| E hene, 06.06.2011, 07:58 PM |
Good Day for a Hanging (1959)
Nga Halit Bogaj
Gjërat komplikohen kur juria nuk ishte e sigurtë se sa dëshmitarë e kishin pare të riun duke e vrarë Sherifin.Në këtë mënyrë Kampbell fillon ta fitojë simpatinë e Lorës dhe të qytetarëve të tjerë të cilët filluan të besonin se ai nuk ishte fajtor.
Filmi ka të ngjarë shumë me filmin e Fred Cinemanit’’Pikërisht në mesditë’’në të cilin Kejn/Gari Kuper/ është i ngjashëm me Ben Katlerin e këtij filmi..
Regjisori Natan Juran nuk ishte i njohur për zhanrin uestern por me këtë film ka mbetur i paharruar ngase ka realizuar një kyevepër të fuqishme , ku shquhet aktrimi i të gjithëve e sidomos ai i veteranit Fred Mak Murej dhe roli ii Robert Vonit të ri të cilin nuk mund ta harrojmë kurrë as nga filmi’’Shtatë madhështorët’’, njëri nga personazhet e Shtatëshes legjendare së cilës i printe Krisi/Jul Bryner/.
Ky film është krijuar me një realizëm të madh ngase nuk ka ngjashmëri me filma të tjerë kur protagonsiti kryesor i vret disa keqbërës pa i hyrë asnjë therrë në këmbë.Ben Katler gjatë aksionit të tij jetik është në gjendje të vështirë psikologjike ngase duhej që edhe një herë të përballej me kqebërësin i cili ishte pjestar i bandës por edhe i dashuri i vajzës së tij.I tërë qyteti priste prej tij se si do të vepronte.
Në film na mahnit edhe aktorja Xhoan Blekmanit/Lora/ e cila simpatizonte kriminelin e ri por që as ajo nuk e kishte ditur se njëmend ai e kishte vrarë Sherifin e qytetit. Ajo dukej budallaqe dhe anive saqë e sjell veten në atë gjendje , që nga verbëria e vetë, të rrahej edhe nga babai i saj. Lora nuk ishte djallëzore, por në shpirtin e saj buronte fisnikria dhe besimi i thellë se i dashuri i saj nuk e kishte bërë atë krim.Ky film na tregon shumçka nga ana e errët e natyrës njerëzore, siç është ajo e vrasësit i cili arrin që në mënyrë të përsosur ta fshehë krimin e tij.