E enjte, 18.04.2024, 11:09 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Komunikatë nga Bashkimi Demokratik Shqiptar

E hene, 30.05.2011, 10:21 AM


K O M U N I K A T Ë

 

Dje në shkollën fillore “Përparimi” në fshatin Reçicë e Madhe, Bashkimi Demokratik Shqiptar mbajti tubim parazgjedhor me banorët e këtij fshati.

Kandidatët e mundshëm për deputet Bardhyl Mahmuti, Myqereme Rusi, Daut Rexhepi , Lirije Xhaferi dhe Memet Zejnullahu shpalosën para të pranishmëve pjesë të platformës për Antidiskriminim.

Këtë tubim parazgjedhor e hapi  profesoresha universitare Myqereme Rusi duke rikujtuar rastin e dëshmorit Abdylselam Eminit për  themelimin e Universitetit Shtetëror të Tetovës, për projektin e vetëm shqiptar i cili u realizua me ndihmën e popullit.

Është paradoks në shekullin e 21 të flitet për diskriminim, e veçmas diskriminim ekonomik  i cili është gjenerator i  gjithë formave tjera të  diskriminimit.

Shqiptarët janë jashtë çdo projekti, ndihme për bujqësi, blegtori dhe në rastet kur u akordohet ndonjë ndihmë ajo është e përmasave tallëse.

Gjatë procesit të denacionalizimit pronarët shqiptarë u diskriminuan skajshmërisht dhe nuk arritën të marrin as 1 % të vlerës së pronave të nacionalizuara.

Këto forma të plaçkitjes përbëjnë një krim ekonomik në kundërshtim me parimet e Kartës së OKB-së dhe të institucioneve të Bashkimit Evropian. Si të tilla ato janë të dënueshme dhe vepra penale që nuk mund të vjetërsohen.

Kandidatët e mundshëm për deputet Bardhyl Mahmuti, Myqereme Rusi, Daut Rexhepi , Lirije Xhaferi dhe Memet Zejnullahu i siguruan të pranishmit se me marrjen e mandatit më 5 qershor, proceset do të ndryshojnë rrënjësisht.

Bashkimi Demokratik Shqiptar me kandidatët e mundshëm për deputet, njerëz të dëshmuar në rrafshin kombëtar, moral dhe intelektual  do të angazhohet maksimalisht që një herë e përgjithmonë ti thuhet stop , papunësisë, varfërisë dhe të gjitha formave të diskriminimit ndaj shqiptarëve.

 

 Tetovë, 27 Maj 2011

 

Bashkimi Demokratik Shqiptar



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora