E merkure, 24.04.2024, 02:02 PM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Xhafer Leci: Rihapet shkolla shqipe në Stuttgart

E hene, 06.06.2011, 07:59 PM


 

RIHAPET SHKOLLA SHQIPE NE STUTTGART

 

Nga Xhafer LECI

 

   Nga viti 2004, për mungesë të përsonelit mësimor, ka pasur disa ndërprerje të vogëla për zhvillimin e mësimit plotësues në gjuhën shqipe. 

Në Stuttgart, ideja për formimin e një shoqate nga një grup intelekualësh, me kërkesën dhe përkrahjen e bashkëatdhetarëve tanë, daton nga shtatori i vitit 2010. Më datën 30.01.2011 u themelua Shoqata Shqiptaro-Gjermane “PAVARËSIA”

 

   Në kuadër të Shoqatës “Pavarësia”, me ardhjen e arsimtarëve të rinj, më datën 02.04.2011 rifilloi mësimi plotësues i shkollës shqipe.

 

   Ora e parë e mësimit u zhvillua në lokalet e SHKSH „Pavarësia“Stuttgart, rruga Böblinger Str.203.  Vërehej një optimizëm  i veçantë bashkëpunimi dhe mirëkuptimi. Atmosferë gëzimi dukej në fytyrat e nxënësve, prindërve, arsimtarëve dhe të organizatorëve

   Të pranishëm ishin 35 nxënës. Ky numër tregon interesimin e nxanësëve dhe prindërve për ta vijuar mësimin. 

   Një fjalë e urtë popullore thotë:  "Dita e mirë shihet në mëngjes".

Punën më të madhe për hapjen e kësaj paraleleje e kanë bërë mësimdhënësit, çifti bashkëshortorë Zejnije dhe Zeqir Asllani, të cilët  kanë mbaruar fakultetin e gjuhës dhe letërsisë shqipe në Prishtinë.

 

   Në mbledhjen e Këshillit të prindërve të mbajtur më datën 08.05.2011, u rizgjodhën:

Baki Mustafa, Sadik Shabani dhe Smajl Qelaj.

 

   Fahredin Shala-kryetarë i SHKSH „Pavarësia“, bashkë me Elmi Kastrati dhe Baki Mustafa kanë dhënë një kontributë të madhë në fushën e arsimit  duke dhanë mësimë me ndërprerje të vogla  nga viti 2004-ër e këndej.

 

   Jemi  mirënjohës për punën e mirë që po bëjnë këtu në konsullata e Republikës të Kosovës me seli në Stuttgart, konsulli Faket Kajtazi dhe zëvendëskonsulli Ymer Lladrovci. Diplomatët tanë janë duke punuar mjaft  në fushën e arsimit etj.

 

    SHKSH “Pavarësia” ka shtruar kërkesën dhe së shpejti do të marë përgjigje pozitive nga një shkollë fillore këtu në Stuttgart, për vazhdimin e mësimit plotësues të gjuhës shqipe, ashtu si e kërkonë rregullorja e plan-programeve shkollore, që mësimi duhet mbajtur në klasat e shkollave e jo në lokale të shoqatave..

 

   Jo vetëm kaq, por shoqata jonë ka për synim edhe zhvillimin e aktiviteteve tjera si në fushën e sportit, artit, kulturës etj.

 

   Veprimtarët e palodhshëm: Baki Mustafa, Zeqir Asllani, Sami Osmani, Hetem Llapatinca,  Shaban Çelaj e tjerë, kanë gjetur një gjuhë të përbashkët me koregrafët

Xhevdet Nikqi dhe Selajdin Bytyçi si dhe me instrumentalistët: Zekë Muriqi e Fahrije Krasniqi, që  së shpejtë të fillojnë përgaditjet për vallëzim etj.

Për këtë është gjetur vendi dhe është caktuar koha ku do të zhvillohen ushtrime.

 

    Ftojmë të gjithë mërgimtarët tanë në Stuttgart dhe rrethinë, ata që kanë mundësi, vullnet dhe dëshirë, për bashkëpunim, për të mirën e vendit dhe të popullit tonë.

 

Stuttgart, 03.06.2011



(Vota: 13 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Abaz Pllana: Për herë të parë në Takimet Konsullore Shqipëria zgjon interesin e vizitorëve Murat Gecaj: Synime dhe gatishmëri për bashkëpunim të ndërsjelltë Xhevat Muqaku: Mbrëmje artistike dhe Promovim i veprave të Isak Gutës në Kreuzlingen Kujtim Mateli: Shkolla e mesme “Sami Frashëri” - emblema e qytetarisë përmetare Fazli Maloku: Buka e larë me lot! Lirim Mezini: Ne nderim te viktimave te terrorit komunist Pëllumb Gorica: Të lexosh në sy madhështinë e detit të jetës Eduard M. Dilo: P?rkujtohet n? Clifton NJ Revolta e Spaçit n? Qaf' Barit Muharrem Sfarqa: Degët e LDK-së në Perëndim, përkrahje e fuqishme Isa Mustafës Xhafer Leci: Pushteti titoisto-komunist kishte për qëllim likuidimin e gjithë patriotëve shqiptarë Xhafer Leci: Manifestim në mbrojtje të të drejtave të refugjatëve Speciale nga vizita e delegacionit “Nermin Vlora Falaschi” në Kinë 21-28 mars 2011 Pëllumb Gorica: Libra me mesazhe të qarta teorike dhe praktike për shkollat Idriz Zeqiraj: Veprojnë mbi baza kombëtare dhe në fyrmën rugoviane Gjon Neçaj: Takimet letrare ‘’Azem Shkreli 2011’’ Pëllumb Gorica: Në troje arbërore me historinë dhe peisazhin Rudi Berisha: Mitingu i poezisë Gjakovë – 2011 Pal Sokoli: U mbajt akademia përkujtimore për heroin kombëtar, Sali Çekaj Asllan Dibrani: Diaspora Shqiptare në Gjermani e shqetësuar për gjendjen aktuale gjithëkombëtare! Baki Ymeri: Shqipëria e ringjalli Naum Veqilharxhin në Brailë

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora