E enjte, 25.04.2024, 05:14 PM (GMT+1)

Kulturë

Tahir Bezhani: Vendlindja dhe bukuritë natyrore të alpeve- burim frymëzimi në poezinë e Gjon Neçaj

E diele, 05.06.2011, 07:45 PM


VENDLINDJA DHE BUKURITE NATYRORE TË ALPEVE-BURIM FRYMËZIMI I PASHTERRSHËM NË POEZINË E GJON NECËS.

 

Nga Tahir Bezhani

 

Këto ditë doli nga shtypi libri më i ri me poezi i poetit e krijuesit tropojanë,Gjon Neçaj,botuar nga SHB. Marin Barleti “ në Tiranë .Libri poetik,”Sinus”,doli nën përkujdesjen e poetit të mirënjohur,z.Kristaq Shabani,kryetar i “Pegasit” në Gjirokastër ndërsa recensent ,Dritan Kardhashi(W.P.S.).

Përkthimin e librit në tri gjuhë e kanë bërë: Aleksandra Shabani në italisht,Dritan Kardhashi në anglisht,ndërsa në greqisht Kosta Gaxhoni,të gjithë antarë të W.P.S,ku është i aderuar edhe autori i librit.

 

Tropoja njihet si çerdhe poetësh nga ku kanë dalë penda të njohura të letërsisë shqipe,krijues të spikatur në prozë e poezi.Mjafton të përmendim emrat e Besnik Mustafaj, Hamit Alisë,familja Buçpapaj,Brunillda Zllami,Ajmonda Bajrami, për t’u  bindur se Tropoja ka krijues të mëdhenj dhe se këtë traditë po e vazhdojnë edhe të tjerët si Lulëzim Logu,Gjon Neça, Asllan Osmani etj.

 

Bukuritë e  rralla të Alpeve,gurgullima magjepse e Valbonës,cicërima e zogjëve, bukurive të këtij vendi,padyshim se janë burim frymëzimi i pa shterrrshëm te krijuesit e kësaj treve të Malësisë së Gjakovës.

 

Në mesin e këtyre krijuesve,po shndritë si rreze dielli edhe      poezia e poetit Gjon Neça,i njohur me lirikën e tij romantike,me haikun e mrekullueshëm dhe me publicistikën  tërheqëse.

 

Këto ditë,pikërisht me 19.05.2011  në kuadër të Mitingut të  Poezisë në Gjakovë,tani miting i përbashkët i Malsisë së Gjakovës,në Bajram Curr,u përurua libri poetik”Sinus” i poetit Gjon Neça,në prani të shumë poetëve nga të gjitha trojet shqiptare e dashamirë të fjalës së shkruar të Malësisë së Gjakovës.

 

Duke lexuar poezitë e Gjon Neçës të përfshira në librin në fjalë,që në fillim të librit takojmë   vargun poetik të thellësive shpirtërore që buron nga thellësia e shpirtit plot sinqeritet,varg i ngarkuar me dashuri njerëzore ndaj çdo gjëje që e rrethon poetin në jetën e përditshme . Ka një frymëzim të thellë e plot melankoli,një varg me shprehje të ndjenjës së thellë poetike.

Poeti Gjon Neça  është ndër poetët e rrallë tropojanë që me stilin e tij karakteristik,shpërthen fuqishëm në përshkrimin e bukurive të vendlindjes së tij dhe burim frymëzimi te ky krijues,pa dyshim se janë bukuritë e këtyre Alpeve ku poeti kalon jetën.

 

Frymëzimet e poetit mbërthehen vrullshëm damarëve të  romantikut naimian,nga një shpirt i ndjeshëm poetik.  Ja një strofë e mrekullueshme te poezia “Nikaj e Merturë”

 

Në lartësitë  e bjeshkëve të tua

Kam mat dashurinë për ty....

Tek unë nuk ke fund,as skaj,

Zemra ime këngë,

Shpirti im mal.

 

Vetëm ata poet te të cilët ka peshë shpirti vendlindja,dinë të shkruajnë kaq bukur,me kaf fuqi shpirtërore,si Gjon Neça.

Çdo gjë që është pjesë e vendlindjes ,poetit nuk i shpëton pa i futur në shpirt e zemër,për të dalë pastaj si këngë plotë mall e vaj...Kujtimet e poetit me vendlindjen janë të lidhura përjetësisht e shpirtërisht,andaj,poeti i këndon çdo gjëje që i mbështillet në kujtesen e rritës së tij,si një udhëtim i gjatë  i një kohe të ikur plot sakrifica e që padyshim se kanë lënë gjurmë të cilat reflektojnë në rrugëtimin poetik të Gjon Neçes.

Ja një poezi e përkushtimeve te thella ,me titull “Poetike”:

 

Një zog gushëbardhë në lajthishtë

Cicërron me zë,si kor gegërishte

Qingjat përbri në larat e borës,

Ndiqnin nënat sykë pas dashit të këmbonës

Çobani fyellit rrmisht po i binte

Në rudinen përskaj sylarushja e ndiente.

 

Poeti tropojanë,Gjon Neça,padyshim se radhitet në mesin e poetëve bashkohor,poet me ndjesi e cilësi të veçanta,poet evolutiv,poet nostalgjik i cili përherë është i disponuar kur e ngacmon frymzimi,të nxjerr  botën e tij të brendeshme me gjithë fisnikërinë e fjetur si gacë zjarri,për të pëlcitë pastaj mllefosja poetike me elementet e lirizmit karakteristik .

 

Njëra ndër karakteristikat poetike të Gjon Neçes është  edhe elemnti edukativ bazuar në edukaten familjare me treaditë shqiptare,si bujaria,ndershmëria etj.Kete më së miri e vërejmë te poezia “Biografi” ku pos tjerash lexojme:

 

Kur linda

Nëna më ktheu me fytyrë prej dielli

Kur u bëra burrë,

Baba më mbajti pranë vetës

Në pleqëri,

Do të mbahem prej njëri-tjetrit.

 

Rrethanat e nepër të cilat ka kaluar jeten autori si dhe një pjese e gjeneratës te tij,ka pa dyshim edhe baticat e zbaticat e veta ,ka sfida te shumta e që nuk mbesin pa gjurmë.Për këtë arsye poeti din të ndërtoi vargje të bukura edhe për sfidat e jetës ku pos tjerash thot:

 

Zemra ime copë e therrime e gërryer

Dyzet vite e zhgënjyer....

  

Pra,të jetosh do të thot të luftosh.të luftosh për të jetuar të miren.Poeti nuk  dorzohet para rrokullisjeve që sjellë jeta,ai ka anën tjetër të daljës në horizont,gjen shpëtim te dashuria.Në këtë aspekt poeti Gjon Neça trajton dashurinë si një pjesë e pandashme e jetës,diç të arsyeshme,të domosdoshme.Poeti këtu ka një varg suptil,të ëmbët,plot zjarr.

 

 Ja një poezi mjaft e bukur ku lexuesi vërtetë takohet me një varg erotik të shkëlqyer e plot idilë:

 

Mos harro

 

Shpesh në ëndërr më shfaqesh

Bjondinë e re 18 vjeçare

Me mua tani ndoshta s’martohesh

Jeton luksoze në diskot e evropës.

 

Ti mos u mburr,se je e pasur,

Ti mos u mburr se endesh në evropë

Pasurinë shpirtërore dikur ta kam falur

Kur të kam puthur i pari në këtë botë.

 

Ose te poezia “Vegim dashurie” ku poeti evokon të kaluaren e tij,përmes dashurisë,pa brenga dhe i shërben si burim frymëzimi: psh.

 

Kësaj rruge malore me pisha

Një vegim i largët më kujton ty

Dy fjalë zemre atëherë t’i thash

E të putha sytë e zi

 

Pra,marrë në tërsi,libri me poezi “Sinus” i poetit Gjon Neça,është një begati,një plotsim në thesarin e letërsië sonë.Libri ka të gjitha   elementet e duhura estetike e stilistike për ta lakmuar .Nga faktet që flasin mjaft për vlerat e librit,kanë gjetë shkas përkthyesit për ta prezentuar në tri gjuhë .Këto cilësi afirmative,i bëjnë nderë,jo vetëm autorit,por edhe kombit tonë.

 

Prezentimi i z.Gjon Neça me këtë liber të bukur poetik,është edhe një argumnent i punës së palodhshme e të sukseshme në krijimtarinë letrare.Përsonalisht i gëzohem shumë dhe e përgëzoi autrorin.



(Vota: 7 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora