E merkure, 24.04.2024, 11:53 PM (GMT+1)

Kulturë

Tregime nga Burhanedin Xhemaili

E merkure, 01.06.2011, 07:57 PM


Burhanedin XHEMAILI

 

 

Në kërkim

 

          Kur u heshtën zërat e zëshëm, sikur të ndalej ora e madhe me kambanare, nuk i dëgjuam sirenat bezdisëse dhe zërat shurdhues të daulleve, si herave tjera...?! Pastaj, pas gjendjes sfilitëse, e ndjeja në vete njëfarë krenarie që ushqehej nga bindjet e mia, dhe nga modestia që e konsideroja virtyt të fisnikërisë...!! Madje nuk e kisha ndërmend t’i robëroj parimet e mia, edhe pse koha e mbrapsht kërkonte heshtje totale...

          Në ato çaste të rënda, kur na pushtoi heshtja dhe ndjenja e pasigurisë, m?u përfytyrua libri i dëshiruar... Me atë përfytyrim të këndshëm, u gjenda pranë derës ku i mbaja librat. Futa çelësin në vrimën e ngushtë, por nuk u çel dera...?! ?Sigurisht, nuk e paskam çelësin e vërtetë?, thashë me hamendje. Provova edhe me çelësat e tjerë, por prapë nuk u çel...?! Në ndërkohë u ndal rryma dhe mbeta tërë natën me një qiri që nuk bënte dritë...!! Kur çela sytë pë-rgjumshëm, u ndesha me dritën e llambës që më kishte dërrmuar tërë natën, aq sa nuk e kuptova çfarë kohe është...??

          Duke e kërkuar dritën e kujtesës, në dhomën time vinte zëri i mrekullueshëm që e kisha dëgjuar me kënaqësi të veçantë në vitet tetëdhjeta... Për një çast mendova se isha kthyer në kohën e flakadanit të ndritshëm që e shqeu qiellin sterrë, por duke lëvizur me dritën e mendjes, u binda se po këndonte me elegancë Shpresa Berisha këngën e lavdishme: Në Prizren...

          Nga kënga përkushtuese, m’u përfytyrua portreti i Abdyl Frashërit që ma ktheu kujtesën në kohën e vrullit të madh, kur ndërtohej piramida e unitetit dhe e vizionit... Pas çastit përgjërues, kur u ndeshën ëndrrat e mia me realitetin e zymtë, u vërtetova se televizorin e kisha harruar të hapur tërë natën...!! Pastaj prapë m’u kujtua romani i dëshiruar, por kur hypa në katin e dytë, për çudi dera ishte e hapur, ndërsa librat të derdhura nëpër dhomë...?! Fillova t’i marr një nga një për t’i renditur, por nuk munda t’i lexoj autorët e librave, edhe pse i shikoja me sy... Në atë çast, nuk më funksionin paralel mendja dhe shqisat e të pamurit...?! Këtë tendencë negative, nuk munda ta heq qafe për të kuptuar cilat libra po i rendis në vitrinë. Si rrjedhojë e gjithë kësaj torture, kur e ndjeva se më lëshoi pesha e trupit, u mbështeta për muri dhe ndeza një cigare me ofshamë... Pastaj, pa vetëdije, i treta sytë te vitrina, por nuk shkova për ta gjetur librin...?! Ndërkohë, diçka më shtiu të shkëputem nga muri, nisa të afrohem te vitrina dhe me gishtërinjtë e djersitur zura t?i prekë librat që rrinin si mbretër, pa guxim që t’i marr në duar sepse në atë çast m’u dukën jetimë...!! Pastaj në kopertinat e secilit libër e kërkoja emrin e autorit, dhe e flakja në dysheme pa e ditur qëllimin... Në atë gjendje të rëndë, kur më vlonte mendja sikur të ndodhesha mbi avull magjie, rraptima e kapakëve të dritares e përmbyti monotoninë tmerruese...?! Kështu, duke i hequr nga mendja përfytyrimet e mundimshme, m’u fiksua romani i kërkuar... Por kur e rrëmbeva me duar librin e fundit, nuk gjeta guxim ta shikoj nga frika se nuk do të ishte ai roman që doja ta rilexoj...?! Në atë çast, m?u kujtua koha e djegies së librave... Pastaj, kur i çela sytë, u vërtetova se nuk ishte romani i dëshiruar...!! Ndërkohë, u shtriva mbi librat e derdhur, sikur të isha një foshnje e vetmuar, ndaj kështu ndejta gjatë kohë derisa m’u kujtua portreti i heroit të veprës dhe përpjekjet e tij si avokat për ta liruar babain e burgosur që ishte i dënuar nga një proces i montuar politik...!! Në të vërtetë, ai nuk u pajtua asnjëherë me sistemin shtypës dhe diskriminues, por kurrsesi nuk e kishte rrënuar urën me lëndë shpërthyese, siç e akuzuan, sepse urën e rrënoi lumi përmbytës që barti me vete të gjitha mbeturinat e kohës së keqe... 

(Këtë ngjarje e regjistruan gazetat ditore sipas variantit zyrtarë)...

***

          Për babain e dënuar me burgim të përjetshëm, familja nuk shpresonte se do të dalë një ditë në dritë... Por, ky, si avokat i mençur dhe i guximshëm që ishte, pasi arriti ta alarmojë botën demokratike se në kështjellën e fundit akoma po ekzistojnë burgjet që i kishin dënuar njerëzit me burgim të përjetshëm, vetëm pse e kishin thënë fjalën e lirë kundër sistemit shtypës, arriti të ndriçojë edhe mbi terrin e tmerrit, për t’i ndriçuar të gjitha rastet... Këtë punë e bëri duke hyrë nëpër labirintin e ferrit dy vjet pa e kursyer veten, pa iu trembur syri, por nuk arriti ta shohë babain e vet në shtëpi, sepse në kohën kur u liruan të burgosurit e proceseve të montuara politike (që kishin mbijetuar), ai ishte në ekzil për shkak të tendencës zyrtare...!!  

 

 

Zëri i brendshëm

 

          Duke e kërkuar të vërtetën reale, nuk e kuptova nga më erdhi ajo forcë magjike që ma vuri në lëvizje mendjen dhe intuitën, për të dalë nga labirinti i mistereve të kohës aktuale...?!

          - E vërteta reale, kjo pasqyrë me dy fytyra dhe me një mijë figura, është sikur parajsa e ëndërruar, por të gjitha rrugët nuk të shpiejnë atje, më tha zëri i brendshëm dhe heshti sikur nata pa hënë...

          Ky përjetim magjik m?i përkujtoi ëndrrat dhe vizionin për botën ideale që e ëndërroja për çdo natë si diçka të mrekullueshme, por që në mëngjes më tretej sikur fluturat e lazdruara në flladin pra-nveror...?! Kjo gjendje e zymtë dhe neveritëse, kishte edhe anën pozitive: ajrin dhe natyrën që na mundësonte t?i perceptojmë psherëtimat dhe zhurmërimat e ditës...!!

          Për shkak të kësaj rrëmuje, i aktivizoja idetë e mia për botën e imagjinuar, për atë botë të mrekullive magjike, ku nuk do të endeshin hijet e zeza dhe mistrecët e shfrenuar që po e pështyjnë qiellin e kaltër dhe rrënojnë bukuritë e natyrës...

          - Shumë po kërkon nga jeta e pak po jep, më tha zëri i brendshëm...

          Në atë çast të ndjeshëm, kur m’u duk se bota u shemb mbi mua, për çudi kujtesa m?u çel te Borhesi dhe te Alefi...

          Duke e kërkuar dritën e hyrjes në  këtë novelë të përsosur dhe të ndërlikuar m?u çelën shumë dyer, por intuita më orientoi te dashuria e përjetshme, te mendimi kritik dhe te shkronja e parë e alfabetit të shenjtë... Mbasandej, sikur të dilja nga porta e ëndrrave aktive, imagjinata më ktheu te takimi me mikun tim në P...

          Atje, duke pirë kafe në një lokal të përshtatshëm, aq keq u humba duke vështruar një pamje të turbullt që m?u krijua përnjëherë, saqë vështirë e pata të vij në vete nga mjegullimi i të pamurit...!! Por, kjo gjendje e tendosur nuk zgjati shumë, sepse shumë shpejt më shkrepi drita e të pamurit dhe, befas, sytë e mi, si dy shkëndija, tani e vështronin nga larg një plak të kërrusur që ecte duke u luhatur, e ka-lavitur, për t’u rrëzuar e për të thyer qafën në atë teposhtëze tmerruese... Në atë moment dramatik, nuk e pashë nga doli ajo bjondinë tërheqëse me syze të errëta që e kapi për dorësh dhe e drejtoi kah kafeneja, afër udhëkryqit...

          Kur erdhi aty, ku pija kafe me mikun tim, u binda se ky njeri që ishte afër të shtatëdhjetave kishte rënë në depresion të madh...!! Bionden e bukur që nuk e lejonte të pijë konjak plakun e shqetësuar, nuk e njihja edhe pse më ngjante në aktore...

          Konjakun e preferuar e harxhoi me dy gllënjka...!!

          - Edhe një gotë më sill, i tha me zë trishtues kamerieres, dhe heshti derisa u ngritën...

          - E njohe plakun, më tha miku im fytyrëzbehur...

          - Jo, nuk e njoha...

          - Ishte prindi i Gencit, profesorit, që humbi gjurmët në përballjen e afërt me stuhinë e keqe që i rrëmbente dijetarët, sikur lumi i trazuar...!!

          Kur e merr malli për të birin, e kërkon kudo që e drejton parandjenja shpresëdhënëse dhe kurrsesi nuk pajtohet me fatin e të zhdukurve... Madje i beson edhe vizionit mistik për ta gjetur djalin, në mos në këtë botë, atëherë në botën e amshimit...!!

          -Nuk të kuptova, u zhduk në luftë, apo...?!

          -Të zhdukurit kanë të njëjtin fat... Ky u zhduk para luftës, kur bëheshin përgatitjet përfundimtare për dëbimin e ushtrisë barbare, që bënte zullum të madh...

          - Do të thotë në ndonjë aksion...?!

          - Po...!! Mirëpo, disa dëshmitarë e kanë parë të gjallë pas aksionit... Po ashtu edhe në luftën çlirimtare...!!

          - Po, tani ka rënë në ndonjë gjurmë shpresëdhënëse...??

          - Prindi si prindi më, me të drejtë po beson se diku jeton i gjallë, por nuk mendon se gjendet në mesin e të zhdukurve masiv, që janë histori më vete...!!

          - Do të thotë e mbanë shpresa se ka shpëtuar...??

          - Për këtë rast kemi dëgjuar shumë rrëfime, por më bindës është rrëfimi për largimin e tij në ujdhesën e qetësisë apsolute, aty ku nuk mund të shkojnë vizitorët e huaj...?!                                      

          Rrugës për në shtëpi, përfytyrimet e turbullta dhe dritat vezulluese, ma rëndonin mendjen dhe të pamurit..!! Duke e tërhequr vëmendjen në një vijë, m’u përfytyruan qytetarët e brengosur që protestuan atë ditë në P... për t’i gjetur familjarët e zhdukur, që i humbën gjurmët në prag të luftës nga përbindëshat e ushtrisë serbe, të diktatorit me pamje iriqi...

          Protestën, për njerëzit e përjashtuar nga jeta, nga dashuria dhe harmonia familjare, si dhe nga pritja e aktit të vdekjes së natyrshme, e transmetuan edhe kanalet më të njohura televizive të botës...!! Por, për fat të keq, akoma po vazhdon agonia e pritjes...?!

 

Rrugët

 

Të kuptosh saktë kalimin e kohës dhe ritmin e jetës nëpër vazhdën e ngecjeve, nuk do të thotë se përfundoi rrugëtimi në fund të tunelit, kur drita e gjithësisë kërkon të ecim  me dinamizëm të te-pruar shtigjeve të gjata në horizont, duke i shkurtuar rrugët që na afrojnë aty ku lind dielli me dritën e dijes dhe tingujt e këngës në pambarim...



(Vota: 32 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora