E merkure, 28.10.2020, 11:34 AM (GMT)

Aktualitet

Themelohet në Tiranë Lëvizje intelektuale “Pro Jetës”

E diele, 05.06.2011, 06:51 PM


Një grup intelektualësh shqiptarë kanë themeluar në 1 qershor një Lëvizje të re... civile (LPJ), e cila qëllim kryesor të saj të kujdeset për mbrojtjen e jetës së qytetarëve shqiptarë, që jetojnë brenda dhe jashtë vendit, si vlera më e lartë dhe për fëmijët si pasuria më e çmuar.  Lëvizja përbëhet nga intelektualë të njohur, pedagogë universitetesh, ekspertë dhe aktivistë të shoqërisë civile.

 

LPJ do të luftojë për uljen e numrit të vrasjeve, vetëvrasjeve, vdekjeve dhe lëndimeve në aksidentet rrugore dhe aksidentet në punë, vdekjet aksidentale, dhe të krimit në përgjithësi. LPJ do të angazhohet dhe do të sipërmarrë mbrojtje në media, si edhe përpara institucioneve administrative dhe gjyqësore në Shqipëri dhe jashtë saj për çështje kolektive apo dhe për rastet  individuale të cenimit të të drejtës së jetës dhe të drejtat e fëmijëve apo grupeve dhe individëve në nevojë. Lëvizja Pro Jetës synon të krijojë një realitet ku të drejtat e çdo fëmije të realizohen.

 

Objektivat kryesore të këtij organizmi joqeveritar dhe jofitimprurës janë:

 

·        Të ndikojë në krijimin e kushteve më të përshtatshme për shëndet dhe siguri më të madhe për jetën e qytetarëve shqiptarë.

 

·        Të ndikojë në parashikimin dhe parandalimin e dukurive që cenojnë jetën e qytetarëve.

 

·        Të ndikojë institucionet shtetërore për politika më të përshtatshme në fushën e ruajtjes së jetës, cilësisë së jetës dhe vendosjen e fëmijëve në qendër të politikave shtetërore.

 

·        Të ndikojë opinionin publik përmes krijimit të zakoneve dhe shembujve pozitivë në fushën e mbrojtjes së jetës, fëmijëve, grave, të moshuarve, etj.

 

·        Të nxisë në shoqëri ndjenjën e bashkëpunimit, solidaritetit, dialogut dhe ndërmjetësimit.

 

·        Të ndikojë artin, kulturën, sportin dhe arsimin shqiptar në realizimin e qëllimeve të mësipërme.

 

Sipas themeluesve gjithçka do të orientohet për të përmirësuar në mënyrë të dukshme jetën tonë kërkohet politikë zero tolerancë ndaj dhunimit të të drejtave e lirive të qytetarëve, zero tolerancë ndaj nepotizmit në të tëra nivelet e administratës publike, zero tolerancë ndaj mitmarrjes dhe rrushfetit, që qytetari ta ndjejë vehten mirë në çdo zyrë të shtetit e të pushtetit lokal që futet për të mbaruar punët dhe hallet e jetës së përditëshme, kërkohet papajtueshmëri me krimin, krimin e organizuar dhe krimin ekonomik, kërkohet që të tërë ne të ngremë zërin për të përmirësuar kushtet e mjedisit, transportit, kushtet spitalore, kushtet e shkollave publike e private, kushtet e bërjes së biznesit, etj.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Entela Binjaku: Denonconi dhunen kunder gruas


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora