Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ilia S. Karanxha: Dora D'Istria dhe arti

| E merkure, 01.06.2011, 08:05 PM |


Dora D'Istria. F. Schiavone para vitit 1870. Vaj në kanavacë (196-330 cm)
Dora D'Istria. F. Schiavone para vitit 1870. Vaj në kanavacë (196-330 cm)

 

DORA D'ISTRIA DHE ARTI

 

(Pikëzime për një studim)

 

Nga Ilia S. Karanxha

 

Afrimitetet e Dora D'Istrias me artin si studiuese, si krijuese  por edhe si debutuese me imazhin e saj të bukur dhe mjaft reperzentativ,  pra  trashëgimia  e saj ikografike, nuk kanë mbetur  jashtë interesave  e vëmëndjes të studiuesve të ndryshëm. Megjithëatë në këtë drejtim mungojnë  krejt  studime apo kërkime të  veçanta prandaj del nevoja që të hidhen hapa më serioze për të mbushur këtë boshllëk.

 

1. Studiuese e artit

 

Si studiuese e artit  pikënisje mbeten  gjithmonë vetë veprimtarija letrare e Dora D'Istrias e në veçanti ato shkrime ku ajo e përqëndron  vëmëndjen mbi  aspekte të  ndryshme të artit.  Më 6.II.1868 botohet shkrimi Një vizitë në Muzeun e Feliçe Schiavones i cili pasi doli  në revista Grece  pati  edhe një sërë ribotimesh në organe të ndryshme (Messager  franco-americain të New York, 9 mars, në Gazette rose të Parizit 1 prill, në Maggar Ujsag të Pest, 17 mars; dhe në Illustriste Zeitung të Lipsia 27 qershor). Kush ka qënë

Stema e princore e familjes Gjika.
Stema e princore e familjes Gjika.
Feliçe Schiavone për Dora D'Istrian do ta shikojmë në vazhdim por  këtu kufizohemi të konstatojmë se, megjithë bollëkun e ribotimeve të këtij shkrimi, na doli e pamundur të kemi ndonjë nga variantet e sipërthëna për shkak të mungesës të koleksioneve ndër bibliotekat italiane. E njëjta situatë paraqitet  per shkrimin dedikuar skluptorit  Giovanni Dupré e botuar në Independance hellenique Athinë 19 nëntor 1870  apo shkrimi Artistët grekë e botuar po në Athinë në Giornale dei Dibattimenti më 21 korrik 1871. Ja pra në lidhje me këto shkrime mbeten gjithmonë një problem i hapur  për t'u gjetur dhe ribotuar.  Shqiptarët e shpërndarë sot në të katër anët e botës mund të ndihmojnë në këtë drejtim.

 

  kontekstin  mbi artin mund të futim edhe studimin  Venezia më 1867 e cila u  botua në La Rivista  europea  e Firences më 1870.  Vëmëndjen kryesore këtu Dora D'Istria e  përqëndron në karnavalet  që u zhvilluan më 1867 në Venetik  por argumeni i jep një rast të favorshëm e të veçantë të parashtrojë aty me erudicionin e saj të gjërë tematika të shumllojshme që lidhen me artin, traditat, historinë, zakonet, kostumet shumëngjyrshe të cilat  rikthejnë  në një formë festive e gazmore jo vetëm ngjarjet e Venecies dhe venecianve, në shekujt e vitet e kohëve antike e moderne,  por edhe atë të popujve të tjerë, evropianë apo aziatikë,  që në republikën e dozheve nuk kanë munguar kurrë.

 

Ajo nxjer në pah rolin që ka lojtur në civilizimin e qytetit lagunar  kultura antike greke dhe në veçanti arti antik grek i cili me soditjen e veprave  të një arti të mbetur edhe sot e kësaj dite  si i paharitshëm, bëri që të lindnin aty ndjenjat artistike  e që patën më tej  zhvillimet e harlisura.

 

të ide ajo e ilustron me shëmbuj konkretë ku duket depërtimi i artit antik grek në muzeun e bibliotekës të Shën Markut ku Ganimede që rëmbëhet nga shqiponja  është aq e përsosur thotë Dora sa mund t'ja atribuosh Fidias. E njëjta gjë duket edhe në bazilika e Shën Markut por  influenca më e madhe e kësaj kulture erdhi kur grekët formuan në Venedik aty nga fundi i shek. XV  koloninë e tyre.

 

Dora D'Istria në vazhdim të këtij argumenti përshkruan veprimtarinë e kësaj kolonie e cila u kujdes mjaft që të ruante traditat e saj kulturale dhe fetare. Na përmënd emrat e një sërë piktorësh të cilët u kujdesën të zbukuronin kishën e tyre  si Mikele Damaskinos nga Kandia, Jovani nga Qipro, e mëtje Xhiakomo Vassilakhis, Emanuele Zane, Jovan Vllasto etj.

 

Vula dhe firma e autografe e Gjergjit I Gjika princ i Vllahisë
Vula dhe firma e autografe e Gjergjit I Gjika princ i Vllahisë
Por grekët e Venecies – shkruan Dora – nuk u kufizuan vetëm në përparimin e kolonisë së tyre. Por që aty u drejtuan me ngulm në të gjitha pronvicat helenike,  e po ashtu edhe në vetë Shqipërinë, ku ekziston akoma një popull antik i bashkuar nga lidhje të pa ndashme gjaku me venecianët primitivë.

 

Grekët e kolonisë të Venedikut në vitet 1648 deri më 1672 ndihmuan në ngritjen e mjaft shkollave si në  Athinë, Patraso, Janinë e Delvinë.  Mes këtyre nismëtarve ajo përmënd Mano Ghionmas, Karaghiannis, Marutzët dhe Jovan Dekas. Me rëndësi janë edhe emrat e tipografëve që u aktivizuan në Venedik mes të cilëve na përmënd N. Glikhis, N. Saros,  vëllezrit  Teodosio të gjithë nga Janina në Shqipëri.

 

Ajo gjen rastin edhe këtu të flasë për piktorin Feliçe Skiavonen dhe për të jatin e tij Natale. Përmënd  vizitën që kishte bërë në muzeun e tij  dhe na trasmeton fjalë mjaft lavdëruese për piktorin me origjinë dalmate të cilin e quan profesor dhe  për momentin  një nga  përfaqësuesit e Shkollës Veneciane i cili sipas Dora D'Istrias personifikonte një  epokë me ngjarje të rënda dhe  me vuajteje të vazhdueshme. Për të jatin e tij  Natale  Skiavone na thotë se u dashurua kryekëput, si artisëtët e shkollës antike veneciane, nga bukuria e jashtëme e formave.  V. Bala(1967) shkruan se  Natale Schiavone e George Asaki janë ndër të parët    u aktivizuan në Moldavi për formimin e artistëve të rinj me frymë rilindase.

 

Rritja e pushtetit dhe të zotërimeve veneciane u shoqërua edhe me ritjen e krenarisë veneciane  dhe kjo krenari thotë Dora shkëlqen në çdo monument të këtij qyteti e cila e thënë me fjalët ekzaltuese të Filippo  di Commines është triumfante.

 

Muzat e artistëve të saj të mëdhenj e entusiastë, është e barabartë me gjenialitetin e reptë të mesjetës që frymëzoi  fra Anxhelikon e Fiezoles(fra Angelico da Fiesole) në skena ëngjëllorësh (scene serafiche), zbukuruan pallatin Piti, si të barabartë me shkollën e ashpër Spanjolle nga e cila zotërone shumë kuadro marshalli Soult (galeria e të cilit u shpërbë dhe humbi) dhe një nga këto kryevepra unë e admirova në muzeun Schiavoni – Shën  Çeçilia di Murillo (la Santa Cecilia di Murillo)

 

Ja pra Dora D'Istria duket që me të njëjtin pasion që shkruan studimet  me karakter historik apo filologjik i kushtohet edhe artit.  Mbetet tashmë për t'u indentifikuar e gjyrmuar tablloja që përmën e  piktorit të famshëm  të Sivilies Bartolome Esterban Murillo(1618-1682) gjë të cilën  nuk e gjetëm ne repertorin e  krijimtarisë së tij  ndër studimet moderne  që i janë dedikuar këtij artisti. Kemi të bëjmë me ndonjë vepër të pa njohur të Murillos apo Schiavone ka emërtuar gabimisht  ndonjë nga veprat e tij?

 

Shkrim i Dora D'Istrias i shoqëruar me një dizenjo të saj e ndoshta edhe portreti është rikopjuar prej saj
Shkrim i Dora D'Istrias i shoqëruar me një dizenjo të saj e ndoshta edhe portreti është rikopjuar prej saj
Vazhdon akoma të qëndrojë tek Schiavone i cili - sipas studjueses sonë- si shumë piktorë që jetojnë  në periudha tranzicionesh të mëdha  shoqërore edhe ai u detyrua të tërhiqej në vet vete dhe t'i dedikohej me studime të kujdeshme fenomeneve të jetës së brëndëshme shpirtërore.

 

Asnjë subjekt nuk ishte më i përshtatshëm në gjeninë madhërisht shpirtërore  të Schiavones se sa vdekja e Rafaelos, kuadër të cilin ai e pikturoi për perandorin Aleksandri II.

 

Ja pra këtij piktori Dora D'Istria i besoi  shumë nga portretizimet e saj dhe po këtij piktori sipas një letre që i ka dërguar De Radës më 29 dhjetor 1866  mësojmë se i kishte kërkuar dhe e kishte këshilluar të trajtonte në një tabllo  sprovat dhe përtëritjen e Shqipërisë.

 

Nga kritika e artit sot si kryevepër e Felice Schiavones(1803-1881) mbahet portreti i dukeshës së madhe Elena Paulovna dhe emri i tij ishte mjaft i njohur si në Evropën Qëndrore po ashtu edhe në Rusinë Cariste. Ai ishte shumë i apasionuar nga arti tradicional  e në mënyrë të veçantë për Paolo Veronezi-n. Shquhej për një talent të përsosur në kopjimin e kryeveprave të shek. të XVII e në mënyrë të veçantë të atyre veneciane.

Sot disponohet një bibliografi jo e pakët si për të jatin Natali Schiavone(1777-1858) po ashtu edhe Feliçe Schiavonen e cila duhet të na ndihmojë të ndjekim më nga afër zanafillat e raporteve  mes Dora D'Istrias dhe këtij piktori të shquar.

 

Fisnikëria veneciane në veçanti por edhe ajo italjane në përgjithësi me zakonet e kostumet e tyre  do të jete tema e preferuar për të treguar etapat e ndryshme të proçesioneve gjatë karnavaleve. Nga jeta mondane  Dora D'Istria na tregon për pjesmarjen e saj në ballon a parë që kishte dhënë Viktor Emanueli i II në pallazo Piti në Firence.  Na flet për këngët dhe vallet popullore në Venedik por edhe për muzikën e kultivuar ku  përmënd kompozitorin italian Giovanni Pacini(1796- 1867) i cili në teatrin Fenice  prezantonte para  një turmë festive që duartrokiste opëren e tij Don Diego Di Mendoza.

 

Në dhjetor të vitit 1867  Pacini vdes mirëpo në trashëgëminë muzikore të tij sot  ruhen disa partitura mbi të cilat  është shënuar edhe emri i Dora D'Istrias. Janë këto pjesë muzikore të kompozuara posaçërisht  të ? Apo ajo ka marë mësime kantoje apo pjanoje nga Pacini?  Cilat kanë qënë mardhëniet e Pacinit me Dora D'Istrian dhe kur kanë filluar ato? Ja pra një tjetër argumet  krejt i panjohur që kërkon vëmëndjen e duhur.

 

Pllaka përkujtimore e komunës të Firences në vendi ku ka qënë vila dhe kopshti i saj
Pllaka përkujtimore e komunës të Firences në vendi ku ka qënë vila dhe kopshti i saj
2.  Dora D'Istria piktore, meçenate dhe  krijuese e artit.

 

Informacionet e para për pasionin e Dora D'Istrës për  pikturën  i marim nga Bartolomeo Ceccheti e kuptohet kjo ishte  pasojë e studimeve të saj edhe në fushën e arteve figurative.  Në dy raste  Çeketi  na informon se shkrimet e saj janë shoqëruar  me ilustrime të riprodhurara prej vizatimeve të saj. I pari është një peisazh që paraqet një pamje të Borçias (Rumani) të cilën e kemi publikuar në një nga numurat e Milosaos(16.01.2011) ndërsa rasti i dytë bëhet fjalë për artikullin e Dora D'Istrias   mbi Kryengritjen Kreteze i cili u publikua në  Illustration më 10 e 26 janar 1867  i shoqëruar përsëri me ilustrime  vizatimesh  mbi vendfushimet e kryengritësve të fotografuara dhe të dërguara në redaksi nga Dora D'Istria.  Këtë artikull nuk mundëm  ta siguronim dot  për preçizime të mëtejshme.

 

Veç këtyre njoftimeve të shkurtëra kemi një tjetër njoftim që na vjen nga V. Bala në jetëshkrimin e tij për Dora D'Iistrian(1967) i cili referon se qysh në moshën 16 vjeçare ajo mori pjesë në një ekspozitë të arteve figurative që u zhvillua në Drezda(1845) dhe më vonë pas 9 vjetësh në një tjetër ekspozitë që u hap në Petograd(1854). Për rastin e parë na referon si burim Bruno Amante e veprën e tij Rumania e ilustruar kujtime udhëtimi (La Romania illustrata riccordi di viagio)e botuar në Romë më 1888.

 

Është evidente që  veprimtarinë si piktore  ajo e ka praktikuar kryesisht në moshë të re dhe më tej nuk duket t'i ketë kushtuar shumë kohë artit të pikturës prandaj  dhe prodhimtaria e saj paraqitet kaq e varfër. Ka shumë të ngjarë që ajo të ketë rikopjuar edhe ndonjë  prej portreteve të  para që i kishte realizuar

Dora D'Istria. Dizenjo e F. Schiavones para vitit 1857
Dora D'Istria. Dizenjo e F. Schiavones para vitit 1857
Schiavone por më shumë në këtë drejtim nuk duket të ketë bërë.  Në vend të penelit e paletës  ajo zgjodhi në jetë  penën  dhe bojën  të cilat e bënë  të famshme në Evropë. Edhe veprat me përshkrime udhëtimi që ajo shkrojti klasifikohen sot në zhanrin e veprave mbi artin. Piktori fikson natyrën, ambientin, njërzit, kostumet dhe zakonet e tyre me  kombinimin e ngjyrave, të dritës dhe të hijes.  Shkrimtari, në rastin tonë konkrtet Dora D'Istria,  na trasmeton të njëtat elementë e na sjell të njëjtat ndjesi të bukurisë të një paisazhi natyral  me forcën e bukurinë e fjalës.   P.sh. shkrimi Gjiri i Spezias (Le Golfe de la Spezia) pasi u botua në Tour du Mond , Pariz 6 shkurt 1867 u përkthye në 11 gjuhë. Jo me më pak fat kanë qënë edhe shkrimet e veprat e shumta  që Dora D'Istria publikoi me përshtypje udhëtimi.

 

Me gjithëatë dashurija e saj për artin  figurativ nuk u shojt asnjëherë. Kjo duket jo vetëm nga veprat e botuara por edhe nga  numuri i  madh i portreteve vetijake që ajo realizoi nga artistë më të shquar të kohës  ku vëndin e parë e zë  Schiavone, që folëm më lart, apo nga Giovanni Dupre(1817-1882) për të cilin thuhet se realizoi në mermer një bust të saj.  Nga skluptori gjenovez  Givanni Tassara(1841-1916)  ajo porositi një bust të perëndisë indu Brahma të cilin e kishte vendusur në një vend të ngritur  të kopshtit të saj.

 

Por vepra më e madhe e më e kushtueshme e saj në drejtim të artit është krijimi i kopshtit në një sipërfaqe mjaft të madhe rreth e përtej  vilës së saj në rrugën Leonardo Da Vinçi n* 10 (vendi sot  korespondon me një pallat 6 katesh me n* 28.) në Firence. Ideja për ngritjen e kopshtit ka  lindur ndoshta para vitit  1869 kur bëheshin tratativat për blerjen e shtëpisë. Projektin arqitektonik për ndërtimin e sistmimin e tij  Dora D'Istria e porositi në Pariz e sipas  Prof. Dot.  Demetrio. Bargellinit  në një prej arqitektëve më të shquar  dhe filloj ta verë në zbatim fill pas vendosjes të saj në Firence. Në vitet 1865-1871 Firencia ishte shndruar në një kantjer i madh ndërtimesh mbasi  konsiderohej e pretendohej se do të mbetej kryeqytei i Italisë. Mbreti i Italisë Viktor Emanueli i II e kishte vendosur selinë e vet  në këto vite  në Palazo Pitti

 

Nga  kopështi apo nga vila e saj  D'Istria  fatkeqësisht deri më sot nuk kemi mundur të gjejmë ndonjë imazh figurativ. Në kujtim të tyre ka mbetur sot, fatkeqësisht brenda një kopshti të mbyllur privat, pllaka lapidare që vendosi komuna e Firnces më 1915. Ndërkohë shumtë  studiues që janë marë me kopshtet historike  publike apo private të vilave princore  në Firence nuk e kanë konstatuar në punimet e tyre  prezencën e  kopshtit të Dora D'Istrias që mbeti në jetë për më shumë se 30 vjet dhe kapte një sipërfaqe të konsiderueshme. Dokumentimi më i plotë i këtij kopshti na vjen nga  përshkrimi i detajuar që Prof. Dot. Demetrio Bargellini, ish drejtori i Instutit Botanik të Firences, na ka përcjellë në veprën e tij: L'arboreto Istriano ossia descrizione degli alberi coltivati nel giardino della principessa Elena Koltzoff

Firma e F. Schiavone
Firma e F. Schiavone
Massalsky (Dora D'Istria) (Pyllishtia Istriane ose përshkrimi i drurëve të kultivuar në kopshtin e princeshës Elena Koltzoff Massalsky(Dora D'Iastria)) të botuar në Firence më 1887.

 

Bëjnë përdshtypje të veçantë në kjo vepër dedikimi plot respekt që prof. Barxhellini i drejton Dora D'Istias : ...me prejardhje si meçenate  nga fis mbretëror, mbrojtëse e arteve të bukura, dhe e arteve që  mënçurojnë, autore veprash që janë të destinuara të përmirësojnë konditat politike të popujve  akoma të pazgjuar nga lodrat e huaja dhe  që e lejoi me aq zemërgjerësi  të vizitojë kopshtin e saj...  duke i  dhënë mundësinë të nxjerë në dritë një vepër shkencore ku përshkruan  me kujdesin më të madh 60 ekzemplarët  më të bukur e më të rallë të pemëve që ishin kultivuar aty nën drejtimin e të shkëlqyerës  Principeshë  Elena Koltzof Masalsky (Dora D'Istria).

 

Në fund të veprës së tij Prof. Dhimitër  Barxhellini do të shkruajë : Shpresoj t'ja kem aritur qëllimit që mu kërkua të ilustronja këtë  Pyllishte të pasur e të zgjedhur i cili i bën nder qytetit tonë, dhe Asaj që me aq dashuri dhe pasion  i ka mbledhur dhe i ka koltivuar...

 

3. Trashigimia ikonografike e Dora D'Istrias

 

Imazhet origjinale të Dora D'Istrias që trashëgojmë nga e kaluara janë tashmë në një  pjesë të konsiderueshme të tyre të mirënjohura si në plubikun shqiptar po ashtu edhe në atë evropian edhe pse ndonjë studim i veçantë nuk është ndërmarë as për këtë argumet.  Në botimet e ribotimet e tyre në libra apo në periodikë të ndryshëm vërhet difekti që nuk jepet kurrë burimi i parë se nga janë marë njëri apo tjetri imazh dhe gjithmonë kemi kopjime e rikopjime nga një studiues tek tjetri e nuk përjashtohen rastet  e riprodhimeve  të gjymtuara.

 

Detaj- Bust mermeri brenda kuadrit
Detaj- Bust mermeri brenda kuadrit
Deri më sot  dihet  se portetizimet e para të  Dora D'Istrias  kanë ardhur nga kontaktet e saj me piktorin e shquar venecian të shek. XIX Feliçe  Schiavone. Nuk janë të qarta e të studjuara sa duhet arsyet pse ajo zgjodhi pikërisht këtë artist por ndërkohë dihet,  bile edhe nga shkrimet e saj,  afrimiteti i këtij piktori me oborin e Carëve të Rusisë ku ajo kalovi një pjesë të shkurtër të jetës së saj si grua e martuar. Idenë e kontakteve të  Dora D'Istrias me Feliçe Schiavonen qysh kur ajo ishte në Rusi  për momentin e lemë mënjanë vetëm si një hipotezë. Ndërkohë kemi të dokumetuar vitin 1857 kur  ribotohet  në gjuhën gjermane  vepra Zvizra gjermane dhe ngjitja në Mönch nga Princesha Dora D'Istria (Die deutche Schweiz und die Beisteigung des Mönchs von Gräfin Dora D'Istria)e cila u shoqërua me portretin e Dora D'Istrias sipas dizenjove të realizuar nga Felice Schiavone. Për botimin në aglisht të po kësaj vepre (1858) na thuhet se  portreti  u  shoqërua edhe me një biografi të saj.

 

Variantin në anglisht nuk kemi pasur mundësi ta konsultojmë  por  ka  shumë të ngjarë që bëhet fjalë për të njëjtin  portret të  mirënjohur të saj që në vazhdim do të ilustroheshin edhe veprat  Les femmes en Orient (1859) dhe  Excursion en Roumélie en More(1863)

 

Në të gjitha këto raste kemi të bëjmë me portertizimin e saj në moshë të re  me nje profil të bukur, me tipare  harmonike të fytyrës që të kujtojnë sklupturat e bukura greke, me vështimin e kthyer majtas, të qetë e të ëmbël, me flokët  gërshetë të  sistemuara e të mbledhura shumë bukur prapa kokës, dhe me një dekollte të hapur të fustanit ku tërësija e figurës nxirte në pah krenarinë e madhështinë e saj prej gjaku mbretëror. Pra kemi të bëjmë me portretin më të  popullarizuar  që tashmë  mund ta quajmë jo vetëm  portreti i saj klasik por edhe zyrtar me që poshtë tij  është vendosur stema princore e fam. Gjika së bashku me autografin e vet  me pseudonimin  Dora D'Istria.

 

Nga ky portret kemi një variant të dytë, pra një kopje të saj, të cilin për momentin e kemi gjetur të botuar në revista L'Illistration, journal universel i cili është vënë për të  ilustruar shkrimin Një verë në brigjet e Danubit (Un été au bord de Danub) më 9 shkurt të vitit 1861. Po në këtë shkrim ku është botuar edhe dizenjoja e saj Një pamje nga Borçia.

 

Portreti në fjalë, gati i njëjtë me portretin klasik, ka vështrimin e kthyer djathtas gjë e cila mund të jetë shkaktuar nga stampimi i litografisë në formë të përmbysur. Mirëpo elementët bazë që e veçojnë atë nga portreti  origjinal qëndrojnë në hijet që mbushin konturet e figurës majtas e djathtas. Ndërsa në rastin e parë kemi një hije të ngjeshur ku dora e piktorit ka lëvizur si lart e poshtë po ashtu  majtas e djathras  në rsatin e dytë hija është më lehtë dhe dora ka lëvizur vetëm mjatas e djathtas. E njëjta gjë vërhet edhe tek flokët ku në portretin origjinal kemi një punim të imtë  të tyre ndërsa në variantin e dytë kujdesi është më i pakët. Pra kemi të bëjmë me një riprodhim të portretit klasik dhe ka mundësi që ai të jetë bërë nga vetë  Dora

Dora D'Istria. Riprodhim i portretit të F. Schiavones 1870
Dora D'Istria. Riprodhim i portretit të F. Schiavones 1870
D'Istria. Një ribotim të përmbysur të portretit klasik  të Dora D'Istrias e  disi të rduktuar e gjejmë edhe tek vepra e Richard Cortambert: Les illustres  voyageuses botuar në Paris më 1866.

 

Por mes portretizimeve të  Dora D'Istrias në vend të parë qëndron një tabllo vaji mbi kanavacë me përmasa përtej natyrales (193x330cm) të cilën e kemi konsultuar së fundi. Kjo është e vetmja vepër  origjinale që ruhet  deri më sot e ndodhet pranë Entit Rajonal të Shurdhëve në Firence. Prezenca e saj  pranë këtij instituti ka ardhur si rezultat i testamentit të Dora D'Istrias që në fund të jetës  gjithë pasurinë e vet,  kopështin dhe vilën, ja la Institutit të Shurdh-memecëve.

 

Vepra, edhe pse rruan akoma bukurinë e freskinë e saj, është e dëmtuar në shumë pjesë gjë që i bën urgjente ndërhyrjet resteauruese. Në të njëjtën kohë del nevoja po aq urgjente e spostimit të saj  pranë institutesh të specializuara  të cilat jo vetëm që do të nxjerin në pah vlerat e shumëanëshme artistike e historike të kësaj vepre,  duke e shpëtuar nga rënimi i plotë,  por në të njëjtën kohë do ta shndrojnë atë  edhe në një pasuri publike e shkencore të përhershme.

 

Autori i kësaj vepre madhore është përsëri Feliçe Schiavone emri i të cilit ndodhet në qoshen e djathtë të kuadrit dhe poshtë saj edhe fjala Venedik. Ka mundësi të jetë shënuar edhe viti apo ndonjë fjalë tjetër  por këto duken të  pa lexueshme mbasi mbulohet nga korniza që mban tabllonë.

Pra vepra në fjalë ka shumë të ngjarë të jetë realizuar në Venedik para vitit 1870 kur Dora u vendos përfundimisht në Firence.

Në qëndër të  tabllosë qëndron vetë Dora D'Istria  madhërisht e ndriçuar nga drtia shkëlyese ndërsa skajet e tabllosë janël lënë në gjysëm erësirë. Bukurija e saj vezulluese e veshur e gjitha me një fustan të kaltër mbi të cilën ka hedhur një sharpë të bardhë të tejdukshme e bën pamjen e saj akoma më magjepëse.  Ka shumë të ngjarë që vepra të jetë realizuar brenda ambientit të saj shtëpiak. Ajo ka mbështetur dorën mbi një servizio argjendi e mbi tavolinë janë të dukshme koleksione gazetash dhe revistash por edhe libra qëndrojnë njëri mbi tjetrin. Mbi një vazo lulesh akoma në erësirë  qëndron një bust, ndoshta prej  mermeri, që duket sikur i ngjan sklupturave iliro-greke  të ndonjë luftëtari të shquar  por që del i vështië indentifikimi.

 

Po nga kjo pikturë duhet të jetë bërë një riprodhim  vetëm i pjesës të sipërme të bustit me ndonjë ndryshim të vogël i futur brenda një vezake e cila  ka gjetur vend në kopertinën e studimit të saj  Mahâbhârata mbreti Nala dhe studimet indiane në Itali (1870)  në variantin  italisht  të përkthyer nga  Domenico Capretta  i cili  kishte marë edhe pëlqimin e Dora D'Istrias

 

Dora D'Istria - Dizenjo F. Schiavone e A. Salmon-(1873)
Dora D'Istria - Dizenjo F. Schiavone e A. Salmon-(1873)
Më 1873 në botimin e veprës Shqiptarët në Rumani (Gli albanesi in Rumenia)në variantin italisht të përkthyer nga Bartolomeo Cecchetti kemi një tjetër  dizenjo që na paraqet një portret të ri  të Dora D'Istrias.  Poshtë saj gjemë të firmosur djathtas Schiavone de Venise dhe majtas Adolphe Salmon ndërsa në fund  të faqes  Imp. Ch Chardon ainé Paris

Ja pra bashkë me Skiavonen tani del edhe emri i piktorit parizien  Luigji  A. Salmon(1806-1895) i njojtur si grafist  ndërsa  porteti i Dora D'Istrias është printuar në Pariz në studion e Karl Shardon Ainé i cili  gjithashtu ka  qënë i famshëm në riprodhimet litografike mbasi  emri i tij  del edhe në shumë vepra të tjera.

 

Dizenjoja paraqet Dora D'Istrian në pozicion të ulur  e nga prapa ka një peizazh natyral, dorën e majtë e mban të mbështetur në fytyrë ndërsa dorën e djathë e ka vendosur mbi një libër. Pak a shumë është i njëjti pozicion ne të cilin  Felice Schiavone ka portretiziar edhe dukeshën e madhe  Elena Paulovna.  Pavarsisht nga fakti se publikimin e  portretin e gjejmë të plotë më 1873 edhe kjo dizenjo duhet të jetë realizuar në Venedik para vitit 1870. B. Ceccetti në veprën e tij bibliografike  Dora D'Istria e la poesia albanese të botuar më 1869  duket se ka përdorur pikërish  pjesë të kësaj  dizenjoje (vetëm kokën) për të ilustruar veprën e tij.

 

Interesant duket edhe njoftimi që jepet në enciklopedia franceze Larus (Nouveau Larousse Illustre, vol. 3, Paris 1897-1904, f. 889. ) të cilin e ka referuar edhe prof. Ferid Hudhëri mbi një bust të Dora D'Istrias të realizuar nga skluptori i shquar fiorentin Giovanni Dupre. Aty jepet edhe data 1867 që korespondon me vitet e qëndrimit të Elena Gjikës në Venedik. Mirëpo ky fakt mbetet akoma jashtë  vemëndjes të  studiuesve të shumtë të Giovenni Dupre mbasi  deri më sot  kjo nuk është konfermuar nga ndonjë e dhënë tjetër bile edhe shkrimi i Dora D'Istrias mbi Giovanni Dupre nuk ka pasur mundësi të  konsultohet nga asnjë studiuese.  Në këtë pikë  del  nevoja e hulumtimeve të mëtejshme  të cilat duhet të avancohen deri në gjetjen e kësaj vepre arti.

 

Mbas viteve  70 të shekullit të XIX Dora D'Istria do të realizonte edhe portrete të tjera që e paraqisin në  moshën e pjekurisë së saj të cilat do t'i analizojmë në shkrime të ardhëshme.

 

Firenze 21 maj 2011