E premte, 17.09.2021, 11:31 AM (GMT+1)

Kulturë » Lushaj

Zeqir Lushaj: Shenjëtorët

E diele, 05.06.2011, 08:04 PM


SHENJETORET

 

Nga: Zeqir Lushaj

 

 

NANË - TEREZA,

NANA E GLOBIT!

 

Nanë Tereza, Nana e Globit,

Dora e saj , si dora e Zotit.

 

Zemrën tbardhë,si bjeshkët tona,

Shpirtin tmadh, sa Fushë-Kosova .

 

Mbushë besim e krenari,

Pshtoj nga vdekja, mijëra fëmijë,

 

Ju dha jetë, e dritë në faqe,

Çmimin “Nobël” mban për paqe.

 

Nanë Tereza , sasht nKalkutë,

Shpirti i Sajë, kudo asht futë,

 

Asht me tsmurtë , nëpër spitale,

Me tpa street,në rrugë të madhe.

 

Gonxhja Jonë, simbol i jetës,

Shpija e zemrës, për tvobekët,

 

Jeta e Sajë, nuk don komente,

I thonë: Nanë! Pesë kontinente!

 

Tiranë, 1988

./.

 

RRUGA E PAQES,

PO NA THËRRET

 

Kushtuar: Presidentit të Parë të Kosovës,

Dr Ibrahim Rugovës

 

Mbi Prishtinë, mërzia e loti,

E shkrinë borën,që e lshoi moti,

 

Prej çdo vatre tIlirisë,

I vijnë ngushllime Dardanisë,

 

Përmbi Dri, ja shtërngojnë dorën:

Zoti shëndosh, tlasht për Rugovën.

 

Kurr skish gjetë vdekje ma tmirë,

Presidenti i Kosovës slirë,

 

Burrë zakoni, e pendë e fortë,

Plot respek ndër miqtë e shoktë,

 

Bota  i tha , mes telegramit,

-Shkofsh nParajsë, Gandi iBallkanit.

 

Natë Xhenet, tpriten te dera,

Papë Gjon Pali e Nanë Tereza,

 

Prezantimin, lartë ta bani,

Avdyl Frashni dhe Bogdani.

 

Numri NJË, do jeshë për kombin,

Si e ka USA, Vashingtonin.

 

Rruga e paqës,po na thërret,

Varni armët, nbaski tvet,

 

Boll barut, kem djegë qyshkurë,

Pushka-top, don shumë kulturë,

 

Drejtë Evropës, për rrugët tona,

Dirigjent-, doktorr Rugova.

 

USA, Shkurt, 2006

 

 

PAQJA ISH, MISIONI I TIJ

 

Kushtuar: Papa Gjon Palit të Dytë

 

NVatikan, nsheshin Shënpjetër,

2000 vjet, ska ndodhë kurr tjetër,

 

Me u bashkue gjithë Bota marë,

Me i thanë Papës: “shkofsh i bardhë”,

 

At Gjon Pal, hallall nderimin,

Hallall Rromës, organizimin.

 

Çerek shekulli nball të kishës,

Si bariu që i prinë grigjës,

 

Nçdo cep t Botës e puthi tokën,

Tuj shpërnda, besim në Zotën,

 

Tuj çue meshë, për mbar njerëzi,

Paqja ish, misioni i Tij.

 

Papa Gjon, veshur plot lavde,

I la njerzimit shumë mesazhe,

 

Katolikë e myslimanë,

Orthodoksë e protestanë.

 

Tzi e tbardhë, na, rrotull globit,

Jena vlllazën nshpinë e Zotit.

 

Ati i Shejtë, si rrallë kush tjetër,

Jep frymëzim, si me dasht jetën,

 

Çdo ditë Zotit me ju lutë,

Nuk dom brenga, skamje e luftë,

 

Tgjithë ndërgjegjen ta kem tlirë,

Bashkë, tpunojmë, për jetë ma tmirë.

./.

SHBA, prill 2006

 

 

DJEPI NHAS,

VORRI NPRISHTINË

 

Kushtuar: Pjetër Bogdanit

 

Një vigan tkombit shqiptar,

Mburret Kukësi që e ka djalë,

Burrit tmadh, kurr si hup zani,

Mësuesit tonë, Pjetër Bogdani,

300 vjet ,ja ruejnë lavdinë,

Djepi nHas, e vorri nPrishtinë.

 

Si shkrimtar i shqipes svjetër,

Mendimtar, me shpatë e letër,

Filozofi e historiani,

Nder të madh kombit i bani,

Vepra e Tij me rreze drite,

Gur themeli i gjuhës shqipe.

 

Këtij kreshniku,tbjeshkëve tona,

Doktoratën, ja njofti Rroma,

Gjithçka shkriu,për gjuhë e tokë,

Mendimtar, me famë nEuropë,

Ja dha koha, çmimin trimit,

Skënderbe, i fushës mendimit.

 

Tu rritët ndera e tu rritët nami,

Paç lavdi, o Pjetër Bogdani,

Vepra jote, plot kulturë,

Nëpër shekuj vjen flamur,

Kush për kombin, jetën e shkri,

Do ti këndojnë, brezat lavdi.

 

Tiranë,1985

 

(Këto përkushtime janë nxjerrë nga libri me tekste këngësh popullore, “Fjala mbi tel…”,

i autorit Zeqir Lushaj,botuar nga Kristalina KH,Tiranë,2009, ISBN: 978-99956-43-04-1 )



(Vota: 33 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora