E enjte, 01.10.2020, 08:15 AM (GMT+1)

Kulturë » Lushaj

Zeqir Lushaj: Llagapi

E hene, 30.05.2011, 07:58 PM


1.LLAGAPI

 

Nga: Zeqir Lushaj

 

-Blini-“mbiemri i parë, i gjyshit tim -

(Tregim,për një ngjarje reale,në Gri të rrethit të Tropojës,në vitin 1918)

 

Mundoheshin ata,të regjistrimit,

Komisioni shqiptaro-austriak,

Të bindnin gjyshin tim të vjetër,

Çka do tthoshte,fjala “llagap” !!

 

Bereqavers prej jush,o burra,

E di,ka mundohi për mirë ini,

E pra,llagapin tim,shkruanje:

-Shkruanje…-Selman Blini !

 

-E kan marrë blinin,o Selman (!),

Foli Ai,që shkruente në letër,

Ngrysi vetullat gjyshi çartan:

-At fjalë ,thueja dikuj tjetër!

 

-Kush more,ma muer Blinin?

Çka je ka thue, o Ti- zotni ?

Qetash,e lash aty,kah erdha,

Smund ta marrin,as me ordi !

 

Merr e jep,me gjyshin tim të sert,

(U shkrinë në gaz,me sho-shoqin),

Selman (Blini) i kapte përkrahu:

-Çouni…,të dalim e ta shohim !

 

E pyetën për gruan:-Si e ka emrin?

-Lene at punë,pash Zotin-allahile !!

(Atherë i luejti gjaku përnjëmend),

-E pra,shkrunje!...I thonë-Karajfile !!
!

Blinin e ndrruen ,me  gysh-gjyshin,          *

(Ish rritë në hije të Tij,dekada vjet),

Për gjyshe Ajnen,muer vesh mileti,

Karajfilja e Selmanit,”emri” i mbet !

./.

*Selmani-Hasani-Matoshi-Lusha = Lushaj

 

 

2. MRIZI I BURRAVE

 

-Për krejt ata,që nuk e dijnë-

 

!

Asht,

Midis Krasniqes.

 

Mes,Qafë-Agri,

E ,Qafë-Morinë.

!

Zoti,

E fali ndërmjet !

 

Që ta ruaj,

Pa-anësinë!

 

(Aty,jam katalik,

Aty,jam musliman,

Shkodër e Gjakovë,

Motra-binjake,i kam ! )

!

Ky Blini i Grisë,

(gjigand),

Ku,Unë,në fëmijëri,

Mrizojsha gjanë ,

 

E ka nje dekoratë,

(të madhe):

-Mrizi i Burrave …!

Burrat,i kan pas thanë !

./.

 

 

3. DOKTORR-BLINI

-Skicë…,dimnore-

 

Veeeri,

I hollë-brisk,

Borë- meqavë,                          *

 

Si ,

NKodër të Çuklës,

Tu Blini i Grisë,ma…a !

 

Turra e druve,

Të duket larg,në oborr,

Në oxhak,cunglat-avullaaa !         *

!

E ,dikur vonë…,

Mbas vegshit me fasule,

E lojës së kapuçave,

 

Pak,para se të flini,

Një çaj aromatik,me emrin:

-Doktorr Blini !

./.

*meqavë=bora që e sposton era andej-këndej.

*avullaaa=flakë,perpjetë.

 

 

4.USHTIMA E MEHOVÇIT

 

Asht vada e madhe e katundit,

Buron,sipër kazhnjetit  tonë,

Merr turravrapin gështenjave,

Vada e Mehovçit ,me jehonë!

 

Rreth 1000 metra,shprazet teposht,

Fushave të Epra,Shkemzës përmes,

Me një ushtimë, “muzikë dhome”!,

Lagë rrënjët e Blinit-Mirëmëngjes !

 

Në flladin e hijes,bjen në potolog,

Sikur pushon,i ndalet pak turri,

Njihet me skedën e shpërndarjes,            *

Rradhën e vadës,pret katundi !

!

Shtrihem të fle,(ku jam) matan Botës,

(Zhurma,e gjithfarëllojshme,më mbytë),

Kujtoj Mehovçin,tek dirgjet Shkemzës,

Ambëlsoj shpirtin,që të mbyllen sytë !

./.

*Skedë=listë=rend=rradhë=program,etj. = sinonime.

 

5.ATY, KU U RRITA…

 

-Nën hijen e Blinit,eja,me tako-

-Kujtime dhe…, Andrra-

 

Nja,100 metra,afër shtëpisë,

Në hijën e madhe,gati terr !

Nën Blinin e pushtetshëm,

Një skenë gjigande,ndjen.

 

!

Sjapi i trokaçës,tund kokën,

I fton dhitë,si me një violinë,

Ladrojnë shpatit,tranueshëm,

Si çapërpik…,tek hija vijnë.

 

Edhe Blini,merr tjetër pamje,

Me tufën nën vete,ma serbes,

Rreh ajri,origjinal-kondishën,

Vija e Mehovçit, mespërmes .

 

!

Në mrizin ku u rrita,tu Blini i Grisë,

Lash shpirtin tim:”Më raftë pika!”,

Kur duhej të rrinja,mora rrugat,

Mi  plasi Zoti sytë!Fluturova,ika !

 

Një ditë aty,do më shihni,shtrirë !

Mos kujtoni se,-mos kam vdekë?

Jo more!Bashkohem me shpirtin,

I bindur,ku e lash,kam për ta gjetë !

 

Nuk i la vetëm,babë e axhallarë,

As,Tyrben e Avdylit,(jo që jo !),

Jam Ai që,(mbase) e mbaj fjalën,

Nën hijen e Blinit ,eja,me tako!

./.

 

 

6.BLINI I RI …

 

- Blinin e Grisë e quaj, simbol të familjes, -Blini i Ri…,po rritet-

 

Gjithçka u plakëka,

Ligj i natyrës,(ndaç),

Urdhër i Perëndisë,

 

Edhe vigani shekullorë,

Një ditë e puthi tokën,

Mbi lëndinë,i mbylli sytë!

!

Shkurtoja në drutë e Blinit,

(Të shenjëta ishin degët e Tij),

Sikur po bëja (vet)-autopsi !

 

Qafa,mbeti,si shkret-bosh !,

(Shenjat e vjetër,i kërkon syni),

Një Bli të Ri,e mbolli Qazimi.       *

 

Po ecën drejtë,tufalak,

Në rrugën e tParit,

Blinit Plak .

!

Asht ba i hijshëm,

Do të ruaj një emër,

Dhe…,shumë histori.

 

Për të gjithë Selmantë,       *

I kërkoj falje:

-Jetim !...Po rritet (gati),në vetmi !!

./.

*Qazim Lushaj-djali i madh i axhës Ramë

*Mbiemrin e kemi Lushaj,por njihemi-Selmantë e Grisë.

 

Gri,Prill,2011 - Blini i Ri,po rritet…- ( Foto:-Lela Mehmet Lushaj)
Gri,Prill,2011 - Blini i Ri,po rritet…- ( Foto:-Lela Mehmet Lushaj)

 

7.KACAFYTEM ME VDEKJEN

-Harroj dhe…,pres !(ose,mysafir,aty ku u linda e u rrita)-

 

Në vetminë e kullës,

Në shtëpinë ku u linda,

(Sa i madh sikleti !),

Unë dhe vdekja,kacafytem ndërveti !

!

Në markëzen e babës,

Jam gozhduar me sy.

Sikur pres,kutinë e duhanit,

Një cigare,ti dredh Atij .

 

Harroj dhe …,pres,

Në heshtjen që gërthet,

Babai (i ndjeri),ka vdekë,

Ka vdekë,tash 25 vjetë !

!

Harroj dhe…, pres,

Pres,me sytë në derë,

Të shoh kudo,Ukën,                  *

Tuj na shërbye,kafet a bukën !

 

Nxihem,(si oxhaku),

Në vaj me dridhet buza,

Ku asht zjëmi bubulak,

Luga e gacave,mashët,urza ?

!

Harroj dhe …,pres,

Të thërasë mysafiri në oborr,

Uuu…!,ka vdekë edhe rruga,

Medet ! …Medet,sa zor !

!

Harroj dhe…, pres,

Pse spo vijnë djeltë e Bacit?    *

Edhe aty,ka ra kallukanxha,      *

Shkimë,si hini rreth samraçit !

!

Asht ba Zot Heshtja,

Mos e prano,mos daç !

Më llomitin kujtimet,

Më bluajnë,deri nasht.

 

As të qeshi… ,as te qaj,

Nuk kam forcë, as za,

Cili pushtues,ktahen,e kish ba ?!

!

Nisë e zbardhë sabahi,

Unë i them: -Pse erdhe ?

Ndihmë,o Zot! Eci,dal përdere!

 

Ma keq se brënda,

Edhe jashta,“Pesë me hiç!”,

Veç Lorëza mali e Lakuriq !

!

Them,ti kërkoj falje kullës,

Por,jo !

Më duket,shumë hipokrizi !

O djepi i tparve,ku linda eu rrita:

-Të kam me vete,si çerpikun mbi sy !

 

Freskoj ballin,tu Çezma a Babës,

(Ajo,hala nuk ka tradhtue !),

Më përcjellin,…Tyrbja dhe Blini,

Tapia e shpirtit,vjen kudo me Mue.

 

Tapia…, në shpirt,

Shpirti …,në at prak,

Koka mbrapa…,prap e prap!

 

!

Në vetminë e kullës,

Në shtëpinë ku u linda,

(Sa i madh sikleti!),

Unë dhe vdekja,kacafytem ndërveti !

./.

*Ukë Lushaj:-vëllai i autorit,vdiq në Tiranë,në korrik të vitit 1999.

*Djemtë e axhës:-Qazimi,Salihi,Alia,Mehmeti,Abedini.(Të gjithë,në Tiranë)

*Kallukanxha = Humbje e rrugës në mjergull të dendur.

 

8.IMELLA  E  LISIT

 

Një kalavesh rrushi,                            1)

Varur,

Në kujtesë fëmijërie,

E shoh nga larg…,

Në degën gjatoshe të lisit të vjetër,

Lisit, ma të vjetër se gjyshi im.

 

Aaah(!), lisi në stom të oborrit,

(Nxjerr kuj me kohën e hekurbetonit)

Lisi që më bani dhuratën e parë,

Mi fali djepit, drulisin bujar.

 

Ai lis, mi jep vjeshtës identitetin.

Si një pallto e ngrohtë,

Më mbështjell edhe këtu,në mërgim,

Më ruan nga uraganët,

Nga dallgët e serta-erë Perëndim!

 

Ndoshta, nuk do ti ngjitem ma atij lisi…(!!),

Vilën e rrushit e shoh nga larg,

(Ma mirë që, atje e di),

Nuk bahem merak,

Edhe pse, sot, nuk e arrij!

 

Vjeshta, kudo,i rrëzon gjethet,

(Bistaku i rrushit në Gri, pozon në diell),

I çukitur, nga sqepat e zogjve,

Zogjtë le ta hajnë, dhe…,

Dhe, ju baftë mirë!

 

Gjyshi dhe Baba,

Të gjithë të parët e mi të tabanvatanit,

Ishin burra “pre vërteti”,                           2)

Ju lan hise edhe zogjve të malit!

 

Unë, (demek,ma i mençëm),

Tërë botës i rash qark,

Ku nisi e ku bitisi…”.                                  3)

Nuk bana, jo ma shumë se ata,

Por, as një kalavesh rrushi,

Nuk e lash majë një lisi!

 

* * *

Lisi i vjetër imellë më çon,

(Ai, e njeh para meje internetin!),

Mos e harro hijen e Babë-Gjysh-Lisit,

Flladin, që ta përkundi djepin!

 

Të paktën, sa të jemi gjallë,

Ti dhe Unë,

Le ta shihnim njëri-tjetrin ndërsy,

Dhe, ndoshta…, ndoshta…,

Nuk na duhej gja ma shumë!!

./.

1.Kalavesh-vesh-vilë-bistak…= sinonime.

2) Shprehje toskërishte

3) Shprehje e vjetër popullore

 

 

9.VDEKJA E VARREVE

 

Katragjyshi im,Lush Maka,

Pati fatin e kohës,

Ju rrënue varri,

Bashkë me Kishën,

Kishën e famshme të Grisë.

 

Brezat pasardhës,

Matoshi,Hasani,

Dhe,gjyshi Selmani,

U varrosën në Kodër të Bokës,

10 minuta larg shtëpisë.

 

Babai im , Sadiki,

Me të tre vëllezërit e Tij ,           *

Më afër i deshën varret,

Sipër Arës së Madhe,

Nën hijën e të motshmit Bli.

 

Tri vendvarrime:

-Te Kisha,

-Në Kodër të Bokës,

-Dhe,nën Bli,

Vendvarrime shekullore,

Por,sot…!

Varre,pa shtëpi !

 

Varret kallxojnë,

Ku i kemi të parët,

Kur mbyllet shtëpia,

Kan vdekë dhe varret !!

./.

*Tre vëllezërit e babës:- Ademi,Rama,Arifi

 

Kullat e Selmanve,në gështënjat e Grisë. (Foto:- Nuredin Lushaj)
Kullat e Selmanve,në gështënjat e Grisë. (Foto:- Nuredin Lushaj)

 

10.BUKE E KRYPE

 

-Me mijëra e kan thanë,Unë,vetëm po e hedh në letër

 

Kurrë nuk pushonte ajo rrugë,

Lidhja jetike Gjakovë-Shkodër,

E din udhtari i largët,(anonim)

(I rraskapitur e barkthatë),

Sa herë ka fjetë,tu Blini i Grisë,

Tu shtëpia e madhe,nkodër ?

 

!

Hallall,të qoftë,gjysh Selmani !

Kur sheka e drithit,(krizat e kohës),

E kish çmimin, gati sa një dash,

(Vepra bujare përmendet çdo ditë),

Udhtarit të lodhur,ja qitshe te rruga,

Tu hija e Blinit,kish bukë e krypë !

 

Si i përballuan të parët tanë jetës?

(Rromanet e filmat,larg të vertetës).

As nga  Baba ,e të vëllezërit më pas,

Kurrgja nuk hupi,o gjyshi im i mirë,

Veç,asht naltue ,një copë bukë-thatë,

E lyer me mjalt,nga  fjala: -Hajde-byrë!

 

Jeta kështu erdhi.Mileti mori rrugat!

Unë,përfundova larg…,në Amerikë (!).

(Me fal,për këtë lajm,gjyshi im fisnik),

Edhe pse Blini e trolli,mbeten shkret…!

(Kjo Botë,vertetë,asht shumë e vogël),

Sofrën e Blinit”,e gjeta në Internet.

 

!

-Për të mira!-Tu rritët beriqeti!

I thash një miku,në USA,një ditë.   *

Ai,i buzqeshur,mu drejtue Mua:

-Lene he burrë! Çka asht ajo fjalë?

Qysh 7 vjeç,(mbaj mend,me gjyshin),

Kam hangër bukën tande,o Ti djalë !

./.

*Petrit Dedë Sokoli,djalë nga Lekbibajt,banues në Nj,USA.

 

11.SELMANTE E GRISE

 

!

Nëse,

Ndokush ju pyet,

Për Selmantë e Grisë,

 

Përgjigj-juni,

Pa asnjë hezitim:

-Krejt në rregull!

 

-Të shpërndarë,

Si koha (!)..,por,

-Vazhdojnë,të përpjetën!

 

?!

-Të gjithë,

I kanë  fëmijtë,

(Edhe) ma tmirë se veten !

./.

 

12.SHTEPIA NE KODER

!

Shiheni këtë foto,

Bardh e zi,e vjetër,

Fotografuar, nga Kolë Progni,      *

Që…,nuk i dua nderë tjetër !

 

Kjo ka qënë,djepi im,

Tu blini i Grisë,në kodër,

Le të jetë kjo vjershë-diçiturë:

-Na ishte dikur,“Rozafa” e Vogël !

!

E vështirë,të shkruash,dogri,

Poemën e Qëndresës: - Jetë !

Unë,vetëm sa po e ceki,

Me imydin…,-ta vazhdojnë të tjerët !

./.

*Kolë Progni,gjeografi i pasionuar,intelektuali i gjithanshëm nga Nikaj Mërturi,

( mik e koleg i autorit të librit,në shkollën e mesme të Tropojës së Vjetër ,1973-74).

(ish), Shtëpia në kodër. Gri,1974. ( Foto:- Kolë Progni )
(ish), Shtëpia në kodër. Gri,1974. ( Foto:- Kolë Progni )



(Vota: 21 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora