato në mënyrë më të matur duke hedhur gjithçka në pak çiftëzime, por me meshkuj të një vlere të sigurtë.

Përse qarkullimi hekurudhor është në anën e majtë?
Sepse hekurudha e parë lindi në Angli ku për analogji u adaptua dhe për trenat qarkullimi në anën e majtë që përdorej për trafikun rrugor. Hekurudha e parë e njohur i përket vitit 1801 ndërsa lokomotiva e parë e shpikur nga George Stephenson kaloi mbi binarë mes Stokolmit dhe Darlingtonit në 1825. Gjermanët kundërshtuan. Shumë vende evropianë mes tyre dhe Italia dhe Franca adaptuan për hekurudhat e tyre qarkullimin në të majtë dhe pse karrot dhe karrocat në rrugë ecin në anën e djathtë. Në fillim të erës së rrotullimit, e gjithë teknologjia hekurudhore angleze u adaptua dhe në Evropë deri tek distanca e ndërmjet shinave të trenit prej 1435 milimetrash. Vetëm disa shtete si Gjermania dhe Austia vendosën që t’i lënë trenat të lëvizin në anën e djathtë.


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora