Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Zeqir Lushaj: Krahinalizmi:-188…ME 2!

| E enjte, 02.06.2011, 07:59 PM |


KRAHINALIZMI:-188…ME 2  !

 

-Krahinalizmi,një plagë e pashëruar e shoqrisë shqiptare-

 

Nga Zeqir Lushaj

 

-Fletë ditari –

 

Atë ditë isha në siklet.Materiali duhej urgjent,dhe direkt,për Nexhmije Hoxhën.

Letrën e dy familjeve malësore,të cilët kishin ikur nga Kalaja e Dodës dhe kishin zënë vend pa leje,në periferi të Tiranës,diku mes kryqëzimit të rrugës që shkon për Vorë me këndin që krijon rruga për Kamëz,Ajo,(shoqja Nexhmije,pra),e kish percjellë këtë letër,te Keshilli i Përgjithshem i Frontit Demokratik ,ku unë punoja atherë,me shënimin: :”Të shkojë menjëherë Zeqir Lushaj, ta verifikojë problemin dhe të më informojë!

Kjo temë,(tani tingëllon gati qesharake),por,atherë ishte shumë delikate dhe serioze.

Ishte viti 1988.Sa ishin dhënë,disa,shënja për shëndërrime demokratike,por,ec e beso. Shkova,i takova familjet malësore në vendin “që kishin pushtuar”,dhe,i merakosur në kulm për jetën dhe argumentet e tyre u ktheva në zyrë! U ktheva në zyrë ,por gjithësesi ,Unë,isha përfaqësues  zyrtar,dhe ,në fund të fundit, nuk duhej të bija ndesh me ligjet e shtetit të asaj kohe. Ndyshe, bënja,jo një nderë,por thjeshtë ,një aventurë. Bile,do shtuar,një aventurë,që nuk i bente mirë kurkujt,mua,si nënpunës as atyre,hallexhinjve,si nevojtarë!

…!

Isha  ulur  dhe po punoja në makinën e shkrimit,me gjithë seriozitetin tim për këtë problem. Një zgjidhje,mes bindjeve të mija dhe ligjit. Një zgjidhje mes atyre malësorëve,fort të sakrifikuar,po nga vet shteti,por,edhe të një veprimi të tyre,gjithsesi të ndëshkueshëm ligjërisht. Çfarë të thoja,dhe çfarë të mos të thoja ? Ku ti mbështesja,dhe ku,ti kritikoja ? Po zgjidhja?

Në këtë dilemë timen,mbi paragrafët në makinën e shkrimit,trokiti dera,dhe hyri brënda  në zyrë,një burrë i nderuar i Labërisë,një dashamirë i imi,ish koloneli trim,djali i Heroit të Popullit Sali Vranishtit, anetari i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të Frontit Demokratik të Shqipërisë, Maman Saliu.

Mamani, (sot,afer 90 vjecarë) ishte një burrë fisnik.I paraqitshem.Korrekt. Serioz në mardhënie me të tjerët. I palëkundur fort në idetë e tij,pamvarësisht kohëve e politikave.Njeri i mençur,që nuk hidhte kurrë fishekë manovër,pra,kotë së koti. Për mua,Mamam Saliu,ishte një model burri,që nuk është e lehte që ta gjeshë shpesh dhe gjithkund! Shumë më tepër patriot,se sa politikan.-nëse mund të shprehem keshtu !

Me përshendeti. Unë,u ngrita në këmbë,e mirëprita. E ftova të ulet  në kolltukun për vizitorët që kishim në zyrë ,dhe shpejt, ia dhash një cigare duhan. I solla një kafe. I thash:

-Shoku Maman! Do të më falësh se ,e kam në dorë një material urgjent që e pret shoqja Nexhmije. Pije kafen,lexo gazetat se Unë,po shkruaj. Materiali duhet dërguar tani.

Me një indiferentizëm,mu pergjegj:-Puno,puno! Unë,veç kalova këtej e thash të të takoj ! Nuk e paskam gjetë kohën se,Unë,kam deshirë të rri e të bëj muhabet me Ty .

-Unë,duke menduar se Mamani ,a mos u prek, i thash:

-Shoku Maman ! Ju e keni gjetur kohën tamam,por, të lutëm ,me jep edhe mua, vetëm pak kohë…,për sa të thash…!

-Vazhdo,vazhdo,se ne, pensionistët,kohë duam për muhabet,-tha ai ,me një ton pak si autokritik, për momentin  që po diskutonim…

Vazhdova punën edhe për disa minuta,kur,veterani,që siç duket u mërzit,me pyeti:

-Pash Zotin,çka është ai material,se më bëre kurioz,o burrë?

U ktheva me shikimin nga Ai,dhe ja spegova këtë që ju thash me lart se,dy familje nga Kalaja e Dodës,kane zbritur në Tiranë…Duan ti kthejnë me zor andej nga kanë ardhur. Bile,ka shkuar edhe policia për ti dëbuar.Ata i kanë çuar leter Nexhmije Hoxhës ,si kryetare Fronti dhe kerkojnë ndihmë. Isha,dhe i takova.I pava ku jetojnë.Me të ardhë gjynah ! Çtë ju thuash? Mirë, që po i kthen po ,ku do i çosh? Ata nuk kanë ku të shkojnë. Tokat dhe shtëpitë ua ka përmbytur liqeni i Fierzës.Veprimi i tyre është i kundraligjshëm ama ,duhet një qëndrim shumë i matur.

-Po,Ajo,kryetarja jonë , çfarë thotë,-ndërhyri përsëri Mamani?

-Nuk e di se çfarë thotë kryetarja,por nuk po di as se çti them Unë,kryetares,-ia ktheva ndërhyrjen Atij.

…Maman Saliu,e pashë që u nevrikos.Luajti pak nga vendi,si për të verifikuar vetveten, dhe mu drejtua mua:

-Të them Unë,se çfarë ti thuash Nexhmijes !

-Fol,shoku Maman,se po më  bën nderë,po me nxjerr prej sikletit.

-Ti thuash Nexhmije Hoxhës,-ka thënë Maman Saliu,-vetëm nga Vranishti im në Vlorë, kanë ardhur këtu dhe jetojnë sot në Tiranë,plot 188 familje… I kam të tëra në listë. Me emër e mbiemër! Dhe,thuaj,-e ngriti zërin,se,- nuk është bërë nami se, kanë ardhur dy-tre hallexhinj nga Kalaja e Dodës e kanë zënë vend në mes baltës ,te hekurudha,në Kamëz !

-Ta përsëris: 188… me 2 !

-E din ,e din edhe Nexhmija,por,tani është vonë e,ndoshta,ska çka bën!,-mërmëriti,me shumë me veten e Tij,se sa me Mua,Maman Saliu !

Pastaj…,ia dha përsëri shpindën kolltukut,ndezi cigaren,dhe po e thithte idhshëm…

Unë,vazhdova edhe pak çaste,sa e  mbarova informimin dhe,ja nisa kryetares…!

 

 

…!

Ata që e kanë jetuar (realisht), atë kohë,e kuptojnë që Unë,fjalët e Maman Saliut,nuk i shkruaja dot në atë material. Për këtë ish i ndërgjegjshëm edhe veterani patriot.

…!

-Po sot,pse po i shkruan,-mund të më turret e të  më thotë,bile,idhshëm,ndokush?

Për katër arsye,po i shkruaj dhe po i botoj:

*Për të dhënë,në gojën e një njeriu shumë të besuar,një shqetësim serioz të asaj kohe: raportin shumë të zhdrejtë të përfaqësimit të zonave, Jug-Veri,në

Pamje nga qyteti i Vlorës
Pamje nga qyteti i Vlorës
kryeqytet.Pra,krahinalizmin!

*Si vlerësim e nderim,për burrin ,luftëtar,trim e të ndershëm të Labërisë,Maman Saliu.

*Për të larë shpirtin tim,që në ato kohë fort të zorshme,ndoshta,edhe nuk mund të thoshte, e aq me pak,të bënte më shumë.Unë,dua të jem realist,i besueshëm për ato që them e shkruaj.Nuk do të ishte e ndershme për mua që,sot, të bëj disidentin e as trimin ,e para 20 e sa vjetëve!! (Ka,boll,të tjerë,që e kanë kapur,dhe ,bile,po ju shkon hijshëm ai flamur!).

*Edhe një gjë e quaj pozitive:-Edhe Nexhmije Hoxha,edhe Maman Saliu,ndonëse në pleqëri të thellë,janë gjallë e shëndosh,dhe qofshin jetëgjatë.(Kur njerëzit që përmenden në një shkrim jetojnë,edhe besueshmëria tek lexuesi,e asaj që shkruhet,mendoj se,është e duhet të jetë më e madhe.Pas vdekjes së personazhit,sikur,vdes pak edhe vërtetësia e asaj që thuhet).

Secila nga këto arsye që solla, ka vendin e vet në arsyetimin e botimit të këtij shkrimi. Por,të gjitha mund ti përmbledh me një fjali,me katër fjalë:-shkrimi,është vetëm,qëllim-mirë !

…!

Populli shqiptar,ka një shprehje:-8 me 2,-thotë. Hajde,raportin në diferencë katër-fish,8 me 2,sado që i mujshëm,po e pranojmë,po,raportin: 188 …,me 2(!?)

Janë edhe 188 arsye të tjera…,që e krijuan atë raport,(gati),diskriminues Jug-Veri! Raporte të tilla,dashur pa dashur,sjellin me vete probleme negative, sjellin ngatërresa.

Dhe ska si të mos vijë në mendje,klithma e poetit këtu e para 100 vjetësh:

 

Mallkue qoftë,kush qet ngatrrime,

Ndër këta vllazën shoq me shoq,

Kush i ndanë,me fjalë e shkrime,

Çka natyra ,vet përpoq…

…!

Krahinalizmi,kohë mbas kohe,një plagë e pashëruar,e shoqërisë shqiptare!

-Harroje !,-është një shprehje shumë e përdorur,nga amerikanët dhe anglezët !

Unë,po përpiqem ta harroj,veçse,dikush,(politika,pra!),kurrë nuk duhet ta harrojë !

Kur them:-KURRE !- Kam parasyshë krahinalizmin, me të gjitha ngjyrat e tij ,të shfaqura:

- Dje…,Sot…,(a përsëri), Nesër .

./.