E shtune, 20.04.2024, 09:50 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Speciale nga vizita e delegacionit “Nermin Vlora Falaschi” në Kinë 21-28 mars 2011

E hene, 30.05.2011, 07:57 PM


 

Fondacioni “Nermin Vlora Falaschi”, pas 50-vjetësh, ringre urat e miqësisë midis gruas shqiptare dhe gruas kineze

 

Kina, superfuqia, që përgjunjet përpara gruas

 

Pas një gjysëm shekulli, Fondacioni “Nermin Vlora”, shkrin akujt dhe ringre urat e miqësisë midis grave të Shqipërisë dhe Kinës.

 

Një delegacion i Fondacionit, u ftua në Kuvendin botëror të gruas së shquar, që do të mbahet në Shangai në muajin nëntor të këtij viti. Ambasadorin i RP të Kinës në Tiranë, z. Wan Junling, ka mundësuar vizitën e delegacionit të Fondacionit Kulturor Mbarëkombëtar “Nermin Vlora Falaschi”, ftuar nga Federata Kombëtare e grave të Kinës. Në përbërje të delegacionit kanë qënë: Zenepe Luka, kryetare e delegacionit,Vitore Sallaku Mjeshtri i Madh, Dr.Makbule Ceco, Edi Luarasi Artiste e Merituar dhe Dr.Afërdita Stefani. Vizita e delegacionit është vlerësuar e nivelit të lartë edhe për shkak të misionit që po kryente: Ringritjen e urave të miqësisë, pas një gjysëm shekulli ndërprerje. Federata Kombëtare e Grave Kineze, kish treguar një kujdes të jashtëzakonshëm, për hartimin dhe realizimin pikë për pikë të programit të vizitës sonë, që kishte si qëllim jo vetëm kontaktin me degë të Federatës në shumë qytete e province, vizitat në qytete të rëndësishme të Kinës sin ë Shangai, Nanjing, por edhe vizitat në mazoleume dhe objekte historike e kulturore. Takimi me personalitete të larta të Federatës Kombëtare të Grave Kineze, me masën e grave në degët e Federatës kudo që shkuam, sistemimi në Hotelin me 5 yje Jianguo Garden, lëvizja me të gjitha llojet e mjeteve, të shtrenjta, treguan jo vetëm vlerësimin për gruan shqiptare, por edhe faktin, që miqësia e munguar, kishte shtuar edhe më shumë mallin dhe dashurinë mes grave të dy vendeve tona. Në bisedën e nivelit të lartë me zv.Presidenten e Federatës Kombëtare të Gruas Kineze zonja Hong Tian Hui, në një cast emocional, do të më pyeste: -Përse të shoh me sy të përlotur, unë do ti përgjigjesha: Përjetojmë emocionet, që ndjen motra që gjen motrën pas 50 vjetësh. Ndërsa ajo do të ma kthente: Të nxitojmë për të kapur sadopak kohën e humbur. Në takimet tona, kudo që shkuam, prekëm dashurinë që kishin për artin dhe vecanërisht filmin shqiptar. Prania në delegacion e artistes Edi Luarasi, admirimi për rolin e saj tek filmi “Ngadhnjim mbi vdekjen”, bashkëbisedimet me artisten e madhe të cirkut shqiptarVitore Sallaku, që ishte specializuar në Kinë, plot 50 vjet më parë, bëri që të zgjohen ndjenjat e miqësisë dhe rivendosen kontaktet mes artistëve shqiptare dhe artëdashësve në Kinën e madhe. Fondacioni “Nermin Vlora Falaschi”, në vitin e 90 vjetorit të lindjes së Ambasadores së Kombit Nermin Vlora, hyri në historikun e gruas shqiptare, për kontributin e drejtëpërdrejtë, në ringritjen e urave të miqësisë midis grave shqiptare dhe asaj kineze, që ishin ndërprerë një gjysëm shekulli më parë. Kjo ëndërr e harshme e jona për të takuar motrat kineze, misioni që ka Fondacion ynë, për të krijuar lidhje dhe bashkëpunim me Organizata të grave të vendeve të tjera, nuk do të mund të realizohej, pa kontributin e Amabasadorit të Kinës në Tiranë z. Wang Junling, që pak ditë më parë, në një darkë që shtroi për nder të delegacionit tonë, u vlerësua me medaljen “Mirënjohjen e Fondacionit Nermin Vlora” Fondacioni ynë, është në pritje të delegacionit të nivelit të lartë të Federatës Kombëtare të Grave Kineze, që gjithashtu vijnë në Shqipëri pas një gjysëm shekulli. Në këto faqe të një gazette speciale, lexuesi, gruaja, OJF në Shqipëri dhe vecanërisht, strukturat e shtetit qëndror dhe vendor, do të mësojnë për kujdesin që tregon shteti kinez në të gjitha nivelet, për vlerësimin dhe mbështetjen që i bëjnë gruas.Sukseset e mëdha që kishte arritur në të gjitha fushat, gruaja në Kinë, përvec kontributit dhe përpjekjeve të vetë asa, ishin edhe në strategjinë e Qeverisë Kineze, që mbështeste me fonde Federatën e Grave në të gjitha nivelet. Kjo tregon shkallën e lartë të emnacipimit të shoqërisë kineze, nga ku duhet marrë shembull. Mirënjohje e thellë për Kinën, superfuqia e botës, që përgjunjej përpara gruas. Në këtë speciale do të lexoni edhe për një sukses tjetër të Fondacionit, mbajtjen e Kuvendit të 10-të të gruas intelektuale shqiptare mbarëkombëtare, që u mbajt në Bruksel, më 17-20 prill, në ditën e 90 vjetorit të lindjes së Ambasadores së Kombit Nermin Vlora Falaschi.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora