E merkure, 24.04.2024, 12:22 PM (GMT+1)

Kulturë

Dibran Demaku: Ethet e një vere

E diele, 05.06.2011, 07:49 PM


Fragment novele

Nga Dibran Demaku

 

ETHET E NJË VERE

 

Pranvera e parë pas shkuarjes tënde mori e thatë.Nga thatësira e madhe edhe lulet e pemëve pa lidhurr kokrra,u shterrën, u thanë.Një thatësirë të tillë nuk e mbanin mend as më pleqtë e fshatit e as të rrethinës.Filluan të qarkullojnë fjalë të friëkshme. Dikush thonte se ky ishte fundi i botës,se po vinte kiameti!Fjalët që dëgjoja,të them të drejtën,më frikësonin.Isha e re dhe dëshiroja që të jetoja edhe më.Edhepse pas ikjes tënde shumë ëndrra dhe dëshira i mbylla thellë në zemrën time.

Kisha ëndërruar se me burrin tim,pra me ty do të kasha një jetë të lumtur.Por,lumturia e ëndrrave të mija nuk erdhi asnjëherë.Ti menjëherë pas dasmës sonë ike në kurbet e mua nuse të re më le vetëm me dy pleq.E unë kisha qa shumë nevojë për ty.Në netët e gjata të vetmisë sime të madhe,pas ikjes tënde,unë me sytë e mendjes i rikujtoja ato pak çaste që kaluam bashkë.Në syte e mendjes të ëndërroja ty dhe kënaqesha.Ëndërroja ato puthjet tua të zjarrta dhe lojën e dashurisë që bënim në ato net  sa ishim bashkë!

Mbyllja sytë dhe ndjeja sikur të kisha pranë,se e ndjeja  erën tënde, si i ndjeja ledhatimet e duarve tua në çdo pjesë të trupit  dhe nga kënaqësia më dridhej i tërë trupi!Me ato ëndërrime unë pothuaj se kaloja në ekstazë,në një aso ekstaze që të kënaqë shpirt e zemër! Pastaj kur doja që të dëgjoja edhe zërin tënd dhe të të shihja pranë meje, i hapja sytë dhe atëherë ndeshesha me realitetin e hidhur se ti ishe larg ,shumë larg nga unë…

Pas ikjes tënde unë nuk flija më në dhomën tonë të gjumit,por në një dhomë me prindërit e tu.Kjo gjë më shkaktonte dhimbje në shpirt,por zgjidhje tjetër nuk kisha.Ata dëshironin që nusen e djalit ta kishin afër për çdo rast dhe ta ruanin nga syri i keq!Sepse siç thoshte shpesh plaka jote të rinjt dhe të rejat që flejnë në një dhomë të vetmuar i zinte syri i keq! Dhe po të zuri syri i keq nuk gjeje shërim!

Unë si e re dhe e padjallëzuar që isha në fillim i besoja të gjitha thëniet e nënës tënde.Dhe të të them të drejtën edhe frikësohesha se mos më zinte edhe mua syri i keq!Andaj sa vinte mbrëmja ikja nga dhoma jonë e nusërisë,nga ajo dhomë që më kishte dhuruar shumë përjetime të ëmbla sa isha me ty.Ikja nga ajo dhomë si nga vetë vdekja dhe shkoja e bëja gjumin në një dhomë me pleqtëe e tu.

Në ditët e para pas ikjes tënde tek ne nuk vinte askush.Pastaj me kalimin e kohës filluan të vijnë gra të lagjes e dikur filluan që të vinin edhe burrat.Burrat vinin e hynin në odë e rrinin me plakun tënd e unë nuk talohesha asnjëherë me ta.Sapo vinte ndonjë burrë në odë,unë nuk duhej ta kaloja pragun e shtëpisë,sepse nuk duhej të më shihte mysafiri i ardhur!Për mysafirin e ardhur në odë kujdesej nëna jote.Dhe kjo e dhënë nuk më bezdiste fare.Isha mësuar kështu,pasiqë edhe në shtëpinë e babait ishte një rregull e tillë.Kur dikush i gjinisë mashkullore vinte në odën e burrave,nuset e shtëpisë nuk kishin çfarë të kërkonin atje.Në odën e burrave kishin të drejtë të hynin vetëm plakat dhe vajzat e shtëpisë,por kurrësesi nuset!Ato duhej të ruheshin nga shikimi i burrave të huaj.Pa makar ata burra të ishin edhe fqinjët e parë të burrit!

Kështu ishte në fillim edhe me mua.Nëse duhej të bartja ndonjë gjë për në odën e burrave,unë duhej të shkoja vetëm deri tek dera dhe kurrësesi të hyja breda!Kalimi i atij praku për mua ishte mollë e ndaluar!

Por, vitet kalonin e së bashku me to edhe pleqtë e tu plakeshin.Ndërkaq ti vije rrallë nga ai kurbet i zi dhe as që mendoje për ne.Kur them për ne i kam parasysh nënën e babain tënd e natyrisht edhe vetën time.Sa herë që vije flisje vetëm për fitime e para.Të ishte mbushur mendja vetëm me para,sikur kjo botë ekzistonte vetëm me para dhe për paranë…Pastaj pas qëndrimit disaditorë ti ikje ashtu si kishe ardhur dhe mua më lije vetëm me dy pleq me një këmbë mbi dhe e tjetrën në dhe.As nuk pyesje e as që doje të dije se a kisha unë nevojë për ndonjë gjë dhe a do të mund të jetoja në atë mënyrë.

Ikje e prapa lije një grua të re,që ende nuk e kishte shijuar jetën.E lije në mëshirën e dy pleqëve.Ndërkaq unë si e re që isha kisha nevojë për përqafime e përkëdhelje.Kisha nevojë për prehje shpirtërore.

Vitet iknin e bashkë me to pakësohej edhe forca e pleqëve.Vitet e pleqërisë rëndonin mbi supet e plakës dhe ajo tashmë nuk ishte në gjendje të punonte asgjë.As edhe punët që kishin të bënin me odën e mysafirëve.Një ditë më afroi  afër vetës dhe më tha:-Bija ime pleqëria më ka rënduar shumë.Si po e sheh edhe ti vetë unë nuk po mund më ta kaloj as prakun!Andaj tash e tutje të gjitha punët  rreth shtëpisë duhet t`i bësh ti!Tash e tutje duhet  t`i bësh të gjitha punët edhe në odën e mysafirëve!... Kur më foli kështu unë ndjeva ca të dridhura në shtat.Ajo i vërejti të dridhurat e mija dhe ma ktheu:-Dëgjo këtu,bija ime! Bëre kaq vite jete në këtë shtëpi dhe tash e tutje do të jesh përgjegjëse për gjithçka!Do të hyshë edhe në odën e burrave!Tashmë nuk je nuse e viteve të para dhe tash nuk të zë as syri i keq! Tash të merr të keqen syri i keq! ...

Nuk e di nëse ky vendim i nënës tënde më gëzoi apo më dëshpëroi.Të them të drejtën isha mësuar me atë jetë që unë nuk duhej të hyja në oden e burrave,andaj kthesa e bërë, në fillim më solli frikë! Ende kisha frikë nga syri i keq! ...

Me një frikë të tillë në zemër e kapërceva prakun e odës  dhe hyra brenda.Aty ishte plaku yt dhe një fqi yni që unë nuk e kisha takuar kurrë.Kur unë hyra brenda shikimin e mbaja përtokë dhe anash shikoja vetëm me bisht të syrit.Plaku yt sa më pa që hyra brenda m`u drejtua:-Mirësehyre moj bijë dhe me këmbë të mbarë!Oda e burrave është e zotit dhe e mikut!Andaj edhe ti takohu së pari me mikun! … Në të vërtetë ky është një fqi yni!  Dhe si fqi ai pothuajse është i shtëpisë sonë!

Unë pa e ngritur kokën po shikoja ashtu me bisht të syrit.Fqiu i ulur afër plakut kishte drejtuar shikimin drejt meje dhe me atë shikim sikur donte të më shponte.Unë u afrova me hapa të ngadaltë dhe e përshëndeta me gjysëm zëri duke ia zgjatur dorën.Tjetri me një gëzim vezullues në sy ma ktheu përshëndetjen dhe me rrëmbim kapi dorën time që po qëndronte si e mpirë në ajër.Shuplaka e tij e madhe e mbuloi tërë dorën time dhe gishtat e tij e shtrënguan aq shumë sa nga dhëmbja gati sa nuk bërtita.Ai edhe mëtutje e shtrëngonte dorën time thuajse ashtu dëshironte të më tregonte forcën e vet prej mashkulli.Unë e tmerruar e tërhoqa dorën me sa fuqi pata,ndërkaq atij nga një befasi që sigurisht nuk e priste,i mbeti dora në ajër.Unë fillova të largohem me hapa prapa,ndërkaq tjetri pasi e mbajti dorën ashtu të shtrirë për disa sekonda,dikur u kujtua dhe e lëshoi në prehër.Ndërkaq shikimin e tij zhbirues dhe përpirës nuk e ndante nga unë.E hutuar nga ai shikim ndezës i tij unë po ecja prapa.Për një moment sa nuk u rrëzova.Dhe sikur të bija do të bëhesha gazi i botës! Pastaj me vite të tëra do të flitej për rrëzimin tim,për rënien time!...Andaj një gjë e tillë nuk duhej e as nuk guxonte të më ndodhte.E mblodha vetën dhe pasi bëra një prapaktheu me hapa të ngadaltë iu afrova derës së odës.E hapa atë derë me rrëmbim dhe si e çmendur fluturova përjashta.

Nga tronditja e pësuar gati sa nuk u përplasa në derën e dhomës ku ndodhej plaka,vjehrra ime.Hyra brenda dhe e tërhoqa me forcë derën e cila u mbyll pas meje me zhurmë.Zhurma e derës së përplasur e shqetësoi edhe plakën e cila m`u drejtua:-Çfarë ke vija ime?! Përse e përplase aq fort derën?! Mos  po të ndjek ndkush?! ...

Çfarë t`i thoja?!... Apo t`i tregoja të vërtetën?!... T´i thoja se po ikja nga mysafiri që ndodhej në odë?! Nga mysafiri që m`i kishte shtrënguar  si me dara gishtrinjt e dorës?! Dhe kështu të bëhesha gazi i botës?!...

E shikova gjatë dhe me dhëmbje…Nuk e di në atë moment se a ndieja dhëmbje për të apo për vetën time?!...

-Jo,Nënë !-ia ktheva me një zë që mezi e nxora nga gryka.-Përjashta po fryen një erë e fortë dhe ajo ma përplasi derën! ...

-Ashtu?!... Po në fytyrë përse je zverdhur dhe je bërë si limoni?!-ma ktheu me një frymë.

Pa thënë asnjë fjalë unë ika dhe u mbylla në dhomën time.Rash mbi shtratin e nusërisë dhe kokën e mbulova me jastëk.Pas pak më vërshuan lotët.Nuk e di se ata lot më rridhnin nga inati apo dëshpërimi…



(Vota: 7 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora