E premte, 29.03.2024, 12:04 AM (GMT)

Kulturë

Mustafë Shabani: Zëri i gjyshes sime ishte dhe mbeti identiteti, kultura dhe jeta ime

E diele, 05.06.2011, 06:43 PM


Mustafë Shabani

 

Zëri i gjyshes sime ishte dhe mbeti identiteti, kultura, dhe jeta ime.

 

Çdo sekond më shajnë dhe shqelmojnë në mënyrën më barbare,e frymarrëja ime rrallohet ,duke ndjer dhembje në krahëror ,nga këto përbuzje dhe shantazhime që më bëhen mua dhe qenjes sime.

 

Çdo minut më shkëputet nga një pjesë e trupit,nga „ ledhatimet“, në fakt kafshimet e atyre që vrajnë zogj, dhe bëhen se i duan ata.

 

Kjo na ndodhi dhe po na ndodh ne vazhdimësi nga „mullat“ e rinjë,dhe minaretet e reja që ngrisin ata.

 

E mua më bëhet sikur më mungon e cicërrima e zogjëve.

 

Sikur e vran dikush atë.

 

Qdo orë e më shumë shtohet krrakatja e korbave mbi qatin time,e krrakatjet e tyre sikur pengojnë fluturimin e pllumbave,edhe ata dhe fluturimi i tyre mgjik sikur nuk shihet më.

 

Qielli është i ngrysur dhe përplot re të zeza.

 

Toka sikur pëlcet nga thatësia, e shi nuk bie sadoqë murmuron dhe vetëton pa ndërprerë

 

Unë,qielli i ngrysur e zogjët tanë dhe toka ime ndjehemi më shumë se sa të vetmuar dhe të lënë pas dore.

 

E kjo sikur më vëret mua dhe të gjithë neve ngapak.

 

Çdo sekond,çdo minut, çdo orë po shuhemi ngapak dhe po vdesim tërsisht deri në rilindjen tonë,ringjalljen tonë,pa të cilën nuk mund të bëjmë as edhe të vetmin hap.

 

Po...

 

Një zë i gjyshes sime e cila pushon në amëshim, më thërret dhe më shoqëron në vetmin time,duke e mundur atë më thot :“ Kush ua nxorri gjumin fëmijëve dhe anëtarëve tjerë të familjes ditën e shëngjergjit?

 

Po, ajo Zoja e shtëpisë e përdori ujin e bekuar atë ditë apo jo?.“

 

Ky zë me vije nga njeriu qe na zgjonëte nga gjumi ditën e Shën 'Gjergjit me ujin e bekuar.

 

Më vije nga njeriu që e desha dhe më deshi më së shumëti në këtë Botë.

 

Ai zë edhe pse i njohur,më bëhet sikur të ishte një zë Engjëlli.

 

Po e tille ishte gjyshja ime me sjllejen e saj engjëllore dhe zërin e saj hyjnor.

 

Ky zë engjëlli sikur më përcjell tutje duke më pyetur dhe porositur:“A i ngjyrosët vezët e pashkëve këtë vit ?

 

Po pemët a kan fruta sivjet a po jo?

 

Mos e harroni traditen tonë,dhe natën e kërshëndellave merreni thesin,shportën dhe sopatën e vizitoni pemët si dikur , duke ua bërë me dije për frutat që duhet të ua sjellin ato.“

 

Ky zë sikur mund vetmin time dhe krrakatjen e korbave mbi qati e më jep forcë dhe besim në të ardhmen tonë

 

Ky zë që më edukoj,rriti dhe më mbajti gjallë.

 

Ky zë që është shumë më shumë se sa vetëm një zë.

 

Ky ishte dhe mbeti identiteti,kultura,dhe jeta ime.     



(Vota: 13 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora