E enjte, 28.03.2024, 11:30 PM (GMT)

Mendime

Ekskluzive: Suzana Kuqi - Kur fillova pune...

E premte, 01.02.2008, 06:15 PM


Kur fillova pune...

Nga Suzana Kuqi - Ekskluzive Zemra Shqiptare

Ndoshta sot shume pak vete do te me kuptojne dhe shume me pak do te me besojne pasi historia e shkurter qe kam per te treguar ka ndodhur jo pak por njezetepese vjet me pare kur isha vajze e re  dhe sapo pata mbaruar universitetin.

Suzana Kuqi - Firence, Itali
Plot shpresa dhe me deshiren e mire per te ndihmuar familjen time qe pat sakrifikuar per te me mbajtur e inkurajuar per te mbaruar studimet, pritja emerimin tim nga ministria emrin e se ciles nuk po e permend per te ruajtur keshtu nje lloj anonimati siç nuk do te tregoj dhe emrat e vertete te personazheve te ketij tregimi te shkurter. Ishte fitore e madhe qe nuk me hodhen ne ndonje malesi te larget ku do te me jepej mundesia  per te pare familjen time dy a tri here ne vit siç kishim frike, se ndodhte, perkundrazi ministria me la ne kompetence te komitetit ekzekutiv te rrethit, i cili nuk e di se si dhe perse pati fantazine te me emeronte ne nje kooperative te larget e te humbur nga ku mund te vija vetem nje here ne jave ne shtepi. Por sic thuhet Zoti me nje dore te hedh dhe me tjetren te pret, une as nuk shkova ta shihja kete fshat pasi nje dite pas emerimit shefi i seksionit me thirri e me tha se e kishin pezulluar vendimin gjithnje ne te mire timen pasi kish nderhyre nje miku i babait tim te ndjere, se nuk kish ndermend te mbyllte te bijen e mikut te tij ne ate Vrime te humbur .Ky ishte nje lajm i mire por i keqi ishte se akoma nuk kishin vendosur se ku do te me emeronin, por prisnin te hapej ndonje vend afer qytetit ndersa une nuk mund te prisja pasi financat e familjes ishin... Kush e ka jetuar ate kohe e din se kush mbaronte shkollen e larte nuk mund te punonte nese nuk ishte i emeruar dhe nese ishte emeruar nuk mund te refuzonte vendin e punes. Nese te emeronin ne ndonje vend te larget duhej te shkoje patjeter atje pavaresisht kushteve familjare qe mund te kishe, se kishe nenen a babain e semure,se ishe vajze apo djale i vetem, asgje nuk kish rendesi, duhej t’i pergjigjeshim thirrjes se partise atje ku kish nevoje atdheu.Nje kusherira ime qe nuk pranoi te shkonte maje nje mali mbeti kater vjet pa pune dhe meqe banonte ne kryeqytet shkonte çdo mengjes e priste tek porta e ministrise shefen e kuadrit e cila ne vend te kthimit te pershendetjes se miremengjesit i thosh se i dhimbnin syte kur e shihte dhe se as si fshesaxhie nuk do te gjente pune ne qytet...Une kisha qene me me fat , me kishin mbajtur ne qytet por nuk mund te filloja pune. Pas tre muajsh me therriten perseri dhe me thane se me kishin emeruar ne nje ndermarrje te re, te sapo hapur por problemi ishte se nuk me donte drejtori dhe duhej te prisja pak sa ti mbushnin mendjen atij. Meqe nuk kisha se ç'te beja tjeter rraha  perdite rrugen shtepi-komitet ekzekutiv-komitet partie duke lutur njerezit te vinin doren ne zemer e te me ndihmonin pasi une kisha shume nevoje per pune ose me mire te themi per rrogen.Diku degjova se ky drejtori ja kish premtuar nje tjetre ate vend pune , dhe me vone mesova se ja kish premtuar kunates se shefes se kuadrit te ndermarrjes qe ishte me shkolle te mesme dhe se kish shkuar ne ministri per te nderruar emertimin e kuadrit qe i duhej me shkolle te mesme dhe jo me shkolle te larte. Sic dukej nuk i eci sepse pas tre muajsh te tjere me thirren ne seksion e me thane se me ne fund mund te paraqitesha ne ndermarrje e te filloja pune...Fitore...

- o -

Tani imagjinoni nje vajze te re, te sapo dale nga bankat e shkolles , qe shkon e paraqitet ne ndermarrje dy dite pas festes se vitit te ri ,mbushur me shprese e me endrra qe bejne syte te shkelqejne . Me priti shefja e kuadrit , ftohte natyrisht pasi ishin prekur interesat,por jo vetem kaq, perceptova armiqesi ndjesi e cila me futi edhe me shume te dridhurat ne ate zyre te ftohte ate mengjes te bukur janari."Drejtori nuk eshte duhet te presesh" qene fjalet e vetme te saj dhe uli koken duke u marre me shkresat dhe une qe rrija me kembe para saj si hu gardhi dhe nuk dija se c'ti thoja e c'te beja qe ta thyeja ate mur akulli.Pasi kaloi me shume se nje ore ndjeva gjurulldi ne korridor dhe pas pak dera shpertheu dhe tre burra hyne brenda  ne krye nje burre qe mu duk mjaft i vjeter , me thinja e me fytyre te qendisur me rrudha qe ndaloi duke me fiksuar. Shefja u ngrit me kembe:"Ekonomistja e re" i tha me mllef.Por ai nuk ja vuri veshin zgjati doren duke qeshur "Drejtori" tha e pastaj doli duke u thene dy te tjereve qe e ndiqnin pas "Dhe une budallai qe doja ta ktheja mbrapsht" dhe ja krisi te qeshurit, gje qe ja rrudhi edhe me shume nockat shefes e cila me çoi e me tregoi zyren time duke patur kujdes te me rrinte te pakten dy metra larg a thua se une kisha ndonje semundje ngjitese por mua qe kisha marre zemer nga prezantimi i qeshur e optimist i drejtorit aq me bente...

- o -

Pra fillova pune dhe isha e kenaqur me zyren time modeste e te qete, me shefin tim qe ishte burre  i mire dhe sa e njoha me vone ishte shume i mire por kishte veç nje difekt, kish frike nga drejtori dhe kjo shihej e vihej re menjehere dhe une ditet e para nuk e kuptoja perse , pasi drejtori ishte shume i sjellshem dhe i perzemert ,derisa nje dite e pashe te vinte i acaruar ne pune e filloi t'u bertiste me sa kish ne koke te gjitheve kush i dilte perpara ,por ajo qe me beri pershtypje ishte fjalori... dhe pasi degjova dy a tre batuta u skuqa deri ne rreze te vesheve  e me erdhi per te qeshur dhe me zor po e mbaja tek shihja tere ata burra qe rrinin me koke ulur si femije te zene ne faj. Jo, nuk kish agje per te qeshur por skena ishte shume komike une nuk arrija ta mbaja gazin , por fundja nuk ndodh nganjehere qe gazi te kap kot vend a pa vend.Asnje  nuk mund ta mohoje kete pasi le te dale nje , qofte edhe nje njeri i vetem qe te thote qe nuk e ka zene gazi kur ka shkuar ne nje vdekje apo varrim ku eshte vendi me i papershtatshem per...Drejtorit nuk i shpetoi kjo dhe mi nguli syte ,dhe une po pritja rrufete te shprazeshin mbi koken time dhe kjo nuk ishte se me trembi.Ai m’u afrua dhe hapi gojen per te folur por syte e mi shkelqyen nga kersheria per te degjuar xhevahirin e rradhes dhe kjo e bllokoi. Per cudine e te gjitheve ktheu majat nga thembrat e doli nga zyra i pasuar nga tre a kater kuadro te tjere qe me hodhen  me rradhe nga nje veshtrim qortues e duke me lene vetem ne zyre tek perpelitesha mes mendimeve gazmore e dyshimit se nuk kisha vepruar aspak mire dhe se do ta paguaja ne nje fare menyre...


- o -

Erdhi dhe rradha ime per te paguar. jo se me bertiti apo se me trajtoi keq ditet ne vijim , perkundrazi ishte shume i sjellshem dhe une tek shihja thinjat e rrudhat e tij qe me ngjallnin respekt isha penduar per sjelljen time te lehte .Ditet e punes ne kete ndermarrje te re qe po merrte forme, kolektivi i ri , djemte e vajzat e reja qe fillonin pune me mbushnin me entuziazem dhe une isha e kenaqur. Diku u fol per nje eskursion ne nje qytet tjeter per shkembim eksperience dhe filluan te bejne listat e kuadrove qe do te shkonin. Me habi vura re se emri im figuronte ne liste dhe per kete nuk me kishin pyetur e une jo se nuk kisha deshire por nuk kisha mundesi financiare , sapo kisha filluar pune dhe rroga e pare kish shkuar per te lare nje borxh te familjes dhe te dyten e te treten i priste i njejti fat."Une nuk vij" -i them shefit. Ai me pa i habitur."Listen e ka bere drejtori"-me  tha prere ." Po pastaj, -i them-, nuk me detyron dot. Te lutem hiqe emrin tim" Ai i vuri vize emrin tim dhe une mbarova e qete diten e punes por pak keqardhje me vinte per veten time qe nuk kisha mundesi te shkoja  ne kete eskursion. Ndoshta do te isha zbavitur pak, dhe kur flitet per zbavitje ne ate moshe , flitet me te vertete per zbavitje, dhe jo vetem kaq ndoshta mund te njihja ndonje djale qe do te me pelqente, ndoshta atje ose rruges ne ndonje cep me priste fati im... Kur e mendoj me vjen per te qeshur sa e re dhe pa pervoje qe isha ne ate moshe. O rini e bekuar...

- o -

Te nesermen drejtori me thirri ne zyre.Hyra brenda e ndrojtur duke kaluar neper mend punen qe kisha bere nje dite me pare se mos kisha gabuar diku e bere ndonje lemsh pa dashur por nuk me vinte ndermend asgje. " Mbylle deren te lutem"- thote ai me perzemersi dhe kjo me dha kurajo.Mbylla deren dhe ju afrova tryezes dhe vura re se ai mbante ne dore listen e djeshme."Perse nuk vjen  ne eskursion?"Une ula koken. Zeri i i tij ishte i qete dhe inkurajues dhe kur ngrita syte e pashe perseri ato thinja qe me kujtonin floket e tim eti zemra m’u zbut dhe u bera gati ti thoja shkakun , por me erdhi turp ti qahesha per gjendjen time financiare.Papritmas them:"Nuk me len mami"Reagimi ne syte e tij qe i papritur, u ndezen nga nje drite e çuditeshme dhe une prisja shperthimin e tij por nga ana tjeter nuk kuptoja se ç'gje te habitshme kish pergjigja ime. "Ma perserit"-tha. Dhe une ja perserita perseri por kete here me nje note inati, fundja kush ishte ky qe kerkonte shkakun . Ai u ngrit ne kembe e filloi te ecte lart e poshte neper zyre pa folur dhe une aty ne kembe qe ndiqja me koke levizjen e tij dhe papritur qe duke me kapur gazi por zgjati shume pak sepse befas ai ndaloi para meje e duke me veshtruar drejt ne sy me thote:"Ashtu ty nuk te len mami! Por sikur ne te dy do te shkojme ne ndonje sherbim e mund te fleme ne nje dhome, c'do ti thuash mamit"Mua me ra tavani mbi koke, ç'gaz zeza e kisha harruar.E une qe kisha enderruar nje djale te ri sa larg qe isha nga ky burre i vjeter i martuar me nje barre rrudhash e me ate fytyre qe pernjeheresh m’u be e neveriteshme...Ula koken dhe dola nga zyra duke e lene aty ne mes te saj tek me ndiqte me sy te shndriteshem prej grabitqari, me erdhi per te vjelle.

- o -
         
Eshte pak te them se nuk vura gjume ne sy ate nate. Me ishte neveritur  gjithshka, zyra, ndermarrja bile edhe vetja ime, dhe per brezin tone qe ishim gatuar e edukuar ne ate menyre ku na thuhej se fajin e kishin gjithnje vetem femrat , se po te mos e luanim ne bishtin nuk na vinte njeri prapa, keshtu qe une ne vend qe t'ja vija atij fajin ja veshja vetes time duke u munduar te gjeja se ku kisha gabuar. Diten tjeter vjen ne zyren time dhe perzen shefin tim duke e çuar ne repart me nje porosi idiote dhe afrohet tryezes sime ku une rrija ngrire si statuje me syte mberthyer fort ne shifrat qe kercenin e talleshin me mua." Nuk e sheh- me thote me ze te ulet- qe te gjitha grate e administrates po i fusin berrylin njera tjetres se kush ta zeje e para vendin e dashnores se drejtorit?"
  -"Nuk e dua ate vend"- ja kthej une aty per aty pa ngritur syte. Dhe nuk i ngrita dhe kur ai doli , shefi me gjeti po ashtu dhe ndenjem nje cope here ne heshtje .Kur filluam te flisnim per probleme pune vura re nje hije keqardhjeje ne syte e tij. Diçka kish kuptuar, per kete isha e sigurte ndaj i them :" Te lutem, mos me ler me vetem me drejtorin ne zyre" Ai nuk foli.
                                             
- o -

Diten tjeter sapo drejtori hyri ne zyre, shefi me thote te shkoj ne repart per te marre disa te dhena qe duheshin per evidencen ditore. Une brofa ne kembe per t'ja dhene  vrapit por ai ma preu vrullin tek i tha shefit:"Shko e merri vete ç'pret!" Ne ngrime te dy duke u pare sy me sy."Akoma ketu ti"-kete rradhe ishte nje shperthim dhe shefi uli syte dhe doli me koke ulur. Sa inat e pata  ate çast, dhe sa i dobet e i pavlere mu duk, frikacak, thashe me veten time vafsh ne djall.Tjetri mu afrua e me tha me ze te ulet e kercenues:"Kot e ke, nuk ke se ku te luash" e doli duke perplasur deren. U shemba mbi karrike dhe nuk kollondrisa dot as edhe dy leke pune dhe as shefit nuk i fola me me goje dhe i mbajta inat tere diten.

- o –
Kaluan dhe disa dite te tjera te mbushura me ankth e une dridhesha sa here qe degjoja zhurmen e rrotave te makines  apo hapat e zerin e tij ne koridor. Dhe çdo dite kaperdija me lote te fshehur ndonje batute qe me bente te zemerohesha e te trishtohesha njeheresh. Kujtoja me mall ato dite te bekuara te shkolles, çiltersine e sinqeritetin e shoqeve e shokeve te mij. O zot ne ç'strofull kisha rene, a thua kjo ishte jeta reale, kaq e shemtuar ishte bota e te rriturve?Nuk dija se ku te shkoja e te ankohesha. Sekretarja e partise se ndermarrjes ishte shefja e kuadrit qe nuk donte te me shihte me sy dhe shtremberohej sa here qe i kaloja prane. Me ç'kisha kuptuar ajo kish rene ne ate rrjete dhe ç'ishte me e keqja ishte xheloze. Dhe kete nuk e kuptoja. Nje grua ka te drejte te jete xheloze per burrin e saj, dhe ajo kish burre te mire, por te jesh xheloze per drejtorin?!...Pra nuk mund te ankohesha tek ajo , kushedi se ne c'kallep me fusnin e ku me degdisnin. Po ku te shkoja? Gjumi me kish thene mirupafshim e nuk po i binte ndermend te me gjente. Kur cdo gje mu duk e zeze dhe kisha filluar te kaloja ne paranoje , shikoja me lakmi shpalljet e vdekjes, sepse njemije here me mire e vdekur se skllavja e nje drejtori injorant e te pagdhendur,siç duket Zotit i erdhi keq per mua. Me nxorri perpara mikun e babait tim qe me kish ndihmuar per emerimin. Dhe ja tek po kalonte rruges prane meje tek zbrita nga autobuzi. E thirra dhe renda drejt tij. Ai ndaloi dhe buzegaz me pyeti se si ishin nga shtepia ime, t'ju çoja te fala e ne fund me pyeti se si me dukej puna .Une shpertheva ne lote. "Cfare ke, ç’te ka ndodhur, me thuaj se e rregullojme, e njoh drejtorin i them te te ndihmoje"
-"Jo ,jo drejtorin"-shpertheva une.Ai mbeti nje cast pastaj tundi koken."Kuptova-tha - E rregulloj une".

- o -

Pas dy ditesh drejtori nuk ishte ne mengjes ne pune, dhe si gjithmone kur nuk ishte ai alegria zbriste e gezonte mbi zyrat tona. Te gjithe sapo gjenin pak kohe te lire mblidheshin ne zyren time e benim muhabete e diskutime shume simpatike qe i udhehiqte shefi im qe kish goxha humor.Nga dritarja shihej rruga dhe sapo shfaqej makina e drejtorit secili merrte per ne zyren e vet dhe zhurma e frenave te makines perkonte me perplasjet e dyerve dhe ankthi ngrinte levizjet tona derisa degjonim zerin e tij ne korridor. Ne ishte gazmor fillonim e shkriheshin ne rast te kundert rrinim ngulur mbi shkresat tona duke pritur shterngaten .Ate dite nuk degjuam veç se hapa te renda e te nxituara dhe secili rrinte me veshe ngrehur se tek cila dere do te ndalonin. Fatkeqesisht u drejtuan drejt zyres sime dhe dera u hap me force dhe ai hyri si nje dem i terbuar duke i bertitur shefit tim" Shko more ne repart, ç’ben gjithe diten ketu ne zyre"Ndjeva rreshqitjen e hapave te shefit duke e pasur zili, sa do te doja te isha ne vendin e tij per t'ja mbathur nga zyra. Drejtori mbylli deren me force duke e perplasur e shkoi tek dritarja duke me dhene shpinen. Frymemarrjen e kish te rende e kuptohej sa ishte i zemeruar dhe une mendoja se ç'kisha bere per te zemeruar ashtu.Pas pak prishi heshtjen:”Pale po ishe ankuar" Une nuk fola pasi nuk po kuptoja se ku isha ankuar dhe perse.Trurin e kisha te paralizuar."Ishe anku ne seksion tek shoket e mi"turfulloi ai. Une nuk pipa fare."S'ka gajle- vazhdoi ai,-une nuk te them me gje. Je ti qe do te pendohesh por do te jete teper vone. Kush nuk e don ate vend qe te kam propozuar. Do te pendohesh!"Dhe pasi turfulloi edhe nje here doli e u kap me nje fatkeq tjeter jashte ne korridor qe rasti ja kish sjelle perpara.Atehere mendja filloi te me funksiononte perseri dhe kuptova se kisha shpetuar prej tij.Brofa me kembe dhe hapa dritaren e u mbusha me fryme. Ajri ishte i fresket,mbushur me aromen e luleve qe kishin filluar te celnin dhe ndjeva pranveren te me hynte ne shpirt e gjakun te me ziente ne deje e me to dhe ato mendime e enderrime te lehta te rinise qe ngjajne aq shume me kete stine te bekuar qe fatkeqesisht eshte kaq e shkurter per ne vdekataret e shkrete.Por une nuk mendoja kete ate çast sepse as dhe nuk mund ta dija. Une isha e re, isha e lire, isha e lehte si ajri i profumuar i pranveres.

- o -
        
Kane kaluar shume vite. Dhe sa here e kujtoj kete fragment te jetes sime nje ndjesi trishtimi, zemerimi e rebelimi me pushton te teren. Rebelohem me faktin qe ekzistojne njerez kaq te shemtuar e te ulet qe duan te ndyejne c'do gje te bukur qe hasin rruges se tyre, Zemerohem me faktin qe ate kohe nuk pata guximin t'ja thyeja vete turinjte e t'ja modofikoja ne ate menyre qe edhe Modigliani t'ja kishte zili, e trishtohem me faktin se c'mund te bejne ato gra e vajza qe nuk kane miq baballaresh e ti ndihmojne ... Drejtori nuk me beri me asnje diskutim aludues, nuk pati guximin , shefin tim me kohe e fala pasi c'mund te bente nje baba qe duhej te ushqente femijet kur ore e minute e kercenojne per ta pushuar nga puna...Shefen e kuadrit jo, nuk mund t'ja fal tere ato qe me ka punuar edhe me mbrapa por per keto nuk kam deshire te flas tani...Tani ne ate ndermarrja nuk eshte asnje nga ne, jemi larguar te gjithe. I pari ama iku drejtori dhe me behet qejfi ta them se e hoqen per pislleqe qe kish bere...



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora