E shtune, 20.04.2024, 01:16 PM (GMT+1)

Editorial

Halit Bogaj: Bisedimet me Serbinë

E hene, 30.05.2011, 07:59 PM


BISEDIMET ME SERBINË

 

Nga Halit Bogaj

 

Këto ditë u mbajtë një mbledhje e parlamentit kushtuar mocionit për interpelancë nga kryeminstri, përkitazi me bisedimet me Serbinë.Derisa partitë opozitare ishin kundër bisedimeve pa platformë,pozita ngulte këmbë se ato janë duke u bërë në saje të’’vijës së kuqe’’e cila nuk guxon të tejkalohet nga askush.Në debat ,si gjithëmonë,kishte fyerje,sharje,kërcënime dhe fjalë të tjera irituese,saqë na shkonte mendja:O Zot sa vështirë e paska pasur Rugova me këta njerëz’’të hunit dhe t’konopit’’,të cilët nuk mund të bijnë në një gojë as për çështje të tilla të cilat i kërkojnë pikërisht ata që e kanë çliruar këtë vend dhe që’’ po vrajnë  dhe po këthjellin’’kudo në botë!Dikush mbase do të thotë:Se a do të mund ndonjëherë të bëjmë diçka pa i pyetur ata,por përgjigja është për të derdhur lotë.Me këta njerëz që i kemi në parlament kurrë nuk mund të vendosim diçka si duhet. Sëpari i kaluam disa muaj pa e zgjedhur presidentin e Kosovës/duke dashur t’ia nxirrnim sytë Behxhet Pacollit/,por zgjedhja nuk do të bëhej kurrë pa u paraqitur ai nga Dragodani,për të cilin shkruheshin shkrime të ndryshme për njëfarë ‘’zarfi të dalur nga xhepi i tij’’,të cilin unë do ta quaja si’’Hajmali’’të domosdoshme pa të cilën ne /për pushtet, interes personal dhe lavdi/ nuk lëmë gjë pa bërë!..Pra,doli ai që na shikonte për seri dhe natyrisht që e nxori zarfin dhe ua prishi’’ mxhinë’’të gjithë atyre që e kishin vendosur ta lenin mbrapa këtë vend të mjerë dhe të rjepur nga soji i tyre.Së dyti e njejta gjë /me ne si shqiptarët/po ndodhë edhe në Shqipëri përmes ‘’përzierjes’’së ambasadorëve amerikanë dhe së treti edhe në Maqedoni , me ç’rast dy të hasmuar’’Sikur të ishin shkau me shqiptarin’’/Thaçi i atjeshëm dhe Ali Ahmeti/ këto ditë kinse’’u pajtuan’’në praninë e kujt tjetër,përveç të ambasadorit amerikan.Si duket,ne do ta kemi përherë nën sjetull vetëm termometrin e atyre që mund ta ulin temperaturën tonë!

 

Pra,duke e përcjellur parlamentin kushtuar mocionit të kryeministrit,ishin ‘’çue peshë’’disa prej tyre për t’i ndërprerë bisedat me Serbinë, pa u shkuar mendja fare se pikërisht atë e kërkonte fqinji ynë verior, e qebesa edhe një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare e cila,pikërisht nga disa shkaqe mosmirënjohëse ndaj saj, ka filluar të iritohet prej nesh.Është shumë interesant se si disa nga parlamentarët tanë  shkojnë deri atje ,saqë ta rrezikojnë edhe atë që është arritur për Kosovën,aq më tepër duke u përpjekur që ta fajësojë dikë tjetër për tradhëti!!!Se sa i madh dhe serioz është problemi i paraqitur,si duket nuk po e shohin vetëm disa nga parlamentarët tanë,por falë Zotit që e morën përgjigjen përmes votave në parlament.

 

Mes tjerash, ajo që na brengoste sëtepërmi ishte gjuha e helmuar dhe urrejtëse mes disa deputetëve të parlamentit të cilët nuk ishin në asnjë nivel të duhur njerëzor.Ata, në vend që ta shihnin veten në pasqyrë, vazhdonin avazin e vjetër të armiqësisë e cila është duke na i gërryer zorrët në bark dhe duke na e gërditur edhe parlamentin e pritur 100 vjet.Se a është kjo e vërtetë apo jo, tregon fakti se sa herë që mbahen mbledhjet e parlamentit,në vend që të gëzohemi se do të del diçka në dritë për ne, ne mbesim edhe më të dëshpëruar nga papjekuria e shumëllojshme e të zgjedhurve tanë ,saqë shpeshherë themi?A këtyre ua paskmi dhënë votën,a?!



(Vota: 3 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora