E shtune, 20.04.2024, 08:56 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Haxhinasto: As ndarje të Kosovës, as shkëmbim territoresh me Serbinë

E hene, 06.06.2011, 10:21 AM


Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, njëherësh edhe zëvendëskryeministër, Edmond Haxhinasto, ka hedhur poshtë tezat e qarqeve serbe për ndarje të Kosovës apo shkëmbime territoresh. Ai ka thënë se këto ide janë një shprehje e tezave të vjetra, arkaike të dështuara tashmë në rajonin e Ballkanit. “Mendoj se këtyre tezave nuk duhet t`iu japim rëndësi nga kushdo që të vijnë”.

 

“Ne jemi shprehur gjithmonë kundër këtyre tezave, ato janë një shprehje e tezave të vjetra, arkaike të dështuara tashmë në rajonin e Ballkanit. Shkëmbim territorresh do të thotë të krijojmë shtete etnikisht të pastra, të ndryshojmë kufijtë”, ka thënë Haxhinasto në një intervistë për TVSH-në. Sipas tij, këto teza kanë një histori shumë të dhimbshme në Ballkan, nuk janë aspak në përputhje me frymën e përgjithshme të rajonit, me procesin integrues të të gjithë vendeve të Ballkanit, me frymën e miqësisë që ekziston dhe që po forcohet çdo ditë midis vendeve të ndyshme të rajonit.

 

“Pra janë teza të cilat janë kundër kësaj fryme, dhunojnë procesin integrues të secilit vend, janë jo produktive dhe të dëmshme për secilin vend që i promovon apo i mbështet ato. Mendoj se nuk duhet t`i japim rëndësi nga kushdo që të vijnë. Por diçka është e qartë, që integriteti i Kosovës, mosndarja e saj, moskthimi i saj para vitit `99, mosbashkimi i saj me një shtet tjetër, kanë qenë në themel të pavarësimit të saj. Ky ka qenë objektivi i madh i shqiptarëve të Kosovës dhe gjithë shqiptarëve të rajonit dhe për këtë punojmë dhe sot e kësaj dite, me qëllim që të ndihmojmë sa më shumë njohjet e reja të Kosovës, të statusit të pavarësisë që ajo ka fituar”.

 

“Sigurisht nuk mund të devijojmë, të ndryshojmë kodin, kornizën, themelet e pavarësisë së Kosovës dhe të krijojmë një problem, i cili do ishte krejtësisht i panevojshëm dhe nuk do t`i shërbente aspak Kosovës, por do t`i shërbente atyre qarqeve anti-shqiptare, të cilat përpiqen me të gjithë mënyrat, me fushata të herëpashershme për të dëmtuar një profil të ri, një imazh të ri që kanë shqiptarët në rajon, si një komb kostruktiv, paqedashës, bashkëpunues e tolerant. Një komb që dëshiron të gëzojë të drejtat e tij dhe të angazhohet në një process të mirëfilltë, serioz, cilësor për t`u bërë anëtar i BE-së dhe për t`u bërë qytetar evropian në të gjitha vendet ku ai jeton, duke filluar nga Republika e Shqipërisë, Republika e Kosovës, Maqedonia, Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës”.

 

04/06/2011



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora