E enjte, 25.04.2024, 09:42 PM (GMT+1)

Kulturë

Ilir Muharremi: Portrete nudo

E premte, 03.06.2011, 07:57 PM


Portrete nudo

 

Të martën në ambientin e Galerisë “Open art” u hap ekspozita personale e piktores Dafina Kapllanaj – Dreshaj

 

Nga Dr. Ilir Muharremi

 

Mjeshtri i madh i pikturës, madje edhe gjeniu Leonardo Da Vinçi, për të metat më çmeritëse të piktorëve do i identifikonte ata si përsëritës të formave apo lëvizjeve, fytyrave, veshjeve, të shfrytëzuara dikur, dhe bërja e shumicës së fytyrave të ngjashme me fytyrën e vet të mjeshtrit. Këtu dukshëm, Da vinçi demaskon një dobësi, të cilën piktorët e shfaqin në punime - portretin e tyre. Sipas tij, çdo veçori e tablosë mbanë vulën e personalitetit të piktorit. Ai ka folur shumë për shkakun e kësaj të mete. Mirëpo, piktorja Dafina Kapllanaj – Dreshaj, e cila para artdashësve prezantohet me portrete të cilat protagonist kryesor kanë femrën nudo, tregon se ajo është në lëvizje të ndryshme të pa përsëritshme, është portret i gjykimit vetjak, përmbanë në vete shpirtin që drejton dhe komandon çdo trup që formulon gjykimin shumë më përpara se ky të bëhet gjykim vetjak. Me këtë rrugë na del se shpirti e krijon figurën e njeriut, kështu e gjykon që duhet të jetë më mirë. Disa portrete, janë të mbyllura me egoizmin e thellë, kjo dëshmon përmes shpinës si plan të parë, mos komunikimit, izolimi nga turma e cila gjithnjë shtyp individin. Individët u shpikën vetëm për të bërë gjëra. Andaj, përmes tablove, të dominuara me ngjyra të ftohta si e bardha dhe blu, piktorja prezanton një atmosferë të hapur, por edhe të mbyllur në të njëjtën kohë. Nga vet fakti i protagonistes nudo, fshihet ajo ç’vishja e sinqertë e moralit të një femre, ajo nuk ka nevojë të mbulohet sepse është e pastër, e bardh, e drejtpërdrejt, dhe me fuqinë e saj fiton pushtetin nga burri. Filozofi gjerman Nietzche kishte me thënë se: “Sa herë që shkojmë të gratë duhet marr me vete kamxhikun”, por, në këtë rast dhembshuria, shtypja, presioni, e distancojnë kamxhikun e Nietzches dhe e kthejnë atë në një shkop mëshirës dhe protestues për drejta më të mëdha. Femra, në punime, nuk na vije me trup të shfrytëzuar, sikurse jemi mësuar ta shohim në veprën e Van Goghu “Sorro”, por e fortë, e pa dorëzuar, e aftë për vetveten dhe egon. Përmes imazheve, dhe pozitave të ndryshme të femrës në pëlhurën e piktores vërejmë se në kohërat e vjetra, meshkujt bënin atë që donin të bënin, kurse në këtë kohë postmoderne, meshkujt bëjnë atë që femrat u lejojnë atyre të bëjnë, andaj autorja kurorën i ja dorëzon femrës duke e pozicionuar atë në planë të vetëm, pa humbësin e betejës – mashkullin. Në artin e saj ajo flet me zë e ngritë lart betejën femërore, duke u arsyetuar me ballafaqimin e rëndë të gruas dikur.

 

Andaj, si për fund do theksoja se , artistja ka arritur të na ngacmoj me artin e saj, të ballafaqohemi direkt me protagonistin e tablosë, t’ia vëmë vulën, të ringjallim konfliktin dhe të zhvillojmë dialog të drejtpërdrejt sikurse në Teatrin e Grotoëksit.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora