E shtune, 20.04.2024, 01:25 PM (GMT+1)

Editorial

Halit Bogaj: Vizita e Presidentes së Kosovës në Poloni, edhe një fitore tjetër e diplomacisë kosovare

E marte, 31.05.2011, 07:59 PM


VIZITA E PRESIDENTES SË  KOSOVËS NË POLONI, EDHE NJË FITORE TJETËR E DIPLOMACISË KOSOVARE NË PLANIN NDËRKOMBËTAR

 

Nga Halit Bogaj

 

Para ca ditësh ishim dëshmitarë të gjallë të një fitoreje të re të Kosovës në planin ndërkombëtar e cila u arrit me rastin e vizitës së presidentes sonë në Poloni, ku morën pjesë liderët më të shquar evroperëndimorë në krye me Barak Obamën.

 

Presidentja jonë, përveç që e përforcoi bazën shtetërore të vendit tonë/duke u pritur në mënyrë tepër miqësore nga nikoçiri/, shkaktoi nervozë të madhe tek Serbia dhe Rumania,të cilat, në shenjë proteste pse ishte ftuar ajo,nuk shkuan në samit!Në këtë mënyrë, Serbia dhe përkrahësit e pakët të saj evropianë,gjithnjë e më tepër po e shohin se janë duke mbetur si dele të zeza në karvanin e gjatë të Bashkësusë evropiane e cila e ka pranuar Pavarësinë e Kosovës dhe po e shpie përpara prosperitetin e saj.Këtë po e shohin edhe zyrtarët serbë por ç’të bëjnë pasiqë akoma janë të inatosur dhe të ngarkuar armiqësisht ndaj vendit tonë.Thuhej se Sllovakia nuk kishte dashur t’i shihte simbolet shtetërore të Kosovës,por nuk kishte ngritur fort pluhur rreth pjesmarrje së vetë. Armiqëve tanë të përbetuar që akoma nuk mund të pajtohen me realitetet e reja të krijuara në këto hapësira,po u bjen kresë thirrja që ua bëjnë zyrtarëve tanë shtetet e ndryshme.Pra Sllovakia e vocërr nuk kishte kaçik t’ua impononte të mëdhenjve dëshirën e saj,ndaj edhe mori pjesë,pa bërë ndonjë zhurmë të madhe,kurse për Greqinë as mos të flasim kur dihet gjendja e saj kaotike financiare së cilës i janë përzier ‘’kabllat’’që nga dita kur e ka kuptuar se i ka borxh 300 milionë euro dhe është shumë e varur nga ndihmat botërore!.Ajo duhet të kërcejë sipas muzikës evropiane dhe amerikane,përndryshe do ta hajë kuta.Përafërsisht kështu mund të flitet edhe për Spanjën së cilës kanë filluar t’i dridhen themelet e qetësisë shtetërore ngase populli e ka humbur definitivisht besimin në Partinë e majtë socialste nga e cila askush në botë nuk e ka parë asnjë të mirë.Pra edhe Spanja së shpejti do ta pësojë fatin tragjik të Greqisë,të cilat do të përjetojnë trauma të reja dhe të merituara.Sa i përket Rumanisë shihet se ajo akoma jeton në botën e perënduar komuniste dhe është shumë më afër Rusisë se sa Evropës së bashkuar e cila e pranoi para kohës dhe pa i pastruar si duhet radhët e saj nga elementët më  radikalë të cilët cenojnë liritë legjitime të popujve të ndryshëm në këto hapësira/ ku hynë edhe e drejta e Transilvanisë me shumicë hungareze në Rumani/e cila qëmoti kërkon liri dhe pavarësi nga tirania rumune e trashëguar nga stalinisti Çaushesku të cilin populli e vrau si qenin.Përndryshe si të sqarohet miqësia e saj me Serbinë,duke bojkotuar të drejtën e Kosovës për të qenë shtet i pavarur,kur fashistët rumunë e dinë fare mirë se çka ka bërë Serbia ndaj vendit tonë,aq më tepër kur rasti i Kosovës është quajtur rast i veçantë nga Bashkësia ndërkombëtare.Përndryshe pse të frikësohet Rumania se do t’i përsëritet skenari i Kosovës brenda saj,por edhe nëse do të ndodhte ashtu, atëherë ajo është një e drejtë historike e hungarezëve për t’iu bashkuar shtetit amë,jashtë teritorit të së cilës fuqitë e mëdha i paten lënë 70% të viseve të saj.Por këtë t’ia lëmë historisë dhe të ardhmes dhe të kthehemi në fillim të shkrimit përkitazi me vizitën e Zonjës Jahjaga në Varshavë nga e cila Kosova fitoi edhe një rikonfirmim të asaj që është bërë ndaj vendit tonë,duke u treguar të gjithëve se Kosova është shtet i barabartë me të gjithë të tjerët dhe kushdo që mendon ndryshe e ka shumë gabim,duke menduar edhe në skeptikët e vendit tonë të cilët nuk e kanë kuptuar akoma se me Serbinë as që mund të bisedohet për ndonjë ndarje apo për ndonjë plan secret, siç po thonë disa që nuk kanë lidhje me politikë dhe nëse dyshojnë,le ta kthejnë kokën në skenat se nga kush dhe si  u prit presidentja jonë e re,kundër zgjedhjes së të cilës ishin edhe disa të painformuar kosovarë,të cilët mendojnë/si në lotari/se krejt çka thonë ata është e saktë, pa u shkuar mendja se ka kaluar koha e tyre.Dhe merreni me mend se çfarë dëmesh të mëdha do të pësonte Kosova nëse do t’i pyeste dikush ata/!Prandaj me të drejtë ia them shpesh vetes,o Zot shyqyr që i kemi afër ata të Dragodanit dhe ishalla rrinë akoma tek ne ngase për fytyrë që kemi ,e hamë të gjallë njëri tjetrin,ashtu siç vepruam ato ditë kundër zgjedhjes së Pacollit për president të vendit tone!Dhe si duket i kanë futur veshët në lesh edhe ata që ishin kundër bisedave me Serbinë,ngase nuk po u del hesapi siç e kishin bërë,përkatësisht nuk do të ndahet Kosova për çka e patën akuzuar kryeministrin.Prandaj duhet pasur kujdes se çka thuhet e jo të flitet lidhje e pa lidhje, ngase akuzat e tilla janë shumë të rënda dhe të padurueshme,të cilat, pa argument të forta, nuk guxon askush t’ia thotë tjetrit,apo jo?!Dhe është shumë e çuditshme se si asnjëherë nuk kërkojnë bile falje për veprimet e tyre të çoroditura,kurse sa i përket përgjegjësisë, kjo nuk gjendet fare në fjalorin e tyre,animë për dorëheqje, hiç se hiç,ngase ata mendojnë se janë të shenjtë që janë vendosur në ato ulëse,nga të cilat hedhin gurë e dru, helm e vrer ndaj Qeverisë,duke e akuzuar atë edhe për akuzën më të tmerrshme,edhepse ajo u thoshte se në bisedat me Serbinë nuk’’Do të kalohet vija e kuqe’’,kurse ata si grajzit,donin t’ua nxirrnin sytë,duke menduar se do të bëheshin më katolikë se Papa!Dhe krejt në fund, sikur mos të bisedohej me Serbinë,në samitin e Varshavës Obama dhe të gjithë burrështetasit e tjerë, në vend të presidentes  Jahjaga do ta prisnin Tadiqin,me ç’rast Kosova do ta fitonte një nokaut të ri të radhës,siç i ndodhi me vonesën e zgjedhjes së kryetares së re,me ç’rast vendi shkoi disa muaj prapa!Nga kjo del se ne gjithëmonë duhet t’i dëgjojmë miqtë dhe shpëtimtarët tanë të cilët e kanë garantuar njëherë e përgjithmonë integritetin territorial, e jo ta dëgjojmë se çka flasin’’Ximi e Xaja’’të cilët nuk janë duke ndier kurrfarë mirënjohje ndaj atyre që e shpëtuan këtë vend!



(Vota: 5 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora