Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Fritz Radovani: Një ëndërr me sy çelur e ‘’socialist ëve’’...

| E hene, 06.06.2011, 07:58 PM |


Nga: Fritz RADOVANI:

 

99.99% 99.99% 99.99% 99.99% 99.99% 99.99% 99.99%99.99%

99.99% 99.99% 99.99% 99.99%...

Tiranë, Qershor 2+...2009.99...=2011...%

 

“NJË ËNDËRR  ME  SY  ÇELUR  E  “SOCIALISTËVE”...

  SHTRATIN  E  QELBIT  KOMUNIST,

  REPUBLIKËN  E  SHQIPËRISË !”...

 

“Zot bane zgjandërr!” A thue kanë mbetë 99 komunista në gjithë Tiranën?! Dikush mendon se janë 9.99, dikush tjetër thotë “2009”, ndërsa, Nexhmija thotë 0.99, sigurisht tue numrue vetën që bashkë me Ramizin nuk bajnë ma as 1.99! Ramizi thotë: “Ç’thua moj e gjorë, po nëntëqintenëntëdhjetënëntë spijun ruajnë shtëpinë time o dërzezë, që paguan shteti, pa leri të tjerët po, për ke do votojnë ata, për të zezën e tyre e të tonën po mos të votojnë për komunistët, desha të them për “socialistët”, e harruan Katovicën ata!?...”

– “Po, po, por nuk është më ajo kohë kur kërcitnin kokrrat në kutitë boshe, aherë u jepnim plumbin atyre maskarenjëve, po tani kanë ndryshuar kohrat!”

        Jo, jo, të dukët ty, se as koha as né nuk kemi ndryshuar fare!...Jemi të fortë!

        Mirë po e di o Ramiz aga, dëgjo ç’thotë Nexhmije gjada!”...thotë Populli!...

        Më bëhet një çikë merak, se mbrëmë pashë në ëndërr Everin duke u llafosur në një divan ké shtëpia e re, sikur ishim ende ke bloku, tek pishina, ay, Tuk Jakova dhe Nakua. Prisnin një habër nga Qemal Stafa. Që të dijë Qemali se kush e ka gëdhtitur, nuk ma merr mendja!?...

        Leri or budallalliqet e ëndrrat, po sikur të vinë çdo natë tek ne në ëndrra sa vetë kemi përcjellur andejza....do mbushej salla e kongreseve me to!...

        Ku e di unë e gjora, po më bëri merak një çikë se duke u llafosur, sikur i hanin njëri tjatrit veshët dhe, pasi u gjakosën hynë për tu larë...ujët thonë se sjell keq!..

        Jo, ore, po kushdi si të ka vatur mendja kur ke rënë për të fjetur ke Qemali?...

        Ç’thua ore, të thuaç ke Nakua, hajde, disi shkon, po Qemali vate me gusht...

        Pa më thuaj një çikë, ç’të thonin ata, të keqen, tani që edhe Everi nuk është?...

        Ah ç’je ti o Ramiz, një “shitan” siç, thonë shkodrjanët...

        Po ke kam shituar unë ore? Jo “shitan”, se shitan i thonë atij që të shiton, por “shejtan” ose dreq më mire thonë nga Shkodra!

        Pse pak shitove ti, po kush e shitoi Hysniun e Kadriun, pa lëre Abdylin, Koçon, Mehmetin e Feqorrin e ca lakenjë që vërtiteshin duke rrahur gjoksin, qelbanikët, ke parë; se duroja dot atë labin e Mallakastrës kur shiste mend bilez, dhe në sytë e Everit, sikur, vërte ay e kish bërë luftën, ai maskara…

        Po prandaj e qerova at pleh, shoku Ever mëmzi qendronte në shtrat me sy mbyllur jo, më, dhe të dëgjonte atë qen duke llomotitur!

        Vërte’sa i sëmurë qè atë vakt, zgjohej natën...thonte mjeku është somnambull, ç’ne, ay shihtë atë maskarenj duke hipur në kulltukun e tija, ay thonte se i dukët Everit, po jo se ka njëri në dhomë...Të kujtohet kur të çoi në Paris ke Hysniu? Nuk ishte kllapi jo, ay vërtetë donte ti zinte vëndin...Ky qelbësira tjatër duke i bërë lajka ke varri: “Si ike kur na u doje më shumë se kurrë!” Sikur na u shua gjithë dynjaja!...Dhe, e di si thonte ajo shtriga Fiqo lezbia nga cmira që Everi fliste bukur, “Sikur, ky imi të kishte dhe gjuhën e tëndit, kush do ishte si mua?!” Mirë ua bëre zagarve, ashtu e lipnin.... Po u kujtuam vonë, ç’e do?!

        Ah sikur, të ishim edhe njëherë para zgjedhjeve të dhjetorit të 45-sës?!..

        E çdo bëje, i harrove anglo – amerikanët?!

        Pa lëri ore anglo – amerikanët, ata na dhanë pushtetin, me një grusht napolona floriri e kyqnin gojën, po gaboi ahere Everi, ishte endè i rinj, në 46-tën ia hyri reformës agrare, shpërndau tokat e bejlerëve, e prishi Titua me to, pastaj pas tre vjetësh, hajde tani hyni në kooperativë, u prish dhe me leckamanët e zgjebosur pa patur fare sebep...I kish ca gjëra në kokë, i mençur po, i pata thënë mos u zë besë Dem Xhepës, Miladinit e Dushanit, po mblidh floririn e epjau këtire, se për para këta vrasin baballarët e tyre, po nuk i vuri vesh fjalës sime...

        Një mendimi paskemi qenur, po mos të kishim paratë në bankat e tyre, sot ku shkonim neve, ata para na shpëtuan... Po, Tuku, bëzani ndonjë llafe?

        Jo, veç shikonte Everin siç e shikonte ahere, mori një shami e i fshiri hundët...

        Tukoooo, s’e paske harruar zakonin e vjetër, edhe ahere pata kujtuar se po më zë frymën e unë të mora shpirtin...qeshi ay, duke i thënë i gajasur Everi ashtu...

        Ai vetëm pohoi me kokë dhe i tha, nuk ka gjë Ever, të rrojë partia!...

        Si u çua më këmbë o Ramiz, ku e mori takatin, me grushtin lartë ke koka, sikur të ishte në tribunën e Kongresit, veç thirri: “Plumbin ballit tradhëtarëve!” dhe, mënjëherë u suall nga unë dhe më tha: “Më sill nallanët Nexhmije!”. Unë edhe kisha frikë t’ia sillnja, se thonë po i çove shapkat shkon edhe ti shpejtë, po mos t’ia çoja s’ma mbante, kisha rënë në pikë të hallit, veç e pyesja: “Po ç’të duhën nallanët o Everooo, ne jemi rrëthuar në tapet sa andej këndej?!

        Më duhën Nexhmije, më duhën...se po erdhi në këte Kongres Hrushovi dhe po guxoi të heq këpucët, siç bëri në OKB, do të zë t’i bije mu lulës ballit atij qafir qafiri me nallane, pa mi sill ti kem në këmbë!

        Po, pse Nexhmije, vazhdojnë edhe atje me kongrese e plenume partie?!

        Si jo, po atje është gjithë “Partia”, kush ka mbetur këtu?

        Po, të ka thënë ndonjëherë Everi, mblidhën të gjithë së bashku atje?

        Si jo, por jo të veshur, janë të çveshur dhe të zhytur në ujë deri mbi kërthizë...

        Qenkan në fresk të paktën, jo siç predikonin priftërinjtë e hoxhallarët në zjarr!

        Jo, o Ramiz, jo, edhe unë kur e kam parë të çveshur, i shikova lëkurën mos e ka me flluska – flluska nga zjarri por, pastaj më tregoi se mbasi zhytën në ujë, aty është ujët i vluar dhe mbasi i urdhërojnë ata të mëdhenjtë dalin sipër dhe u bie lëkura, pastaj i lyejnë me një krem që ka erën e keqe dhe, iu shkon gjithë koha duke u kruar...aqsa shpesh marrim ferra për tu ngopur...

        Po më të mëdhenjtë kush ishin Nexhmije, të tregoi Everi?

        Po, ndërrohën me turne. Marksi, Lenini, Tito, ky taliani i qelbur, Berlinguer, Toliati, e ca nga Kina, po ato nuk i kujtonte se janë të gjithë një surrat.Për Maon  tregoi që i kish thënë Teni, vazhdon të notojë, sa i afrohet bregut e mbulon balta dhe nuk e le të dalë, po vuan i gjori nga krokodilët...i vërsulën shumë...

        Po Tenin e pate njohur ti, ish burrë i zgjuar!?

        Si jo, herën e parë mu bë si gjarpër kur po llafosja me te, unë e pyata, po ç’u bëre ore...ay qeshi, ish lidhur për këmbët e mija e thonte: “Sa të bu-ku-ra i ké!”. Ik or dreq se po të sheh Everi e po bëhët sherr për hiç gjë...e kisha siklet ashtu si gjarpër, kur mi lëpinte këmbët me atë gjuhë si gjilpera të ftohta...

        Po Stalini nuk ishte?...

        Stalini, tha është, po Stalini, vazhdon me qënë i ballsamosur...e sipër i mbuluar me krimba të mëdhenj, ku çokasin vazhdimisht ca shpend që shqyejnë bashkë me krimba edhë lëkurën..., po sikletin më të madh e kish kur i çokasin mustaqët, se nuk lëviz dot duartë e ngrira sikur ke mauzoleumi...

        O bo boooo, ajo qenka se ç’qenka, të paktën Everi kësaj i paska shpëtuar, e sheh kur thonje ti Nexhmije, ta ballsamosim...

        Jo o Ramiz, nuk i ka shpëtuar, nuk i shpëton dot ati tmerri, po këta që kanë ikur më parë (se akoma nuk më bëhët për ti thënë “kanë ngordhur”, se fjala “vdekur” nuk duhët përdoruar kurrë, se u shtohën vuajtjet), këtyre u vjen radha pas ca e ca vitësh që shkojnë që këtej shefat e kuadrit dhe plotësojnë edhe gjërat e harruara, pastaj, i ballsamosin dhe i ngrijnë duke i karbonizuar me zjarr...

        Po ç’thua, o derzezë, po edhe atje i plotësojnë “dosje”?!..

        Si jo, atë kishte frikë shumë Everi, se mësa kishte marrur vesh, “dosjën” këtija ishte duke ia plotësuar një maskara, shef kuadri i Ministrisë së Brendshme, që ki e ka pushkatuar njëherësh me Kadriun, se Koçin e ka gjetur të ballsamosur...

        Po, të kujtohet emri i këtija shefit?

        Jo, o Ramiz, po ku të më kujtohët, sa si ay janë nisur andeja...më dukët se ka qenë nga ata shokët çam që pat ngritur Everi më përgjegjësi...

        Mos ishte Hilmi Seiti?

        Jo, ore, ku e merr t’ishte Hilmiu, ai nuk do fliste, se sa priftërinjt i ka masakruar pa pjetur Everin, do ti dilnin të palarat e tija...po më sa kujtoj ka përmendur një shok të Temës, po dhe ky vetë Everi flet si nëpër dhëmbë, se i kanë rënë edhe protezat e i kanë dalur ca ferra që i ngulitën në qellzë dhe i mbyllin gojën...po, siç, më ka treguar, ka dhimbje të forta kur kafshon...

        Po ke kafshon atje, i japin për të ngrenë?

        Si jo, ca gjellra si zehëri, të forta, të pa ziera dhe shumë të ngrohta. Ky dhe është mësuar në dhjetë vitët e fundit t’ ia mkoja ushqimin unë, nuk di ç’të thëm!

        Po gjëra të lëngta a përdorin atje Nexhmije?

        Si jo, ca lloje alkooli të prodhuara nga koreanët e vietnamezët me rrënjë të ca lloje frutash që djegin gjithë trupin përbrenda, aqsa të bëjnë për ti parë në atë çast në ëndërr ty që je këndej, bilez, po të dolli gjumi edhe ti je i djersitur...më ka ndodhur mua disa herë, u zgjoja e bërë lamë ujë në dyshek!...

        Jo, ore, po më ka ndodhur edhe mua moj Nexhi, po kam kujtuar të të thëm të vërtetën, se më kish shpëtuar pipija...

        Jo, o Ramiz, po do të kenë menduar dikush për ato që keni bërë së bashku këtu!

        E pamundur, veç Everit, nuk i di kush punët e mia, unë çdo vrasje e kam bërë me pëlqimin e tija. Pa thënë ai bëre, unë as pipinë nuk kam shkuar ta bëjë... Harrove kur thonte: “E dua Ramizin, se pa pjetur mua nuk shkon as në wc!”, sëpse, ata që guxuan të shkonin pa “pjetur” ate, nuk këthenin më në tryezë...

Kushedi sa herë Nexhmije, kam mbushur brekët, për t’mos i ndërprerë fjalën. Se kisha frikë se duke i prerë mendimin, po ndryshon edhe vëndimin e tija, kur ai donte për të “përcjellur” ndonjë si puna e Beqirit apo Mihallaqit...të kujtohët, kur donte të zhdukë Liri Belishovën, harroi ku e kishte fjalën, dhe kur u kujtua se dikend kishte ndër mend...po nuk i kujtohej se ke, asnjërit nuk na e mbante ti themi se, ishte fjala për Lirinë...se tamam kështu, pat ndodhur me Liri Gegën...

Mbasi u pushkatua Liria, Everi na thonte: “Unë nuk flisnja për Liri Gegën,     as nuk kam dhenë urdhër, se dy ditë para kur erdhi në zyrë, unë i pata thëne, ulu e pusho pak se të qenka rritur barku, po me kë e ke moj e gjorë dhe, ajo, i ishte përgjigjur: “E di partia!”. Everit i kish mbetur hatëri, sësi mund të dinë partia keto gjëra kaq më rëndësi pa i ditur unë?...Ndërsa kur donte të jepte urdhër për te, është e vërtetë që Everi po fliste sësi amerikanët kanë vrarë “lirinë” e sa e sa vëndeve nga Azia e Afrika...dhe, ju duhët të vrisni “lirinë” e amerikanëve....

   Po, këte e kujtoj mirë Ramiz, se ne nuk dinim kujt ti vemë gishtin për “lirinë” e       amerikanëve dhe vëndosëm unanimisht për Liri Gegën, ndërsa Liri Belishovën e lamë për sovjetikët...

        Sa mirë i mba mend o Nexhmije, as unë që i kam bërë të gjitha më te dhe nuk i kujtoj kaq imtësisht?!... Ke akoma mendjën e freskët...

        Jo, jo nuk më ka lënë takati, siç kujtojnë ca maskarenjë, ca “demokratë”, si puna e Sejfullahit...edhe donte “demokristjane” qerratai, po na bëri shërbim të mirë, se pushkatuam mjaft për atë sebep... Vërtetë, ku ra puna e Sejfullahit, a e kanë dekoruar tani këto palaçot?!...

        Mësa di unë jo, po kush i mba mend dekoratat e tyre? Ata nuk i kujtojnë as ato që i japin po, as ata që i marrin…lexova njëditë, që pothuaj nuk lexoj kurrë se çfarë shkruajnë gazetat, një të pushkatuar e ka dekoruar Saliu, ndërsa hetuesin ekzekutues të tij e ka dekoruar Bamiri, Ymer Nishanin që ka vrarë qindra vetë, pa lëri sa kosovarët në 45-sën, e dekoron Saliu, e Bamiri, shkon edhe në Turqi me 28 nëntor 2008, dhe takohët me kosovarët e dëbuar atje nga Titua...Thëm të drejtën nuk e merr vesh më qeni të zotin, se i zoti qenin e vet nuk e njeh më!...

        Ay Haxhiu një copë injorant ishte, po nuk bënte budallalliqe, si puna e këtire, ai vërtetë para se të vinte një firmë pyeste për çdo gjë Everin, po shumë gjëra ia priste kopaçja, kur ishte për të firmosur ndonjë pushkatim, ai nuk hezitonte se, duhët apo nuk duhët firmuar.... “E nisme edhe...shoku Ever!”, qeshej...vinte për ta gëzuar Everin se qeruam edhe një...! Haxhiu e donte shumë, apo jo Ramiz?

        Po edhe Everi e deshti atë, 40 vjet fare kot e quajti President!?

        Asgjë o Ramiz, nuk i kemi bërë këtij mileti se çfarë ka lipur!?... Ka të drejtë ajo Pranvera ime kur, thotë se, u zgjuan kafshët!...

        A s’thua shyqyr që s’janë zgjuar!...Po kush do votonte për ne po t’ishin zgjuar? E di, çfarë na priste ne, po të kishin sytë e hapur kur shkojnë tek kutiat e votimit dhe qendrat e tyre për të votuar për të tanët? Harrove ti...

        Unë, jo, nuk kam harruar, por shyqyr që kanë harruar ata! Ta lemë tani bisedën se, për dreq po zgjohën...Gjumin e ëmbël edhe ti...po kujdes mos të “djersitësh” sonte, se kemi kujtuar mjaft gjëra “të bukura” të rinisë sonë!!...

        Ishallah, Nexhmije, nuk po shoh vetën në mbledhjet e Byrosë, kur mbushja brekët, ... se tani nuk ka as kush t’mi lajë...u plakëm...ti nuk lanë dot as të tuat!...

        Jo, Ramiz, ...harrove kur vizituam atë fabrikën e mbathjëve që punon vetëm për mua në Francë, sipas modës së re pariziane të ditës, bilez, ti more një kostum banjoje të shkurtër si pantollët që vishje kur kaloje dikur djalë i rinj nga Parruca, a sheh si i di dhe lagjët e Shkodrës, mor qerrata...dhe thua nuk i do shkodrjanët ....unë, gjithënjë vishëm me të reja, por sidomos këto ditë i ndryshoj përditë me modën e re...jemi para rezultatit të votimëve!...

        Suksese, natën e mirë!

        Gjumë t’ëmbël...Natën e mirë!...Edhe këte herë kemi fituar!...

 

Melbourne, 2011.