E hene, 18.11.2019, 02:03 AM (GMT)

Kulturë » Muzikë

12 vjet Al Bano dhe Romina bashkë në Vlorë

E enjte, 31.01.2008, 10:13 PM


Nga Zenepe Luka - Ndryshe

Më 31 janar të vitit 1996, 12 vjet më pare në qytetin e Vlorës, u formua shoqata kulturore "Al Bano dhe Romina Pouer", e vetmja me këtë emër në Ballkan.Qëllimi I vetëm ishte që,ne fansat e këngëtarit të madh italian të mblidheshim në këtë strehë që na afroi pronari i lokalit z. Mefail Hitaj, për të dëgjuar këngën e ciftit Italian,por edhe për të organizuar veprimtari të ndryshme kyulturore në dedikim të karierës brilante të Albano Carrisit.

Duke I hedhur një vështrim 12 vjetëve,shohim se kemi lënë pas gjëra të bukura,emocionale, veprimtari që I kanë kapërxyer kufijtë e një shoqate që nuk ka asnjë të ardhur dhe nuk mbështetet nga askush.Aktivitetet e këtij Fans-Clubi do të kurorëzoheshin me ardhjen e Al Banos për koncert në Tiranë , më 7 nëntor të vitit 2004,të pasuar edhe vizitën e tij rrufe në Vlorë,më 7 nëntor të vitit 2004.Me rastin e 64 vjetorit të lindjes së këngëtarit,më 20 maj të vitit të kaluar,një grup grashë intelektuale,anëtare të Fondacionit "Nermin Vlora Falaschi", do të kalonin një ditë të tërë në shtëpinë e Al Banos në Cëlino San Marko.

Me rastin e 65 vjetorit që është në 20 maj të këtij viti do të promovohet libri "Al Bano dhe Albania",festë në të cilën ka konfirmuar pjesmarrjen edhe vetë këngëtari famoz.

Shumëkujt i ka bërë përshtypje celja e këtij Fans-Clubi në Vlorë,që ,që jetoi kaq gjatë dhe që është kaq I pasur me veprimtari kulturore.Në këtë ditë të shënuar për të gjithë ne,do të miund të flasim gjatë për arësyet, veprimtaritë e organizuara, vizitat dhe miqësinë me këngëtarin ,suksesin e dhimbjet e tij në familje,por ajo që duhet thënë qysh në rrjeshtat e parë është se gjeniu i këngës italiane,Al Bano Carrisi,i mposhti dhimbjet e jetës me zërin brilant të 100 disqeve të artë.

Si lindi ideja për të celur këtë Fans-Club.

Pak histori.

Unë që drejtoj këtë shoqatë kulturore,kam qënë dhe mbetem një ndër fansat,e lidhur shpirtërisht me këngën e Al Banos dhe jetën e ciftit që admirohej në të gjithë botën. Kjo lidhje shpirtërore zë fill në vitet 70,periudhë që isha studente në Universitetin e Tiranës.kohë kur Al Bano shpërtheu me talentin e tij në Sanremo.Këngën e tij e dëgjoja fshehurazi në një radio të vogël,që ma kish dhuruar nëna,por nuk më mjaftonte kjo .Me një shoqen time stuente,shkonim në redaksinë e revistës " Pionieri" dhe kryeredaktori, poeti i shquar Xhevat Beqari na linte të ndiqnim në telivizion fshehurazi nga stacionet italiane festivalin e Sanremos,këngët e Al Banos. Kujdesi ynë dhe këshilla e njeriut të artit ishte që të mos ngrihej zëri,pasi gati në një mur të përbashkët ishte vila e Eleni Pashkos.

Një letër që nuk mori përgjigje kurrë.

Nga dëshira për tu njohur me ciftin e këngëtarëve ,pasi mësova vendodhjen e Al Banos,vendosa që t1ju shkruaj një letër në gjuhën shqipe,me shpresën se do të mund ta përkthenin dhe do të më përgjigjeshin. Por kjo përgjigje nuk erdhi kurrë dhe sikurse u shpreh vetë Al Bano më vizitën e parë që i bëra në shtëpi,nuk mbante mënd nëse i kishte ardhur ndonjë letër,aq më tepër nga një vajzë nga Shqipëria, vend për të cilin babai e kishte ushqyer me dashuri të vecantë. Kështu për gati 20 vjet kisha shpresuar kot se mos një ditë më vinte një përgjigje prej tyre.

Al Bano në Tiranë, sherr me policët.

Nga im vëlla Alushi, që punonte në KQ të PPSH dhe kish miqësi të ngushtë me Hekuran Isain dhe Llambi Gegprigtin,që ishi respektivisht Ministër i Brëndëshëm dhe kryetari i Komitetit Ekzekutiv të Tiranës,mësova se do të vinin për të dhënë koncert në Tiranë Al Bano dhe Romina.Behet fjale për vitin 1989. Kërkova ndjhmën e tyre për të më krijuar mundësinë që ti takoja në Hotel "Dajti" ku ishin sistemuar,por askush nuk ma vuri veshin.Kur këmbëngula se nuk ishte fjala për një rastësi,por se ruaja në shpirt një ëndërr shumëvjecare për të takuar këngëtarët,më këshilluan të mbyllja gojën,pasi do të mendohej që kisha dëgjuar muzikë të huaj.

Munda të futesha vetëm për të ndjekur koncertin në stadium edhe kjo me sajrificë duke bërë sherr me policët. Gjatë gjithë koncertit qëndrova në këmbë afër hyrjes dhe thërrisja e duatrokisja sat ë mundja.Policët,por edhe të tjerë më shihnin të cuditur..Me mëndje thoshnin:Cështë kjo grua e cmëndur që thërret kështu?

Mora vesh se kishin shkuar për vizitë në shtëpinë e shkrimtarit Ismail Kadare,ndaj u ngjita tek mikesha ime e vjetër Helena për të marrë përhtypjet e takimit të tyre me ciftin e këngëtarëve.Ajo ishte befasuar që Al Bano njihte Shqipërinë dhe kish folur me detaje për romanin "Gjeneralin e ushtrisë së vdekur".

- Kjo,na shtoi më shumë dashurinë për atë ciftin famoz, që na ftoi për vizitë - tha e emocionuar shkrimtarja Helenë dhe më tregoi fotot që kishin bërë bashkë,ndërsa unë,nuk pata asnjë mundësi sëpaku për ti parë nga afër.

Vizita e parë në shtëpinë e Al Banos.

Pas rënies së regjimit,u krijuan hapsira dhe i vura detyrë vehtes që të shkoja një vizitë në shtëpinë e tyre në Pulja. Më parë ju bëra një letër,tashmë hapur, e përktheva në gjuhën italiane ku ju shkruaja shkurtimisht historinë time,ëndërrën për ti njohur nga afër dhe se dëshiroja të bëja një intervistë për ta. Në fund lutja që të merja me vehte edhe miken time Silvana Brace.

Nuk mund ta shpjegoj lumuyturinë që ndjeva,kur më njofton Ambasada Italiane në Tiranë se këngëtari kishte pranuar kërkesën .Kuptova që vizitën tonë e përshpejtoi kantautori i njohur Ardit Gjebrea,që punonte pranë Al Banos ,për të cilën I kam shprehur mirënjohjen mikut tim.Madje vizita jonë ishte lënë në një datë të shënuar ,më 20 majin e vitit 1993,dita e 50 vjetorit të lindjes së këngëtarit të madh.Këtë 20 maj,mbushen 15 vjet nga ajo ditë e paharruar,mbarsur me emocione.

Emocionet..U thyen dhuratat, harrova italishten.

Jam shprehur në intervistat e botuara në shypin e kohës se cfarë ndodhi, deri në detaje,por edhe pas 15 vjetësh dhe tërë kohën, nuk mund të lë pa thënë dy tre gjëra,që nuk do ti harroj kurrë. Në atë ditë shiu bashkë me Silvanën prisnim në vilën ku jetonte Gjebrea,orën 17.00,që do të shkonim në shtëpinë e Al Banos.Ndjeja të rrahura të forta nga emocionet,sa kujtoja se po më dilte zemra nga gjoksi, ndërsa Silva shqetësohej pse i u prishën flokët nga shiu,që për cudi,pikërisht në ato minuta ra litar dhe na bëri qull kur përshkuam ato 500 metra rrugë ,deri tek Al Bano.Por nuk mjaftoi kjo që ishim bërë si pula të lagura.Duke ngjitur shkallët ,më ra canta nga duartë dhe kuptova që mu thyen dhuratat. Al Bano na priti në salllonin e pritjes të vilës së tij në katin e dytë,duke fisjkëllyer melodinë e këngës 'Saranda Okinava".Pas pak mbrriti edhe Romina e veshur me një bluzë sportive ngjyrë vjollcë. Kisha mesuar italishten, madje bllokun e leksioneve e kisha me vehte. Dëshiroja dhe ndjehesha e sigurtë se të komunikoja nga afër me këngëtarin,ti thosha një fjalë më shumë dhe Gjebrea e dinte këtë. Fillova të flas,por një lëmsh në grykë më mori zërin. Nuk munda më dhe kërkova të përkthejë Arditit,që I spjegoi ciftit se emocionet e pengojnë gazetaren të flaës. Al Bano qeshi dhe duke më rënë shpatullave më thotë:

-Flisni e qetë,jeni sin ë shtëpinë tuaj.Por as kjo ndërhyrje e tij,nuk e cbllokoi lëmshin e ngatrërruar keq,kësisoj gjatë gjithë kohës përktheu Arditi,që e njihte në mënyrën më perfekte gjuhën.Pasi bëmë edhe intervistën për gazetën, erdhi momebti i nxjerrjes së dhuratave.E zënë sin ë faj,me një zë të dridhur,ju luta të më falnin,pasi më kish rënë canta nga duartë dhe shumë gjëra mund të ishin thyer. Fatmirësisht ishte thyer vetëm një vazo qeramike,dhurata për të birin e vetëm, Yarin.

Casti më emocional,triumfi im ishte, kur cifiti i këngëtarëve pëlqyen kostumet kombëtare që ju solla dhe i veshën menjëherë.Al Bano kishte kostumin e Devollit,kurse Romina të Shqipërisë së Mesme.Them triumfova,pasi kjo dhuratë për artistët ishte idea dhe këmbëngulja vetëm e imja,ndërsa më kishin kundërshtuar të gjithë ata që kisha pyetur,përfshi edhe Silvën që më këshillonte të coja punime bakri.

Me qëndrum shumë ditë atje, fjetëm në dhomën që kish qënë më parë e ciftit dike u bërë pjestare të familjes Carrisi. Bisedat me prindërit e Al banos ,të atin Carmelo,që përlotej kur flsite për Shqipërinë,nënën Iolanda, që krenohej me djalin këngëtar,por edhe Rominën që kish zëvëndësuar vajzën që i mungonte, të ngjallin emocione edhe sot kur i dëgjon në kasetat që ruhen si dhuratë e shtrenjtë. Ne vizituam kantinën e verës,shkuam në pyllin gjigand dhe vreshtën ku punonte edhe Al Bano dhe nuk mund të mos prekeshe,kur këngëtari I madh,na shërbente duke hedhur me dorën e tij kakao me një biskotë,që ishte mëngjesi I cdo dite,duke na future kështu në djetë.

Ne bëmë plane të bukura,Al Bano shprehu dëshirën për të ndërtuar një vilë në bregdetin e Vlorës,ne premtuam formimin e shoqatës me emrin e tyre, cka do të ndikonte në miqësinë tonë,duke bërë realitet ëndërrën e ndrydhur prej shumë vitesh,por rrjedha e Familjes Carrisi,solli dhimbje tek fansat e shumtë edhe në Shqipëri.

Përurohet celja e Fans-Clubit.

Më 31 janar të vitit 1996,u bë ceremonia e celjes së Fans-Clubit Al Bano dhe Romina Poëer" në Vlorë.

Për formimin e shoqatës kulturore , Iniciatorë ishim tre miqtë, Luka,Gjebrea dhe Brace,njëherësh edhe miq të Al Banos.Kishim dhënë fjalën dhe e mbajtëm. Në këtë ditë,të shënuar për fansat,

dy foshnja të porsalindura ju vunë emrat Romina Brokaj dhe Albano Arapi. Në përbërje të kësaj shoqate shpejt u anëtarësuan njerëz të artit e kulturës,politikanë,intelektualë jo vetëm nga qyteti si dhe janë të pranishëm edhe 130 qytetarë nga Vlora që kanë emrat Albano dhe Romina.

Packa se në jetën e ciftit të këngëtarëve kanë ndodhur ndryshime,në Vlorë Al Bano dhe Romina mbeten përjetësisht bashkë në emrin e këtij Fans-Clubi.

Për gjatë këtyre viteve kemi ndjekur nga afër ndryshimet,kemi prekur dhimbjen dhe suksesin në karierën brilante të Al Bano Carrisit, që u kurorëzua me cmimin brilant "Moxart, i akorduar më 7 maj të 2003 në Vjenë,cmimin e dytë në Sanremo vitin që shkoi etj. Mirënjohja e këngëtrit për veprimtaritë e kësaj shoqate është shprehur në pritjet dhe nderimet që janë bërë në shtëpinë e tij,korespodencën itensive,lidhjet shpirtërore në raste gëzimi e dhimbjeje,duke u kurorëzuar më ardhjen e tij për një koncert live me ftesë të Fans-Clubit i planifikuar në Vlorë,por që u zhvillua në pallatin e kongreseve në Tiranë më 7 nëntor 2004.Me rastin e 64 vjetorit të lindjes një grup grashë intelektuale,anëtare të Fondacionit "Nermin Vlora"kaluan një ditë të tërë në shtëpinë e Al Banos,që ju përkushtua zonjave nga Shqipëria.

Disa nga veprimtaritë e Fans-Clubit në 12 vjet.

1- Botohet libri "Al Bano dhe Romina,përkthyer nga italishtja.

2-- Vizitë e ciftit të shkrimntarëve Ismail Kadaare dhe Helena Kadare në prill të vitit m 1996, të cilët u bënë edhe anëtarë nderi të këtij Fans-Clubi.

3 Veprimtaria me Miss-et e Europës ,më 2 tetor të vitit 1996.në Tiranë,me rastin e ditëlindjes së Rominës,të cilave ju dhurua edhe nga një bluzë të stampuar foton e këngëtarëve. Bukuria e shteteve të Europës,kanë lënë një foto,firmën dhe adresën e tyre në librin e nderit të Fans-Clubit. Prodhohen bluza dhe ju shpërndahen fansave vlonjatë.

4-- Ftohet Miss Europa, anglezja Maria Harison,që bëhet edhe anëtare nderi e Fans-Clubit.

5--U festua 60 vjetori i lindjes së këngëtarit të madh më 20 maj 2003,ku përvec fansave muarën pjesë edhe gazetarë nga Tirana e Vlora si dhe nënkryetare e parlamentit zonj. Makbule Ceco.

6 Është kremtuar cdo 31 janar celja e fans-Clubit.

7. Aktivitete me rastin e vizitave të diplomatëve italianë,Konsulli gjeneral Monti, Konsulle e Përgjithëshme Rosa Alba Di Clemente,Konsullit gjeneral Marcello Fondi.Dy të fundit janë bërë anëtarë nderi të fans-Club Al Bano.

8. Në 2 tetor të 2001,festohet 50 vjetori i lindjes së Rominës,fans-Clubi i dhuron një bust të saj punuar në qeramikë nga skulptori vlonjat Zeqir Alizoti.

9. Më 31 janar 2003, Al Bano përshëndet para kameras fansat e tij në Vlorë.

10. Në 8 vjetorin e fans-Clubit në festën e organizuar në mjediset e klubit të fansave,,bëet anëtare nderi Dr. Makbule Ceco.

Koncerti i Al Banos, ngjarje e rëndësishme për fansat e Vlorës.

Këngëtari italian,pranon kërkesën e Fans-Clubit për të dhënë një koncert në Vlorë,por duke mos gjetur mbështetjen e duhur. koncerti i shumëpritur,u zhvillua më 7 nëntor në pallatin e kongreseve, në Tiranë. Në mbështetje të Fans-Clubit për kurorëzimin e këtij aktiviteti të madh,dhanë kontributin e tyre , RTSH ,që pati edhe eskluzivitetin bashkë me gazetën " Ballkan" Instituti i Kulturës Italiane etj. Koncertin e ndoqën ambasadori italian Januci, Konsulli gjeneral në Vlorë Lorenco ,Tomason, nënkryetare e parlamentit Makbule Ceco, deputetët e Vlorës Arben Malaj e Fatbardha Shabani,njerëz të artit dhe kulturës të ftuar nga Fans-Club."Al Bano".

Këngëtari italian,i shoqëruar nga presidente e fans-Clubit,bëri një vizitë në qytetin historik të Krujës,ku u prit nga kryetari i bashkisë. Për nder të tij,ministri i financave z. Arben Malaj,shtroi një drekë në kala. Në kthim bëri një vizitë në Llixha e rrethinave të Krujës ku bisedoi dhe bëri foto me gratë që kuroheshin aty.

Al Bano pranoi kërkesën për të bërë një vizitë rrufe në Vlorë.Konsullata italiane shtroi një darkë tek lokali "Paradais " për nder të këngëtarit ku do të merrnin pjesë edhe ushtarakë të lartë të marinës italiane. Ai u përcoll me tragetin e linjës Durrës-Bari në orën 23.00,pasi me vizitën në Vlorë dogji biletën e avionit që nisej në orën 14.00 nga Rinasi.

Al Bano Carrisi vinte për herë të tretë në Shqipëri. Për herë të parë ka shkelur token shqiptare në vitin 1987,një vixzitë private me prindërit e tij,duke përmbushur ëndërrën e të atit Carmelo që të cmallej me këtë vend, nga i cili ruante kujtime të cmuara kur kishte qënë ushtar gjatë luftës. Herën e dytë cifti Carrisi erdhi në vitin 1989, në prag të përmbysjes së regjimit,ku dha një koncert gjigand në stadium "Qemal Stafa".

Vizita në shtëpinë e Al Banos.

- Në shtëpinë e këngëtarit,në Celino San Marko,20 km larg Brindëzitm10 km nga Lecce,kam shkuar 30 herë për gjatë 15 vjetëve. Kanë qënë në raste festash,gëzimësh ,por edhe në situata dhimbjeje.Shumë vizita janë bërë edhe me shërbim si gazetare për intervista. Disa më kryesoret janë këto:

- Vizita e parë më 20 maj 1993,në 50 vjetorin e lindjes së këngëtarit.

- Pranë Al Banos,pas zhdukjes së vajzës së tij Ylenia.

- Tronditet jeta bashkëshortore ciftit të këngëtrëve.

- Divorcohet në gjykatë në Brindzit Al Bano,pas 29 vjetë bashkëjetesë ku lindën 4 fëmijë. Ylenia,Yari,Kristel dhe Romina.

- Vizitë prindërve të Al Banos,pas ikjes së Rominës.

- Me rastin e martesës më Loredianën.

- Lindja e vajzës, Xhezminë.

- Lindjen e djalit Albano .

- Me rastin e 6o,61 62 vjetorit të lindjes të Al Banos

- Miq nga Vlora në shtëpinë e Al Banos. Biznesmeni Dritan Cela me bashkëshirten,biznesmeni Hasan Laba,drejtoei i TV Amantias,Genc Demiraj dhe bizmesmeni Ahmet Axhushi.

- Vdekjen e babait Carmelo.

- Për të qënë pranë në krizën bashkëshortore me Loredianën.

- Cfarë kanë thënë në intervistat që janë marrë gjatë vizitave për gjatë 15 vjetëve në Celino San Marko;

Carmelo Carrisi.

Dashuria për shqipërinë,bujaria e këyre njerëzve të mirë, më kanë lënë mbresa të pashlyera,është ky shkaku që fëmijës së parë që lindi më 20 maj 1943,kur unë isha në Shqipëri, i vura emrin Al Bano. Jam i lumtur që e shkela atë vend,pashë Gjirokastrën, Tepelenën, Vlorën, Sarandën,se do të më mbetej gozhdë, pasi më iku shikimi. Falenderoj tim bir,që ma plotësoi këtë dëshirë timen.

Iolanda Carrisi.

Shqipëria ka qnë e pranishme gjatë gjithë jetës imë bshkëhortore me Carmelon.E zinte në gojë shpesh, dhe më tregonte kujtimet e tij gjatë luftës atje. Kur e pashë me sytë e mij Shqipërinë,u befasova dhe i dhashë të drejtë Carmelos që mburrej me ata njerëz bujarë e shpirtmirë. Ti je vajza jonë dhe derën e ke të hapur,pse na nxjerr edhe mallin për Shqipërinë.

Vetë Al Bano do të shprehej se babai i tij do ta mëkonte me dashuri dhe mirënjohje për Shqipërinë.

Al Bano Carrisi.

Dashurinë për popullin shqiptar dhe për atë tokë, ma ka mëkuar im atë,qysh kur isha fëmijë.Kur u rrita mësova më shumë, për kulturën e ketij populli të lashtë.Erdha në Shqipëri.në momentin e përshtashëm,kur regjimi po binte dhe pritja e publikut,ishte mahmitëse.Nuk e kisha menduar dhe ndjehem ,ndjehem tepër i prekur.Kam shumë miq,vlerësoj bregdetin shqiptar shpresoj të vij të pushoj në Vlorë ku më presin fansat e mij,por të ngjitem edhe në llogara. Vlora, Shqipëria prej kohesh janë në zemrën time. I uroj këtij vendi begati e përparim,pasi jam i lidhur shpirtërisht me atë popull të lashtë,me të cilin na ndan vetëm deti.

Romina Poer.

Kam dëgjuar shumë për Shqipërinë nga baba Karmelo dhe u mrekullova kur pashë me sytë e mij shqiptarët që cuditërisht dinin italisht dhe këndonin këngët tona gjatë koncertit që dhamë më 1989.Na kishin dashur në heshtje.Ishin njerëz famozë,shumë bujarë dhe të adhuruar pas muzikës. Kemi një kujtim të përbashkët me këngën "Saranda Okinava"të prindërve tanë,Tyrone dhe Karmelo.Kjo këngë më ngjall emocione të vecanta. Do të vijmë shpesh në Shqipëri,në Vlorë, Sarandë,në Tiranë.E dua Shqipërinë. Me kostumin populloir që më dhuruat ju,kam luajtur një film në Amerike,ishte fantastik.

Lorediana.

Al Bano më ka premtuar se do të më sjellë në Shqipëri,në këtë vend fqinj,për të cilin kam dëgjuar prej kohësh, Ndoishta do të kalojmë edhe pushimet në bregdetin e Vlorë dhe të Sarandës. Shqiptarët janë bujarë.

Anëtare të Fondacionit "Nermin Vlora Falaschi" në shtëpinë e Al Banos.

Këngëtari i madh italian Al Bano Carrisi,ka pritur në shtëpinë e tij në Celino San Marko, më 16 maj me rastin e 64 vjetorit të lindjes,10 gra intelektuale nga Shqipëria,anëtare të Fondacionit "Nermin Vlora,por edhe admiruese të këngës së tij.Ato ishin: Edith Mihali,mjeshtër I madh,soprano, dr.Makbule Ceco, Afërdita Onuzi, drejtore e Institutit të Kulturës Popullore, Dr,Afërdita Stefani,dr.Saemira Pino, gazetarja Tefta Radi,pjanistja Aksinja Xhoja etj.

Sikurse u shpreh vetë ALBano,rrallë kishte ndodhur që të përkushtohej për një kohë kaq të gjatë,por zonjat nga Shqipëria ishin të vecanta.Për këtë arësye ai pranoi që ti priste në ambjentet e shtëpisë së tij dhe gjatë drekës të gatuhet posacërisht për mysafiret e rrallë dhe të pihet verë pa kufi. Vonë në mbrëmjë intelektualet janë larguar duke marrë me vhte mbresa të pashlyera,si dhe peshqeshet,që janë të zakonshme për miqtë e afërt nga këngëtari:verë dhe disqet me këngët e tij.

Në pritje të 65 vjetorit të linjes së Al Banos.

Fans-Club "Al Bano Carrisi",ka menduar prej kohësh për të kremtuar 65 vjetorin e lindjes së këngëtarit Italian. Në këtë përvjetor,fansat kanë shprehur dëshirën që të të ftojnë këngëtari dhe festën ta kalojnë sëbashku në lokalin luksoz me emrin "Albano"që është në Qafën e Llogarasë.Në këtë ditë të shënuar do të promovohet edhe libri"Al Bano dhe Albania"që do të botohet në të dy gjuhët,që.sikurse është shprehur vetë këngëtari, do të jetë dhurata më e bukur në këtë përvjetor. Në këtë ditë feste do të jenë të pranishme edhe anëtare të Fondacionit "nermin Vlora Falaschi"artistet e popullit Tinka Kurti,Margarita Xhepa,artistet e merituara Roza Anagnosti dhe Edi Luarasi, Mjeshtri I madh Edit Mihali, mjeshtër I madh Irini Qirjako dhe shumë intelektuale të tjera,që janë në përbërje të këtij fondacioni. Këngërtari I madh Italian ka shprehur dëshirën prej kohësh që të drekojë në Llogara,për të cilën ka dëgjuar të flitet shumë,aq më tepër që një lokal ka emrin e tij,pronë e djaloshit duakatas Reshat Derishaliu,I cili I ka vënë edhe emrin të birit Albano.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT