E premte, 19.04.2024, 05:33 PM (GMT+1)

Kulturë

“Divorci” i dy artistëve austriakë me Shqipërinë

E shtune, 02.02.2008, 10:03 AM


(Pershtypje nga dy artiste austriake, regjizori Paul Flieder dhe dirigjenti Manfred Mayrhofer)

Pas nje prove ne skenen (e operas se Tiranes), nje mik nga Austria me pyeti sesi ndihesha. Pergjigjia ime ishte: ”Me duket sikur kam humbur jeten gjate nje aksidenti ajror dhe kam perfunduar ne ferr dhe tani me duhet te bej perjetesisht prova ne Tirane per venien ne skene te “Lakuriqit te nates”. Para dymbedhjete vjetesh ne Tirane kam vene ne skene pjesen “Don Giovanni”. Edhe atehere kishte rremuje, por ate rremuje ne nje fare menyre mund ta vije nen kontrroll dhe tek drejtuesi shihje nje partner e jo nje kundershtar. Kete here ishte nje ferr i vertete. Dhe nuk kishte aspak pse te ndodhte keshtu. Ne Shqiperi ka artiste te persosur -Shqiperia ka pershembull me shume kengetare me fame internacionale se Austria- dhe ketu opera mund te kishte nje nivel si ai i Gjermanise apo Austrise. Dhe prapeseprape, Tirana ka teatrin me te keq te operas ne mbare boten (te pakten sa kam pare e punuar, nga Austria e Gjermania deri ne Mongoli). Shumica e shfaqjeve jane nje karagjozllek dhe asnje qeveri e sakte qe subvencionon nje teater nuk duhet ta toleronte kete. Pas nje shfaqeje si ”Karmen”, drejtuesi ne cdo vend tjeter do kishte (sigurisht) nje takim me ministrin e kultures, por pas pese minutash do te dilte nga zyra e tij si nje vizitor privat. Pas shfaqjeve si “Karmen” apo “ Kiss me Kate”, Ministri i Kultures ne vendin tone do te kishte nje takim me Kryeministrin dhe pas kesaj do te ishte pensionist. Tek ne egziston mundesia , qe pas kesaj te vinte (ne drejtim) nje profesionist. Ne Tirane mesa duket jo, sepse gjate viteve te fundit drejtuesit kane qene gjithmone persona, te cilet nuk kishin asnje pervoje me teatrin. (Kushdo ne nje te post te tille) nuk mund te mesohet (kur eshte) ne pozicionin e drejtuesit, se si funksionon nje teater. Drejtuesit tek ne behen te tille artiste, te cilet kane te pakten njezet vjet eksperience dhe i dine te gjitha hollesite sesi funksionon nje ndermarrje e tille.
Drejtoria ka me shume pjesetare se teknike, kostumografe dhe marangoze te marre sebashku. Nje drejtim i tille i stermbushur nuk pengon vetem vehten. Kesaj i shtohet dhe fakti se ne Shqiperi, dija dhe tradita sesi drejtohet nje teater ka humbur plotesisht. Mesa duket nuk ka me asnje ne (kete) vend qe mund ta dije kete. Dhe duke qene se personat pergjegjes e vene re kete, emerohen perdite e me shume zevendes drejtora nga te cilet priten mrekullira! Por mrekullia nuk ndodh, ata vetem sa shtojne rremujen dhe deficitin e buxhetit. Gjithashtu ka humbur cdo ndergjegjesim mbi cilesine. Ketu cilesohen nga drejtuesit shfaqje si “te mrekullueshme”, te cilat as edhe ne Azine Lindore nuk do te pranoheshin, as nga drejtuesit e as nga publiku.
Nje shembull per kaosin e perditshem. Ne cdo teater gjate dites ka prova te ndryshme. Nje prove skenike per premieren e ardhshme, nje prove ne sallen e korit per koncertin e rradhes, balerinet bejne prova ne sallen e baletit dhe pianistet punojne pjese te reja me kengetaret. Edhe orkestra ben prova ose per premieren e ardhshme ose per shfaqen e rradhes. Per keto prova vihet qe nje dite perpara nje plan, i cili varet tek hyrja ne menyre qe ta shikojne te gjithe. Plani hartohet nga nje kordinator tek i cili duhet te drejtohen regjizoret dhe dirigjentet per deshirat e tyre. Dhe ky kordinator natyrisht duhet ti thote per shembull nje regjizori: ”Neser nuk mund ta kesh korin sepse i duhet dirigjentit per te bere prova per koncertin, por mund te marresh trupen e baletit”. Por kjo nuk ndodh ne operen e Tiranes. Tek skena ku bej provat une ndodhet i varur plani per provat e ”Lakuriqit te nates”, per shembull, te nesermen ne oren 10:00 prova me solistet, korin dhe baletin. Ne sallen e korit ndodhet nje plan tjeter ku thuhet per oren 10:00: prova per nje koncert qe nuk ka lidhje me “Lakuriqin e nates”. Edhe ne kete koncert marrrin pjese soliste nga “Lakuriqi i nates”. Edhe baleti ka ne sallen e tij nje plan tjeter, ne te cilin thuhet ne ora 10:00 ka prova per nje produksion tjeter. Plan tjeter ndodhet edhe ne sallen e orkestestres. Qe keto plane kundershtojne njeri-tjetrin nuk i bie askujt ne sy. Per provat ne oren 10:00 une kam dy soliste ne skene. Se kush do te beje provat tani , dirigjenti i koncertit apo une, kjo varet se kush terrorizon me shume teatrin (apo kush e ka me mire me drejtuesin). Dhe keshtu nis cdo dite...
Une u perpoqa ta ndryshoj kete situate dhe u thashe drejtoreve sesi duhet bere. Pra, me ane te nje kordinatori qendror, i cili zevendeson gjithe ata drejtore duke mbajtur vete pergjegjesi dhe i cili harton nje plan qe vlen per te gjithe. Kur behet fjale per pushtet (dhe perparesi personale) eshte cdokush pergjegjes, kur behet fjale per te mbajtur pergjegjesi (per pune te vertete), askush.
Nje shembull tjeter tipik. Per jave te tera na lane duke bere prova me nje kengetare per Orlofskin. Ajo ishte perzgjedhur nga nje anetar i drejtorise. Ne ishim shume te kenaqur me te dhe vec kesaj ajo fliste gjermanisht. Pastaj papritur, nje tjeter anetar drejtorie thote se ajo s’mund ta kendonte Orlofskin. ”Pse”?-“Sepse ajo nuk ka kenduar me pare per te na treguar”.“Ajo ka kenduar perpara dirigjentit dhe meje (regjizorit), kjo duhet te mjaftoje, ne e dime se cfare duhet per kete pjese dhe vec kesaj, ajo ka pesembedhjete vjet e angazhuar ne kete teater, cdokush e njeh edhe Ju e njihni. Perse pra duhet nje demonstrim?”-“Eshte e percaktuar me ligj, qe ajo duhet te kendoje perpara komisionit te teatrit dhe ligji duhet zbatuar. ”Nje komision shqiptar qe nuk ka patur asnjehere te beje me “Lakuriqin e nates” paska pra, me shume kompetenca (bie fjala) se nje dirigjent austriak, i cili e ka dirigjuar kete pjese me shume se njeqind here ne shume teatro operash nga Athina permes Vienes dhe Shtutgartit, deri ne Kopenhagen!!!!
Megjithate, e degjoj me humor qe ligji (ne kete rast) duhet zbatuar. (Nga ana tjeter) ne operen e Tiranes shkelen e nuk zbatohen njemije rregulla mbi sigurine dhe kushtet e punes. Nese Shqiperia do te hynte neser ne BE, Teatri i operas do te mbyllej ne oren 00:01. Asnje ligj qe eshte i detyrushem ne BE (dhe pjeserisht kohet e fundit edhe ne Shqiperi) nuk zbatohet aty. Nese ne sallen e operas gjate nje shfaqeje do binte zjarr,- gje e cila mund te ndodhe shume shpejt per pasoje te rrjetit elektrik te prishur (une therras me force perpara gjithe autoriteteve “KUJDES!!!”), -do kishte me dhjetra te vdekur. Skena nuk do te digjej, por do te shperthente sepse (kundrejt cdo ligji, madje edhe shqiptare), aty depozitohen sasi te medha dekoracionesh te thata prej druri apo bukepeshku. Nje drite emergjence te pavarur nga rrjeti elektrik -sic e parashikon ligji BE-se-nuk egziston. Katastrofa do te ishte e parrefyer. Dyer te mbrojtura nga zjarri, oxhaqe tymi? Utopi. Per keto, jane te zena daljet e emergjences. Persona kompetent me vertetuan se edhe ne Shqiperi kane hyre nje pjese e ligjeve te BE-se, mbi rregullat e sigurise. Vetem se per zbatimin e tyre nuk e ndjen veten pergjegjes asnje prej drejtuesve (ne opera). Ne rast katastrofe te gjithe do te dilnin ne gjyq dhe do te denoheshn me vite burgu.
Asnje nuk e ndjen veten pergjegjes edhe per faktin se kaloriferet kane vite qe s’punojne dhe artisteve, si ne rastin e “Lakuriqit te nates”, ju desh te punonin ne 8 grade. Ne BE duhet te jete temperature minimale ne nje ambient te mbyllur te pakten 18 grade. Nese eshte nen 18 grade nuk lejohet te punosh. Pergjegjesia per mungesen e punes bie ne kete rast mbi drejtorine. Kur nje dite po benim prova me 8 grade, na thote nje anetar drejtorie (nga zyra me kondicioner): ”Ne Shqiperi (ka bere e ben) ftohte ne teater”. Dhe (pas kesaj) artistet u detyruan te vazhdonin punen. Mund te punosh ne polici, ne hekurudhe apo ne aeroporte edhe nen 0 grade, por te kendosh e ti biesh instrumentave, kjo vertet eshte e pamundur. Ne kete rast drejtori mund ta perdori pushtetin qe ka dhe ti thote qeverise: ”Teatri duhet te rinovohet, ndryshe nuk mund te garantoj ecurine e tij. Le ti mbajne njehere mbledhjet e tyre per nje jave rresht qeveria bashke me parlamentin ne sallen e operas ne 8 grade! Atehere do ta kuptonin sesi ndjehesh. Une bleva me leket e mia 10 ngrohese. Me to ja dolem ta conim temperature deri ne 13 grade. Me habit vetem fakti, qe askujt nuk i vjen turp kur artistet e vendit te tij trajtohen si kafshe dhe nje regjizor austriak duhet te dhuroje ngrohese ne menyre qe te vazhdoje puna.
Une gjeta nje sponsor per venien e nje sistemi ngrohes. Por, kur tre eksperte te huaj me thane se teatri nuk mund te riparohet me dhe se nje shkaterrim e rindertim do te dilte me lire, hoqa dore nga ky projekt. Une nuk dua te jem karshi nje sponsori pergjegjes per nje skandal, sic ndodhi tek shkolla e turizmit. Ajo u pajis, me ane te kostove te taksapaguesve austriake, me kuzhina lukserioze, etj., por, pastaj u shkaterrua dhe ajo cka mbeti-per ta formuluar me kujdes-nuk eshte sqaruar ende.
Per periudhen janar/shkurt eshte planifikuar opera “Trovatore”, por detaje nuk dihen akoma. Une perkulem perpara artisteve qe punojne ne keto kushte. Dua ti keshilloj qe te ngulin kembe te pakten per zbatimin e ligjeve shqiptare. Atehere nuk do te rrezikonin me shendetin dhe jeten e tyre. Eshte nje cmenduri te vesh ne skenen (e operas) nje veper ne dimer, ku pervec zyres se drejtorise, nuk ka tjeter ngrohje. Nese nuk ka ngrohje, teatri duhet te qendroje i mbyllur nga nentori deri ne prill. Kete mungese mund ta kompesoje me me shume shfaqje ne vere, ne Apolloni apo Butrint apo kudo tjeter. Turizmit shqiptar do ti bente mire.
Me sa perbuzje sillet drejtoria me artistet, kjo vihet re ne dhenien e roleve. Ti japesh te kendoje “Fidelion” nje baritoni 24-vjecar, tregon ose nje padituri totale ose cinizem. Nje pjese te tille mund ta kendosh kur je 40 vjec, kur ke nje eksperience 15 apo 20 vjecare. Nje 24-vjecar mund te demtoje me kete pergjithmone zerin. Ky eshte vetem nje shembull per shume raste te tjera.
Kur dirigjenti u nervozua njehere sepse ne prova mungonte perseri trompa e trete, drejtuesi tha ne sy te shume te tjereve: ”Une kam 10 drejtore por s’kam trompe te trete”. Aty nuk genjeu por i ra pikes. Me nje organizim te tille nuk ndjehet njeri pergjegjes, aq me pak per punen. Kur behej fjale per me shume se brockulla pa fund dhe pa kuptim, gjate ketij produksioni, kam qene vete pergjegjes per gjithshka, sepse s’behej ndryshe. Dhe ate qe s’mund ta zgjidhja dot une, e benin aq me pak 10 drejtoret. Faktikisht per gjate ketyre tre muajve kam qene une drejtues, regjizor, asistent, dramaturg, kam bere blerjet, kam gjetur sponsor… Cdo gje qe nuk e beja vete mbetej pa bere. Ja disa shembuj: Opera e Kopenhagenit, permes nderhyrjes se dirigjentit tone, i dhuroi operas shqiptare nje vellim me nota orkestrale, te cilat normalisht kushtojne shume dhe qe opera e Tiranes nuk do te mund ti paguante dot. Une i solla ato ne qershor, vetem duheshin fotokopjuar. Dhe kur u fotokopjuan? Me 3 dhjetor, para proves se pare se orkestres. ”Lakuriqi i nates“ ka shume dialogje te folura. Une shkruajta nje libret te ri me te shkurter dhe e dergova ne gusht me e-mail tek opera. Kur u perkthye ne shqip? Patjeter qe ne tetor, para proves se pare me solistet. Tekstet e kenduara ishin ne gjermanisht. A u perkthyen ato per kengetaret qe ta kuptonin cfare po kendonin? Po, por prej meje ne italisht. Per skenen nevoiteshin 80 karrige vieneze kafeterie. Une zbulova, shume jave perpara shfaqjes, dyqnin se ku mund te bliheshin dhe rashe dakort per nje cmim te arsyeshem. Kur u blene karriget? Sakte, 4 dite perpara premieres, por kishin mbetur vetem 45 te ketij lloji dhe te tjerat duheshin zevendesuar. Sigurisht jo me me cmimin e arsyeshem. A kishte nje program gjate shfaqjes? Jo,sepse une nuk e shkruajta. A kishte te dhena mbi permbajtjen? Po, sepse une e shkruajta nje ne gjermanisht dhe u kujdesa qe te perkthehej ne shqip dhe anglisht. Kishte postera? Jo, sepse une nuk mund te merresha edhe me kete. A kishte titra ne shqip? Po, sepse une i bera dhe angazhova edhe nje titruese, sepse ai qe kishte teatri nuk dinte te lexonte notat (!!). A u realizua nje nga rolet kryesore, ai i rojes se burgut Frosh? Jo! E padegjuar! Edhe pse i thashe dhjete drejtoreve qe ky rol duhet, asnje nuk u ndje pergjegjes. A kishte nje “Lakuriq nate”? Po, sepse une rishkruajta dhe e ndryshova komplet aktin e trete, ne menyre qe te anashkalohej personazhi Frosh. Qe drejtoria me tha, se do ishte me mire te kasha luajtur pjesen origjinale (e cila natyrisht behet vetem me Frosh-in), eshte vertet shume e cuditshme. A kishte nje harpe, e cila tek Strausi eshte instrument kryesor? Jo, sepse une ja bera kete gje te ditur drejtorise qe perpara nje viti dhe, edhe pse mu premtua nje zgjidhje, kerkesa kaloi nga nje tavoline ne tjetren. Dhe duke qene se une nuk mund ti bie harpes, shfaqja nuk kishte harpe. Eshte nje shqiptare e cila i bie harpes e qe studion ne Vjene. Do te kishte ardhur me shume kenaqesi, vetem se duhej pyetur dy muaj perpara dhe jo dy dite (sic ndodhi) para shfaqjes.
Ne Tirane u shfaq versioni i stervjeter i “Lakuriqit te nates”, pa rolin kresor te Froshit dhe pa instrumentin baze harpen. Ne Austri, publiku do te kishte kerkuar ti ktheheshin leket per biletat. Dhe cdo gjyq do ta kishte detyruar teatrin ta bente kete.
Dirigjenti austriak kerkoi nje honorar sic e marrin shqiptaret. Kur e mori kontraten? Nje vit perpara (si kudo), nje gjysem viti perpara, tre muaj perpara premieres? Sakte: Diten e premieres. Ashtu si dhe une, vetem se mua nuk me llogariten te gjitha shpenzimet e bera (honorar nuk duhet te me jepte opera, kjo ishte dhurate). Nje asistent sic u premtua nuk kishte, une pagova vete nje. Kjo nuk me beri te varfer, por eshte thjesht nje fyerje, vecanerisht atehere kur personi i prekur (te cilit nuk i ke qendruar te pakten nga ana financiare korrekt), gjen sponsor per (te realizuar) me shume se trecerekun e dekoeve.
Ne Austri dhe ne shume vende te tjera, kompetencat brenda nje teatri jane te percaktuara qarte: Pergjegjesine me te madhe e ka drejtuesi i shfaqjes, i cili eshte njekohesisht edhe udheheqes artistik. Per administrimin, financat dhe ceshtjet juridike, eshte pergjegjes -e theksoj kete-, nje drejtor administartiv. Pastaj ka nje drejtor teknik, i cili eshte pergjegjes per tekniken ne skene, per ndricimin, grimin dhe garderoben Person i katert ne kete liste, eshte edhe nje shef muzike. Drejtor dhe zevendes drejtore te tjere nuk ka. Duke qene se pjesa derrmuese e teatrove tek ne jane te regjistruara dhe figurojne nga pikepamja juridike si sh.p.k, drejtuesi ne rast deficiti pergjigjet privatisht me leket e tij. Teatro te tilla si “Opera vieneze e shtetit” apo “Opera e Zyrihut”, subvencionohen pjeserisht nga shteti, pjesen tjeter e fitojne nga biletat e shitura. Lojrat festive te Salzburgut apo te Bregencit, financojne madje me shume se gjysmen nga biletat e hyrjes. Opera e Tiranes nuk merr as 1% te buxhetit te saj nga biletat e shitura, 99% financohet nga shteti. Nje shtet qe ia del gjithe kesaj cmendurie, nuk mund te quhet i varfer.
Kur “Lakuriqi i nates” vihet ne skene ne Austri, atehere ne parashikojme me kengetare gjermanofoles tre deri ne kater jave prova muzikore dhe pastaj gjashte jave prova skenike. Ne tetor drejtoria na dha nje plan provash me shkrim. Per premieren e dates 18 dhjetor provat do fillonin me date 29 nentor. Kur ne qeshem me kete na u tha: ”Ne ne teater, cdo opera e realizojme per dy jave”. Kesaj une iu pergjigja: ”Keshtu duket dhe keshtu degjohet (!!!)”. Dhe pergjigjia ishte: ”Ne Shqiperi nuk na duhet cilesia”. Ne fund te fundit, nese shikoj vendin qe ndodhet pas operas, qender e kryeqytetit, besoj se ai ka te drejte. Nuk njoh asnje kryeqytet europian apo aziatik, ne te cilin ne nje vend kaq kryesor te ndodhet nje depozite e hapur plehrash, ku uji te vjen deri tek kyci i kembes. Kryetari i bashkise se Tiranes di se eshte piktor akademik, pra nje artist. Dhe nuk e shqetesoka aspak fakti, qe qendra e qytetit te tij paraqitet per cdo banor dhe cdo vizitor si nje stalle derrash?
Mbase qeveria beson qe nuk ka se cna duhet dhe se opera e kultura jane llukse te tepruara. Kete edhe mund te shohesh keshtu. Por pastaj, nuk ke pse habitesh qe ne Shqiperi shoqeria po behet gjithmone e me shume primitive, inteligjenca e vendit iken jashte shtetit dhe anasjelltas, qe nga jashte vijne vetem disa manaxhere te klasit te trete te cilet bashke me vendasit merren me korrupsion, apo disa ndihmues te zhvillimit, qe nuk i hyne ne pune askujt dhe qe ne rradhe te pare ndihmonje veten. Njerezit e klasit te pare duan per vete dhe per familjet e tyre nje jete kulturore te larte. Dhe nga kjo momentalisht Shqiperia dhe teatri i saj i operas, jane me vite drite larg. Por vecse, une ne faklt kam takuar e kontaktuar me njerez qe kerkojne jete kulturore te larmishme…

Me respekt nga
Paul FLIDER – regjizor, gazetar
Manfred MAYERHOFER - dirigjent



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora