E marte, 23.04.2024, 07:41 AM (GMT+1)

Kulturë

Sylejman Morina: Vatrat e Vjetra Arbneshe- Foto Ekspozitë e Bernard Kotllarit

E shtune, 04.06.2011, 07:58 PM


Në hapje  të ekspozites - nga e majta, Bernardi, Seferoviqi, Lucija dhe drejtori i bibliotekës së  Zarës  z. Pehar
Në hapje të ekspozites - nga e majta, Bernardi, Seferoviqi, Lucija dhe drejtori i bibliotekës së Zarës z. Pehar

 

Vatrat e Vjetra Arbneshe- Foto Ekspozitë e Bernard Kotllarit

 

Nga Sylejman Morina

 

            Edhe atëherë, kur nuk kishin kontakte, arbneshët me  atdheun e tyre, era që vinte nga  brigjet e Arbërisë i kishte  vizituar  gjithmonë  ato shtëpitë e vogla prej guri  të mbuluara me rrasa sipas traditës së të parëve të tyre. Në ato kasolla, ku njerëzit dhe kafshët e ndanin hapësirën   e përbashkët të banimit, ku jeta  mes tyre ishte lidhur  tejet ngushtë.

Ajo bashkohej me mendimet e tyre dhe me këngët e mbetura  në kujtesë  që i kishin sjellë  prej vendlindjes, të cilat i këndonin në familje duke  punuar  në djerrinat periferisë  në Zarës, ku  me mund e djersë  i shndërruan  ato në ara  buke, vreshta e luadhe. Arbneshët e vendosur në periferi të Zarës, në fillim  kryesisht merreshin me bujqësi e blegtori, si edhe  me zejet  e trashëguara  nga vendlindja. Me kalimin kohës edhe këtu  u bën ndryshimet, ata  u morën edhe me veprimtari tjera, si dhe  filloi ndërtimi i shtëpive në kate, të cilat i mbulonin me tjegulla. Ndryshimet  në Arbnesh, deri vonë  ishin më të ngadalshme  për shumë arsye si mungesa e investimeve... etj. Prandaj, deri vonë dhe  i ngjante një katundi tipik  shqiptar. 

 Ato shtëpi  të vjetra  sikur reflektonin  diçka magjike, po sa  i binin rrezet e para të diellit, por  edhe  kur  fillonte ta humbiste  shkëlqimin  dielli  dhe qielli skuqej, ato rreze që përshkonin e reflektonin  në det  ndaleshin    me  shekuj  në ato shtëpitë e gurit .

 

 Perceptimet fëmijërore të ambientit  lënë  gjurmë  të thella në jetën e njerëzore, sidomos    botën  e artistëve, ato janë më të theksuara, më  të pa shlyera  dhe  krijojnë një burim    pashtershëm inspirimi. Ato  i ngjallin  ata edhe i japin përjetësi . Pamjet  e shtëpive të e vjetra të arbneshëve i kishin lënë  gjurmë  të thella shpirtit artistik të Bernard Kotlarit,i cili ato i shprehu  me hapjen e ekspozitës  me titull “Vatrat e vjetra arbneshe”  Ku në  30 fotografit  origjinale  ishin  paraqitur  shtëpitë   e vjetra dhe  pjesë   të mbetura nga ato. Historiani i artit  Seferoviç, shprehet ”Kotlar ofron edhe një depërtim të thellë imagjinatav në karakterin e jetesë

 

 

dhe historikun e hapësirës  të arbreshëve të Zarës. fotografitë e ti hyjnë në trashëgimin shpirtërore kolektive  dhe në memoriet personale.”

Ekspozita ishte  pjesë e  aktiviteteve kulturore, fetare    organizohen  nga arbneshët  për  nderë të festës    tyre, kushtuar Zonjës Loret, apo siç e quajnë ata  “Zoja Jon”. Ekspozita në fjalë  mbetet  e hapur në  hapësirat e bibliotekës së Arbneshit, duke  filluar nga  2 maji  qëndroi e hapur e gjer me 29 maj 2011.Çdo aktivitet kulturo -fetar i arbneshve, i bashkon  ata dhe i jep gjallëri e shpresë. Ekspozita  i tuboi  dashamirët e fotografisë dhe miqtë  e  arbneshve. Aty  u tubuan   arbëreshët  e të gjitha  gjeneratave  të Arbneshit, edhe ata që jetojnë në qytetin e Zarës.. Bernardi gjithë herë inspirimet  i gjen   në mesin e arbneshëve  dhe në ambientin e tyre .

  “Inspirimet  mija për këtë  ekspozitë, janë  kujtimet si dikur  është dukur Arbanasi  , kur isha  i vogël. Ato në një farë mënyre janë kujtime  fëmijërore. Ato fotografi janë  punuar me  anë të  fotoshopit, si  të duken më mirë te shprehja  e ngjyrave të mira,që mua si fëmijë më kanë  mahnitur. Ato shtëpi të vogla edhe sot  më kthejnë në fëmijëri ,edhe nga  pak  më bëjnë  të pikëlluar,  kur i shoh si po shkatërrohen, ndërsa unë  nga shkatërrimi i shpëtoj me fotoaparatin”

            Me vëmendje  u dëgjua fjala   e  intelektualit  dhe historianit   të njohur  të fotografisë, z. Abdulla  Seferoviqit, i cili veç tjerash   pozitivisht e kishte  vlerësuar   fotografitë e kësaj ekspozite, në rend të parë  sipas mendimit të tij, ky ishte  momenti  i fundit që ato shtëpi të vogla, edhe ajo që ka mbetur  gjer tani  të shpëtojnë  nga harresa, njëherit  për gjeneratat e reja  të mbesin  përmendore  që në çfarë kushte kanë jetuar, dhe në kushte    modeste   të parët tanë.

            Mjetet e informimit i kishin dhënë rëndësi, duke shkruar në mënyrë afirmative për  ekspozitën, si edhe autorin që  është i njohur edhe për mjeshtrin në realizimin e

fotografive  për të cilat ka  fituar shumë mirënjohje. Siç tregon Bernardi,  kishte  shumë të interesuar  që e kishin shprehur  gatishmërinë që të blejnë  ndonjë fotografi, por  ky,  si herëve të tjera edhe kësaj radhe  fotografitë e  ekspozitës ia falë,  koleksionit të vendlindjes arbneshe – bibliotekës së  Arbneshit.

Dëshmi historike të artitektures arbneshe
Dëshmi historike të artitektures arbneshe

Shtëpi e vjetër e Arbneshit të Zarës
Shtëpi e vjetër e Arbneshit të Zarës



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora