E premte, 19.04.2024, 11:19 PM (GMT+1)

Mendime

Kastriot Myftaraj: Çmenduria incestuoze, mallkimi historik i elitës politike shqiptare

E shtune, 02.02.2008, 09:47 AM


Çmenduria incestuoze, mallkimi historik i elitës politike shqiptare       
 
Nga Kastriot Myftaraj

Kur lexon kujtimet e Eqerem bej Vlorës, habitesh që ky njeri me kaq erudicion dhe sens vëzhgues, thotë si për një gjë të natyrshme se ai u martua me kushërirën e parë dhe me të pati dhe fëmijë.Eqerem bej Vlora, sigurisht që i njihte të këqijat e incestit, dhe megjithatë ai e bëri këtë martesë. A thua se ai vepronte si marionetë e komanduar nga një forcë okulte që ishte një mallkim që e ndiqte pas aristokracinë muslimane shqiptare të kohës osmane, ashtu siç kishte bërë dhe babai i tij dhe paraardhësit e tij. Gjenealogjia incestuoze ka qenë një mallkim i familjeve aristokratike osmane shqiptare, familjeve të bejlerëve dhe të pashallarëve, të cilat bënin martesa incestuoze për të mos lejuar që pronat e tyre të binin në duart e njerëzve jashtë fisit dhe rrethit të krushqisë. Kur u krijua shteti shqiptar, me largimin e Turqisë nga Ballkani, aristokracia osmane shqiptare e mbetur në vend, bejlerët dhe pashallarët, për shkak të gjenealogjisë incestuoze, mund të krijonin fare mirë komunitetin e një klinike psikiatrike, me të gjithë llojet e të sëmurëve, që nga defiçentët, debilët, paranojakët, deri tek njerëzit me çrregullime më te lehta psikike, dhe ata që ishin bartës të sëmundjeve neurodegjenerative që do t’ u shfaqeshin në moshë më të madhe. E keqja e madhe ishte se këta njerëz morën nën kontroll shtetin shqiptar të porsakrijuar, duke qenë se Fuqitë e Mëdha i bënë ata si interlokutorë të tyre në Shqipëri. Ismail Qemal bej Vlora kishte pas një gjenealogji incestuoze dhe duket se ai vdiq nga një sëmundje neurodegjenerative, me shumë gjasë Alzheimer dhe jo i helmuar siç pretendohet. Kur lexon kujtimet e Ismail Qemal bej Vlorës të bën përshtypje paaftësia e tij e madhe për të kujtuar datat, kur kujton ngjarje (veç rasteve kur u bashkëngjit kujtimeve dokumente të hartuara prej tij dikur), shenjë e qartë kjo e një sëmundjeje neurodegjenerative. Turhan Pashë Përmeti, i cili u bë dy herë kryeministër i Shqipërisë, në 1914 dhe në 1918-1920, një tjetër njeri pas të cilit qendronte një gjenealogji incestuoze, shfaqi shenja deliri, dhe vdiq në Itali në gjendje anormale mendore. Për të mjekët thanë se kishte një sëmundje të trashëguar mendore. Edhe pasardhësi i tij në 1920, Sulejman bej Delvina, të cilin fuqitë e mëdha e sollën befasisht nga Stambolli në 1920 për ta katapultuar si kryeministër (ai nuk ishte as i pranishëm në Kongresin e Lushnjës) në vitet e fundit të jetës u shtrua në një klinikë psikiatrike në Itali dhe edhe për të u tha se vuante nga një sëmundje mendore, e cila ishte rënduar kohët e fundit, por ishte duke avancuar prej shumë vjetësh. Faik Konica, një tjetër bej ekcentrik vuante nga një gjendje depresioni. Ai shkruan disa se ishte i detyruar që të merrte narkotikë për të mposhtur depresionin dhe për të mundur të punonte. Faik Konica në një polemikë me një tjetër aristokrat me gjenealogji incestuoze, në një polemikë me Mehdi bej Frashërin thotë se ky i fundit ka qenë i shtruar në çmendinë, ku i kanë vënë këmishën e forcës. Mit’ hat Frashëri shkruan se i ati i Esad pashë Toptanit, ishte i marrë, dhe djemtë e tij për të mos u turpëruar nuk e lejonin të dilte në rrugë, dhe një herë për ta trembur e mbështollën me një rrogoz të lyer me vajguri duke e kërcënuar se do ta digjnin. Ahmet bej Zogu gjithashtu kishte pas vetes një gjenealogji incestuoze dhe vëllain e tij, i cili ishte i marrë, e mbanin larg oborrit mbretëror, në Burgajet. Ahmed Zogu shpesh kalonte nga shpërthimet histerike në depresionin e thellë, dhe sipas të gjitha gjasave duhet të ketë vdekur nga sëmundja e Alzheimerit, që është e trashëgueshme, edhe pse zyrtarisht u tha se vdiq nga kanceri në stomak. Kjo listë mund të bëhet e gjatë me njerëz që kanë drejtuar shtetin shqiptar në vitet 1912-1944. Çmenduria ishte me sa duket një mallkim i elitës aristokratike osmane shqiptare, që sundoi Shqipërinë në shekujt e okupimit osman dhe që sundoi dhe shtetin shqiptar që me krijimin e tij, deri në vitin 1944. Të bëhet të besosh se aristokracinë osmane muslimane shqiptare e zuri mallkimi i aristokracisë katolike shqiptare të periudhës paraturke, e cila mërgoi nga vendi kur ai u okupua nga osmanët. Duket se aristokracia katolike kur braktisi vendin la pas një mallkim për ata që do t’ i uzurponin vendin asaj: U çmendshi dhe ju shoftë raca! Ironia është se edhe kur Shqipëria u bë komuniste, në krye të saj u vu dhe e mbajti pushtetin për 40 vjet, një tjetër njeri me gjenealogji incestuoze, Enver Hoxha. Enver Hoxha kishte lindur në Gjirokastër, ku kishte shumë martesa incestuoze, brenda fisit, mes kushërinjve të afërt, që bëheshin për mos të rënë pronat e fisit në duart e njerëzve të huaj. Pasojat e gjenealogjisë incestuoze shfaqeshin në formën më të skajshme me lindje defiçentësh, ndërsa në forma më pak të rënda, me shfaqje sëmundjesh neurodegjenerative në pleqëri, si Alzheimeri, që shkatërron trurin. Një provë për këtë është emri i një rruge në Gjirokastër që quhet “Sokaku i të Marrëve“, dhe që e ka marrë këtë emër për shkak se aty kanë lindur defiçentë, për shkak të martesave incestuoze mes kushërinjve të afërt, që bëheshin për të ruajtur pronat brenda fisit. Enver Hoxha, në librin e tij “Kujtime të Vegjëlisë” jep një shpjegim se përse i kishte mbetur ky emër kësaj rruge. Ai thotë se kur kishte pyetur nënën e tij, Gjylon, ajo i kishte thënë se ky emër kishte mbetur se atje kishte shumë gurë dhe kur ecnin njerëzit atje bënin zhurmë gurët e sokakut, çka bënte të dukej sikur ecnin të marrët. Por e vërteta ishte ndryshe. Sokaku i të Marrëve ishte vendi ku ishte përqëndrimi më i lartë njerëzve-produkt të gjenealogjive incestuoze, por të tjerë kishte dhe në lagje të tjera të qytetit. Enver Hoxhës në fillim të viteve shtatëdhjetë iu shfaq sëmundja e Alzheimerit, që është një sëmundje neurodegjenerative që degradon trurin, dhe që sipas të gjitha gjasave i erdhi si trashëgimi nga gjnealogjia incestuoze. Enver Hoxha shfaqte luhatje të mëdha në sjellje, shenjë e sigurt kjo se ishte një njeri që trajtohej me barna psikike për të mundur të kishte aftësitë e duhura mendore dhe vetëkontrollin e kërkuar për t’ u shfaqur në publik dhe për të marrë pjesë dhe folur në mbledhje të ndryshme. Nuk është një gjë e rastit që për incestin e elitës shqiptare ka shkruar Ismail Kadare, një shkrimtar që ka lindur në Sokakun e të të Marrëve, në vendlindjen e Enver Hoxhës. Ismail Kadare, në novelën e vet “Kush e solli Doruntinën” ka futur dhe historinë e incestit të Kostandinit me motrën e vet Doruntinën. Sigurisht që flasin personazhet, por ashtu siç i paraqet gjërat Kadare, incesti del një gjë e provuar dhe e kryer, me ato që zbulon ndihmësi i Kapitenit Stres në arkivin e familjes së Kostandinit dhe Doruntinës. Në një dialog të gjatë, ndihmësi i thotë kapiten Stresit se duke shqyrtuar në arkivin e familjes letrat e nënës së Kostandinit dhe Doruntinës, për mikun e saj të vjetër Kontin Topia, ka zbuluar se Zonja Mëmë, siç e quanin, e ve në dijeni kontin për incestin, duke e quajtur “ndjenjë jo të natyrshme të djalit të saj Kostandinit ndaj së motrës Doruntinës”. (f. 126) Është shumë interesante se incesti është e vetmja gjë në novelë që autori ka dashur ta provojë se ka ndodhur vërtet, gjë që nuk e bën qartësisht me atë se kush e solli Doruntinën. Kështu, më tutje, në të njëjtën bisedë, ndihmësi i thotë kapitenit: “Hollësira të tjera në letër në letër nuk ka, por po ta lidhim këtë me të tjera fakte nga letrat e mëvonshme, e sidomos me përgjigjen e kontit Topia, del e qartë se kemi të bëjmë me një prirje incesti të vëllait ndaj motrës”. (Ismail Kadare: “Kush e solli Doruntinën”, “Gjakftohtësia”, “Naim Frashëri”, Tiranë 1980, f. 126) Dhe si për të dashur ta provojë përfundimisht se incesti ka ndodhur, Kadare tregon dhe për një incident që kishte ndodhur në dasmën e Doruntinës, dhe që ndihmësi ia sjell si provë shefit të vet, Stresit: “Që incidenti nuk u vu re nga të tjerët, ose edhe në u vu re u quajt si një gjë e zakonshme në këso rastesh, kjo ndodhi se njerëzit nuk i dinin rrethanat për të cilat ju fola më lart. Kurse Zonja Mëmë që dinte gjithçka e shpjegon e shpjegon atë drejt. Pasi i shkruan kontit se si Kostandini pas ceremonisë së kurorëzimit në kishë kishte qenë si i marrë, se si në kohën e përcjelljes së krushqve ai e kishte shtyrë dhëndrrin që i qe afruar nuses, duke i thënë ‘ajo është akoma imja, kupton imja’ zonja plakë i shkruan mikut të vjetër, se, lavdi zotit, ky ishte telashi i fundit që ajo pati lidhur me çështjen për të cilën ai ishte në dijeni”. (Ismail Kadare: “Kush e solli Doruntinën”, “Gjakftohtësia”, “Naim Frashëri”, Tiranë 1980, f. 128) Me këtë kuptohet se Ismail Kadare do patjetër që ta nxjerrë Kostandinin sikur ka pasur një incest me të motrën, pra që ka pasur marrëdhënie seksuale me të. Pavarësisht se Kadare ve në gojën e kapitenit Stres një kundërshtim të ashpër të kësaj ideje të ndihmësit të tij, megjithatë faktet që sjell ndihmësi janë të qarta dhe të pakundërshtueshme. Nuk mundet që mos të bëhet pyetje se përse Kadare, që e paraqit Kostandinin si ideologun e përpunimit të dokeve shqiptare, dhe posaçërisht të besës, si bazë për shtetformimin e mëvonshëm shqiptar, si njeriun që themeloi një parim të ri moral, me anë të të cilit do t’ u kultivoheshin shqiptarëve virtute, na del si një njeri që ka më të ndyrin e veseve, incestin. Kështu del se sipas Kadaresë shqiptarët nuk duhej ta quanin incestin ves, por virtyt familjar?! Kështu do të priren ta shikojnë këtë gjë të huajt që e njohin njeriun shqiptar me anë të librave të Kadaresë. Kjo është me të vërtetë një situatë frojdiane! Ndihmësi i thotë Stresit se në momentin që nëna hapi derën ajo pësoi traumë ngaqë zbuloi kryerjen e incestit: “Është pikërisht kjo hata që zbuloi nëna plakë para se të hapte portën”. (Ismail Kadare: “Kush e solli Doruntinën”, “Gjakftohtësia”, “Naim Frashëri”, Tiranë 1980, f. 130) Ç’ traumë e ardhur nga një situatë perverse dhe e mbetur në subkoshiencë ka sjellë këto rreshta? Në fakt, e gjithë novela do të kishte vlerë më tepër si një rrëfim i autorit tek një psikoanalist, se si një vepër letrare. E jo më pastaj të quhet kryevepër! Pse ka hyrë Kadare në këtë linjë paranojake frojdiane? Duket se Kadare kërkon që të keqen ta projektojë tek elita kristiane shqiptare paraturke, përfaqësues të së cilës janë Kostandini dhe Doruntina. Pra, Kadare ka dijeni për mallkimin e vjetër dhe e projekton atë tek mallkuesit. Duket se Kadare këtë ves të mëhallës ku ka lindur kërkon ta projektojë mbi gjë kombin shqiptar. Pra, kjo novelë e Kadaresë ka rëndësi për të kuptuar një kod misterioz mendor të elitës shqiptare. Ismail Kadare është me origjinë nga Gjirokastra, dhe ka lindur në mëhallën e quajtur “Sokaku i të marrëve”. Duket se edhe elitën e tashme shqiptare e ndjek pas mallkimi i çmendurisë dhe Edi Rama është provë e kësaj. Si trashëgimtar ilegal i ish-Mbretit Zog, Edi Rama ka në gen gjithë të këqijat e gjenealogjisë incestuoze të këtij të fundit, siç i kam përshkruar më lart. Pra, Edi Ramën e ndjek mallkimi historik që ka rënë mbi elitën osmane shqiptare. Në periudhën e parë kur Edi Rama hyri në politikën e lartë, si ministër në vitet 1998-2000 dhe në vitet e para si kryetar bashkie, ai kishte sjellje që çdo vëzhgues i paanshëm do t’ i konsideronte si shfaqje e një mendjeje të çekuilibruar, deri në patologji histerike, me britma dhe gjeste të pakontrolluara, por që nga ithtarët e tij e tij indulgjentë konsideroheshin si shfaqje e një personaliteti (në kuptimin psikologjik të fjalës) krejt origjinal. Të gjithëve na kujtohet Edi Rama me gjestet e pakontrolluara, britmat, përplasjet e grushteve mbi tryezë para kamerave televizive etj.,etj. Por kur Edi Rama u bë kryetar i PS, sjellja e tij ndryshoi relativisht, duke u zhdukur pothuajse krejt gjestet e pakontrolluara, shpërthimet deri në histeri, ngritjet e pakontrolluara të zërit etj. Kjo gjë mund të ndodhte vetëm si rezultat i një trajtimi të fortë mjekësor psikik, Shumëkush mund ta konsiderojë një spekulim po të thuash se Edi Rama ka bërë trajtime të gjata në klinika të famshme dhe të shtrenjta psikiatrike jashtë vendit. Por e vërteta është se cilido njeri që ka njohuritë më minimale nga psikologjia dhe nga psikiatria, qoftë edhe si lexues amator, e di se një ndryshim i tillë në sjelljen e njeriut nuk mund të bëhet vetëm me autoterapi, aq më tepër në natyra të tilla. Kjo kuptohet dhe nga fakti se Edi Rama kohët e fundit ka filluar ta humbë përsëri vetëkontrollin e tij, duke bërë gjeste të pakontrolluara, duke kaluar në britma të pakontrolluara gjatë fjalës së tij etj. Është domethënëse se kjo gjë, që nuk i ndodhi Edi Ramës në dimrin e vitit të kaluar, kur situata politike ishte shumë më e tensionuar se sot, i ndodh tash, kur situate politike është shumë më e qetë. Kjo mund të shpjegohet vetëm me atë se, për shkak se Edi Rama ka arritur në fazën e mbingopjes nga përdorimi i barnave që i janë dhënë për të përmirësuar shëndetin e tij mendor, mjekët ia kanë ndërprerë barnat së paku për një periudhë, dhe ai e ka humbur përsëri vetëkontrollin relativ. Një cikël tjetër trajtimi me barna duket se është llogaritur të fillojë në prag të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Ndryshimi i sjelljes së Edi Ramës nuk mund të ketë kaluar pa u vënë re nga monitoruesit e huaj, të cilët i ndjekin me vëmendje zhvillimet në Shqipëri, aq më tepër për shkak të situatës në Kosovë dhe në përgjithësi në rajon, për shkak se Edi Rama është kryetari i partisë kryesore të opozitës. Monitoruesit ndërkombëtarë të politikës shqiptare e dinë shumë mirë se në perëndim, njerëz me sjelljen e Edi Ramës përbëjnë raste klinike, që trajtohen në klinika psikiatrike, me barna. Paradoksisht, në Shqipëri, në rastin e Edi Ramës, ajo që do të quhej simptomë e një sëmundjeje psikike, quhet nga shumë njerëz me një eufemizëm, sjellje jokonformiste. Nuk dihet se çfarë do të ndodhë me Edi Ramën në të ardhmen, por duket e sigurt se sjellja e tij nuk mund të përmirësohet pa një trajtim tjetër me medikamente. Problemi është se çdo cikël sjell komplikime më të mëdha. Zakonisht për njerëzit që kanë pasur një gjendje mendore si ajo e Edi Ramës para se të hynte në politikë dhe në një periudhë të gjatë pasi hyri, derisa u bë kryetar partie, dhe që në Perëndim janë të gjithë raste klinike, mjekësia këshillon që t’ u ruhen emocioneve të forta, gjë që nuk mund të ndodhë për një njeri si Edi Rama që është i angazhuar në politikë, aq më tepër në një politikë si ajo shqiptare. 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora