E enjte, 18.04.2024, 03:20 PM (GMT+1)

Editorial

Pirro Prifti: Një xhami të madhe në Mitrovicë – një marrëzi të madhe kundër integrimit

E marte, 31.05.2011, 08:04 PM


Një xhami të madhe në Mitrovicë – një marrëzi të madhe kundër integrimit

 

Nga Pirro Prifti, Analist 

priftipirro@hotmail.com

 

?shtë për të ardhur keq që ende në mëndjen e disa shqiptarëve kryesisht atyre të Kosovës (por ka dhe në Maqedoni dhe në Shqipëri) egziston idea e se ndërtimi i xhamive `përforcon identitetin shqiptar`  sidomos në trojet shqiptare të Kosovës dhe të Maqedonisë aty ku jetojne shqiptarë. Problemin e identitetit shqiptar e kam spjeguar dhe analizuar në disa shkrime të mëparshme dhe barazimi i fjalës mysliman me fjalën shqiptar nuk ka asnjë  lidhje dhe anjë gjasë që të jetë i vërtetë.

Sipas lajmeve, por më shumë,  sipas shkrimit të  z. Valon Kurtishi: “Maqedonasit në Shqipëri”, ndarja e Kosovës dhe xhamia e madhe “turke” në Mitrovicë të ditës së Marte, 24-05-2011, `në qytetin e Mitrovicës do të ndërtohet xhamia më e madhe që ndonjëherë ka patur Kosova. Kjo u bë e ditur pas vizitës që pati në Kosovë, kreu i komunitetit islamik të një komune aziatike, Izet Shener`.

 Ja si e komenton ai me të drejtë  këtë thagmë `binjakëzimi kosovaro-aziatik`: ``Në takimin që ky pati me kryetarin ”shqiptar” të Mitrovicës Avni Kastrati, është thënë se komuna e Mitrovicës mban kontakte “vëllazërore” me komunën Bayram Pasa dhe se është “vëllazëruar”edhe me dy komuna të tjera turke. Në marrëdhëniet ndërkombëtare njihet praktika e binjakëzimit të komunave të ndyshme, por në Mitrovicë qenkan zbuluar nocioni i ri i “vëllazërimit”, me aziatikët e Bayram Pasa dhe dy komunave tjera. Normalisht, Mitrovica mund të binjakëzohet me komuna edhe nga Mongolia, Tanzania apo Bregu i Fildishtë, por nuk mund të vëllazërohet me to, pasi nocioni “vëllazërim” i përshtatet ndonjë komune të banuar me shqiptarë etnikë si Korça apo Shkodra të themi. Në lajmin e dhënë bie në sy edhe toni gati totalitar, urdhërues, shntazhues dhe detyrues me të cilën jep urdhëra pasardhësi i atyre që deri në vitin 1912 dërgonin nizamë, topa dhe Turgut, Dervish e Shefqet pashër të ndryshëm për të bombarduar, djegur dhe masakruar popullin shqiptar të Mitrovicës: “Duke pasur parasysh nevojat e mëdha…….për hapësira për …….., ne kemi vendos që të ndërtojmë këtu një xhami moderne, të tipit që ekziston në komunën Bayram Pasha. Kemi sjellë me vete edhe projektin e xhamisë …….....disa çështje përgatitore për fillimin e menjëhershëm të punëve në realizimin e projektit”, tha Shener”!!. Pra kryetari i Komunës së Mitrovicës duhet vetëm të hapë gojën dhe të thotë amin, pasi për ndërtimin që duhet bërë në Mitrovicë, është vendosur që më parë në një shtet tjetër!?.``.

Historia e Shqipërisë, kalimi i trojeve shqiptare nën sundimin e fqinjëve të krishterë sllavë grekë dhe bullgaro-maqedonas që fillloi menjeherë pas humbjes së luftës nga ana e Perandorisë turke në mars 1878 nëpërmjet Traktatit të Shën Stefanit dhe Kongresit të Berlinit në qershor të po atij viti, kishte padyshim  edhe një fajtor të madh që gjëndej në trojet Shqiptare- Klasën drejtuese politike-feudale shqiptare të islamizuar  të asaj kohe, e cila ishte një shërbëtore besnike e sundimit turk dhe që jo vetëm sundonte trojet shqiptare me egërsinë e zakonshme të pushtuesit turk, por gjithashtu u a kishte sjellë në majë të humdës për 300 vite rresht edhe popullatës jo-shqiptare  të krishterë të atëhershme të përfshirë në 4 sanxhaqet si dhe ishin pjesmarrës aktive në zullumet e ushtrisë turke në cdo rast kur i kërkonte Sulltani.

Qëndrimi për më shumë se 1 shekull nën sundimin e sllavëve  e trojeve dhe bashkë me to dhe e popullatës shqiptare (shumica e të cilës ishte e konvertuar në islam por kishte dhe pakica turke ato zona edhe si shqiptarë-folës) për shkak të ndarjes së padrejtë të trojeve nga Konferenca e ambasadorëve e vitit 1913 dhe më 1919, krijoi iluzionin se islamizmi ishte identifikues në dallimin e popullatave sllave  ndaj atyre  shqiptare (po ashtu, i njëjtë problem dhe në Shqipërinë e Jugut).

Mendoj se ky argument është komplet absurd, dhe kjo vërtetohet për fat të keq edhe nga idetë e radikalistëve islamikë të cilët nuk kanë pushuar së përmënduri idenë  e kamufluar se islamizmi është tipar dallues dhe i mbijetesës së shqiptarëve ndaj presionit dhe shtypjes së shteteve përkatëse nën të cilat ishin  popullata shqiptare.

 Këta radikalistë kanë shkuar dhe më larg duke thënë se: ``.. ne nuk jemi as shqiptare-ne jemi `popull mysliman` (?!)``, duke vërtetuar  edhe njëherë se këto ide I kanë huazuar nga teoria djallëzore e Titos  dhe e komunizmit sllav, -i cili ishte i pari që reklamoi si `popullsi myslimane` për të identifikuar popullatën që fliste sërbo-kroatisht por që kishte fe jo-të krishterë. Idea djallëzore  e sllavo-komunistëve kishte qëllimin që nëpërmjet shpalljes si të vërtetë - `popullatë islamike` apo `myslimane` të popullatës shqiptare kosovare (por dhe popullatën boshnjake). Arësyea ishte që ti quante ato turke, pra të ardhura,  dhe për pasojë kishte justifikimin për  t`i larguar nga vëndi, e  për të realizuar qëllimin e mbrapshtë që të shuantë atdhetarizmin dhe patriotizmin e njohur  shqiptar-kosovar dhe luftën e tij shekullore kundër pushtimit të padrejtë dhe copëtimit të trojeve shqiptare.

 Këtë ide djallëzore  sllavo-komuniste për të shuar atdhetarizmin duke quajtur cdo komunitet mysliman si `popullatë myslimane`, po e përdor sot  për fat të keq radikalizmi islamik, po ashtu dhe individë shumë të mirë e nganjëherë të njohur në shoqërinë shqiptare, duke i bërë një dëm të madh nacionalizmit të shëndoshë shqiptar,  gjë që po pranohet me shumë qejf edhe nga qarqet radikaliste të shteteve fqinjë- sepse në këtë mënyrë ata po e përdorin këtë si precedent për të paraqitur shqiptarët para BE dhe SHBA e botës-si përkrahës të islamizmit radikalist.

 Pa i hyrë analizës se cfarë është popullata boshnjake që e quajnë myslimane por që flet të njëtën gjuhë dhe jeton në një terrtor me sërbët (pra në fakt popullata boshnjake është një popullatë e përzjerë shqiptaro+ serbe+turke e islamizuar por që flet serbo-kroatisht), mund të them se popullata shqiptare kosovare prej vitesh ka vuajtur thundrën e ekstremizmit sllavo-komunist si dhe cilësimin e saj si popullatë e `dorës së dytë`  duke u poshtëruar dhe duke u larguar me dhunë nga trojet e veta ne Turqi, nëse në vitet para dhe gjatë komunizmit mund të `strehohej` nën ngushullimin fetar ose të largohej nga vëndi për në Turqi (ku edhe aty e prisnin problem të mëdha duke u pranuar vetëm si turq e jo si shqiptarë), sot në periudhën e realizimit të ëndrës së shkpëutjes pas 100 vitesh në robëri e duke u bërë shtet I pavarur-Kosova po përjeton një paradoks të habitshëm përsa I përket problemit për të cilin po flasim.

 Nëse shumica e popullatës kosovare e ndjen mirënjohje SHBA dhe NATO-s ashtu dhe bijve të saj UCK për fitoren e pavarësisë më 17 shkurt 2007, një pjesë e mirë e popullsisë së saj vazhdon të indentifikohet si popullatë myslimane dhe jo shqiptare duke festuar festa të pushtuesve turq (kujtoni festën në  tyrben e Sulltan Muratit të I vrarë në betejën e Kosvës më 1389), duke nxjerrë sporadikisht indivdië radikalistë anti BE dhe anti-SHBA, dhe duke inkurajuar e na nxirë faqen si Kosovës ashtu dhe Shqipërisë para perëndimit me mentalitetin e tyre anti-europian dhe anti-amerikan. Ky është paradoksi u luftua për tu cliruar nga serbi që I quajti popullatë e dorës së dytë dhe popullatë myslimane apo turke dhe tani megjithëse u clirua dhe ka të ardhme europiane, një pjesë e mirë e popullatës në mënyrë të maskuar nuk është fare dakort me këtë ndryshim por mban të njëjtën armiqsi me perëndimin ashtu sikundërbënin dhe kundër sllavo-komunistëve.

 Atëhere tre janë arësyet e këtij paradoksi:

- ose një pjesë e popullatës shqiptaro-kosovare është me origjinë jo-shqiptare por shqip-folëse ( sidomos krahina e Gashit dhe  Prizreni), dhe këtu vërtetohen pretendimet serbe se shqiptarët janë të ardhur në fushë-kosovë pra dhe janë myslimanë në origjinal,

 -ose individë kryesorë të luftës kundër serbve për nevoja të luftës në periudhën 1990-1997 pranuan ndihma edhe nga ekstremizmi arab me kushte të vecanta për të përhapur islamizmin dhe radikalizmin (sipas agjensisë ruse të lajmëve rt.com edhe gjatë 10 viteve të fundit shoqatat islamike kanë derdhur në formë ndihmash deri në 2 miliard dollarë në Kosovë), duke krijuar sigurisht një farë opinioni negativ për perëndimin në një pjesë të popullatës e cila ushqehej me këto ndihma, ndërtonte xhami dhe falej aty në saje të këtyre ndihmave, si dhe përforcoi sektin synii të tipit arab në vënd të atij liberal turk, sekt i cili është shumë i ashpër sidmos wahabët.

- janë të dy variantet së bashku , ku më shumë e ku më pak në Kosovë dhe tek shqiptarët e Maqedonisë.

Problemi nuk qëndron tek komuniteti i rregullt dhe i respektuar fetar mysliman kosovar i cili sot me ndërgjegje e kupton se e ardhmja e tij është integrimi në BE, nuk qëndron as tek argumenti se identiteti mysliman e ruajti popullatën shqiptare nga asimilimi (sepse dihet që edhe nëse kosovarët do të kishin ruajtur p.sh., fenë e tyre të vjetër katolike si p.sh., Krasniqja dhe një pjesw e popullatës  që jeton në krahinën e Gashit,  ata përsëri nuk do të ishin asimiluar dot dhe arësye ishte se serbët nuk mund të asimilonin njëpopullatë që ishte në numur sa ata), por problem mesa duket qëndron në faktin se  radikalistët e pakët por me influencë në këtë komunitet kanë `gëlltitur lugën e corbës` duke qarkulluar para të madhe nëpër duar, e për pasojë kanë detyrime të mëdha ndaj arabëve dhe ndaj Turqisë.

Nga ana tjetër , Idea sllavo-komuniste e `popullatës myslimane` është përkrahur  dhe përdorur kryesisht në Shqipëri pas viteve 90  nga ish-nomeklatura komuniste (doemos-kanë qënë shokë idealesh me komunistët jugosllavë), dhe pikërisht nga ata që përkrahën dhe realizuan me dhunë ateizmin, të cilët ishin dhe  inisjatorët e shkatërrimit të kishave dhe xhamive- si p.sh, komunisti i  vendosur Avdi Baleta me shokë,  por dhe spiunë e ish sigurimsa që sot në Shqipëri janë juristë, avokatë, analistë, politikanë  `seriozë`, që nuk lenë ditë pa dalë në media e analizojnë sipas shpërblimit duke sharë apo lavdëruar këdo që u thotë `shefi` (sigurisht nuk rrinë dot pa një shef mbi krye këta- parazitë).

 Kjo po i shkakton Shqipërisë dhe Kosovës e sigurisht edhe shqiptarëve të Maqedonisë një dëm të pallogaritshëm cështjes shqiptare duke vonuar integrimin dhe duke u dhënë fqinjëve argument po aq ogurzinj sad he në të kaluarën.

Mendoj së fundmi se kjo gjëndje e dyzuar e një pjese të mirë të popullatës në Kosovë ku ditën punojnë, marrin rrogë, shfrytësojnë përparimin e hi-tek perëndimor (si p.sh, interneti e celularët), bashkëpunojnë dhe përpiqen të integrohen në BE me ndihmën e pakursyer të SHBA, kurse  `natën` bëhet cmos që përfolet e të pengohet cdo progress,  nëprëmjet hedhjes së dyshimeve ndaj sinqeritetit të perëndimit, duke lavdëruar ekstremizmin nga njëherë dhe duke u ardhur keq për vrasjen e Bin Laden-it, këta njerëz që kanë shitur shpirtin tek shejtani e që nuk e duan Kosovën, integrimin në BE, e aq më pak SHBA, nxisin marrëzi të tilla si kjo e Mitrovicës.

Le të mos harrojnë se shqiptarët kanë një flamur me një shqiponjë me dy koka, flamurin  e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut,  I cili pa- nga perëndimi shpëtimin e këtij kombi të shumëvuajtur I cili sot ka shansin e rrallë të integrohet njëherë e mirë në BE, e jo të marroset për së dyti herë pas Turqisë e mashtrimeve të saj.

 

 



(Vota: 20 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora