E premte, 20.09.2019, 11:11 AM (GMT+1)

Kulturë

Çka të përbashkët Neço Muka me Musorgsin?!

E enjte, 31.01.2008, 11:07 PM


Nga Besnik Velaj - Ndryshe

Lebërit e Bregut të detit, të 7 fshatrat e Himarës kanë qënë gjithmonë të lirë.

Asnjë pushtues, diktaturë s'e ka vënë në trysni shpirtin krijues. Fizikisht, atdhetarisht kanë qënë në troje të veta, kultura ka mbetur aty. Ajka e njerëzve të ditur e kanë shtuar kulturën por edhe duke marrë majën e majës nga kulturat e tjera. Në fshatrat e Bregut të Detit, ka emigrantë nga koha e thellësive të shekujve apo studentë që kanë mbaruar studimet në Rusi. Nuk është e rastësishme që balta artistike e kulturës sonë ruhet e gjallë në 7 fshatrat "Albanë" me origjinë nga Bregu i Detit, apo ekstrate si Kapodistra të ngjiteshin deri në rangun e ministrit të jashtëm të Carit. Nuk do të përcjellin ngjarjet por informimi do të shpjerë situatën tek respekti që kanë himarjotët për këtë kulturë, pa qënë ksenofob. E çuditshme por ndodh. Kompozitori rebel Musorgski me një kulturë profesionale që vlente sa për një akademi, por kurrë nuk u bë urë profesionale, nuk u bë kurrë akademik në Rusinë e viteve 1839-1881. Autodidakt arriti famën botërore duke u mbështetur në muzikën e popullit. Krijimtaria e tij anonte nga e mira, njerëzorja dhe u madhërua me operën e "Boriz Godunov". "Kuadro nga Ekspozita e Kompozim për çdo piktor". Pavarësisht nga mënyra e varfër që dikton koha e trazuar e tranzicionit, në një takim doli se krijimtaria e Musorgsit është e njohur në Bregun e Detit, jo vetëm si individ profesionist i veçantë por deri në Shkollën e Muzikës Vlorë. Jashtë ndikimeve për të fituar kapital politik, pjesë të krijimtarisë së tij interpretohen me mjeshtëri nga Altin Zhezha në violinë, Egli Prifti në piano dhe soprano Rovena edhe sot janë muzikantë të dëgjuar, kështu gjithmonë organizojnë përvjetorin e lindjes së Musorgsit. Kështu rrodhën realitetet artistike. Marrin pjesë në to çdo vit profesionistë të prozës, poezisë, pikturës, muzikës, studentë, nxënës, etj. Veç pjesë ruse, u interpretuan edhe ato shqiptare. Kjo është gërshetuar edhe me 100 vjetorin e lindjes së kompozitrit dhë këngëtarit të madh të këngës himarjote-labe, Neço Mukës.

Ç'ka bërë ai?

Atdhetari i madh, përpunuesi, muzikologu i mbi 100 këngëve himarjote, si perla, monumente të polifonisë cilësore labe dhe duhet nderuar. Nderi, detyra në radhë të parë i takon shtetit. A nuk e kërkon sot Himara këtë melhem shërues si plagë kombëtare? E para se Neço Muka në HImarë ka një varr në tokën që e deshi aq shumë, por në tufëzimin e të vdekurve të administratës pa shtet, s'ka varr. Duhej dhe duhet ngritur një memorial. E dyta, duhet bërë një simpozium me studiues vllonjat, Tirana, Instituti i Folklorit, të huaj ku tregohet shkencërisht vlera e artit polifonik si kockë e themelit të këngës labe. A nuk i shkroi në Shqipëri tekstet, këngët, dhe pastaj në Francë mori 5 himarjotët që i kënduan? A nuk i hodhi në pllaka gramafoni me shpenzimet e tij se në Shqipëri mungonte baza kulturore e tillë? Janë kujtime të gjalla në Himarë që bëjnë prezencën e lidhjes së Neço Mukës dhe Tefta Tashko Koços. Nga këto marrëdhënie ai u frymëzua dhe shkroi, kompozoi këngët: "Moj nepërka pika-pika"; "Korçare sa e bukur që je!", "Këngën për Çerçiz Topullin", duke iu dedikuar këngët Tefta Tashko Koços. Struktura e 100 këngëve të Neço Mukës të papërsëritura në kohë, hapësirë që janë kadencat e shpirit, gjaku i pastër i tingujve të labërisë është mirë të këndohen në një festival në Himarë. Është madhështore që këngët më të mira nga Shqipëria e Jugut, t'i derdhin zërat tek Kalaja e Ali Pashës, Qepariotit, në Limjon, Pilur! Sa kushton Kjo?! Një varr i mirë në Himarë kushton 10 milionë lekë sot. Manifestimi i një të krishteri të mirë të Kishës Autoqefale të Nolit, të ndjerit Neço Muka, artisë si Jani Kukuzeli, 2.5 milionë lekë. Ky shpirt i kulturës së Himarës labe e meriton si vizion për detin se me duart e punës mrekulloi shqiptarizmin e kulluar !!! Ështe gjuha e ëmbël shqipe në kulm tolerante, që shkruaj për dy artistë të mëdhenj.

Çfarë cilësie të përbashkët kishte Neço Muka himariotii me Murgosin? Në vendin ku u lind njeri me kozakët, tjetri me Himarën. Të nderuar nga talenti autodidakt, që pa bërë shkolla të mëdha u bënë gjigand në punimin e fjalës dhe tingullit. Jetën e kishin të shkurtër, 40 vjeçare, por lavdinë të madhe. E gjetën frymëzimin tek humanizmi i madh për njeriun, jetën, shpirtin e lirë dhe papajtueshmërinë me diktaturat.

Të nderuar pushtetarë, përulemi përpara gjenie të këngës!

Ju veni e vini por artistët mbeten. Himara, 7 fshatra bregut të Detit, perla të labërisë, janë vende turistike. Këngët e Neço Mukës apo zëri i tij duhen ngritur më lart se tribunat tuaja, se djemtë e bregut të Detit, janë në këmbë si Batua. Himara si "vajza e valëve" i pret ata nga emigracioni që të kthehen e të mos t'i shikoni si siluetë. Anija kërkon farin e këngës, për t'u ankoruar në Brigjet shkëmbore. Mungon infrastruktura, por ka hedhur rrënjë guri dashuria për këngën. Peisazhi do të dukej më i madh sikur të kishte më shumë dritë: A mund të gjenden lule për këngët e kopështit shkëmbor në errësirë? Himara labe është më e bukur se Greqia, Maqedonia, Mali i Zi, pa pjesën shqiptare. Zbuloni potencën e këngës labe të Neço Mukës që flenë mbuluar në jorganin e Nënës Shqipëri. Këngët e Neço Mukës himariotit, janë për Labërinë si lumi. Lumenjtë derdhen në det. Kalaja e këngës labe të Neço Mukës është si deti i pasqyruar në shpirtin e tij të cingërisur dallgë-dallgë, e tretur nga veremi si Naim Frashëri. Për shumë vite këngët e tij u kënduan, këndohen dhe nga diktaturat por sot është e harruar. Në shumë vende bëhen takime me biznesmen të emigracionit, por djemtë e bregut të detit mbeten të harruar në vendin e sirenave. Sot në demokraci duhet të shkrijnë akujt e Ballkanit ortodoks për këngët. T'i jepet të zotit të këngëve labe, Himara, që të investojnë për këngën labe të Neço Mukës. Yjet e kantos "Perlës virgjër"si Neço Muka duhet të këndojnë në skenat e tyre



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT