E merkure, 24.04.2024, 06:59 AM (GMT+1)

Kulturë

Begzad Baliu: Studime p?r vepra q? kan? sh?nuar fatet historike t? popullit shqiptar

E diele, 05.06.2011, 07:54 PM


STUDIME PËR VEPRA QË KANË SHËNUAR FATET HISTORIKE TË POPULLIT SHQIPTAR

 

Mahmud  Hysa, Studime IV (me tema nga historia, gjuh?sia dhe letërsia kombëtare), “Era”, Prishtinë, 2011.

 

Nga Prof. asc. dr. Begzad Baliu

 

Është në natyrën e autorit të një vepre të shkruaj një parathënie që t’iu prijë studimeve të tij brenda një vëllimi, dhe është në natyrën e hulumtuesve të përkushtuar shkencorë që të dëgjojnë mendimin e kolegëve të tij, përkatësisht lexuesve të parë të veprës së tij, ndërkohë që vepra pret të hyj në shtyp, për më tej është në vullnetin e skajshëm të mjeshtërve të kërkimeve historike, historianëve të fushave të ndryshme, që përveç lexuesit të parë të kenë edhe parathëniet a pasthëniet e veprave të tyre, të cilat do t’iu prinin a përcillnin veprat e tyre.

Mjeshtri ynë, Profesori mbamendës i lëndës së Historisë së letërsisë së vjetër shqipe, Mahmut Hysa kam përshtypjen pikërisht këtë synim kishte kur kërkoi të shkruaj Parathënin e librit të tij, ndërkohë që librin tashmë e kishte nisur në shtyp, ndërsa po këtij libri i printe edhe një parathënie e zakonshme e tij. Dhe meqenëse parathënia e tij nuk mungonte, teksti im më parë se sa me autorin e Parathënies a Pasthënies ka të bëjë me lexuesin e parë.

Vepra më e re me studime e Profesor Mahmut Hysës është vazhdim i kërkimeve të tij historike, gjuhësore, letrare dhe kulturor në historinë e në qytetërimin shqiptar. Ajo tashmë nuk përfshinë vetëm studime të letërsisë së vjetër, letërsi të bejtexhinjve, apo të rilindjes, sikur përfshinin vëllimet e para të tij, as letërsi e gjuhësi të një periudhe të gjatë kohore, sikur përfshinte vëllimi III, por kërkime historike, gjuhësore dhe letrare kryesisht të shekullit XX.

 

Kujtesa historike si përvojë

 

Ky vëllim hapet me kapitullin Tema nga historia kombëtare, të cilit i prinë studimi edhe për historinë aktuale Gjenocidi sërb ndaj shqiptarëve të Quprisë. Fjala është për një nga temat shumë interesante për të cilat është shkruar pak dhe në mënyrë të përgjithësuar: shtrirjen e shqiptarëve në veri e verilindje të Serbisë së sotme dhe shpërnguljen e dhunshme e gjenocidale të tyre në kohën më të re. Në kohën që studimet serbe ka një shekull që ngrenë zërin për përmasën sllave të trashëgimisë serbe në Kosovën e mesjetës, shqiptarët heshtin për përmasën populluese, kulturore e qytetëruese të shtrirjes së tyre në Serbinë Veriore e Verilindore. Ndryshe nga studimet e gjertanishme që kanë karakter kryesisht publicistik, qasje e Profesor Hysës është mjaft e thelluar dhe e mbështetur fortë në dokumente letrare e dokumente historike të kohës, kryesisht të proveniencës serbe. Studimi i Profesor Hysës ridëshmon edhe njëherë, marrëdhëniet postmesjetare serbo-shqiptare dhe fatin e asaj pjese të popullit shqiptare që jetonte brenda influencës së shumicës serbe në këtë pjesë të Ballkanit gjatë periudhës së sundimit të Perandorisë Osmane. Kjo është arsyeja pse studimi i tij është përgjigje njëkohësisht edhe e marrëdhënieve të sotme shqiptare-serbe, të cilat po presin një zhvillim të ri, jo mbi konditat mitike të mesjetës apo romantike të shekullit XIX, por realist e moderne, sipas premisave që përcakton mendimi bashkëkohor i shekullit XXI.  Brenda këtij kapitulli botohet edhe një studim Tre marsi një pik? e zez? në historinë e popullit shqiptar: 132 vjet nga Traktati famëkeq  i Sh?n Stefanit.  Në historinë kombëtare kemi shumë pika të zeza, por për fatin tonë të keq, ende nuk iu jemi qasur në përmasat që meritojnë të studiohen. Ende nuk jemi marrë me pasojat e tyre dhe sidomos me perspektivën e historisë sonë kombëtare, mbështetur në përvojën e këtyre ngjarjeve. Autori ynë ka sjellë një paraqitje detajuese dhe përimtuese të zhvillimit të këtyre ngjarjeve në kontekst të zhvillimeve shqiptare dhe ndërkombëtare, gjë që na bën të mendojmë më gjatë dhe më thellë për mënyrën se si e kemi shikuar historinë deri më tash. Studimi i momenteve të tilla si kjo e Traktatit të Shën Stefanit do të duhej të na vetëdijësonte për fatet tona historike dhe për përspektiven politike, diplomatike dhe strategjike të popullit shqiptare të të dy shteteve të tij në Ballkan, për më tepër për fatin e integrimit të hapësirës shqiptare në një shtet në Ballkan.

 

Veprat që kanë shënuar fatet historike të popullit shqiptar në shekullin XX

 

Boshtin e vëllimit të katërt me studime e përbëjnë katër vepra të cilat kanë shënuar ngjarje të rëndësishme historike të popullit shqiptarë gjatë shekullit XX. Fjala është për veprën e ambasadorit amerikan George Fred Williams,Shqiptarët, botuar në Tiranë, më 1930; veprën e Prof. Mehmet Vokshi, Shqipnija e Shqiptarëve, botuar në Tiranë më 1930; veprën e Hamit Kokalari Kosova djepi i shqiptarizmit, botuar në Tiranë në vitin 1943; si dhe veprën e Ismail Strazimirit, Kujtime historike, të shkruar më 1930, botuar si vepër postume vetëm në vitin 2010.

Studimi i parë George Fred Williams – mik i madh i Shqipërisë dhe i shqiptarëve, është një qasje përimtuese e profesorit që tashmë ka një përvojë të gjatë, të gjerë e të thellë në hulumtimin dhe trajtimin e veprave me karakter historik. Fjala është për studimin brilant Shqiptarët, të ambasadorit amerikanë të viteve 1914 në Ballkan, që me prezencën diplomatike dhe me veprën e tij e ka ndihmuar çështjen shqiptare duke punuar në fushë të diplomacisë dhe duke shkruar e popullarizuar historinë, gjuhën, kulturën dhe sidomos çështjen e pazgjidhur shqiptare. Kjo është arsyeja pse një tekst që nga aspekti vëllimor nuk i kalon katër tabakë shtypi, profesori ynë e ka bërë objekt trajtimi shumdimansional, shumështresor dhe kompleks për të dëshmuar gjithë rrolin historik e të gjithkohshëm që pati në jetën dhe në fatet më tragjike të popullit shqiptar, që në fillim të shekullit XX. Ai është një tekst dëshmues për gjendjen e shqiptarëve dhe historisë së tyre; denoncues për fqinjët dhe kabinetet e diplomacisë europiane të kohës dhe kryengritës, i ambasadorit amerikan, që detyrën e tij në Ballkan e kthen në mision për vete dhe vizion për politiken e jashtme amerikane. Sigurisht kjo është arsyeja pse të kaluarën (lashtësinë shqiptare dhe gjuha e tyre, shenjat gjuhësore dhe etnopsikologjike në letërsinë homerike, besën, tolerancën fetare te shqiptar?t  n? nivelin m? t? lart? etj.) e shikon me sytë e iluministit të fillimit të shekullit XIX; kohën e tij (rolin e shqiptarëve në Europë, diplomacinë europiane dhe ruse, pretendimet e S?rbis? për daljen n? det, rivalitetin  italiano-austriak rreth Shqip?ris?, rrezikun nga S?rbia e Madhe, intencën për Perandorinë Sllave n? Ballkan, shkakun e v?rtet? të Luft?s s? Par? Bot?rore, shtetin surogat të Fuqive t? M?dha, diskrepancat rreth Princ Widit, hipokrizinë e diplomacis? europiane, diplomacinë sekrete dhe tiraninë absolute të Europ?s, ndjenjën e liris? dhe të trim?ris? s? mal?sor?ve etj.,) me sytë e diplomatit; ndërsa perspektivën e shqiptarëve (Çka meriton ky popull?, Ç’far mund t? b?jn? SHBA etj.) me sytë e atdhetarit dhe shtetbërësit të shkollës amerikane.

Studimi “Duke lexuar vepr?n Shqipnija e Shqiptarvet t? Mehmet Vokshit: Refleksione për pavar?sin? dhe unitetin kombëtar t? nj? doajeni kosovar”, është një hyrje jo vetëm në diskutimin e fakteve historike dhe kritikës së saj, por edhe hyrje për një histori të mendimit kritik shqiptar. Duke qenë një vepër e botuar në gjuhën shqipe, por që historianët kohë më parë kanë dëshmuar se kjo vepër është përkthyer edhe për nevoja të diplomacisë serbe dhe italiane të kohës, me të drejtë është cilësuar si vepra e parë e diplomacisë shqiptare e shkruar nga një personalitet i Kosovës. Leximi, sikur e thekson mjeshtri ynë, në të vërtetë nuk është vetëm dëshifrim i kësaj vepre, por i gjithë historisë kombëtare, prandaj jo rastësisht, ashtu sikur është vepruar edhe në studimet e tjera, nuk kemi të bëjmë vetëm me leximin dhe dëshifrimin, por mbishkrimin e gjithë librit. Aty ku mbaron dëshmia e Profesor Vokshit, fillon komenti i Profesor Hyses. Edhe në këtë rast kemi të bëjmë sa me një histori të shkurtër, aq edhe me një sintezë; sa me një përmbledhje për nevoja të diplomacisë, aq edhe me një tipologji të temave të mëdha historike dhe jetësore të popullit shqiptar; sa me një doracak propagandistik, aq edhe me një vademekum, i cili nuk do të duhej të mungonte në tavolinat e diplomacisë shqiptare. Nëse kjo vepër i ka shërbyer dhe i shërben diplomacisë shqiptare për nevoja të brendshme, po kjo vepër i ka shërbyer dhe i shërben historianëve shqiptarë se si duhet përgjigjur historiografisë serbe. Megjithëse një tekst i vogël dhe në shikim të parë jo shumë me karakter propagandistik, kjo vepër do të mund të shërbente model për stilin shkencor, diplomatik dhe referencial të komunikimit me lexuesin. Gjuha e Profesor Vokshit, në tërësinë e realizimit të saj është shembulli brilant i tekstit, të cilin për fat të keq nuk e kemi as në botimet tona rreth një shekull më vonë.    

Studimi i radhës, për veprën e Hamit Kokalarit Kosova djepi i shqiptarizmit, (botuar në Tiranë në vitin 1943), sikur nuk është gjë tjetër veç se një sintezë e dy të parave. E kjo ka të bëjë jo vetëm me veprat e dy të parëve, po edhe me modelin e shfletimit, leximit dhe prezantimit të tyre. Prezantimi i saj shkon deri në nostalgji, sigurisht jo vetëm për faktin se horizonti i mbrojtjes së çështjes shqiptare zgjerohet, jo vetëm kritika e rreptë politikës serbe shtohet, por edhe për shkak se ndikimi i saj në jetën mendore dhe politike shqiptare është shumë më i madh dhe shumë më i thellë se sa dy veprat e mëparshme. Kjo është arsyeja pse në këtë vepër nuk dua të theksoj ndonjë veçanti të strukturës së saj përmbajtësore, as ndonjë veçanti të fatit të autorët të saj pas vendosjes së rendit të proletariatit në Shqipëri dhe ish-Jugosllavi, por dua të theksoj fatin e këtij libri në lëvizjen rinore shqiptare gjatë gjysmës së dytë të shekullit XX. Ata që në diasporë kanë lexuar shtypin e Lëvizjes Ilegale Shqiptare, qofshin ata të majtë apo të djathtë, nuk e kanë të vështirë të gjejnë pjesë të këtij libri në shtypin e tyre, duke përfshirë këtu edhe botimin e plotë në diasporë menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, në kohën që në Shqipëri ishte i ndaluar për shkak të biografisë së autorit të saj, ndërsa në Kosovë për shkak të biografisë së autorit dhe të përmbajtjes së veprës. Horizonti i kësaj vepre ndërkaq zgjerohet jo vetëm për botimin e saj në shtypin e ilegales shqiptare, po edhe për shkak se kjo vepër do të zë kryet e vendit në dosjet e grupeve ilegale, të cilat do të dënohen edhe për shkak se kishin lexuar veprën e Hamit Kokallarit Kosova djep i shqiptarizmit. Në vitin 1984, në një nga dosjet e sigurimit dhe gjykatave serbe shkruante: “e akuzuara NN akuzohet për shpërndarjen mes shokëve dhe leximin e veprës së Hamit Kokallarit Kosova djep i shqiptarizmit” (Aktakuzën e Prokurori Publik i Qarkut në Pejë, PP. nr. 354/84, dhe 27/85).

Studimi “Vepër me qëndrime rigoroze ndaj objektivitetit historik, vë në plan të parë një dorëshkrim të autorit Ismail Strazimiri, Lufta kundër pavarësimit të Shqipërisë, “Naimi” Tiranë, 2010. Ndryshe nga veprat e mëparshme të cilat u shkruan dhe e përjetuan pritjen lexuesit dhe kontekstit historik vepra e Strazimirit u mbajt peng i shkaqeve të tjera historike dhe peng i ndërgjegjes sonë politike e ideologjike. Botimi i saj me kohë sigurisht do të ndihmonte një përmbajtje tjetër të historisë së kësaj kohe dhe do të ndërgjegjësonte shumë mendimin tonë intelektual, politik e konceptual për veten dhe qëndrimin që duhej të mbanim ndaj fqinjëve.

Në këtë vëllim janë botuar edhe disa tekste që kanë të bëjnë me gjuhën shqipe dhe monumentet e saj historike e përmbajtësore. Profesori që me kaq përkushtim i ka studiuar veprat albanologjik për një periudhë shumë shekullore të botimit të tyre është e kuptueshme që me punën e tij të përhershme t’i përcjellë dhe t’i përjetësojë për opinionin përvjetorët e saj më të rëndësishëm. Fjala është për tekstet përkujtimore që shquajnë dhe rivlerësojnë gjuhën shqipe dhe alfabetin e saj, duke përshfaqur gjithë përmasën madhështore edhe historike të zhvillimit të saj. Një përkushtim tashmë i një kërkimi shumëdimensional, ku nuk kemi vetëm zhvillimet e brendshme dhe  historike të Kongresit të Manastirit, por edhe ngritjen intelektuale proeuropiane të bardëve të tyre, e shohim të shtruar gjerësisht dhe thellësisht në studimet P?rpjekjet p?r alfabetin latin t? gjuh?s shqipe para Kongresit t? Manastirit dhe Argumentet e Çajupit p?r alfabetin latin t? gjuh?s shqipe, të cilat në të vërtetë sjellin gjithë mesazhin e përpjekjeve për alfabetin e gjuhës shqipe gjatë shekullit XIX. I mbështetur fortë në përmasën historike të përpjekjeve të të gjithë shqiptarëve brenda dhe jashtë Shqipërisë për një alfabet dhe për një gjuhë gjithëshqiptare. Sigurisht kjo është arsyeja pse reagimet e tij rreth përpjekjeve individuale dhe klanore për të ndërhyrë në sistemin gjuhësor të shqipes standarde janë të theksuara dhe të ashpra qoftë ndaj individëve të caktuar, qoftë ndaj grupeve të caktuara, të cilat gjatë dy dekadave të fundit kanë manifestuar qëndrime të hapura kundër procesit historik të standardizimit të shqipes. Po kësaj kujtese i takon edhe studimi përkujtimor Theodor Haxhifilipi – pararendës i Rilindjes Kombëtare, kushtuar njërit prej personalitetit të shquar jo vetëm të njërës prej periudhave të veçanta dhe mjaft të errëta të historisë kombëtare, por edhe njërës prej periudhave më të diskutuara të qytetërimit shqiptar.

 

Veprat historike apo bashkëkohore si sistem apo si përmbajtje

 

Në kapitull më vete në vëllimin IV të Studimeve të Profesor Mahmut Hyses e përbëjnë recensionet, të cilat përtej një prezantimi të zakonshëm të veprave me karakter historik apo vetë teksteve dhe përmbajtjeve tjera, paraqesin analiza shumështresore të tyre dhe rivlerësime shumëdimensionale të temave historike, kulturore e gjuhësore të kohës të cilës i kanë takuar. Fjala është për recensionet Politika diplomatike e Ali Pashës, kushtuar veprës së Profesor Veli Veliu: Relacione diplomatike ndërmjet Ali Pash?s dhe Napoleonit, (1797-1814), Shkup, 2010; Dy vepra t? Milto Sotir Gurr?s me procedim romantik, kushtuar prozës së këtij personaliteti të veçantë të prozës nostalgjike dhe historike; Një botim tekstologjik i Divanit të Nezim Frakullës kushtuar monografisë shkencërisht të realizuar të Genciana Abazi–Egro, Nezim Berati: Divani shqip, Toena, Tiran?, 2009; Një  studim kontemplativ për filozofinë e Kavaljotit, kushtuar njërës prej monografive më të realizuara të dekadave të fundit nga Prof. Alfred Uçi: Filozofia e T.A.Kavaljotit, Voskopoja, Akademia e Re, ASHSH, Tiran?, 2004; Një monografi speciale për veprën Psikologjia të Hasan Tahsinit, kushtuar veprës biografike të Prof. dr. Nuri Abdiu: Psikologjia e Hasan Tahsinit, Tiran?, 2007, ku hidhet dritë për njërin prej personaliteteve më të rëndësishme të iluminizmit europian brenda sistemit të Perandorisë Osmane.

Vëllimi Studime IV, do të mund të shquhet edhe për një veçanti, të cilën mbase nuk e kanë vëllimet e tjera të kësaj kolane. Fjala është për përmbledhjet sistematike, tematike, apo historike të më shumë autorëve a temave të caktuara. Shembulli më i mirë brenda këtij vëllimi janë studimet e kolonës së parë për katër vepra fundamentale të mendimit shqiptarë të shekullit XX, si dhe për gjashtë studimeve për gjashtë romaneve të shkrimtarit bashkëkohës Ibrahim Kadriut, të cilat përbëjnë themelet e sigurta për një monografi mbi prozën romaneske të këtij shkrimtari. Fjala është për njërin prej romanet më të mira të Ibrahim Kadriut N? Vajhall, romanin karakteristik të prozës së tij Spirale muzgu, romanin e përvojës sonë historike dhe bashkëkohore njëkohësisht Loja e fundit, romanin etnografik Kroi i ilaçit, romanin, sikur shprehet kritika, më të mirë të arritjeve të tij artistike dhe estetike Gloria n? mes, romanin emblematik jo vetë për vlerat artistike sa për temën që trajton, personalitetin e gruas që u bë sinonim i traditës shqiptare, Nëna Tereze me titull Qerrja e dritës. Romanet e këtij shkrimtari flasin gjerësisht e thellësisht për fatet individuale të heronjve historik të romaneve të tij dhe fatin kolektiv të popullit shqiptar si tërësi. 

Vëllimi mbyllet edhe me një numër tekstesh recensionale: Sanie Gashit: Histori t? tmerrit 1998-99; Sinan Gashit: Pseudonimet e shkrimtarëve shqiptarë 1685-1964; Arbneshi i Zar?s, oaz? shqiptare; Sinan Gashi: Arbneshi i Zar?s, oaz? shqiptare; Veli Veliu: Vendlindja ime (Llakavica dhe Gostivari), dhe me shkrimet eseistike In memoriam në shenjë të botimit të tyre, apo në shenjë të kujtimit për personalitete të njohura të kulturës sonë, si Avni Lama, Profesor Lutfi Marku, Prof. Emin Pustina etj.

 Edhe lexuesi më pak i përkushtuar i veprave historiko-letrare nuk e ka vështirë të kuptoj se autori, me një përvoje shumëdekadëshe në studimin e historisë së letërsisë shqipe, me këto vëllime as nuk e ka hapur kolonën e tij, as nuk e ka mbyllur. Ndërkohë që boton këtë kolanë studimesh, në të njëjtën kohë hapë dhe përmbyllë monografitë për autorë a probleme të veçanta të karakterit historiko-letrar dhe shkruan studime për konferenca, autorë a vepra të caktuar, të cilat pritet t’i sistemojë edhe më tej në vëllimet që pritet t’iu pasvijnë vëllimeve I-IV.

Prishtinë, maj 2011



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora