E shtune, 20.04.2024, 12:11 PM (GMT+1)

Kulturë

Donika Timko: Për Profesor, Doktor dhe Poet Xhemil Bytyçin

E shtune, 04.06.2011, 07:59 PM


Pamje nga aktiviteti: Nga e majta në të djathtë, Astrit Tota, Mëhill Velaj dhe Eleonora Gjoka
Pamje nga aktiviteti: Nga e majta në të djathtë, Astrit Tota, Mëhill Velaj dhe Eleonora Gjoka

 

Dashuria  i nenshtrohet dashurisë dhe humanizmi poetik nuk mund të përkthehet ndryshe veçse me fjalën humanizëm.

 

Për Profesor, Doktor dhe Poet Xhemil Bytyçin

 

Nga Donika Timko

 

Thonë se pranvera është një shpërthim jo vetëm natyror në të cilën njerëzit shohin gjithfarë ngjyrash dhe dekoresh natyrale e ku gjithshka ka pritur castin e vet kulmor, por gjithashtu edhe një shpërthim artistik ku artistët  në art shprehin në mënyrë poetike ndjenjat e tyre shpirterore gjithshka që I lidh me jetën,natyrën, Zotin, gjithshka që është e dukshme dhe e pa dukshmme, gjithshka që emocionalisht ngrihet në imagjinatën e një artisti si një ëndër e lirë e një shpirti të lirë për të thënë në mënyrë hyjnorë vetvehten ashtu në heshtje dhe fuqishem, bukurine e fjalës që quhet poezi..

Në 28 Maj 2011 në ambjentin e këndshëm në restorantin Xhovanis të  shqiptaro-amerikanit Gjergj Dedvukaj në Nju- Jork, bashkatdhetarë nga të gjitha viset shqiptare janë mbledhur të festojnë së bashku krijimtarinë poetikë të poetit Xhemil Bytyci.

Këngëtarë, poetë, piktorë, akademikë, profesorë, shkrimtarë si dhe artdashës të tjerë mbushnin ambientin e këndshëm të shoqëruar me muzikë shqiptarë tradicionale.

 

Arti është cdo gjë. Jeta dhe arti së bashku kanë një funksion organik që I lidh njerëzit  midis tyre. Liria intelektuale dhe fjalori I dashurisë për jetën, të bukurën të dhimbshmen, hyjnoren dhe njerëzoren janë faktorët origjinalë që I ka mbledhur shqiptarët e diasporës në Njy- Jork të shijojnë jo vetëm art, por edhe të takohën e cmallen me njëri tjetrin.

 

Ndaj veranda e këndëshme e restorantit Xhovanis do të ishte disi ndryshe atë ditë. Festa poetike shoqërohej me tinguj muzikorë shqiptarë prej solistit dhe muzikantit Artur Matia. Brënda në Nju- Jork kënga shqiptare disi në mënyrë të vecantë I detyronte  kalimtarët amerikanë të ndaleshin për të marë vesh se dicka e vecantë po ndodhte aty. Zëri I kengëtares Sabahate Berlajolli tingëllonte mallëngjyeshëm në mërgim dhe diku aty nëpër ambjentin e verandës edhe loti rëshqiste ngadalë I pavullnetshëm prej gëzimit.

 

Të gjithë ne atë ditë ishim të privilegjuar të gëzonim dhe shijonim art. 

Arti është kudo dhe në cdo gjë. Ai është një kopësht ndjenjash që ka gjithnjë të ardhme. Ndaj nuk është e rastit që Xhemil Bytyci krahas profesionit të tij të nderuar si profesor dhe doktor në fushën e mjeksisë të meret edhe me poezi.

 

Arti është për të gjithëve, por poezia në vëcanti është aristokratia e artit të cilën nuk e kanë privilegj ta shkruajnë të gjithë. Kjo e vërtetë është kaq e vërtetë sic është vuajtja dhe dashuria që poeti percjell tek lexuesi, një shembull I shkëlqyer që vërtitet në kufijtë e hapësirës së pakufishme të artit.

 

Poeti Xhemil Bytyci kish sjellë në Nju-Jork madhështinë e poezisë së tij, një materje shpirtërorë shqiptare që do të na prekte të gjithëve. Ai kish sjellë dashurinë dhe dhimbjen për Kosovën, pjesë nga trualli shqiptar, gurrë nga Mitrovica shqiptare që ishin aq brilant dhe bashkë me to mall e dashuri për të gjithë.

 

Larg prej vëndlindjes të gjithëve ne bashkatdhetarëve që ndodheshim në atë ambient na u dha mundesia të shijonim jo thjesht art ,por frymen hyjnore poetike duke na bindur të gjithëve se poezia në art është virtyti që jeta e shoqëron drejt së mirës si një shpërblim për vetvehten, të bukurën dhe më gjërë.

 

Filoisofia e krijimtarisë shpirtërore përmes artit poetik e krijuesit Xhemil Bytyci është një elegancë emocionale që kombinon kompleksitetin sinbolik të gjërave që trajton me thellësinë emocionale duke I ballancuar në një kulm të vetëm që quhet art.

Format poetike janë të larmishme sikundër edhe tematika duke përfshirë vlera kombëtare, kohë për fatin, dëshira dhe haresa të panjohura, erë arberie si dhe duke I kënduar dashurisë atdhetare dhe njerëzore.

 

Poeti Xhemil Bytyci ka një krijimtari të pasur në katër vëllime poetike si: Fijet e fjalëve, Reze yjesh, Dëgjoj shushurimën dhe Zjarr I lënë në haresë. Në vëllimet e tij poetike poeti shprehet me zërin e tij për heronjtë që nuk duan të shkruajnë emrin e tyre në pllakën e mermerit me frymën e tij deri në ditën e lirisë atje ku fryn erë arbërie.

 

Ajo që është për tu evidentuar në këtë krijimtari është gjithashtu edhe larmia e llojit të poezisë sic janë tanka, hajku dhe kombinimi I një ekspresiviteti të pasur me poezinë konservative.

 

Poeti e përshkruan natyrën dhe ndjenjën me pak fjalë ne formen e poezisë hajk.

Pikë muzgu, para nate

Aty ku rëfejnë dashuritë.

 

Pas shiut të lotëve

Ylberi kthehet

Me diell të djersitur.

 

Ndërsa në poezinë tanka poeti ka shpërthim të fuqishëm emocional. Ja se si shprehet autori në një poezi.

 

Asnjë gur nuk është aq I fortë

Se sa guri I kombit të jeton në zemrën time

Që e admiroj aq shumë.

 

Në këtë krijimtari poetike ne ndjejmë aromën e fjalëve nëpërmjet këshillës poetike. Poeti shprehet.

 

Zgjidh gjuhën e luleve

Bashkoju dashurisë

Qe të jetosh vlerën e vërtetë.

 

Arti shqiptar I poetit Xhemil Bytyci është një arsye e bamirësisë të Zotit për talentin e tij, është një dashuri njerëzore për kulturën, është inteligjencë, është pasioni për të bukurën dhë të vlefshmen. Arti I tij është arsye dhe guxim I mjaftueshëm në art jo vetëm për vehten e kënaqesinë e tij artistike, por edhe për ne dhe lexuesin si një vlerë njerëzore dhe kombëtare e cfaqur si një kompromis human e njerëzor.

 

Poeti jeton në mbretërinë e yllësisë jo vetëm me qiejtë, por edhe me tokën dhe pikërisht ambientit që e rrethon përmes thirjes për dashurinë njerëzore atje ku ai thëret ejani të promovojmë dashurinë.

 

Dhe ashtu të mbledhur të gjithë së bashku nën tingujt e muzikës me interpretimet poetike të poetëve Mëhill Velaj, e  Rita Saliu ne ndjemë nga afër frymën e Kosovës martire. Poetja Eleonora Gjoka në fjalën e saj vlerësoj artin e poetit Xhemil Bytyci duke bërë krahasime të mrekullueshme midis veriut e jugut të trojeve shqiptare.

 

Tom Mrijaj, shkrimtar dhe sekretar I lidhjes së Prizrenit, Gani Perolli, shkrimtar dhe kryetar I këshillit  botues të librit shqiptar në SHBA, Bajram Doka anëtar I Akademisë shqiptaro- amerikane të Nju- Jorkut, editori I gazetës së Vatrës, Dielli, Dalip Greca, gazetari Beqir Sina si dhe djali I poetit Artrit Bytyci vlerësuan krijimtarinë artistike të katër vëllimeve me poezi të poetit Xhemil Bytyci  si një vlerë artistike dhe kombetarë duke falenderuar në mënnyrë të vecanyë organizarorin e këtij evenimenti artistik, piktorin Astrit Tota.

 

Profesor, doktor dhe poet Xhemil Bytyci ndoshta nuk e kish besuar se në Amerikën e largët komuniteti shqiptar i Nju-Jorkut do ti jepte atij privilegjin e të qënit fjalë, respekt e dashuri duke e percjellë për në Kosovën e dashur me urimin jetë të gjatë, arti yt u përket të gjithëve.

 

Nju-Jork

1 Qershor, 2011

 

Këngëtarja Sabahate Berlajolli duke interpretuar këngë popullore shqiptare.
Këngëtarja Sabahate Berlajolli duke interpretuar këngë popullore shqiptare.

Gazetari Dalip Greca dhe poeti Xhemil Bytyci
Gazetari Dalip Greca dhe poeti Xhemil Bytyci

Profesor, doktor dhe poet Xhemil Bytyci duke përshëndetur pjesmarësit në promovimin e librave me poezi në Nju-Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Profesor, doktor dhe poet Xhemil Bytyci duke përshëndetur pjesmarësit në promovimin e librave me poezi në Nju-Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Nga e majta net ë djathtë, Xhemil Bytyci, Eleonora Gjoka dhe Tom Mrijaj.
Nga e majta net ë djathtë, Xhemil Bytyci, Eleonora Gjoka dhe Tom Mrijaj.

Anëtarët e nderuar të presidiumit, poeti Xhemilo Bytyci, Profesor Selaudin Vela dhe poetja Rita Saliu.
Anëtarët e nderuar të presidiumit, poeti Xhemilo Bytyci, Profesor Selaudin Vela dhe poetja Rita Saliu.

Një fotografi me pjesmarës në promovimin e krijimtarisë poetike të poetit Xhemil Bytyci
Një fotografi me pjesmarës në promovimin e krijimtarisë poetike të poetit Xhemil Bytyci



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora