E enjte, 25.04.2024, 01:51 PM (GMT+1)

Editorial

Lavdrim Lita: Një intelektual ekstremist në Shqipëri

E diele, 05.06.2011, 08:04 PM


Një intelektual ekstremist në Shqipëri

 

Nga Lavdrim Lita

 

Predikuesi i Islamit Europian, Tariq Ramadan ishte para dy ditësh i intervistuar në një televizion shqiptar për të thënë këndvështrimin e tij prej myslimani ndaj kulturës perëndimore. Është e habitshme, por e kuptueshme fare mirë se çfarë kërkonte Z. Ramadan në Shqipëri. Ka prej tyre që thonë Tariq është një "mësues i keq": sepse nga njëra anë lavdëron demokracinë dhe të drejtat civile e nga ana tjetër mbështet qëndrime myslimane që nuk pajtohen me vlerat perëndimore. Tariq Ramadan vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes nga intelektualë të ndryshëm oksidental dhe kritikohet në mënyrë të ashpër nga ta. Librat më të njohur të z. Ramadan janë "Të Jesh Mysliman Europian", "Një Studim i Burimeve Islamike në Kontekstin Evropian", dhe "Myslimanët Perëndimorë dhe e Ardhmja e Islamizmit", që pak a shumë rravgojnë mbi skenarët e mundshme të së ardhmes së Europës mund të përmblidhen në dy ekstreme: evolucioni i një Europe islamike, në të cilën institucionet dhe kultura myslimane zëvendësojnë institucionet dhe kulturën laike dhe kristiane; dhe zhvillimi i një islamizmi europian, ku myslimanët e Europës mbajnë të njëjtin identitet europian të zhvilluar nga katolikët, protestantët dhe hebrenjtë e Europës. Me sa dimë ligji islamik e ka ndarë botën në dy zona: Dar al-Islam (Shtëpia e Islamit) dhe Dar al-Hab (Shtëpia e Luftës); ndërsa zoti Ramadan sugjeron një kategori të re Dar al-Shahada (Shtëpia e Dëshmitarit) për shoqëritë pluraliste ku myslimanët mund të jenë dëshmitarë të besimit të tyre, por gjithashtu të marrin pjesë plotësisht në elementet e tjera të mjedisit të tyre të ri. Për arritjen e këtij qëllimi, zoti Ramadan nxit rishqyrtimin e teksteve kryesore islamike për të bërë dallimin "të përhershmes dhe qenësores" nga "e përkohshmja dhe e rastësishmja" , që ndan islamizmin nga mjedisi i tij tradicional shoqëror dhe kulturor i Lindjes së Mesme. Punimet e tij hedhin supozime të tilla se në mënyrë që islamizmi të lulezojë, ai duhet të kontrollojë të gjithë hapësirën e vet politike, shoqërore dhe kulturore. Për zotin Ramadan, myslimanët që jetojnë sipas Dar al-Shahada duhet të pranojnë privilegjet dhe përgjegjësitë civile si detyrën e tyre. Doktrina e një Islami Europian e zotit Ramadan në pamje të parë duket se përfaqëson një shkëputje domethënëse nga pikëpamjet e mendimtarëve të tillë myslimanë si Hasan al-Banna (Gjyshi i Tariq Ramadan), themelues i Vëllazërisë Myslimane Egjiptiane, i cili ka konstatuar se "doktrinat dhe mësimet e islamit janë të gjithë-kuptueshme dhe drejtojnë punët e njeriut në këtë botë dhe përtej". Mendimet novatore të zotit Ramadan kanë bërë që revista amerikane "Time" ta quaj atë një nga novatorët kryesorë të botës për vitin 2000 dhe vitin 2004. Por artikulli i vitit 2004 në "Time" kishte nëntitullin "I Moderuar apo Ekstremist?". Çështja sigurisht që mbetet e hapur, dhe jo vetëm për faktin se Ramadan është nipi i Hasan al-Bannait. Pavarësisht nga argumentet e dhëna më sipër, zoti Ramadan ka bërë deklarata publike duke lëvduar ekstremiste islamike dhe duke dënuar terrorizmin. Nuk është për t'u habitur që qeveritë perëndimore janë treguar të kujdesshme: Në vitin 1996 Franca nuk e lejoi zotin Ramadan të hynte në atë vend për shkak se ai dyshohej të kishte lidhje me terrorizmin islamik totalitar algjerian; ndërsa raporte të tjera sugjerojnë se ai ka lidhje me al-Qaeda-n. Departamenti për Sigurimin e Atdheut e ndaloi atë kohët e fundit të hynte në Shtetet e Bashkuara për të marrë një titull prestigjioz profesori nga Universiteti i Notre Damit. Për herë të parë Z. Ramadan i është refuzuar në vitin 2004 të hynte në ameriknë, në bazë të ligjit Patriot act. Ai nuk pranohej në Amerikë, sic shkruante atëherë edhe Neë York Times, sepse Z. Ramadan kishte dhuruar fonde dy fondacioneve të lidhura me organizatën terroriste palestineze Hamas. Dy fondacionet CBSP (Comité de bienfaisance et de secours aux Palestiniens, Komiteti i dhurimit dhe Shpëtimit të Palestinezëve dhe ndaj Association Secours Palestinien (Shoqata për ndihmë Palestinezëve) kjo e fundit e lidhur me CBSP, në vitin 2002 Thesari amerikan e përkufizoi si financuese të terrorit. Për më shumë Z. Ramadan kritikohet për miqësinë me Yusuf Al-Qaradaëi, një besimtar fundamentalist promoter i Sharisë. Të dy bashkëpunojnë me të ashtuquajturën European Council for Fatëas and Research (ECFR), që rikthekson autoritetin e tyre religjioz dhe besimtar mbi myslimanët e Europës. Prandaj edhe prezenca në Shqipëri e z. Ramadan lidhet me kërkesën që ai të jetë ambasador i myslimanëve të Shqipërisë në Europë. Është një absurd, por këto intelektualë jetojnë me absurdin.

Paqartësia e pozicionit të Z. Ramadan i lënë shteg besimit se islamizmi europian nuk është gjë tjetër veçse një vazhdim i totalitarizmit islamik. Në këtë kontekst, koncepti i islamizmit europian ka disa ngjashmëri me euro-komunizmin e brezit të kaluar. Në atë kohë, të ashtuquajturit euro-komunistë pretendonin se Partitë Komuniste të Europës perëndimore ishin të pavarura nga Bashkimi Sovjetik dhe i kishin flakur tutje mënyrat e tyre Staliniste. Cilatdo qofshin synimet e predikimeve të z. Ramadan, koncepti i tij i Dar al-Shahada-s mund të bëhet mjaft tërheqës për shumë myslimanë të Europës.



(Vota: 18 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora