E marte, 23.04.2024, 11:50 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Muharrem Sfarqa: Degët e LDK-së në Perëndim, përkrahje e fuqishme Isa Mustafës

E merkure, 01.06.2011, 07:58 PM


Degët e LDK-së në Perëndim, përkrahje e fuqishme Isa Mustafës

 

Nga Muharrem Sfarqa

 

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Dr. Isa Mustafa, i shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm i partisë, Ismet Beqiri, realizoi një vizitë të suksesshme nëpër disa vende. Ai vizitoi degët e LDK së në Zvicër, Gjermani dhe Belgjikë. Ishte kjo vizita e parë, aq e pritur, në nivel të lartë, që u bëhet këtyre degëve dhe anëtarësisë e simpatizantëve të LDK-së pas një kohe të gjatë, nga lidershipi më i lartë i partisë. Kryetarët e këtyre tri degëve: Haki Latifi (Zvicër), Qazim Bajgoraliu (Gjermani) dhe Valon Halimi (Belgjikë), e njoftuan kreun e LDK së me rrjedhat e aktivitetit dhe (ri)organizimit të LDK së, drejt realizimit të detyrave që po shtrohen para anëtarësisë së saj në mërgatë. Gjatë qëndrimit në Gjermani, udhëheqësve më të lartë të LDK së, iu bashkua edhe deputeti i LDK së në Kuvendin e Republikës së Kosovën, Anton Çuni, të cilët së bashku morën pjesë në Akademinë Përkujtimore, për heroin e kombit Sali Çekaj, të cilën e organizoi Dega e LDK së në Gjermani, e ku morën pjesë anëtarë e simpatizantë të shumtë të LDK së, familjarë të familjes Çekaj e të dëshmorëve tjerë, si dhe intelektual, krijues, publicistë, përkthyes e afaristë të suksesëshëm që jetojnë e veprojnë në Gjermani. Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Dr. Isa Mustafa, me një fjalë përshëndetëse iu drejtua këtij evenimenti përkujtimor, duke u ndalur tek përshkrimi i karizmës së veçantë të heroit Sali Çekaj, të cilin e njohu nga afër gjatë aktivitetit dhe bashkëpunimit që zhvilluan së bashku, në një periudhë tepër të veshtirë të historisë së Kosovës, duke e cilësuar si një njeri të vendosur e të përkushtuar për lirinë e Kosovës. Ndërkaq për figurën ushtarake të heroit Sali Çekaj, foli me pietet bashkëluftetari i tij Anton Çuni. Kryetari i LDK së Dr. Isa Mustafa, në një takim të tjetër, zhvilloi edhe një bashkëbisedim të gjatë e të përzemërt me anëtarësinë e LDK së në Gjermani, duke u përgjigjur edhe në një varg pyetjesh të interesimeve të të pranishmëve. Në të gjitha takimet me anëtarësinë në këto tri shtete, Kryetarit të LDK së iu dha përkrahje e fuqishme nga mërgimtarët në rrugën e tij të nisur drejtë modernizimit të LDK së, si dhe për ta kthyer atë në forcën e parë politike në vend, synim ky, që po përkrahet pa rezervë edhe nga anëtarësia e gjerë dhe po punohet në këtë drejtim. Nga këto takime u nxor konstatimi i përgjthshëm së LDK ja, mbetet e vetmja parti serioze, me strukturë të organizuar jashtë Kosovës, dhe se kontaktet e ndërsjella duhet të intensifikohen në të ardhmen,në të mirë e LDK së dhe të Kosovës. Ky zatën ishte dhe premtim i kryetarit Isa Mustafa që u bëri veprimtarëve të mërgatës, duke vlerësuar lart kontributin e tyre në vazhdimësi por edhe tash.

Pamje nga takimi i Kryetarit te LDK-se, Dr. Isa Mustafa dhe Sekretarit te pergjithshem te LDK-se Ismet Becirit, me veprimtaret e LDK-se ne Gjermani
Pamje nga takimi i Kryetarit te LDK-se, Dr. Isa Mustafa dhe Sekretarit te pergjithshem te LDK-se Ismet Becirit, me veprimtaret e LDK-se ne Gjermani



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Xhafer Leci: Pushteti titoisto-komunist kishte për qëllim likuidimin e gjithë patriotëve shqiptarë Xhafer Leci: Manifestim në mbrojtje të të drejtave të refugjatëve Speciale nga vizita e delegacionit “Nermin Vlora Falaschi” në Kinë 21-28 mars 2011 Pëllumb Gorica: Libra me mesazhe të qarta teorike dhe praktike për shkollat Idriz Zeqiraj: Veprojnë mbi baza kombëtare dhe në fyrmën rugoviane Gjon Neçaj: Takimet letrare ‘’Azem Shkreli 2011’’ Pëllumb Gorica: Në troje arbërore me historinë dhe peisazhin Rudi Berisha: Mitingu i poezisë Gjakovë – 2011 Pal Sokoli: U mbajt akademia përkujtimore për heroin kombëtar, Sali Çekaj Asllan Dibrani: Diaspora Shqiptare në Gjermani e shqetësuar për gjendjen aktuale gjithëkombëtare! Baki Ymeri: Shqipëria e ringjalli Naum Veqilharxhin në Brailë Asllan Dibrani: Banorët e "Bashkësisë së Velezhës" rrethi i Prizrenit të braktisur nga organet komunale Beqir Sina: Kujtohet 38 - Vjetorit i Revoltës së Burgut të Spaçit 21-23 Maj 1973 Xhevat Muqaku: Promovimi i librit "Emi- Imi- Remi" në Kreuzlingen Pëllumb Gorica: Ligjërime që lartësojnë shpirtin njerëzor Xhevat Muqaku: Festa e Pashkëve në familjen Berisha në Friedrichshafen Asllan Dibrani: Banorët e "Bashkësisë së Velezhës" rrethi i Prizrenit të braktisur nga organet komunale Halil Gashi: Përvjetorët e masakrave janë gjithmonë të dhëmbshëm Milazim Kadriu: U përurua monografia “Feniksët e lirisë-13” Halil Gashi: Krijuesit shkrijnë kufijtë

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora