Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Xhafer Leci: Rihapet shkolla shqipe në Stuttgart

| E hene, 06.06.2011, 07:59 PM |


 

RIHAPET SHKOLLA SHQIPE NE STUTTGART

 

Nga Xhafer LECI

 

   Nga viti 2004, për mungesë të përsonelit mësimor, ka pasur disa ndërprerje të vogëla për zhvillimin e mësimit plotësues në gjuhën shqipe. 

Në Stuttgart, ideja për formimin e një shoqate nga një grup intelekualësh, me kërkesën dhe përkrahjen e bashkëatdhetarëve tanë, daton nga shtatori i vitit 2010. Më datën 30.01.2011 u themelua Shoqata Shqiptaro-Gjermane “PAVARËSIA”

 

   Në kuadër të Shoqatës “Pavarësia”, me ardhjen e arsimtarëve të rinj, më datën 02.04.2011 rifilloi mësimi plotësues i shkollës shqipe.

 

   Ora e parë e mësimit u zhvillua në lokalet e SHKSH „Pavarësia“Stuttgart, rruga Böblinger Str.203.  Vërehej një optimizëm  i veçantë bashkëpunimi dhe mirëkuptimi. Atmosferë gëzimi dukej në fytyrat e nxënësve, prindërve, arsimtarëve dhe të organizatorëve

   Të pranishëm ishin 35 nxënës. Ky numër tregon interesimin e nxanësëve dhe prindërve për ta vijuar mësimin. 

   Një fjalë e urtë popullore thotë:  "Dita e mirë shihet në mëngjes".

Punën më të madhe për hapjen e kësaj paraleleje e kanë bërë mësimdhënësit, çifti bashkëshortorë Zejnije dhe Zeqir Asllani, të cilët  kanë mbaruar fakultetin e gjuhës dhe letërsisë shqipe në Prishtinë.

 

   Në mbledhjen e Këshillit të prindërve të mbajtur më datën 08.05.2011, u rizgjodhën:

Baki Mustafa, Sadik Shabani dhe Smajl Qelaj.

 

   Fahredin Shala-kryetarë i SHKSH „Pavarësia“, bashkë me Elmi Kastrati dhe Baki Mustafa kanë dhënë një kontributë të madhë në fushën e arsimit  duke dhanë mësimë me ndërprerje të vogla  nga viti 2004-ër e këndej.

 

   Jemi  mirënjohës për punën e mirë që po bëjnë këtu në konsullata e Republikës të Kosovës me seli në Stuttgart, konsulli Faket Kajtazi dhe zëvendëskonsulli Ymer Lladrovci. Diplomatët tanë janë duke punuar mjaft  në fushën e arsimit etj.

 

    SHKSH “Pavarësia” ka shtruar kërkesën dhe së shpejti do të marë përgjigje pozitive nga një shkollë fillore këtu në Stuttgart, për vazhdimin e mësimit plotësues të gjuhës shqipe, ashtu si e kërkonë rregullorja e plan-programeve shkollore, që mësimi duhet mbajtur në klasat e shkollave e jo në lokale të shoqatave..

 

   Jo vetëm kaq, por shoqata jonë ka për synim edhe zhvillimin e aktiviteteve tjera si në fushën e sportit, artit, kulturës etj.

 

   Veprimtarët e palodhshëm: Baki Mustafa, Zeqir Asllani, Sami Osmani, Hetem Llapatinca,  Shaban Çelaj e tjerë, kanë gjetur një gjuhë të përbashkët me koregrafët

Xhevdet Nikqi dhe Selajdin Bytyçi si dhe me instrumentalistët: Zekë Muriqi e Fahrije Krasniqi, që  së shpejtë të fillojnë përgaditjet për vallëzim etj.

Për këtë është gjetur vendi dhe është caktuar koha ku do të zhvillohen ushtrime.

 

    Ftojmë të gjithë mërgimtarët tanë në Stuttgart dhe rrethinë, ata që kanë mundësi, vullnet dhe dëshirë, për bashkëpunim, për të mirën e vendit dhe të popullit tonë.

 

Stuttgart, 03.06.2011