E diele, 17.11.2019, 03:18 AM (GMT)

Kulturë » Kozeta

Këze Kozeta Zylo: Të hesht...!

E marte, 31.05.2011, 06:57 PM


Këze Kozeta Zylo

 

Të hesht...!

 

Ca gjethe të  verdha luleve iu këputa,

Nëpër degë të gjelbra mbjellë më parë,

Saksitë në dritare donin të pushtonin,

Dhe vjeshtë të sillnin në të bukurin Maj…

 

Më dhëmbi një gonxhe që padashur rrëzova,

Gjetheve të kalbura, budallaqe iu ngjit,

Më kot kërkova ta dalloja prej tyre,

Turmës amorfe me ngjyrë si meit...

 

Por kur pashë turmën pa lëng jete,

U drithërova cep më cep,

Eshtë e tmerrshme të shohësh vdekjen,

Por më e tmerrshme është të hesht…

 

Maj, 2011

New York



(Vota: 15 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT