Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Halit Bogaj: Avni Rustemi

| E diele, 29.05.2011, 04:57 PM |


AVNI RRUSTEMI

 

Nga Halit Bogaj

 

Edhe Kënga Avni Rrustemi është njëra ndër këngët e cila u përket ngjarjeve më të rëndësishme të historiesë sonë kombëtare ,kur i riu Avni Rrustemi shkon në Paris për ta vrarë tradhëtarin dhe shitësin e atdheut/Esat Pashë Toptanin/.Shkon Avniu në  Paris me anije nga Bosfori për të arritur sa më shpejt atje ku duhej të bëhej pazari nga renegati Esat Pashai i cili ishte marr vesh me Serbinë që ta copëtonte vendin dhe të bëhej vetë zot ‘’i një trohe të vogël shqiptare’’.Shkon Avniu në Paris dhe i ndihmon Zoti për ta vrarë ‘’dallkaukun dhe kopukun’që me paratë e Shqipërisë së varfër bënte qejf nëpër ‘’bordelet franceze’’dhe priste që sa më shpejt ta bënte pazarin e kobshëm për të cilin e dënoi dhe e mallkoi Perëndia, historia por edhe vetë Avnia duke ia derdhur trutë në një kafene parisiene dhe duke e fituar edhe simpatinë e mbarë botës shqiptare dhe asaj liridashëse.

 

Kënga popullore na e kujton atë të Avdi Pashës kur kishte thënë :si nuk lindi një djalë n’Shqipni për me marrë gjakun e Avdisë, me ç’rast/ i nevrikosur dhe i lënduar në sedër/ ishte paraqitur Oso Kuka për të luftuar me cubat e Malit të Zi.

 

Në këngën kushtuar Avni Rrustemit ,gjithashtu thirret një djalosh shqiptar për ta vrarë tradhëtarin e vendit i cili përpiqej t’i shiste interest e atdheut të vetë tek sllavët e ardhur karpatian.E tërë kënga kushtuar trim tribunit atdhetar është një krijim madhështor popullor e cila hapet me vargjet: Pe lyp hanmi ni fidai/N’Paris t’Francës për me hi/Esat Pashës m’i ra allti/Se p’ e shet atë Shipni/

 

Një lajm të tillë e marrin vesh të gjithë,në mesin e të cilëve është edhe i riu të cilit duhet t’i bjerë mbi supe kjo barrë e madhe që ia kërkonte atdheu.

 

Në këngën popullore kushtuar trimit tone janë të paharruara edhe tri strofat vijuese:/ thonë Avnia ish shtërngue/Për Stamoll ishte drejtue/Me vapor n’Paris me shkue/Shipnisë nerën me ja rue/Atje ishte jabanxhi/Del shëtit nëpër çarshi/N’tana kafet ish kanë hi/Po pagujke me flori/Ni francez i kishte thanë/Mik i yti kam me kanë/Shok i mire ti n’kofsh me kanë/Esat Pashën mu ma gjanë/. Kam ni letër me ja dhanë/Tuj ngranë bukë Pasha ish kanë/Tuj ngranë bukë ish shtru rakia/N’derë të kafes hyn Avnia/.

 

Para se ta vriste ia thotë disa fjalë të rënda,përkitazi me dënimin dhe mallëkimin që ia bënte populli,në emër të të cilit kishte shkuar për ta gjetur dhe për ta vrarë.

 

Esat Pasha ishte në gjendje të mjeruar ngase para vetes kishte një lua të vërtetë më rrënjë të fuqishme kombëtare i cili atdheun e vetë e kishte mbi të gjitha interest personale.

 

Tuj ngranë bukë Pasha ish kanë/Tuj ngranë bukë ish shtru rakia/N’derë të kafes hyn Avnia/,vargje këto të cilat do ta ndryshojnë rrjedhën e historisë shqiptare dhe kur presonazhi kryesor i këngës do të kthehet si hero i vërtetë i ngjarjes, duke fituar edhe simpatinë e opinionit francez ku kishte ndodhur vrasja.Gjithashtu është i paharruar edhe vargu kryesor:’’Shumë selam po t’ban Shqipnia’’para se t’ia numëronte plumbat në trup.Sipas këngës popullore një francez e kishte strehuar Avniun ngase ishte mahnitur me veprimin e tij patriotic të cilin e kishte kryer midis Paraisit.

 

Mes tjerash është mahnitëse edhe strofa e fundit:’’ Po i thot Hanmi lum Avnia/Lum për  ty  që t’ka Shqipnia/Lum na t’lumtë që të kemi/Trim i madh Avni Rrustemi/.