E premte, 26.04.2024, 12:56 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Bashkimi Demokratik Shqiptar: Mehmet Gegë Tetova

E premte, 27.05.2011, 07:57 PM


“MEHMET GEGË TETOVA”

INICIATIVË PËR RIEMËRTIMIN E GJIMNAZIT TË TETOVËS

 

Dje në sallën sportive të Gjimnazit  “Kiril Pejçinoviq” në Tetovë,  Bashkimi Demokratik Shqiptar mbajti tubim parazgjedhor  me qytetarët e kësaj lagjeje.

Mbajtja e tubimit në këtë ndërtesë edukativo- arsimore në të cilën për 50 vite nuk është bërë asnjë investim, është domethënës për diskriminimin e vazhdueshëm që përjetojnë shqiptarët në të gjitha sferat e jetës politike, ekonomike, sociale, kulturore dhe arsimore.

Gjimnazi i Tetovës që nxori një plejadë intelektualësh të të gjitha profileve profesionale ka nevojë në të njëjtën masë si dhe të gjitha strukturat edukativo-arsimore në vendbanimet shqiptare që nga Struga e deri në Kumanovë për investime që ti plotësojnë standardet në përputhje me ambiciet e integrimeve euro-atlantike.

Gjimnazi i Tetovës në të cilin 100% të nxënësve janë shqiptar meriton të mbaj emrin e veteranit të arsimit dhe atdhetarit të shquar Mehmet Gegë Tetova .

Kryetari i BDSH Bardhyl Mahmuti u premtoi të pranishmëve se do të ndërmarr të gjitha procedurat legale që gjimnazi i Tetovës të mbaj emrin e këtij heroi të popullit shqiptar. Riemërtimi i këtij institucioni është puna më e vogël që mund të bëhet për të rikujtuar atdhetarin e madh që i kushtoi mbi 5 dekada të jetës së vet për realizimin e të drejtave tona kombëtare dhe  arsimore.

Kandidatët e mundshëm për deputet Bardhyl Mahmuti, Myqereme Rusi, Daut Rexhepi dhe Memet Zejnullahu i siguruan të pranishmit se me marrjen e mandatit me 5 qershor proceset do të ndryshojnë rrënjësisht.

Që gjërat të ndryshojnë në interes të popullit dhe të hiqet një herë e përgjithmonë papunësia, varfëria, diskriminimi dhe format e ndryshme të presioneve çdo qytetar shqiptar e ka fatin në  dorën e vet dhe me 5 qershor duhet të votoj për Bashkimin  Demokratik Shqiptar.

Bashkimi  Demokratik Shqiptar me kualitetet që bart me vete si në aspektin profesional ashtu edhe në atë atdhetar është garantë e vetme  se mandati i popullit do të shfrytëzohet në  interes  të popullit.

Profesoresha universitare Myqereme Rusi i siguroi të pranishmit se me votën tuaj ju na bëni borxhli dhe këtë borxh do tua kthejmë me veprat e mira që do të bëjmë në interes të popullit.

 

Tetovë, 25 Maj 2011

Bashkimi Demokratik Shqiptar



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora