E premte, 29.03.2024, 01:29 AM (GMT)

Kulturë

Poezi nga Përparim Hysi

E diele, 05.06.2011, 12:12 PM


Përparim Hysi

 

 

Natasha...*

 

Ngjarje e jetuar:në vargje.

 

Ti ishe  bukur...nga shoqet:veçan

Pas seç të ndiqte,gjithë një Elbasan!

Dhe e zgjodhe shortin:goxha djalë të mirë

Por nuk qe i"kllasës?!",na qe"djall me brirë?!"

 

Dhe,sa u martove,e le Elbasanin

S'e le për"vakancë",por pse more"djallin!"

"Djalli" na qe burri,nga një derë fisnike

Ndaj të ndoq "kusuri",pas,rrodhe,moj mike!

 

-Burrë e grua në fshat!Mos punojnë mësues!

Në kazmë e në shtatë! Dhe të rrinë"sus!"

Aty të"edukohen?!".Shih se thurin "plane?!"

Dhe të survejohen,se fshehin"inate?!"

 

-Janë të "dekllasuar",armiq të partisë

Nuk duhen"nënvlerësuar","borxh" i kanë partisë.

Burrë e grua në kazëm,në llohë e në baltë

Më keq për të fjetur:kasolle me kashtë...

 

Seç binte përjashta,gjithë shiu hynte brënda

Muret baltë e bajga,mënd të zinte cërma

-Të mora në qafë!,- të tha një ditë burri

Pse të vuash,o Tasha?Nga unë është kusuri..

 

Ti s'qe veç e bukur,por qe dhe fisnike

Burrin seç e puthe,me shpirt, o moj mike!

I the:-Të ma marrin shpirtin çikë dhe nga içikë

Se për ty dhe në Ferr,unë vete pa frikë...

 

Dhe u bë me krahë,u nbush me fuqi

Pa të puthi ah! Me sa dashuri!

Mu atje  në fshat,shtëpia pikonte

Por sado mbi baltë,dashuria vlonte.

 

Erdhi dimri i ftohtë,erdhi muaj janar

Dhe more të ftohtë,se nuk kishit zjarr

Të fillojë gëlbaza,fare dhe papritur

Eh, o  moj Natasha!Burri i tronditur!

 

Kolla t'u shpeshua,mënd të merrte frymën

Burri i shqetësua,vuri ulërimën.

Erdh dhe doktori ... mos qe vallë,xherah?!

Të dha një kurë"koti"(ftoma kështu e ka!!!!)

 

Pra,nuk qe doktor,po qe sharlatan

Burri të mor "fshehur",të çoi në Tiranë    **

-E ke sjellë vonë,- i tha specialisti

Burri,dyllë i verdhë,loti i buisi

 

Ike,moj Natasha,siç ikën një ëngjëll

Por pas le kujtimin,që godit në zëmër

Ndaj dhe unë e shkrova,poezinë për ty

Se e di që kanë vuajtur,plot femra si ti.

 

Në të mora ty,të lakoj me emër

Se e meriton,pasqyrë për çdo femër.

Dhe,me që shumë femra,kanë hequr si ti

Bëj mirë,them unë:ta dijë brezi  i ri.

 

*emri është simbolik

** të internuarët duhet të merrnin"bekimin" e sigurimit që të lëviznin.

 

7 mars 2001- 2 qershor    2011

 

__________

 

Sa e "ashpër" qenka bota ?!!!!

 

 

                                            (cikël  me poezi )

 

 

Nga    Përparim        Hysi

 

 

1.Shoh vështrimin

 

 

Unë shoh vështirmin tënd të trisht

Diçka më thotë;diçka më thotë

Nuk di pse zënë e më "mbyten" gjemitë

Përse?A  mos vallë,më kot?!

 

 

Jo.Jo.S'besoj të jetë kot

Se sikur flet vështrimi i trisht

Ai vështrim diçka më thotë

Se unë di të  lexoj,fshehtësisë.

 

 

Vështrimi flet,sado pa gojë

Po di të lexoj në "horoskop"

Se në këto"punë" kam hedhur bojë

Ndaj të mora në krahë,hop...

 

 

2.Eh,moj Elabsane!

 

 

Po ku je,moj Elbasane!

O moj vetulla gajtane

Çfarë më fsheh nën xhamdane

Pse s'më thuaj,o moj jarane?!

 

 

Se kam ardhur larg,nga hane

Tri herë botës,asaj ane

Veç për ty vetull gajtane

Dhe s'e ndjeva lodhjen  fare.

 

 

Po ku je,o moj "noksane"

Unë ashiku,hane-hane

U  xhindosa,Elbasane

Nga ty jam trullosur fare...

 

 

3.Ah,të ishe sot me mua!

 

 

Ah,të ishe sot me mua!Ah,të isha unë aty!

Tjetër gjë s'doja,pothua,veç të ishim bashkë,të dy.

Do ta puthja buzën tënde që ma kishe tërën lëng

Se ma kënde,moj,ma kënde,aq sa koka ma bën tëng!

 

 

Do mbështetja kokën unë mu mbi gjirin si jastëkvjen një mall,

Vjen një  mall,vërshon si lumë dhe s'i jap dot jarallëk.

Kështu më del para sysh,e zë kotem, e zë kotem

Me mua lidhur pazgjidhmërisht dhe nga malli veç përlotem.

 

 

4.Unë e di

 

 

Unë e di,se,po qemë vetëm,do më hidheshe mu në krah

Po s'kalon dot"piketën";vetgjyqësi me oh e  ah!

Kjo piketë ngjet me një mur;është i lart e të jep frikë

Por nuk është hiç me"sikur";shihet malli që të pikë.

 

 

T'i hajë dreqi këto"piketa",duket sikur ruajnë moral

Fare ndryshe më është jeta,se dhe sytë kemi në ballë.

Hidhe"murin",bëhu trime,drejt e në gjoksin tim

Po hollohesh,si një "qime",se meraku të bluan-krimb.

 

 

5.Sa e "ashpër" qenka bota!

 

 

Sa e "ashpër" qenka bota;mbetur ka si në mesjetë

Se ka "rregulla" të kota;"rregullat" të fusin në rrjetë.

Këto rregulla,jo mos shkelen,se,përndryshe,s'ke moral

Të "çuditur" të gjithë ngelen(si një"ëngjëll",u kthye  djall.)

 

 

Sepse pret me kut të vjetër, që nga koha e babazotit

Kohë  e re,po "modë" e vjetër,mua më duken si prej kotit

Se morali zënë me"rrjetë",duan ta mbajnë si të prangosur

Botë e re apo mesjetë?Kush më thotë:- Mos jam xhindosur?

 

 

S'jam xhindosur,aspak fare,se pasqyrat janë përpara

Edhe duket ashiqare, dhe e zeza,dhe e bardha

Sa më shumë që e prangosin,sa më shumë i bëjnë prita

Aq më shumë e "nakatosin",a prangoset,dot drita?!...

 

 

6.Ndoshta më kujton

 

 

Përgjërim  kishe në sy

Përgjërim  dhe në fytyrë

Dhe,mua,sa të shihja ty

Zë më shfaqej një dëshirë.

 

 

Që të merrja ty në krahë

Dhe të puthja me shumë mall

Tani zë dhe bëj ah!

Se jam larg dhe s'e mbaj mall.

 

 

7."Shkurta"

 

 

E shkurtër si"shkurtë",sytë m'i ngul turrjelë

Sado plak i urtë, ma bën mëndjen-tel

Dhe puth buzën mjaltë;majltë pa vënë në zjarr

Ta dish,faqekartë;majit erdh behar!

 

 

8.Ç'thonë ata sy?

 

 

Unë e di se ç'thonë ata sy;ata sy mbushur shkëlqim

Ata sy,veçan,më ftojnë ;zë i puth me përgjërim

Sikur stepesh ti paksa( sikur  s'kanë atë "qëllim?!"

Bukën unë të thatë s'e ha,jam shejtan për"deshifrim"

 

 

9.Si nuk qe e zonja...

 

 

Si nuk qe e zonja që të nisje një letër

Kur adresën time,me kohë,e ke marrë

A s'është mëkat,o mike e vjetër?

Kur e di mirë që prisja me mall?!

 

 

Kaq kohë shkoi... letër?Jo.Nuk erdhi

Nuk e di ç'ka ndodhur?Ç'është ajo pengesë?

Kuptohet që kështu,mbi mua,rritet pezmi

Dhe pres i malluar...dhe pres veç me shpresë.

 

 

10.Në të dy"dialektet"

 

 

Ndihmo Zot se jam korit

E kam pas nji çikë si dritë

Ma muer shpyrtin n'dekikë

Tobe sajës,jam mahit.

 

 

Dhe për pak dhe m'u zu  fryma

Sa do çupa,s'ia bëj prima

Pleqëria vu domenin

Vjen një kohë që,më mirë,helmin

 

 

"Ato maja rripa-rripa"

Qe bukur mu si pika

Ma muer erzin,mue,çika

Gjujma re,o të vraftë pika...

 

 

                        1 qershor      2011

 



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora