E enjte, 28.03.2024, 03:40 PM (GMT)

Kulturë

Halit Bogaj: Good Day for a Hanging (1959)

E hene, 06.06.2011, 06:58 PM


Good Day for a Hanging (1959)

 

Nga Halit Bogaj

 

Banka e qytetit Springdale ishte rrethuar dhe plaçkitur nga një bandë e armatosur anëtar i së cilës ishte edhe Edi Kampbell/Robert Von/, një banor resident i atij qyteti i cili gjatë plaçkitjes së bankës e kishte vrarë Sherifin  Hiram Kejn/Emil G.Mejer/. Ai kishte qenë jetim dhe kishte mbetur nën përkujdesjen e një ish njeriu të ligjit Ben Katler/Fred Mak Murej/.Qyteti ishte ngritur në këmbë për ta dënuar Ed Kampbelin por atij i besonte e dashura e tij Lora/Xhoan Blekman/ e cila ishte e bija e Ben Katlerit.Ajo besonte në mënyrë të verbër në pafajësinë e të dashurit të saj por fatkeqësisht ashtu besonte edhe Megi, e fejuara e Ben Katlerit ngase ai ishte i ndarë nga gruaja e parë.

 

Gjërat komplikohen kur juria nuk ishte e sigurtë se sa dëshmitarë e kishin pare të riun duke e vrarë Sherifin.Në këtë mënyrë Kampbell fillon ta fitojë simpatinë e Lorës dhe të qytetarëve të tjerë të cilët filluan të besonin se ai nuk ishte fajtor.

 

Filmi ka të ngjarë shumë me filmin e Fred Cinemanit’’Pikërisht në mesditë’’në të cilin Kejn/Gari Kuper/ është i ngjashëm me Ben Katlerin e këtij filmi..

 

Regjisori Natan Juran nuk ishte i njohur për zhanrin uestern por me këtë film ka mbetur i paharruar ngase ka realizuar një kyevepër të fuqishme , ku shquhet aktrimi i të gjithëve e sidomos ai i  veteranit Fred Mak Murej dhe roli ii Robert Vonit të ri të cilin nuk mund ta harrojmë kurrë as nga filmi’’Shtatë madhështorët’’, njëri nga personazhet e Shtatëshes legjendare së cilës i printe Krisi/Jul Bryner/.

 

Ky film është krijuar me një realizëm të madh ngase nuk ka ngjashmëri me filma të tjerë kur protagonsiti kryesor i vret disa keqbërës pa i hyrë asnjë therrë në këmbë.Ben Katler gjatë aksionit të tij jetik është në gjendje të vështirë psikologjike ngase duhej që edhe një herë të përballej me kqebërësin i  cili ishte pjestar i bandës por edhe i dashuri i vajzës së tij.I tërë qyteti priste prej tij se si do të vepronte.

 

Në film na mahnit edhe aktorja Xhoan Blekmanit/Lora/ e cila simpatizonte kriminelin e ri por që  as ajo nuk e kishte ditur se njëmend ai e kishte vrarë Sherifin e qytetit. Ajo dukej budallaqe dhe anive saqë e sjell veten në atë gjendje , që nga verbëria e vetë, të rrahej edhe nga babai i saj. Lora nuk ishte djallëzore, por në shpirtin e saj buronte fisnikria dhe besimi i thellë se i dashuri i saj nuk e kishte bërë atë krim.Ky film na tregon shumçka nga ana e errët e natyrës njerëzore, siç është ajo e vrasësit i  cili arrin që në mënyrë të përsosur ta fshehë krimin e tij.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora