Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Flet Fehmi Hoshafi, regjisori i filmit “Kapedani, “Zëvendësi i grave”dhe plot filmave të tjerë

| E diele, 05.06.2011, 06:56 PM |


Ja përse filmat e mi i mbijetuan viteve

 

Nga Albert ZHOLI

 

Regjisori i njohur dhe shumë i suksesshëm Fehmi Hoshafi, nuk mburret me veprat e tij, por klasifikimi që i ka bërë koha, veprave të tilla kinematografike si “Kapedani”, “Zëvendësi i grave” etj, flasin ndryshe dhe i japin atij një nga vendet e nderit në kinematografi. Aktualisht, Hoshafi jeton në Greqi dhe vazhdon të shkruajë me sukses libra, poezi e skenarë filmash, të cilët padyshim që mbartin brenda vlerat e një profesionisti. Ne zhvilluam me të një bashkëbisedim në lidhje me klimën dhe situatën e dikurshme krijuese në Kino studio.

 

Zoti Fehmi, si ekonsiderni sjelljen tuaj, ndaj zyrtarëve që vinin në Kinostudio nga lart për të bërë vërejtje ndaj filmave?

Po të kisha këto mend që kam sot, do të isha treguar më i matur dhe më i kujdesshëm, në qëndrimin tim ndaj atyre që vinin nga instanca të larta shtetërore, për të aprovuar filmat tanë, për tu dhënë atyre "vizë kalimi", pasi të siguroheshin përfaqësuesit e këtyre instancave, se filmi nuk kishte dalë nga "binarët". Ndryshe mund të pësonte edhe ai fatin e një filmi me këtë titull, i cili u ndalua të shfaqej në kinema, për gabime të rënda ideologjike.

 

Si janë sjellë këta zyrtarë me filmat tuaj?

Filmave të mi, mund tu jenë bërë jo pak vërejtje por të një natyre tjetër, më shpesh, për mangësi artistike, dhe të shumtën e rasteve pa të drejtë. Në mënyrë të veçantë i kanë rënë në qafë kinokomedisë time "Zëvendësi i grave", të shfaqur për tu miratuar nga të dërguarit e Komitetit të Arteve dhe Kulturës, ish Ministrisë së Arsim-Kulturës. Duke qenëse kjo kinokomedi u shfaq për ta, disa ditë mbas fatit tragjik të filmit të ndaluar, anëtarët e ekipit me në krye zëvendës titullarin e dikasterit, për të mos ngrënë përsëri dru, ngalart si për filmin "Binarët", meqë u kish djegur qulli i frynë kosit. Duket ka qenë kjo arsyeja që njërit anëtar të ekipit ministror, iu duk humori i kinokomedisë shumë tragjik ala Çarli Çaplin! Kur e pashë që vërejtjet në adresë të këtij filmi, nuk kishin fund, aq sa pa mbaruar së bëri vërejtjen njeri, mezi ç'priste tjetri, për të mos mbetur mbrapa, në këtë garë vrapimi, që kush e kush të bënte vërejtje, sa më shumë, e ndjeva se kjo punë nuk do të mbaronte mirë. Po të mos ndërhyja për tu prerë hovin që kishin marrë, kishte rrezik kur tëshfaqej filmi në kinema, pasi të ishte qethur mirë e mirë me "gërshërët e ustait, nuk do të njihej më nga spektatorët, të cilët me të drejtë do të pyesnin: përse një film aq serioz, gabimisht e kanë quajtur kinokomedi?! Megjithese mbrojtja që i bëra "pjellës" time, qe një mbrojtje e dëshpëruar dhe ngjante me mbrojtjen që një prind i bën fëmijës së tij, kur të tjerët i bien në qafë pa të drejtë, po të mos kish vënë dorë më vonë, për ta shpëtuar filmin, vetë titullari i atëhershëm i Komitetit të Arteve dhe Kulturës, kinokomedia duhej të ndërronte titullin dhe të quhej "Përralla e gjysmagjelit" ose "Kur kokoshi katandiset në një thelë”.

 

Një gjë e mbaj mend mirë. I bërë tym, nga vërejtjet e pandërprera, të cilat më ngjanë për një çast, si breshëri plumbash që binin mbi trupin e filmit dhe mbi shpirtin tim, nga kjo skuadër pushkatimi, mu errësua vështrimi, humba kontrollin e vetvetes dhe nuk po pyesja më se kë kisha përpara. Pas ndërhyrjeve të mia, kryetari i ekipit, i indinjuar thellë, ngaqë nuk e priste nga unë ti kundërvihesha, sikur po flisja me ndonjë shokun tim, mu drejtua ftohtë, me një ton zyrtar të veçantë, si për të më treguar vendin: "nuk po arrij ta kuptoj, shoku regjisor, ç'është ky qëndrim nga ana e juaj dhe përse reagoni në këtë mënyrë?!". Me nervozizëm dhe duke u dridhur i tëri, ia ktheva aty për aty, tërë mllef: "Po ju,me ç'të drejtë silleni kështu me një krijues, sikur keni përpara ndonjë bebe çerdheje, dhe kërkoni të më ushqeni me lugë të vogël dhe me dorën tuaj, meqë unë jam akoma foshnjë dhe prandaj nuk jam në gjendje, sipas jush, të ushqehem vetë?!

 

A nuk mendonit se ky qëëndrim mund t’ju dëmtonte, pasi ju ishit dënuar njëherë për riedukim

?

Autori: Dënimi im, u bë, vetëm e vetëm që të shkonte në vend fjala e drejtorit të kinostudios, sipas të cilit, meqë unë e kisha fyer rëndë duke i përplasur në fytyrë skenarin regjisorial për filmin tim të ardhshëm, duhej ose të merrej medoemos ndonjë masë për mua, ose ta hiqnin atë si drejtor. Duke e ditur mirë që atë nuk e hiqte kush nga ai post,sepse emërimi i tij qe bërë me porosinë e "më të madhit fare" kuptohej që ky qe vetëm një presion dhe asgjë tjetër. Dhe u realizua dëshira e tij, për të më emëraar si regjisor në ndonjërën nga shtëpitë e kulturës të rrethit, për një periudhë një vjeçare, sa për ti bërë qejfin drejtorit. Dhe ky dënim, dihet që nuk u bë për çështje ideologjike, përderisa asnjënga filmat e mi, nuk është ndaluar për gabime të kësaj natyre dhe askush nuk e vinte në dyshim përgatitjen time në këtë drejtim.

 

Çfarë ka ndodfhur me filmat tuaj kur atje ka rënë gërshëra?

 

Autori: Gërshëra ka rënë dhe në filmat e mi, si tek "Thirrja", me pretekstin se prifti dhe vetë kisha në këtë film, zinin një vend më të madh nga ç'duhej në subjektin e tij. Gërshëra e qethi mirë, me pretekstin se mos ngjallnim nostalgji tek spektatorët, për fenë. Vërejtjet e bëra për filmat e mi, shpesh zbulonin boshllëkun dhe varfërinë e mendimit të atyre që vinin nga lart për aprovimin e filmave, inkompetencën me vërejtjet që bënin, të cilat nuk do më vinte çudi, po të bëheshin nga ndonjë njeri dokudo, por jo nga ata që kishin në dorë fatin e ardhshëm të krijimtarisë time, të vetë jetës time. Disa nga këta përfaqësues të instancave më të larta, zhvlerësoheshin në sytë e mi, pas njohjes me ta nga afër, dherespekti e konsiderata për të tillë njerëz "kompetentë" nuk mund të ishin më të asaj shkalle, ashtu siç kishin qenë më parë, kur i njihja vetëm si emër, por jo me fytyrë. Nuk kam pse ta fsheh zhgënjimi im ishte i madh, sepse nuk doja ta besoj që na drejtorrin edhe të tillë, kuadro udhëheqëse.

 

Përse nuk i je përshtatur presionit dhe kërkesave të drejtuesve?

Po të veproja në atë kohë, kështu siç më këshillon ti, do më vriste ndërgjegjja, sepse do të shkoja në kundërshtim me parimet e mia, kur e dija shumë mirë se ai që shkel parimet, nuk është çudi, një ditë të bëj9edhe tregti me këto parime.

 

Çfarë ndjeni tani kur e kuptoni qartë se filmat tuaj mbijetuan dhe ato pëlqehen edhe sot?

 

Autori: Sigurisht. Regjisori nuk e bën filmin për t'u vetëkënaqur, por për ti dhënë kënaqësi të tjerëve, atyre të cilëve u drejtohet filmi. Ky është për mua inkurajimi më i madh që më është bërë gjer më sot. Por kjo nuk mjafton. Artisti jeton në shoqëri dhe është i interesuar që të dijë edhe mendimin e shtresave më të gjera të kësaj shoqërie. Ai nuk mund të jetë indiferent nga ato që thuhen për të, në rrethe intelektualësh dhe njerëzish të ngritur. Ç'mendim kanë kritikët për veprat e tij, dhe ç'vend zënë ato në krijimtarinë e të tjerëve. Duke qenë mjaft të ndjeshëm nga natyra e tyre, për artistët nuk është i huaj as vlerësimi zyrtar i shoqërisë, i organeve të saj më të lartë, qeveritare dhe partiake, sodisfaksioni që ata ndjejnë edhe thjesht nga stimujt moralë, të cilët edhe ato lozin një rol të rëndësishëm për krijimtarinë e tyre të mëtejshme. Artisti kërkon të vlerësohet drejt sa është gjallë dhe jo kur ai të ketë vajtur tek të shumtët, atëherë kur ai nuk do të dijë gjë, se ç'thuhet për të. Për fat të keq, kjo u ka ndodhur jo pak shkrimtarëve dhe artistëve të njohur, gjë që e kish vënë re, në kohën e tij edhe shkrimtari i njohur francez Edmond Gonkuri, kur shkruante se "një libër nuk është kurrë kryevepër. Ai bëhet i tillë. Gjenialiteti është talenti i të vdekurve".

 

 

Si ka qenë raporti i kritikës me veprën?

Autori: Në botë, ka pasur dhe ka kurdoherë kritikë të zotë dhe të talentuar, me kualifikim të lartë profesional dhe artistik. Kontributi i tyre, siç dihet, është i dyanshëm. Nga njëra anë, kritiku e ndihmon lexuesin e librit apo shikuesin e një filmi, të orientohet sa më drejt në kuptimin e brendshëm dhe më të thellë të veprës artistike, në atë ç'ka dashur të thotë në të vërtetë autori i saj. Nga ana tjetër duke vënë në dukje të metat dhe mangësitë, e ndihmon shkrimtarin apo artistin, për ti mënjanuar ato në krijimtarinë e tij të mëtejshme. Njëkohësisht, dhe në radhë të parë, e ndihmon, autorin, që, duke u mbështetur në vlerat dhe arritjet e tij të vërteta si shkrimtar dhe artist, ti pasurojë ato dhe ti çojë më tej, në krijimtarinë e tij të ardhshme, pa e lënë kështu autorin të kënaqet me ato që ai ka arritur gjer në atë kohë.

 

A është spekulluar me kritikën?

.

Autori: Këtu është spekuluar në faktin e njohur, se jo pak krijues, kanë dhënë mendime kritike me shumë vlerë dhe nga pikëpamje, ata nuk qëndrojnë më poshtë nga kritikët më në zë. Shkrimtari i shquar francez Anatol Fransi, bie fjala, porosiste ata që merren me krijimtari, të mos harrojnë se "ligji i parë i artit është: në qoftë se ke për të thënë gjë, thuaje dhe rnos gënje, në rast të kundërt hesbt". Ka, pastaj, edhe nga ata kritikë, të paaftë dhe të patalentuar, për të cilët me të drejtë është thënë që ata u ngjajnë eunukëve nëpër.hareme. Ata

e dinë si bëhet, e shohin çdo ditë të bëhet, por vetë ata janë të paaftë që ta bëjnë. Një tjetër i ka kxahasuar kritikët me një njeri, i cili nuk ka marrë pjesë në një betejë, ndërsapas lufte ka shkuar në sheshin e betejës dhe i ka qëlluar me armë, dhe i ka vrarë të plagosurit.

Në letërsi dhe teatër, ne kemi pasur dhe kemi relativisht kritikë të mirë dhe të nderuar. Po kështu edhe në pikturë apo në muzikë. Por, për fat të keq, me kritikën e filmit, janë marrë dhe vazhdojnë të merren njerëz të paaftë dhe të patalentuar, të cilëve u mungojnë edhe njohuritë më elementare të historisë së kinemasë, të estetikës, teorisë dhe gjuhës së filmit. Mjaft prej tyre duke qenë se vinin, kryesisht, nga radhët e kritikëve letrarë dhe të teatrit, pasi kishin provuar pa sukses, ta afirmonin veten atje, u kujtuan ti drejtohen terrenit të virgjër të kritikës së filmit, për të mbushur vakumin e krijuar që në fillim, nga mungesa e plotë e mendimit shkencor artistik në këtë degë të artit.

 

Si ndodhte që ju nuk i kundërshtonit kritikat e tyre?

 

Autori: Kjo ka ndodhur, ndërmjet të tjerash, edhe sepse këta artikujshkrues, dëgjonin ç'thuhej poshtë e lart për njërin film të ri, apo për një tjetër, pyesnin mënjanë njërin regjisor apo tjetrin, për një film të sapo shfaqur, dhe këto opinione subjektive, shpesh edhe jo dashamirëse, i paraqitnin pastaj si mendime origjinale të autorëve të këtyre shkrimeve. Për tu bërë sa më të besueshëm tek lexuesit, shpesh kërkonin mendimin edhe të ndonjë kinoregjisori të dëgjuar apo titullar, meqë fjala e tij dëgjohej nga të tjerët me respekt, madje gjer në instancat më të larta qeveritare ose paitiake. Mjaftonte ndonjëherë edhe heshtja apo mbledhja e buzëve e këtij kineasti me autoritet, që të merrej kjo si shenjë aprovimi, se filmi për të cilin qe pyetur ai nuk i kish pëlqyer. Mbaj mend që njëri nga këta kinoregjisorë, serioz dhe i talentuar, mjaft nga filmat e të cilit kanë lënë gjurma të pashlyeshme te spektatorët tanë, më pat thënë, njëherë, gjatë një bisede me të, në një moment tepër të sinqertë, se ai kënaqej kur gjente të meta në filmin e një tjetri, në mënyrë që të kish se ç'të thoshte më pas, kur të ngrihej dhe të diskutonte për këtë film. Mund të merret me mend, fare lehtë, që të tilla mendime, të njëanshme dhe krejt subjektive, duke e vënë theksin tek të metat dhe mangësitë e një filmi të caktuar, do ti gjejë më pas, me pak ndryshime, të botuara në më të shumtën e rasteve, në gazetën "Drita" ose në revistën "Nëntori", me autorë të tjerë. Artikuj të tillë, të mbushur me frazeologji, stereotipe gazetareske, si edhe me terminologji të kritikës letrare, nuk i thonin asgjë autorëve të filmit, dhe nuk i ndihmonin ata për të kuptuar cilat ishin vlerat dhe antivlerat e tij. Për tu hequr para lexuesit si kritikë kompetentë dhe profesionistë në artin kinematografik, përdornin aty këtu në artikujt e tyre edhe terma nga gjuha e filmit. Mirëpo në kontekstin e dhënë, nuk ishte e vështirë ta merrje vesh, që këta terma, të zhveshura nga përmbajtja e tyre konkrete të futura vend e pa vend, dhe pa asnjë kuptim, nuk bënin gjë tjetër, veçse i nxirrnin petët lakrorit.

Që të jemi të paanshëm dhe të mos ua hedhim të gjithë fajin vetëm atyre që u morën me këtë punë, duhet të pranojmë se edhe mos futja në programet mësimore, të njohurive fillestare të filmit, siç bëmë, bie fjala, me letërsinë dhe teatrin, që ishin përfshirë prej kohe në këto programe të shkollave të mesme, edhe këto kanë luajtur një rol jo të vogël negativ. Të paktën kështu mendoj unë, derisa ekzistonin mundësitë për një gjë të tillë.

Aq më tepër, thuaj, kur mjaft kineastë nga tanët, ishin përgatitur në shkolla kinematografike jashtë shtetit dhe nuk u mungonin njohuritë teorike të artit kinematografik. Disa prej tyre, arritën të përkthejnë jo pak libra për kinemanë. Kuptohet, vetëm për përdorim të brendshëm dhe në formë dispensash. Ishte detyra e tjetërkujt të interesohej, po të mos i mungonte dëshira e mirë, që i mbështetur në këto materiale, të përshtateshin ato për nivelin e nxënësve të shkollave të mesme. (Si me të qeshur). Kemi pasur suksese, por të paktën e pranonim që kishim edhe të meta, të cilat i konsideronim si "vështirësitë e rritjes". Por edhe sikur të mos ekzistonin këto vështirësi dhe punët të shkonin vaj, prapëseprapë, njeriu jeton në shoqëri, dhe shoqëria cilado qoftë forma e saj, nuk është gjë tjetër veçse veprimi reciprok i njerëzve, njeriu është i detyruar ti rregullojë marrëdhëniet me të tjerët, në atë mënyrë që të sillet me ta siç i ka hije njeriut, të mos u bëjë të tjerëve atë që nuk dëshiron t'ia bëjnë atij.

Kështu duhej të ishte, por ç'e do. Ky parim moral që përbën thelbin e të ashtuquajturit imperativ kategorik të Kantit, e humbi vlerën e vet, sapo lindën antagonizmat shoqërore,dhe sot e kësaj dite vazhdon të mos gjejë zbatim konkret në jetë. Prandaj konsiderohet si moral abstrakt dhe idealist, sepse pretendon të jetë i vlefshëm për çdo epokë dhe për cilindo vend, për pasojë edhe antihistorik, përderisa nuk merr parasysh ndeshjen e interesave të kundërta të njerëzve.